| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosova nė lojėn e gjeostrategjikė ruse, ose njė bast i humbur i Putinit |
| Postuar mė datėn: 2008-03-04 10:52:31 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Askush nuk u habit qė Kosova mė nė fund pas afro nėnte vjetėve mbi bazėn e "Pakos Ahtisaari" pėrfitoi pavarėsinė e mbikėqyrur. Opinioni botėror nuk u befasua as nga qėndrimi i vetėpėrmbajtur i shqiptareve as nga dalja e situatės jashtė kontrollit e pakicės serbe si ne Kosove ashtu edhe ne Serbi. Kosova kėtė status e kishte fituar realisht menjėherė pas luftės.
Por ajo qe u arrit me ne fund, ishte shkėputja juridike e Kosovės nga Serbia. Ndėrsa "Pakoja Ahtisaari" pėr te qene te sinqerte ėshtė ndėrtuar me shume si njė status pėr te garantuar te drejtat e pakicės serbe dhe te pakicave te tjera ne Kosove.
Serbet ne Kosove dhe minoritete e tjera siguruan te drejta te pa dėgjuara deri ne absurditet. |
|
Shkruan: GAFURR ADILI
Dakord, ndoshta BE e shikon Kosovėn si njė laborator ku mund te eksperimentohet e ardhmja e vet multinacionale, pasi siē dihet vet Evropa aktualisht pėrjeton dilemėn midis shtetit komb dhe shtetit qytetar.
Por, ėshtė absurde qe ne njė vende me popullsi 94 perqind shqiptare pakicat etnike te kenė te drejta shtetformuese, te cilat pasqyrohen deri ne simbolet shtetėrore.
Pėrfytyroni njė ēast sikur popullsia serbe ne Kosove te ishte ta zėmė 20 perqind, kjo vetėkuptohet do te ishte tepėr e rrezikshme pėr pavarėsinė e Kosovės
Por, pėr te qene te sinqertė nuk ėshtė ky objekti i problemit. Ajo qe e befasoi jo vetėm politiken dhe diplomacinė por edhe opinionin publik botėror ishte kokėfortėsia e pa dėgjuar e Rusisė pėr te mos pranuar statusin e Kosovės duke kėrcėnuar deri me veto ne Kėshillin e Sigurimit te OKB-se.
Shume pėrgjigje janė ndėrlidhur me precedentin qe Kosova paraqet pėr popullatat secesioniste pėrgjatė ish Bashkimit Sovjetik, ēeēenet ne Rusi, abkhazet dhe osetinet ne Gjeorgji, separatistet ne Moldavi. Megjithatė arsyeja e vertete e kokėfortėsisė se Kremlinit ka te beje me faktin se atje e shohin Serbinė si copėzėn e fundit te ish Jugosllavisė nen sferėn e tyre te ndikimit.
Ne kėtė kuadėr, qėndrimet e fundit kundėrshtuese te Rusisė pasqyrojnė kalkulime te qarta gjeostrategjike, duke e pare hartėn e Evropės si njė fushe shahu. Dhe, vendi me i mire pėr ruset pėr te shprehur nacionalizmin e tyre ishte Kosova.
Ariut rus i del narkoza
Dihet se Rusia e Jelcinit ne vitin 1999 u angazhua ne krizėn e Kosovės. Ajo nuk mbajti njė qėndrim refuzues ndaj aksionit te NATO-s kundėr Serbisė.
Megjithatė, ajo ne mėnyre te befasishme zuri Aeroportin e Prishtinės, ēka i habiti aleatet. Megjithatė Moska u mirėkuptua.
Me sa duket Rusia ne atė kohe ndjehej e pafuqishme ekonomikisht dhe politikisht pėr te pėrkrahur hapur Serbinė.
Por, siē duket gjate tere kėsaj kohe ka pėrjetuar kompleksin e inferioritetit duke u ndjere e poshtėruar.
Dhe, rasti i Kosovės, siē thuhet pėr Kremlinin ishte i kėrkuar dhe me ne funde i gjetur. Pra, sipas tyre kishte ardhur ora pėr te vene ne vend dinjitetin e nėpėrkėmbur. Politika ruse synoi te jepte goditje pėr te shkaktuar njė reaksion zinxhir zbėrthimi, ose siē njihet ne terminologjinė diplomatike te shkaktonte efektin domino.
Se pari, ajo synonte ta pėrdorte kartėn e Kosovės pėr te futur pėrēarjen midis ShBA dhe BE, shenja te cilat ishin vene re ne qėndrimin ndaj luftės ne Irak.
Ėshtė i njohur fakti qe disa vende te BE si Gjermania, Franca dhe disa vende te tjera aleate e kundėrshtuan luftėn ne Irak, Ne Moske menduan se pavarėsia e Kosovės do te kundėrshtohej nga disa vende pėr shkak te konfliktit te interesave qe objektivisht do te lindnin. Pritej, pėr shembull, qe vende si Spanja, Rumania ose Qipro te kishin rezerva pėr njohjen e shtetit me te ri. Spanja i druhet fenomenit bask, Rumania atij hungarez etj....
Se dyti, Rusia synoi ta nxisė dhe ta thellonte pėrēarjen midis vete vendeve te BE-se, duke pėrdorur lidhjet tradicionale qe ajo ka me disa shtete. Kjo u pėrdor ne forma te ndryshme diku shantazhin ushtarak, si diku tjetėr presonin qe Rusia ushtron herepasehere nėpėrmjet naftėsjellėsit.
Se treti, duhet pranuar se ruset e shfrytėzuan maksimalisht ne favor te tyre krizėn ne lindjen e mesme e cila u thellua edhe si pasoje e luftės ne Irak dhe ne Liban. Tensionimi i marrėdhėnieve te SHBA me Iranin solli njė rritje marramendėse te ēmimit te naftės dhe gazit ēka ndikoi shume pozitivisht ne bilancin tregtar dhe te pagesave te Rusisė.
Por, po te kemi parasysh faktin se edhe pse janė goditur rende treguesit themelor te demokracisė, sidomos liritė themelore te individit, Rusia realisht pėrjeton edhe njė stabilitet politik.
Rusia e Putinit ėshtė bere antidemokratike nga brenda dhe agresive nga jashtė.
Sė katėrti, Rusia gjate periudhės postkomuniste ėshtė trajtuar me mjaft kujdes dhe respekt, si nga SHBA ashtu edhe nga BE. Ajo ka siguruar njė sere kredish si dhe ndihma ekonomike dhe marrėveshje preferenciale. Ėshtė pranuar natare e shtatėshes. .
Pra, e vendeve me te industrializuara dhe ka vėzhgues ne NATO.
Edhe ne rastin e Kosovės konstatohej njė qėndrim mjaft prudent i vendeve te perėndimit ndaj Rusisė..
Me propozim te Presidentit te Francės Sarkozi, edhe pse dihej qe bisedimet direkte midis shqiptareve dhe serbeve ishin shterpe, ju plotėsua kėrkesa kapricoze Rusisė pėr njė shtese prej 120 ditėsh.
Se pesti, presidenti Putin dhe klani i tij e pėrdoren qėndrimin kėrcėnues ndaj Kosovės dhe Perėndimit, si njė mjet propagande pėr te konsoliduar akoma me shume pozitat politike dhe ekonomike.
Ne fushatėn zgjedhore pėr parlamentin dhe Presidentin e Rusisė, propaganda dhe demagogjia anitperndimore ėshtė konsumuar pa limit, ēka pothuajse ėshtė njė rikthim ne periudhėn e luftės se ftohte. Dhe, duhet pranuar se objektivat i kane arritur.
Partia e Putinit ka siguruar shumicėn absolute ne Parlament dhe ka te garantuar edhe zgjedhjen e Presidentit.
Ne Rusi ėshtė akumuluar njė rrejte e madhe ndaj vendeve perėndimore, te cilat shikohen si shkaktaret kryesor te shkatėrrimit te superfuqisė sovjetike.
Vete Putin, ne njė deklarate kohet e fundit, ka theksuar se shkatėrrimi i Bashkimit Sovjetik ishte tragjedia me e madhe e shekullit te njėzet.
Kjo te bene te dyshosh se ne Kremlin po projektohet njė politike ekspansioniste, ne radhe te pare ndaj vendeve te ish Bashkimit Sovjetik.
Refuzimi kategorik i instalimit te mbrojtjes antirakete ne Poloni dhe ne Ceki, si dhe kėrcėnimi deri me sulm raketor mbi Ukrainėn nėse kjo do te futej ne NATO, janė argumente te mjaftueshme mbi njė kurs te ri antiperndimor qe po ngjizet ne Kremlin.
Me gjithė atė, dihet se cilido qe vepron ne kundėrshtim me te vėrteten historike ėshtė i detyruar te mbaje mbi supe pasojat negative qe rrjedhin pre saj. Kjo maksimė nuk pėrjashton as Rusinė. E kundėrta ndodhi, ne rastin e Kosovės, Evropa jo vetėm nuk u pėrēa, por ne te kundėrtėn doli me e bashkuar se kurrė.
Ndėrsa aksionet e politikes ruse ne bote aktualisht po bien ēdo dite dhe ēdo ore. Kėtu e kane burimin edhe kėrcėnimet me lufte qe vijnė herepashere si dhe inkurajimi qesharak qe Moska po i bene Serbisė.
Duke qene vete Serbia njė shtet i vogėl, si te tera shtetet e Ballkanit, behet akoma me qesharake me kundėrvėnien qe iu bene SHBA-ve dhe BE-se pėr njohjen e shteti te ri te Kosovės, duke larguar perfaqesite diplomatike.
Por, ruseve iu pėlqen ky qėndrim i ultranacionalisteve serbe, sepse iu lejon atyre praninė ne Ballkan si dhe ngatėrresat ne Evrope.
Siē u theksua edhe me lart, ruset njihen si lojtare shume te fort ne shah.
Qe nga Alehini deri tek Gasparovi, Rusia ka prodhuar njė duzine kampionesh botėror.
Ndoshta ne Kremlin i gėnjen mendja se lojėn e shahut mund ta implementojne me sukses edhe ne politike.
Por, me sa duket ne rastin e Kosovės nuk u kalkuluan mire as koha, as vendi dhe as mjetet pėrkatėse. Gabimet e politikes ruse, siē shihen dukshėm janė te parikuperueshme.
Kredoja ruse ne Evrope dhe ne Bote tashme ėshtė lėkundur shume. Dhe, do te duhet kohe te rifitohet besimi i humbur.
Politika serbe jashtė kontrollit dhe loja e pandershme e Kremlinit
Serbet janė gati te gjejnė rrethana lehtėsuese pėr ēdo marrėzi qe bėjnė.
Kėtė e ka provuar koha.
Serbet janė i vetmi popull ne bote qe festojnė me madhėshti humbjen e njė lufte qe ka ndodhur gjashtėqind e kusure vjet me pare, atė te betejės me turqit ne fushėn e mėllenjave ne Kosove.
Kjo marrėzi ka ndodhur dhe vazhdon edhe te pėrsėritet me kokėfortėsi vetėm sepse kjo beteje ka ndodhur ne Kosove dhe kjo sipas tyre provon se ajo gjoja ka qene gjithmonė toke serbe.
E keqa e kėsaj propagande qėndron tek fakti qe ne disa ne qarqet politike ndėrkombėtare akoma besohet se Kosova ėshtė djepi historik i Serbisė.
Kėshtu njė diplomat i nderuar evropian z B. Kushner ne ditėt e shpalljes se pavarėsisė deklaronte: "Ne kuptojmė dhimbjen qe ndjejnė ne Serbi pėr humbjen e Kosovės
!".
Pra, ky zotėri i respektuar nga shqiptaret ka pėrfytyrimin e gabuar se Kosova historikisht i pėrkiste Serbisė.
Ndoshta me shume se kaq kjo flet edhe pėr mangėsitė dhe dobitė e shkencės sonė historike dhe diplomacisė shqiptare.
Jemi dėshmitare te faktit qe, pas shpalljes se pavarėsisė se Kosovės ndodhi ajo qe pritej.
Gjendja ne Serbi doli jashtė kontrollit, duke i vene flaken ambasadave te vendeve perėndimore.
Situata anormale vazhdon, dhe sipas burimeve te specializuara pritet te acarohet edhe ne te ardhmen.
Shefi i shėrbimit amerikan z McConell deklaroi pėrpara senatit se: "Ka gjasa qe te shohim serish njė lloje dhune..!"
Ne Serbi prej shekujsh ėshtė ushqyer ideja mbi padrejtėsitė historike, qe gjoja i janė bere kėtij vendi, se gjoja populli serb ėshtė njė popull mitologjik, se ai ka njė mision te madh historik pėrpara etj...
Thėne shkurt, tek populli serb pėrjetohet akoma njė marrėzi kolektive mbi vetviktimizimin.
Ne te vėrtet e tere kjo situate tragjikokomike erdhi si rrjedhoje e disa gabimeve te njėpasnjėshme te komunitetit ndėrkombėtare.
Konkretisht, pas kapitullimit te Serbisė ne luftėn me NATO-n ishin te gjitha rrethanat qe menjėherė te njihej statusi i Kosovės. Ne atė kohe, as Rusia nuk ishte ne gjendje te kundėrshtonte.
Sigurisht as Serbia nuk do te bėnte njė rezistence te tille.
Me tej, u gjykua ne mėnyre tepėr naive duke e reduktuar nacionalizmin agresiv dhe gjenocidin serb ndaj shqiptare vetėm me emrin e Miloshevicit.
Pėr rrjedhoje, me dėrgimin e tij ne gjyqin e Hagės u quajt e mbyllur edhe dosja serbe.
Njė naivitet tjetėr nga ana e faktorit pėrgjegjės ndėrkombėtar ishte edhe politika e balancimit te pergjegjėsive dhe fajeve midis serbeve dhe shqiptare.
Ne Hage u dėrguan edhe politikane shqiptare pėr te qetuar nacionalistet serbe, disa prej te ēileve pėr mungese faktesh dolėn me vone te pafajshėm.
Qėndrimi histerik antishqiptar i ultranacionalisteve serbe ne fakt i bene dem, jo vetėm popullsisė serbe ne Kosove, por edhe vete popullit serb ne tėrėsi.
Kėsisoj serbeve te Kosovės te ndodhur jashtė lidhjeve me shtetin ame , nuk u mbetet opsion tjetėr veē te marrin rrugėn e migrimit drejt Serbisė ose te shpresojnė azilin ne Evrope.
Por, politika ruse ne Serbi ka luajtur ne mėnyre te pandershme.
Kėsisoj, duke iu premtuar serbeve mbrojte ne vitin 1999 ajo i braktisi ata duke pėrkrahur indirekt veprimet e NATO-s.
Edhe sot Kremlini pas pėrkrahjes se tij fsheh synime dhe veprime te qarta pėrfituese, ne radhe te pare ekonomike.
Ne kėtė klime, kur politika serbe i ėshtė kundervene komunitetit botėror dhe Serbia ndjehet e vetmuar,
Rusia ve nen kontroll sistemin energjetik te Serbisė, dhe prona te tjera si troje, uzina dhe fabrika etj...
Kjo politike ekspansioniste i ėshtė servirur edhe Malit te Zi.
Shkurt, Rusia ėshtė e interesuar pėr pėrfitime te drejtpėrdrejta duke shfrytėzuar situatėn kaotike qe pėrjeton aktualisht Serbia.
Njė tjetėr pozicion i pandershėm i politikes ruse ndaj Serbisė ėshtė nxitja e frymės antievropiane dhe antiamerikane duke dhėnė garanci se me mbėshtetjen ruse Kosova nuk munde ta fitonte pavarėsinė, dhe kjo behej ne kohen qe Evropa ne kėmbim te pavarėsisė Kosovės i ofronte Serbisė anėtarėsim te pėrshpejtuar ne BE.
Shansi humbi, por faji nuk ishte i shqiptareve.
Presidenti Putin, tek i cili nacionalistet serb shpresuan, i ngjet njė trajneri qe e ka trukuar ndeshjen.
T'ia leme kohės pėr ta provuar.
Kosova dhe "efekti domino..!"
Diplomacia ruse shpesh ka pėrsėritur se pavarėsia e Kosovės do te hapte kutinė e pendores, do te thotė do te shėrbente si njė precedent tepėr i rrezikshėm pėr shume shtete, jo vetėm ne Evrope por edhe ne Bote.
Ne te kundėrtėn, diplomacia amerikane dhe ajo evropiane kane ngulur kėmbė se Kosova pėrben njė rast unik.
Rasti i Kosovės nuk ėshtė i krahasueshėm per shembull me Abkazine.
Kosova u shkėput pasi ndaj shqiptareve u ushtrua njė gjenocid i vertete.
Populli shqiptar u pėrzu nga trojet e veta shekullore.
Serbia si rrjedhoje e kėsaj politike te aparteidit iu nėnshtrua njė ndėshkimi shembullor nga NATO-ja.
Tjetėr, Kosova nuk u shkėput nga Shqipėria pėr t'u bashkuar me Jugosllavinė me dėshirėn e saj.
Ky vendim nuk u pranua asnjėherė nga shqiptaret.
Pėr rrjedhoje Kosova nuk munde te qėndronte me ne njė shtet me te cilin kishin luftuar edhe vet popujt sllave.
Nė Abkazi, jo vetėm nuk ka ndodhur kurrfarė gjenocidi, por nė tė kundėrtėn prej saj janė pėrzėnė me dhunė jo vetėm gjeorgjianėt, por madje edhe rusėt.
Kartėn e separatizmit Moska e pėrdor si mjet shantazhi ndaj vendeve tė ish-Bashkimit Sovjetik qė dėshirojnė tė aderojnė nė NATO dhe nė BE.
Ne kėtė kuptim nuk mund te pritet njė efekt domino tek shtetet me demokraci te konsoliduar, ku pakicat kombėtare i kane siguruar te gjitha te drejtat kombėtare.
Ne kushte te njėjta pothuajse ėshtė edhe Ostija Jugore.
Por, i pare problemi nga njė kėnd tjetėr shikimi lind me te drejt pyetja, po pakicat e tjera kombėtare nuk kane te drejta te barabarta me pakicėn serbe ne Kosove?
Kėto standarde nuk janė te implementueshme, pėr shembull edhe pėr shqiptaret e Luginės se Preshevės,
pėr ata te "Maqedonisė" dhe te Malit te Zi?
Mos valle "Pakoja Ahtisaari" e aplikuar vetėm ne Kosove krijon precedentin e standardeve te dyfishta.
Shqiptaret ne "Maqedoni" pėr shembull, numri i te ēileve realisht tashme i kalon te teteqindemije banoret, ende nuk i sheh te implementuara detyrimet qe burojnė nga "Marrėveshja e Ohrit".
Madje shihet qartė dukuria ne politiken "maqedone, njė hap para dy hapa mbrapa..!
Rasti me tipik kohet e fundit ėshtė vendimi I gjykatės pėr heqjen e Flamurit Shqiptar nga institucionet.
Logjika e standardeve te njėjta qe burojnė nga "Pakoja Ahtisaari" duhet te jete e aplikueshme edhe pėr shqiptaret qe jetojnė si pakice kombėtare ne shtetin serb. Madje edhe ne Mal Te ZI.
Pse te mos shpresojmė qe standardet e avancuara te "Pakos Ahtsaari" te jene njė hop ne rritjen dhe pėrsosjen e te drejtave te pakicave kombėtare kudo ne bote , pra edhe ne Rusi qe popujt jo rus te mos jene qytetare te dorės se dyte si deri tani.
Ēeēenia ėshtė problemi qe Rusia duhet te merret seriozisht duke mos humbur kohen kot me Kosovėn.
Kosova tashme e ka nisur rrugėn e vet te zhvillimit pa Serbinė, proces ky i cili ėshtė i pa kthyeshėm.
Tirane, 3 mars 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|