DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ‘Shqiperia ne gjuhen e dashurise’
Postuar mė datėn: 2007-02-13 05:35:58 nga admin1 :: Kategoria: Kultura

A. Mezini

Te udhetosh dhe perkedhelesh neper vargjet e poeteve, te gjesh ne rimen
e poezive forcen dhe shpirtin aq te bukur te tyre dhe ta percjellesh ate
‘me gjuhen e dashurise poetike’ eshte vertet nje art i mbrekullueshem te
cilin e zoterojne vetem krijuesit.Ata shpesh here krijojne per vehten
dhe relacionet e tyre nderjetesore, por edhe per gjithcka rreth tyre,
shpesh here ata realizojne edhe bashkime penash dhe flasin se bashku te
njejten gjuhe sikunder eshte edhe bashkepunimi dhe botimi i Antologjise
me krijime mergimtare te 19 autoreve ne Diaspore ‘Me gjuhen e dashurise
poetike’, nje vellim poetik qe pati suksesin e promovimit te tij ne
mbremjen e organizuar ne Rome kete fundjave.


Nen kete tematike Lidhja Nacioanle Shqiptaro-Arberesh ne Itali (Legaalbanese),
Sponsorit Gjeneral ‘ClubRoma’ nepermjet zotit Sessa dr.Tommaso si dhe nen
perkujdesjen e vecante te zonjes Nirvana Pistulli, organizuan ne ‘Marini Park
Hotel’ mbremjen artistike kulturore:

'Shqiperia ne gjuhen e dashurise’

ClubRoma si nje organizate e cila prej vitesh merret me organizimin dhe promovimin
e manifestimeve ne fusha te ndryshme, artit kulture e sportit, mundesoi kete
aktivitet edhe nen motivacionin se arti dhe kultura flasin ne te njejten gjuhe,
nepermjet artit gjerat shikohen me me pozitivitet ne nje shoqeri multietnike.

Nje ide e hedhur jo shume kohe me pare nga poeti me banim ne Rumani Baki
Ymeri, shkrimtarja Vitore Stefa Leka dhe poetesha Mardena Kelmendi u
kurorezua me organizimin dhe realizimin e ketij libri.Nje gjetje shume e
vecante pjesemarrja ne kete vellim poetik e autoreve nga treva te
ndryshme shqiptare por qe tashme jetojne ne Diaspore, 19 autore nga
Kosova, Macedonia, Greqia, Italia, Rumania, Gjermania, Kanadaja dhe
Shtetet e bashkuara te Amerikes.
Eshte ky nje liber pershendet zonja Mardena Kelmendi ne emer te te gjithe
autoreve, V.Dardha, A.Halimi, V.S.Leka, B.Ymeri, E.Kokaneshi,
Xh.Jorganxhi,A.Bacelli, J.Qela, N.Hila, P.Pali, S.Rexhepi, I.Zajmi, O.Iljazi,
perkthyeseve autore ne gjuhet italisht-anglisht,N.Pistulli, A.Mezini,
E.Xh.Xhajanka, I.Borova, redaktuesit dhe realizuesit te kopertines se librit
L.Lleshi, sponsorit zoti Agim Xhemali, qe ne e perkedhelem dhe e shoqeruam te
gjithe se bashku deri sa ai morri hapat dhe rrugen e vete per te ardhur deri tek
lexuesit.Per mua ky vellim poetik eshte si nje femije i dashur per te cilin une u
perkushtova me gjithe dashurine time dhe mbeshtetjes se te gjithe autoreve, per ta
shoqeruar ate kudo.U mundova nepermjet ketij libri te krijoja nje lidhje reale
shpirterore dhe artistike te ketyre miqve, ku me nje pjese e tyre jemi njohur ne
virtualitet.

Jane keta autore te cilet sjellin ne kete liber, copeza te tyre jete, te
jetuara dikur, sot dhe neser ne brigjet e tokes ku u mekuan per ti
refyer ne brigje te ndryshme te qyteterimit te vjeter europian, apo
demokracive me te reja te civilizimit te sotem modern, ata flasin me
ndjenjat e mallit neper largesite nga ku muret e tjegullat e shtepive
pikojne ende lotin, ata kendojne fatin e miresise dhe shpreses aty ku
larg atdheut me dinjitet dhe kulture perfaqsuan veten dhe identitetin e
tyre, ata krijojne ne vargje dashurite e embla te rinise se djeshme, te
asaj aq te bukur qe jetojne e dashurojne, ata udhetojne me artin e
poezise e prekin Universin, jeten, njeriun dhe zemrat.

Ata jane poete e shkrimtare qe vlerat e tyre njihen prej vitesh si Agim
Bacelli, Petraq Pali, Zhuliana Jorganxhi apo Baki Ymeri V.S.Leka etj, apo
deri tek me te rinjte A.Mezini e J.Qela, ata jane artiste aktore apo piktore
I.Borova e Llemadeo, mesues e publicist E.M.Xhajanka, A.Halimi, N.Pistulli,
E.Kokaneshi, V.Dardha, intelektuale e gazetare, S.Rexhepi e I.Zajmi, I.Osmani
e N.Hila, ata jane njerez me nje energji te pashterme force letrare,
artistike dhe shoqerore sic eshte poetja M.Kelmendi.

Nje retrospektive per ate pjese te madhe te shqiptareve dhe artisteve ne
Diaspore beri ne pershendetjen e tij gazetari dhe shkrimatri Alban
Kraja, kryetare i Lidhjes nacionale shqiptaro-arberesh,i cili vleresoi
po ashtu qe pervec arritjeve ne fusha te ndryshme qe sot komuniteti yne
shqiptare ne pergjithesi e ne menyre te vecante ai ne Itali, ka edhe
meriten sepse ka mundur te krijoje lidhje dhe shkembime kulturore te
cilat bejne me te lehte integrimin ne te gjitha format e tij, fakt eshte
edhe nje presantim i kesaj antologjie ku autoret pervec krijimeve ne
gjuhen shqipe i kane paraqitur disa prej tyre ne gjuhet italisht,
anglisht, rumanisht e gjermanisht.
Ministri i Kultures prane Ambasades shqipatre ne Rome, shkrimtari dhe
poeti Visar Zhiti paraqiti nje pjse te vlerave artistike te ketij
vellimi poetik.Ai nder te tjera theksoi se eshte teper e vecante
menyra qe te ‘zgjedhesh lule’ me ngjyra dhe aroma te ndryshme ne
artin e poezise, te krijosh nje buqete kaq te embel per ta patur ate
ne kopshtin e letersise dhe krijimtarise sone shqiptare.

Zonja V.S.Leka si nje nga autoret e librit u ndal per te pershendetur
ate pjese femerore krijuese te gruas dhe vajzes shqiptare ne bote,
bashkeautore te librit ku nje pjese e tyre eshte e perfaqsuar ne forumin
'Teutatshqipatrenebote’ forum me fillimet e veta qysh ne vitin 2001 nga
zonjat V.Dardha e M.Bajraktari si ‘Teuta Shqiptare’ per tu krijuar me
pas si 'Teutatshqipatrenebote'.

E vecanta e kesaj mbremjeje ishte pasi fteses se zonjes Pistulli iu bashkua
nder ne kete mbremje, zoti Flamur Gashi, drejtor i Institutit te Kultures
Shqiptare te Diaspores, ku vleresoi rolin qe ka sot Diaspora ne
identifikimin e Shqiperise dhe shqiptareve si nje komb me vlera nga me te
ndryshmet, Shkelqesia e tij zoti Rrok Logu Ambasadori prane Selise se Shejte
te Vatikanit, pjesmarres te shoqatave dhe perfaqsues te institucioneve ne
fusha te ndryshme, rajonit te Lazios, pershendetjet e vecanta nga autoret e
librit qe nuk munden te vinin etj.

Arti i bukur i poezise gjeti ne kete atmosfere te promovimit te librit ‘Me gjuhen
e dashurise poetike’ ate qe poesia ne te gjitha hapsirat e veta e ka pjese te saj,
poetin e ndjenjes zotin Agim Doci.Ai pershkoi nje udhe te gjate te kujtimeve si
poet qysh ne fillimet e tij e deri ne vazhdim me emocionet dhe kenaqesine qe te
jep krijimtaria, e me pas duke recituar pjese nga perla te letersisise sone
kombetare.

Merrnin pjese, ne kete aktivitet edhe akademiku Ylli Polovina,shkrimtari Gennaro
Francione, rregjisori Muharem Fejzo, Giussepe Mara (gazetare dhe poet me origine
shqiptare), Durim Meta (Albaniaamica), Sokol Borshi (AlbaniaonLine), Roland Sejko
(Bota Shqiptare), Sessa Dr.Tommaso (Keshilltare prane Presidences) dhe te ftuar te
tjere.

Mbremja kaloi me nje pritje te bukur dhe nje koncerti nga artistet e A.W.A
(Albania Word Artist), muzika me motive te ballkanit dhe arbersh solli ne
skene balerinen moderne-klasike ALINA, zerin aq te bukur te Joe Artid Fejzo,
te mbrekullueshmen Alida Hisku se bashku me djalin e saj Albin Keune,
gershetimit te kenges dhe kercimeve te Alesjo Lubonja (Band2 grop) nen
ritmet moderne dhe ato latino-amerikane.
Ne hapsiren dhe zhaneret e gjera te muzikes pjeset ne pjano te luajtura
nga artisja e kompletuar Dhurata Bejleri krijuan nje sfond akoma me te
bukur muzikor dhe poetik ne shoqerimin e presantimin e poezive te
secilit autore ne gjuhe te ndryshme.

Iniziativa te tilla artistike dhe letrare jane gjithmone nje pjese bukur e cila i
bashkohet artit dhe kultures tone shqiptare.

Shkurt, 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? (2008-09-06 07:42:11 nga admin4)
[ Kultura ] NERUDA NĖ GJUHĖN TIME (2008-09-06 03:25:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Njė tren aksidentohet me njė kombi bus nė Shtitaricė tė Vushtrrisė (2008-09-05 10:06:18 nga admin4)
[ Kultura ] FORMULA SERBO-UNMIKISTANEZE E PAGĖZIMIT (2008-09-04 14:59:02 nga admin4)
[ Opinione ] Pėr tė zhvendosurit e Luginės sė Preshevės duhet tė hapet njė zyrė ! (2008-09-04 14:14:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Paga e presidentit Sejdiu 3 mijė e 400 euro nė muaj (2008-09-04 09:02:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu: UNMIK s'mund tė ndėrmjetėsojė nė dialogun me Serbinė (2008-09-04 08:51:38 nga admin1)
[ Opinione ] Planet operative pėr ēmilitarizimin e veriut tė Mitrovicės!? (2008-09-04 04:37:43 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SAQIPI: “ KOSOVA LINDORE MUND TĖ KRAHASOHET ME OSETINĖ APO ABHAZINĖ, KURRĖSESI KOSOVA ” (2008-09-02 16:46:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mision i pamundur? UNMIK ndryshon qėndrim nė lidhje me bisedat Prishtinė-Beograd (2008-09-02 16:12:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Demarkacioni me Maqedoninė nuk cenon kufirin e Kosovės (2008-09-02 16:04:42 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster