| » Opcionet për artikullin |
|
BALADĖ...
Mora rrugen te gjatė e tė gjat sa njė jetė
Pa ndalur kemi ecur me dit e me netė.
Nėn pluhur, nėn plumba, nėn diell i zhuritur,
Nėn kėmb , nė karroca, nė kuaj kam hipur.
Mė ndalėn hajdutė, bandit , por sme nganė.
Dhe bukė dhe ujė dhe zemėr mė dhanė.
Kėpucėt mu shqyen, mu bėn rrobat zhele,
Por rruga smė lodhi, vec pesh e njė letre.
E rėndė sa bota ngarkesa e dhimbjes,
Un zvarr e tėrhiqja drejt fshatit tė lindjes.
Me duhej ti thosha njė nėne atje:
Ti djalin mos prit, se djal mė nuk ke!
Tė dy moshatarėt sėbashku qem rritur
Dhe kurrė su ndamė siē ishim tė mitur.
Erdh vala e luftės, na mori dhe ne,
Tė dy nė llogore, tė dy nė trashe.
Dhe bukėn dhe ujin dhe dhimbjen ndam tok
Tė dy nė gjithēka, veē plumbin sndam dot...
...Iu ula ngadalė, ia ngrita pak kokėn,
Mbi gjoksin pėrgjakur mė kot vura dorėn.
"Jo, hiē mos mė luaj!" mes dhembjes mė tha.
"Po vdes, por te koka tė kam ty, vėlla.
E di ti, nė fshat e kam un njė nėnė.
Je biri i saj, amanet ta kam lėnė!
Dhe motrėn e vetme kam lėnė aty,
Tani qė po vdes, vėlla tė ka ty!".
Kur hija e vdekjes mbi ballin i ra,
"Dėgjoma dhe fjalėn e fundit!" mė tha.
"Atje larg, nė fshat, e kam dhe njė vashė.
Kaluan tri vjet, kur sė fundi e pashė.
Askush, pėrveē teje, se di lidhjen tonė,
Ndaj lutjen e fundit, ti mua dėgjomė!
Doshkosh ta takosh, shum e desha i thuaj,
Por dy syt e bukur mos qajnė pėr mua.
Tė gjejė njė tjetėr, mė tė mirė se unė,
Ta dojė sa mė deshi, dy herė mė shumė!".
I tha kėto fjalė dhe fryma iu sos,
Se zemra e madhe i fjeti nė gjoks.
Mes lotėsh ia mbylla syt e lagur,
Me duart e mija, vet varrin kam hapur.
Kur hodha tė fundmen lopatė me dhe,
Dhe gjysmėn e shpirtit varrosa atje.
Diku pran e gjeta njė drrasė tė vjetėr.
Nė tė emrin shkrova, nuk kisha ku tjetėr.
U nisa me forcėn qė dhimbja tė jep,
Njė letėr me dhanė, e futa nė xhep.
Nė tė fare shkurt, dy fjal ishin shkruar:
"Biri juaj ka rėnė, si burr, ka luftuar!".
...Kur ra nat e fundit, ndjeva rruga kish sosur,
Se ēdo gjė qė shihja mė ishte e njohur.
Ja fshati im, ja rruga, ja kisha,
Ja, tej xhamia dhe pylli me pisha!
Ja
dhe gjithēka mu zhyt krejt nė mjegull.
Si vall do ti flas njė nėne shpirtdjegur!?
Mbi natėn ēapitja i krrusur si plak,
Ca saze dėgjova qė tutje nė fshat.
U ndala njė ēast, se fryma mu zu.
O zot, paska darsėm, martohen diku!
E kėmbėt mė qonin, pa ditur as vetė,
Atje ku mė priste njė nėne e shkretė...
Sdėgjoja asgjė, as shihja, as ndjeja.
Kėrkoja nė terr njė portė tė gjeja
Dhe ja, para saj, zemėrdridhur qėndrova,
Sa munda bėrtita, por zė nuk dėgjova.
"Mė mir tė trokas, por dora smu bind,
Mu mpi si kėrcu i gjith trupi im.
Diku tutje, fundrrugės, njė derė u hap.
Njė zė qė e njoha mė foli qė larg:
Aty ske njeri! Mos prit, o i huaj!
Dhe vajza dhe plaka nė dasmė kan shkuar.
E gjen shum kollaj, se ndihet avazi.
Ėsht mbledhur gjith fshati, marton djalin Nasi!
Kur vijn tė kėqiat, thonė "derėn u hap!".
Pėrpjet mora rrugėn, i rėnd ish ēdo hap.
Tek porta e madhe sa hyra me panė.
Mė njohen tė gjithė dhe vallen e lanė.
Mė ftuan tė hyeja. U binda pa fjalė.
Veē ndjeva tmė lagnin ca lotė tė valė.
Atje nėna ime, atje nėn e tij,
Tė dy motrat tona dhe ati im.
Nė qafė mu hodhėn, mė puthėn me mall
Nė faqe, nė mjekėrr, nė flokė nė ball
Dy nėna, dy motra dhe ati im,
Pėrreth kishte dasėm, gjithkush kish gėzim.
Unė letrėn nė gjep e rrasa mė thellė
Mė pyetėn, fola veē "Kam ardhur me lejė".
Malli shum mė kish marė, thash syt duke fshirė.
Me vete mendova "Esht nesėr mė mirė!".
Ta gėzojnė si tė tjerėt tė dyja kėt natė,
Kan koh tė vajtojnė njė jetė tė gjatė!
Dasma ish goxha dasėm, nuk ke ēthua tjetėr,
Plot mezet, rakia dhe vera e vjetėr.
Pėrreth ishin miqt dhe krushqit me radhė
Nball dhėndri dhe nusja me velon e bardhė.
Unė bėra urimet siē ishte zakoni,
Pastaj zura vendin, u ula tek froni.
Nė ēastin kur shihja tė njihja gjith njerzit,
Shikimi mė hasi fytyrėn posht velit.
Kjo ishte pėr mua njė vdekje e dytė.
Jo, thash sėsht e mundur, smė shohin mir sytė!
Nga buzėt vetiu nė ēast doli lutja:
O nėnė, pa thuam, tregom, kush ėsht nusja?!
Ajo qė martohet, mor bir, ėsht Maria.
Po ti ēke kėshtu, tė zuri rakia?!
Jo, nėnė, skam gjė, i fola ngadalė,
Veē zemra prej gjoksi kėrkon tė mė dalė.
Pėr mur u mbėshteta, tė rėnd ndjeva kokėn,
Me dorėn qė dridhej, me fund ktheva gotėn.
Nė vesh me ushtonin tė dhimbsurat fjalė:
I thuaj, tė lutėm, pėr mua mos qaj!
Por kur dheu nė varr atė e mbulonte,
Me tjetrin Maria, shkujdesshėm lodronte.
Kur shkruaja emrin mbi drrasėn e vjetėr,
Tė bukrėn Marie e puthte njė tjetėr.
Ē,tė thosha, ētė bėja, si mundet tė rrija?
Tė shkoja? Po ku, ku shpirtin ta fshija?
Ku tė gjeja njė vend tė strukja un kokėn?
Shpėtimin atė ēast, ciganėt ma sollėn.
Njė dhėmb i florinjtė, ca buz veshmėvesh:
Na thuaj, mor bir, ēmuzik tė pėlqesh!
I bini, u thash, nė kini ju besė,
Asaj kėngės "Mbeēė tek Ur e qabesė"!
E di qė pėr dasėm ska hije kjo kėngė,
Por un vij prej lufte, kam shpirtin tė rėndė.
Veē mė parė do ngre pėr dhėndėrin dolli:
E mbushtė plot djem tė gjith kėt shtėpi!
Do pi dhe pėr nusen, Marien me fat,
Mė tė mirėn, puntoren, mė besniken nė fshat!
Dollin e tretė pėr ēiftin do ngre
Nė vend tė vėllait qė larg po mė fle.
Mė tha tju uroj: "Gjithmon qofshi bashkė!".
Ndonse kur dha shpirt, se dij se kish dasmė...
Smbaj mend qysh ather sa vite kan shkuar,
Qyshse isha nė dasmė, atė dit tė mallkuar.
Ka mbetur pas lufta, kujtimet jan tretur,
Nė fshat janė kthyer tė gjall e tė vdekur.
Njė vėlla qė e kisha sėsht mė nė kėt botė,
Tani kam njė motėr, e ka emrin Gotė.
Dal fshatit rrugicash, siē bėj pėr ēdo ditė,
Shtėpisė sė shkretė si hedh dot as sytė.
Fėmijėt i shoh tek lozin kories,
Mes tyre dalloj tre djemt e Maries.
Un pas e lė fshatin, nė krye dal fare,
Nė xhep tre qirinj, mė presin tri varre...
|
|