| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SYNIMI I SERBISĖ PĖR LEGJITIMIMIN E NDARJES SĖ KOSOVĖS, TĖ KRIJUAR TASHMĖ NĖ TERREN! |
| Postuar mė datėn: 2008-04-01 10:23:51 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Arbėnor Dehari
Politika zyrtare e Beogradit edhe pas tėrheqjės sė forcave ushtarake dhe policore serbe gjatė vitit 1999 nga Kosova, gjithnjė ka punuar dhe po punon nė drejtim tė arritjės sė qellimit tė saj tė vetėm, ripushtimin e tėrė territorit tė Kosovės. Klasa politike nė Serbi ka punuar me plan konkret drejt realizimit tė aspiratave tė saj grabitqare. Faktori kohė pėr shtetin tonė armik nuk ka qenė kurrė thelbėsor, sepse Serbia punon me plan afatgjatė pėr tė arritur deri te caku i saj (ripushtimi i Kosovės). Duke parė qė ripushtimi i tėrė territorit tė Kosovės nėpėrmjet intervenimit ushtarak do tė sjellte pasoja tė dėmshme pėr shtetin Serb, ata pėrkohėsisht janė duke punuar pėr ta ndarė Kosovėsn nė vija etnike, ndarje kjo e cila do ta forcojė Serbinė pėrbrenda Kosovės, e kėshtu ata po pėrpiqen tė krijojnė terrenin, qė ripushtimi i Kosovės nė tė ardhmen tė realizohet nė mėnyrė sa mė tė lehtė. Ndarja e Mitrovicės, kėrkesa pėr realizimin e procesit tė decentralizimit (nė baza etnike) dhe negociatat e Vjenės tė rezultuara me Planin Ahtisarit, janė pjesė tė kėtij plani afatgjatė tė Serbisė. |
|
Serbia i sjellė tė gjithė
Fatėkeqėsisht gjatė tėrė kohės qė prej 1999 pala Serbe ėshtė duke triumfuar pėrballė politikės zyrtare tė Prishtinės. Duke u treguar mė largėpamės dhe mė tė vendosur pėr tė realizuar ndarjen e Kosovės, pėrballė politikanėve tė Kosovės qė normalisht do tė kishin pėr detyrė ti rezistojnė armikut dhe ta mbrojnė Kosovėn; institucionalistėt e Kosovės me servilizėm tė paparė ndaj UNMIK-ut dhe me ambicie tė kufizuara nė rrafshin personal e klanor, jo qė nuk e mbrojtėn Kosovėn asnjė herė prej ndarjes, po ata u bėnė vetė faktor i rėndėsishėm pėr realizimin e kėsaj ndarje.
Ndarja e Mitrovicės duke krijuar dy (nėn)komuna nė njė komunė, me arsyetimin absurd se ndarja po bėhet pėr ta bashkuar qytetin, zotimi pėr realizimin e procesit tė decentralizimit pėr tė krijuar komuna serbe anembanė Kosovės, hyrja nė negociata me armikun dhe koncesionet e arritura nė Vjenė, janė pikėrisht miratim nga Prishtina zyrtare, i pikave nga plani Serb qė ka kėrkuar ti realizoi Beogradi nė Kosovė.
Pas 17 Shkurtit 2008 fatkeqėsisht prapė Serbėt po tregohen mė tė menēur dhe mė tė vendosur se sa pėrfaqėsuesit e IPVQ-ve. Klasa politike nė Kosovė qė prej leximit tė deklaratės sė Pavarėsisė nuk ka bėrė gjė tjeter pos qė ka festuar, ka aprovuar nė shpejtėsi ligjet e Ahtisarit dhe ka numėruar ditė pėr ditė me krenari ēdo shtet qė e ka pranuar Republikėn e Kosovės (pėr fat tė keq nuk kanė edhe aq numėr tė madh tė shteteve pėr ti numėruar).
Ndėrsa Beogradi me menēuri po i bėn hapat e njėpasnjėshėm pėr ta legalizuar tani mė ndarjen e krijuar nė vitet e kaluara nė terren, pjesėrisht nėpėrmjet strukturave paralele qė veprojnėnnė Kosovė e pjesėrisht nėpėrmjet negociatave nė Vjenė.
Pas 17 shkurtit 2008 skema politike nė Serbi, sigurisht nė marrėveshje nė mes fraksioneve tė ndryshme politike atje, ėshtė rreshtuar nė mėnyrė tė menēur sa i pėrket qendrimeve ndaj Kosovės.
Kryeministri nė largim, Vojisllav Koshtunica, Ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbisė Vuk Jeremiq dhe radikali Vojisllav Sheshel janė krahu politikė qė japin deklarata tė vazhdueshme patriotike se Kosova ėshtė pjesė e pandashme e Serbisė, se Kosova ėshtė djep i Serbisė etj.
Presidenti aktual serb Boris Tadiq, duke u shitur si mė proevropian po vepron mė ndryshe se sa radikalėt (mirėpo me qellim tė njejtė). Ai me 21 mars 2008 duke komentuar protestat e dhunshme tė Serbėve nė veri tė Kosovės ka deklaruar se Serbia nuk ka pėr qėllim qė duke i inkurajuar Serbėt e Kosovės pėr tė kryer akte dhuneje, ta ndaj Kosovėn dhe se Serbia nuk ka plan sekret pėr ndarjen e Kosovės.
Nėse kėtė deklaratė tė Tadiqit e analizojmė mė hollėsisht, kuptohet edhe roli i kinse politikanit demokrat e proevropian nė kėtė lojė politike tė Serbisė. Nėse lexojmė ndėrmjet rreshtave tė kėsaj deklarateje tė Tadiqit, shihet se Serbia me tė vėrtetė nuk ka nevojė qė tė nxisė dhunė pėr ta realizuar ndarjen e Kosovės, sepse ndarja e enklavave serbe nga pjesa tjetėr e Kosovės defakto edhe pa dhunė po forcohet dita ditės. E sipas Tadiqit nuk ka nevoj as pėr plan sekret tė shtetit tė Serbisė pėr ndarjen e Kosovės. Me tė vėrtet fatėkeqsisht ėshtė kėshtu, sepse pjesa e decentralizimit nė planin e Ahtisarit ėshtė dokument legal (jo plan sekret i Serbisė), me tė cilin po zyrtarizohet kjo ndarje.
Mos ta harrojmė edhe rolin dhe qendrimet e Ministrit tė Serbisė pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiq, i cili UNMIK-ut i ka propozuar marrėveshjen (tė cilėn zyrtarėt e UNMIK-ut tashmė e kanė dorėzuar nė selinė e OKB-sė nė Nju Jork) pėr "krijimin e atmosferės sė ndarjes funksionale tė serbėve dhe shqiptarėve tė Kosovės". Samarxhiq ka thėnė se marrėveshjen pėr zbatimin e pėrbashkėt tė rezolutės 1244 ia ka dorėzuar zėvendėsshefit tė UNMIK-ut, Lari Rosin, dhe se ai ėshtė hartuar nė bashkėpunim me Ministrinė e Jashtme tė Serbisė dhe se ėshtė pjesė e planit aksional qė qeveria e Serbisė e ka miratuar mė 14 janar 2008.
Ky plan, nga po Lari Rosin me disa vėrejtje ėshtė cilėsuar si bazė e mirė pėr bisedime. Ngadalė, a nuk ėshtė ky paralajmėrim fatal pėr negociata tė reja Prishtinė-Beograd?!
Nė njė intervistė dhėnė gazetės Politika, Samarxhiq ndėr tė tjera ka thėnė se "Propozimet nga kjo marrėveshje kanė tė bėjnė me tė gjitha komunat dhe vendbanimet serbe dhe jo vetėm me territorin nė veri tė lumit Ibėr.
Pos kėtyre deklaratave duhet ta marrim parasysh edhe faktin e rrezikshėm tė ndėrtimit tė 70 shtėpive pėr familje serbe nė afėrsi tė Badovcit, tė cilat i inauguroi vetė Samarxhiqi me 17 Mars tė kėtij viti. Pos rrezikut pėr rikolonizim tė Kosovės qėllimi tjetėr i Serbisė me anė tė ndertimit tė kėtyre shtėpive ėshtė pėrfitimi i edhe njė burimit tė rėndėsishėm tė ujit (liqenit tė Badovcit) si dhe ndėrlidhja territoriale e enklavave eksistuese.
Tė ndarė nė sy tė botės nė dy tabore, nė atė mė radikal dhe atė kinse proevropian e demokrat, politikanėt e Serbisė tė bashkuar si gjithnjė kur ėshtė nė pyetje Kosova, me ngulm dhe nė mėnyrė tė planifikuar po e vazhdojnė betejen pėr zyrtarizimin e ndarjes sė Kosovės tė krijuar tashmė nė terren.
Mirėpo fatėkeqėsisht qeveritarėt nė Prishtinė ende nuk i ka lėshuar pija nga festa e madhe. Ata nuk po veprojnė nė asnjė mėnyrė pėr tiu kundėrpėrgjigjur Beogradit. Nejse, le ta pranojmė qė nė konferenca pėr media po shprehen kundėr ndarjes sė Kosovės. Mirėpo sa mund tiu besojmė atyre, kur dimė qė po nė kėtė mėnyrė dikur kundėrshtonin vazhdimin e negociatave me Serbinė, e nė fund pas presionit nga ana e zyrtarėve ndėrkombėtar po tė njėjtit pa njė pa dy niseshin pėr tė negociuar me armikun!
Situata e krijuar, kur kemi njė Beograd qė dita ditės po pėrparon me planin e tij pėr ndarjen e Kosovės e qė rrjedhimisht do tė thotė se po pėrparon nė ripushtimin e vendit tonė, dhe politikanėve tė Kosovės tė cilėt deklarativisht janė kundėr ndarjes por me veprimet e tyre nė njė far mėnyre po i ndihmojnė homologėt e tyre Serbė duke aprovuar nė mėnyrė rapide ligjet a Ahtisarit nė parlament, nuk le shtigje hapur pėr ndėrprerjėn e ndarjės sė Kosovės nė mėnyrė instutucionale.
Ne si qytetarė tė kėtij vendi e kemi pėr obligim qė tė mendojmė se si tė veprojmė pėr ta ndalur ndarjen e atdheut tonė. Njėri prej hapave qė duhet gjithsesi tė ndėrmirret nga ne, ėshtė bllokimi i planit Ahtisari nė terren, sepse ky plan pėrputhet pikėrisht me planin serb pėr legalizimin e situatės sė krijuar nė terren. Mos tė lejojmė qė si mė parė politikanėt tanė pėr shkak tė interesave tė tyre tė bėhen vegėl e Serbisė. Tė veprojmė kundėr ndarjės sė Kosovės, tani!
1 prill 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|