| » Opcionet për artikullin |
|
Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu duke komentuar takimin e nesėrm me presidentin amerikan George Bush, nė Shtėpinė e Bardhė - nė Uashington, tha se ky ėshtė kulmimi i qėndrimit tė SHBA-sė ndaj Kosovės dhe ndaj qytetarėve tė saj. Kėto komente Sejdiu i bėri nė njė intervistė me seksion shqip tė Zėrit tė Amerikės.
Duke u pėrgjigjur nė pyetjen pėr pritjet nga takimi i nesėrm me presidentin Bush, presidenti Sejdiu u shpreh se ėshtė kulmimi i qėndrimit tė SHBA-sė ndaj Kosovės dhe ndaj qytetarėve tė saj. Sejdiu tha se nė tė njėjtėn kohė ėshtė njė rezultat i jashtėzakonshėm dhe njohje e punės qė ne kemi bėrė, nė partneritet tė vazhdueshėm dhe tė thellė, nė ecjen e gjatė, tė rėndėsishme dhe jo tė lehtė qė ka pasur Kosova. Ne presim qė Presidenti Bush tė mbėshtesė kėtė qasje qė ne kemi pasur, sepse sinjalet janė rezultat i bashkėpunimit tė thellė tė deritanishėm, e nga ana tjetėr tė kemi zotimin pėr mbėshtetjen e mėtejshme tė zhvillimit tė Kosovės, theksoi presidenti Sejdiu.
Ai tha se ky takim do tė hapė horizonte tė reja, qė kanė tė bėjnė posaēėrisht me rigjenerimin e Kosovės, por dhe me aspektet e tjera qė lidhen me demokracinė, sigurinė dhe me integritetin e plotė territorial tė Kosovės.
Them se kėto janė pjesė e sfidave tona por dhe pėrkushtim esencial dhe i parezervė i SHBA-ve. Ndėrsa duke vlerėsuar pėrshtypjet nga takimet me zyrtarėt amerikanė presidenti, Fatmir Sejdiu, nė intervistėn pėr Zėrin e Amerikės tha se nė takimet e dy ditėve tė kaluara me zyrtarė amerikanė, morėm dhe njė herė njė konfirmim shumė tė fuqishėm nė mbėshtetje tė zhvillimeve tė pėrgjithshme tė Kosovės. Mbėshtetja nė ndėrtimin efikas tė institucioneve demokratike tė Kosovės, dhe nė mbėshtetje tė perspektivės sė qytetarėve ishin mesazhet qė morėn delegacioni kosovar nga krerėt amerikan, theksoi ndėr tė tjera, Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu.
|
|