DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH
Postuar mė datėn: 2008-09-07 14:25:08 nga admin1 :: Kategoria: Histori



Nė 69- vjetorin e lindjes sė atdhetarit tė palodhur Abdyl Krasniqi dhe 37 vjetorin e nxjerrjes sė eshtrave tė Azem Galicės


Shkruan: Prof. Bedri TAHIRI


(PJESA E TRETĖ)


Shota dhe Azemi hyn nė Kosovė!

Hasmi shekullor ishte tėrbuar fare sa me sy nuk shihte. Kishte humbur torruan dhe vepronte si pa kokė. Sakaq edhe Lisi Gjashtėnjakė dha kushtrimin pėr luftė tė njėmendtė. Ngjau edhe Qierzi e Likoshani. Masakrimi i fėmijėve, grave, pleqve dhe njerėzve tė pambrojtur, me egėrsinė e barbarisė mesjetare, ngjethi mishtė e njerėzisė dhe trokiti ashpėr nė ndėrgjegjen edhe tė atyre qė ende dremisnin tė hipnotizuar.

Erdhi edhe marsi i lavdisė. Jasharėt u shkrinė deri nė njė pėr t’i dhėnė jetė L I R I S Ė. Adem Jashari i tregoi botės se si qėndrohet dhe vdiset shqiptarisht, duke luftuar e duke kėnduar. Civilizimi botėror ngeli i nemitur. I vuri gisht kokės, qė kishte marrė erė, dhe alarmoj drejtėsinė...

Po shkoj te Komandanti im!

Drenica pushtoi ekranet televizive botėrore. Toka digjej flakė e burrat e saj nuk ipeshin pėr tė gjallė. I madh e i vogėl, brenda e jashtė, u ngritėn nė kėmbė pėr ta pėrkrahur Drenicėn. Siē thotė Agim Vinca edhe vetė natyra ishte alarmuar dhe ishte vėnė nė anėn e saj:
Ē’ka qė vajton kjo erė e marrė
Krejt shushatur si plaka Nicė?
Hidhet pėrpjetė e pėrmbi mbi varr
Thėrret ēapraz: Drenicė, Drenicė!

-Po shkoj te komandanti im!- nguli kėmbė Fehmi Lladrovci
Kėsaj here s’kishte fuqi qė e ndalonte, mbase as vdekja. U tha, u bė. Me flatrat e dragoit mori drejt Tiranės...
-Baba Dyl, ne po ecim pėr Kosovė! - folėn preras Xheva e Feha.
-Rruga e mbarė e paēi fat nė beteja!- uroi burri me zemrėn sa mali i Dajtit aty pėrballė.
Ajo natė qe fare e shkurtėr. Edhe dhoma qe fare e vogėl pėr luftėtarėt e shumtė me zemrat prush. Sa u lakmonte baca, sytė nuk po ua ndante. Me tė tillė trima liria s’ėshtė larg, mendoi me vete. Kur i pėrcolli, njė lot mallėngjmi e mashtroi padiktueshėm, por e mbuloi terri dhe nuk e pa kush. Nėpėr ēantat e tyre, krahas bombave e fishekėve, zinte vend edhe libri „ SHPELLA... “, ku Azem Galica shpėrthente nga thellėsia e tokės me amanetin e brezave pėr ēlirimin e Kosovės...
Dhe, zemra e trimit gufonte:

Po mė thėrret Kosova ime
Mė thėrret Qyqavica
Po mė thėrret Drenica trime
Mė thėrret Azem Galica...

Dhe, zemra e trimėreshės ia priste:

Po mė thėrret Kosova ime,
Mė thėrret Qyqavica
Po mė thėrret Drenica trime
Mė thėrret Shote Galica...

Shota dhe Azem Galica hynė nė Kosovė!!!

A dėgjuat ē’tha bjeshka?
U ringjall Azem Bejta!
A dėgjuat ē’tha Qyqavica?
U ringjall Shote Galica!

Kush foli kėshtu?!
Majat e larta kėsulbardha tė Alpeve Shqiptare qė puqeshin me qiellin? Shtigjet e ngushta tė dhive briarta, tė cilat dikur e patėn shpėtuar edhe Skėnderbeun nga pusitė?
Mbase valėt e Drinit tė Bardhė qė pushuan pėrplasjet pėr njė ēast?
Ah, jo, jo.
Thanė vetė luftėtarėt e lirisė.
Tha populli.
Thanė ata qė ua dinin namin edhe mė heret.
Tha Drenica qė kishte festė.
Tha Shqipėria e cunguar..
-Mirė se erdhe, o Fehmi trimi!
-Mirė se erdhe, o bija ime!

Kuvendimi legjendar

Zėrat vinin nga kulla qėndresė. Kuvendonin ėmė e bir, Zahidja e Ademi...
-Tė lumtė dora, bir!
-Mbahu nėnė, he luaneshė!
-Pėr kėtė ditė tė rrita bir, hallall gjiri!
-Po mė harxhohen fishekėt, nėnė!
-Tė fundit ruaje pėr vete, bir!
-Gjithmonė tė punoftė mendja e dora , loke!
-Hė, hė, qenat kujtonin se mė dridhet dora!
-Nėnė, mė bėjnė veshet apo dėgjohet njė zė?!
-Ah, gjithmonė i kėndoftė zemra, ėshtė zėri i Hamzės!

...Ēka kullla qė po dridhet?
Azem Galica nuk po lidhet
Lumja kulla ko ka mrena
Azem Galicėn me shtatė zemra...

Kthimin e Skėnderbeut nė Krujė e patėn pėrhapur mė shpejt se era kasnecėt kėmbėshpejt.
Kthimi i Fehmiut dhe Xhevės u mor vesh para se ata tė arrinin nė Drenicė.
Edhe heroizmi i tyre i pashoq ngeli nė histori. Njė e vėrtetė e kthyer nė legjendė. Pikėrisht tė martėn e 22 shtatorit 1998, tek kėmbėt e qyqavicės plakė, ata i dhanė jetė lirisė dhe vetė vajtėn nė amshueshmėri. Ashtu, tė pandarė, zunė vend nė Altarin e Pėejetėsisė!

Ringjallja e dytė e Azem Galicės

E diel, 13 korrik 2003 Kur dielli pėrcėllues kishte bėrė dy hostenė rrugė, karvani i gjatė prej dhjetėra veturash, me flamurin kuqezi nė ballė, po dilte nga Galica. Copėzat e obeliskut tė thyer tė kryetrimit, ashtu nė heshtje zymtėsie sikur thoshin diēka... Edhe shkrepat e thepisur tė Arbėrisė sė Vogėl na pėrshėndesnin dhe u dėrgonin shumė tė fala maleve besnike tė Pėrēevės.
Gjatė gjithė aksit rrugor: Vojtesh- Skėnderaj- Drenas- Bushat- Grykė e Llapushnikut, na pėrshėndesnin njerėzia. Ndoshta mendonin qė kishim dasmė. Pse ē’ kishim ne ?! Dasmė e shkuar dasme. Kishim festė tė madhe. Shkonim pėr mirė, pėr urim.
Shkonim pėr tė pėrgėzuar madhėshtinė e Abdyl Krasniqit: Ringjalljen e dytė tė Azem Galicės.
Edhe pse nė moshė tė thyer e i mėrzitur nga zezonat e jetės hileqare, qė nuk po e kursejnė pėr asnjė ēast, baca Dyl ia ka nisur njė vepre madhėshtore: Ringjalljes sė dytė tė Azem Galicės! Kompleksi Memorial ”AZEM GALICA” po lėshon shtat pranė shpellės “Ēuku qė kėrcet”…
Sapo kalojmė Gllarevėn hepohen bregoret shkėmbore tė Pėrēevės. Fill mendja na vete nė atė se duhet zvogėluar shpejtėsinė. Po, po, patjetėr. Kapedani i maleve nuk e pėlqente zhurmėn, nuk i donte fjalėt e mėdha, i urrente rrahagjoksat. Ai dėshironte punė, veprime e vendosmėri. Dhe, nė tatėpjetėn e parė, nė tė mėngjėr, njė si dragua me fleta, i drejtuar andej nga trojet shqiptare qė ende kullojnė gjak dhe nuk e gėzojnė lirinė. Ah, jo, ishte Azem Bejtė Galica me kalin e tij fluturues qė na e kishte zėnė rrugėn.

- Mirė se vini, o bashkėvendėsit e mi!- na u vegua zėri i trimit.
- Mirė se vini, o galicas !- sikur folėn me njė gojė kodrat e malet.
- Kur vijnė burrat e Drenicės, shkėmbinjtė lozin nga vendi e lisat pėrkulė n pėrtokė!- thonė pėrēevasit, qė kanė dalė tė na pėrshėndesin me dorė nė zemėr.

Galica mė nderoi pėrherė

Zemrat tona sakaq bėhen mal me dėborė. Fillimi i mbarė ėshtė gjysma e punės, thonė tė mėnēuritė. Dy tabela tė mėdha metalike; njėra me Azem Galicėn tek i bashkon dy botėra dhe tjetra me planin e detajuar tė Kompleksit, janė shenjat e para tė kėsaj mbarėsie. Rrethi, i bėrė me gurė natyralė e me shqiponjėn nė mes, e cila ka synim tė qartė: Bashkimin e Trojeve Etnike, ėshtė pika fillestare e kėtij Projekti me pėrmasa kombėtare.
- Po baca Abdyl?- pyesim ne qė e kishim lėnė takimin e nuk po e shihnim aty.
- Ishte kėtu, por vajti deri nė Klinė dhe sa s’ ka arritur, na e kthejnė mjeshtritė e rinj qė me duart e arta po i shkrinin gurėt fare.
Dhe, pa e mbaruar mirė fjalėn, ia bėhu uragani shpėrthyes.
- Galica pėrherė mė ka nderuar dhe mė ka respektuar,- shprehet ai me tė parėn e paksa i emocionuar, duke na pėrqafur radhė e radhė.
- Erdhėm qė tė tė pėrgėzojmė, tė tė urojmė e tė tė dėshirojmė punė tė mbarė e suksese nė realizimin e kėsaj vepre me peshė historike, patriotike e kombėtare,- i themi ne, nė fillim tė bisedės, e cila paskėtaj s’ ka tė sosur, mu si Drini i Bardhė...
Dhe, rrėfime...evokime...ēmallje...fotografime...filmime...
Vizitorėt vijnė e shkojnė papra. Ka nga ēdo anė shqiptare, nga Shkupi e nga Tirana, nga Presheva e nga Kumanova, nga Bujanoci e nga Vlora, nga Albaniku e nga Shkodra...Edhe gazetari i “ Zėrit “, Rafet Haxhaj , bisedon me njeriun qė me kohė u bė legjendė, u mishėrua me Azem Galicėn dhe me Shpellėn.

Flamuri, lisi, shpella...

Ata qė nuk e kanė parė SHPELLĖN nuk pėrmbahen dot. Kėrshėria e tyre duhet plotėsuar sa mė parė. Ca me vetura, ca kėmbė, ia mėsyjmė andej. Qė larg duket njė flamur duke u valėvitur pėrplot krenari mbi majėn e njė lisi bri shpellės historike.
- Ku janė lisat tjerė?!- pyet dikush qė i kishte parė dikur.
- Ah, more vėlla, i preu njė dorė e ligė, mbase nga pakujdesia, mbase... ku ta di unė ?!!! Se po, tre lisa binjakė kanė qėnė kėtu dhe i kishin edhe emrat: Azem Galica, Shotė Galica dhe Abdyl Krasniqi- nis e flet Myftar Gashi i Pėrēevės, njėri nga protagonistėt e aktit heroik tė asaj dite tė paharruar tė majit 1971.
Para nesh Shpella. Historia dhe legjenda. E djeshmja dhe e sotmja. Drita dhe errėsira. Vendi i shenjtė, ku trimi pushoi plot dyzet e shtatė vjet. Atėbotė barbarėt kishin ngelur pa mend. Nuk e gjenin se nuk e gjenin dot. Edhe kėtej nuhaten, por kot. Kjo heshti. E ruajti fshehtėsinė dhe e mbajti besėn. Besa e burrit, pesha e gurit. Para nesh varri mė i thellė nė botė, shtatėdhjetė e tri metra. Ashtu edhe duhej, sepse edhe trimi ishte i veēantė. Ai i sfidoi tri perandori dhe bėri mbi shtatėdhjetė beteja fitimtare.
Me radhė i afrohemi gurmazit tė saj, qė koha ka zėnė t’ia shėrojė plagėt. Ajo nė heshtje qėndron, dėgjon dhe herė- herė bubullon, rėnkon, gjėmon, thėrret, propozon...
-O prite, prite Azem Galicėn se edhe nga shpella po fluturon!- sikur jehoi zėri kumbues i mėsuesit tridhjetėepesėvjeēar, moshė kjo qė pėrkonte me atė tė kryetrimit e qė nuk ishte rastėsi...
Sakaq pleqėve dėshmitarė, qė ulur kėmbėkryq pinin duhan dhe kujtonin ngjarjen, u del parasysh Abdyl Krasniqi me ēarēafin e bardhė para duarsh duke i puthur eshtrat e Azem Bejtė Galicės..
- Po qebesa, qė kur Azemi doli nė dritė Abdyli nuk pa ditė tė bardhė. E munduan, e torturuan, e larguan nga puna, e burgosen, e izoluan. Aq mė keq edhe familja e tij vuajti shumė. Heroinėn Xhevė e patėn larguar nga puna e te tjerėt nuk i lanė tė shkolloheshin fare. Por kėta ishin tė pathyeshėm dhe qėndruan. Edhe nė luftėn e fundit ēlirimtare tė gjithė u angazhuan, mbi nėntė pushkė tė tyre kėnduan kėngėn e bukur tė lirisė. Sot, pėrsėri i pari, iu pėrvesh kėsaj pune tė madhe, tė cilėn kam besim se do ta kryejė me nder,- thotė xha Myftari.

Brezat qė i bashkoi L I R I A

Virgjėria e Shpellės nuk u prish as gjatė luftės sė fundit. Hija dhe emri i Azem Galicės ruajti nderin e saj. Kėtu, kurrė, nė asnjė ofensivė, nuk shkeli kėmbė e shkaut. Pikėrisht pėrballė Shpellės kanė qėnė istikamet mė tė forat tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kososvės. Lufėtarėt e lirisė e mbajtėn mend mirė amanetin e kapedanit-, thotė Halit Gashi, burri qė ka bėrė shumė nė trasimin e kėsaj rruge 1662 m tė gjatė, e e cila sė shpejti pritet edhe tė asfaltohet.
Sėrish kthehemi nė pikėn e fillimit. Dielli tashmė ka marrė tatėpjetėn. E shikojmė me kujdes Projektin. Mrekullia vetė. Aty, nė atė hapėsirė pesėdhjetė hektarėshe, pėrveē rrugės dhe monumentit tė Azem Galicės tė derdhur nė bronz, pėrveē kullės dhe mureve tė ndryshme, qė do tė latohen me gurė njėdimenzional, parashihet edhe shumėēka, si: dy fusha sportive, pishina, parqe me drunj zbukurues etj.
- Fati mė ra mua t’i nxjerri eshtrat e Azem Galicės, por nė fakt ata i nxori besa, i nxori drejtėsia,- shprehet baca Abdyl me modestin e tij tė natyrshme.
Dhe kurrsesi nuk na lėshon tė ikim pa e marrė nga njė pije freskuese.
Tek pėrshėndetemi, edhe njėherė ia lėshoi sytė pllakės sė ilustruar nga piktori i njohur i asaj ane, z. Idriz Berisha, nė krye tė sė cilės shkėlqenin vargjet e Abdyl Krasniqit: NGA KOSOVA, ME KOSOVĖN...PĖR ARBĖROREN !

Nė tė kthyer, pėr pak ēaste, ndalojmė edhe nė truallin e shqipeve, nė Prakazin vėlla, pėr t’ i ndėrlidhė breznitė e trimėrisė. Sa bukur: Azem Galica e Adem Jashari. Dy vėllezėr, dy trima, dy kapedanė, dy kryekomandantė. Dy simbole qė i bashkoi njė emėrues i pėrbashkėt- LIRIA .
Pėr kėtė nismė tė mbarė janė gėzuar tė gjithė ata qė e njejnė vetn shqiptarė. Secili nė mėnyrėn e vet ka shprehur gatishmėrinė pėr ta ndihmuar kėtė “OLIMP SHQIPTAR”, siē e quan vetė baca Abdyl.
“Pėr kontributin qė ka dhėnė ky personalitet i historisė sė popullit shqiptar, luftėtari i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Azem Bejtė Galica, mendojmė se “Shpella- varri” mė i thellė ka vlera historike dhe duhet tė shpallet Monument me vlera jashtėzakonisht tė mėdha dhe duhet tė vihet nėn mbrojtje tė ligjit”,- shkruan nė raportin e Komisionit pėr Mbrojtjen e Monumenteve Historike dhe Kulturore tė Kosovės, udhėhequr nga historiani prof. sc. Avdyl Hoxha.

Azem Galica na bėri me udhė...

Kėshtu e mbante titullin reportazhi i shkrimtarit Mehmet Kajtazi, i botuar nė gazetėn “Rilindja” tė datės 15 shkurt 2002, me rastin e fillimit tė punės nė Kompleksin Pėrkujtimor “AZEM GALICA” tek shpella “Ēuku qė kėrcet”, nė malet e Pėrēevės, nėn pėrkujdesjen dhe udhėheqjen e veteranit tė Lėvizjes Kombėtare, z. Abdyl Krasniqi. Edhe ne, pėr ta begatuar kėtė shkrim, po shkėpusim pjesė nga reportazhi...

Festė mbi festa

...Mė 23 shkurt tė vitit 2002, njerėzit nga Pėrēeva kishin njė festė tė heshtur. Zakonisht festat bėhen me burbujė, por kjo e heshtura nė heshtjen e vet kishte mė shumė burbujė se tė gjitha festat tjera. Kosova ka shumė shpella, unė mendoj se fshati im ka mė se shumti shpella. Kėshtu e fillon rrėfimin Miftar Gashi, dhe drejton dorėn nga majat e maleve. Nė atė majė, thotė ai, kanė qenė ushtarėt e UĒK-sė, nė atė tjetrėn ushtarėt e Milosheviqit, pėr nja njė pėllembė mbi tokė ishta maja jonė, andaj nuk lejuan ushtarėt tanė qė t’u afrohen shpellave tona ushtarėt e huaj. Ushtarėt e Milosheviqit kishin dėshirė t’i afroheshin Shpellės sė Azem Galicės, por ushtarėt tanė i ruanin shpellat, e , vetė nuk hynin nė shpella, por pushtonin majat tjera tė maleve...E kemi nė fshatin tonė njė shpellė qė i dėgjohet zėri burbujė nė mėngjes dhe natėn vonė, populli e nderon kėtė zė, e ruan emrin e tij: Shpella qė Kėrcet. E kishim njė shpellė pa emėr, pleqtė dhe plakat e dinin ku ishte ajo. Askush nuk e tregonte as emrin e saj, askush nuk bėnte me dorė drejt saj: Shpellė pa Emėr ishte, i apemri nuk ekziston. Kėtė e dinin tė gjithė pleqtė dhe plakat, dhe tinėzisht vazhdonin ta mbulonin gojėn e saj. E dinin se nė atė shpellė ėshtė edhe trupi i Azem Galicės, askush nuk tregonte se ku ėshtė Azem Galica...
Nuk jam i vetmi qė i kam ndihmuar Abdyl Krasnqit qė t’i nxjerrė eshtrat e Azem Galicės, vazhdon Miftar Gashi. Jam i lindur mė 1934 dhe nuk kam besuar qė do ta pres ditėn qė edhe fshati im tė kėtė ushtrinė e vet, nuk kam besuar se do ta pres ditėn qė me sytė e mi ta shoh Abdyl Krasniqin edhe mė 13 shkurt tė vitit 2002 pranė Shpellės sė Azem Galicės. Sa ka vuajtur nėpėr burgje pse nuk e la pa varr Azem Galicėn, sa ka vuajtur nėpėr burgje pse i edukoi fėmijėt e vet, nė radhė tė parė, qė tė hynė nė frontin e parė tė UĒK-sė. Mė 22 maj tė vitit 1971, Abdyl Krasniqi ka dalė nga Shpella me njė pėlhurė tė bardhė nė duar. Kosova nuk ėshtė mė pa Azem galinėn!- tha ai. Djali i tij ende nuk i kishte mbushur dy vjet, tė gjithė e mėsuam emrin e tij:Atom. Edhe Atomi i Abdyl Krasniqit, bashkė me motra e vėllezėr, ishin ushtarė tė UĒK-sė...

Koha e idhujve ka perėnduar

Pranė Shpellės ės Azem Galicės ėshtė ulur Abdyl Krasniqi. Pranė tij i biri, Atomi. Babai mediton, i biri flet, e dėgjojnė tė gjithė njerėzit qė janė ulur pranė Shpellės:
“Nuk mė takon tė mburrem pse unė, vėllezėrit dhe motrat e mia, morėm pjesė nė luftė, tė gjithė ishim ushtarė tė UĒK-sė, askush gjatė luftės nuk na akuzonte pėr familjarizim, pra, askujt nuk i shkonte mendja e keqe e tė thotė se bijtė dhe bijat e Abdyl Krasniqit janė nė luftė, mund t’i marrė lufta, ta kursejmė dikė prej tyre. Po tė ishim shtatėdhjetė vėllezėr e shtatėdhjetė motra, tė gjithė do tė merrnim pjesė nė luftė, e nė paqe, po gjeti punė vetėm njėri prej atyre luftėtarėve, qoftė motėr apo vėlla, andaj ata qė kanė heshtur gjatė luftės do tė na akuzonin pėr familjarizim. Vetėm jė vėlla e kemi nė punė, ju paēa! Unė, si Atom qė jam, nuk kam luftuar pėr “tė bėrė sefa”nė paqe, por edhe nuk kam luftuar qė fitorėt e luftės t’i korrin ata qė i besojnė idhujtarisė. Duhet tė perėndojė jeta e idhujve. As Azem Galica nuk do tė mund tė luftonte vetėm, as babai im nuk do tė ishte nė gjendje ta nxirrte nga thellėsi trupin e tij. Ata qė deri dje e kanė mallkuar Azem Galicėn qė ua ka prishur miqėsinė dhe kumbarinė me serbin, e shajnė dhe e mallkojnė edhe UĒK-nė, pra, ata mundohen tė bėhen vetė idhuj, e idhujt nuk janė vetėm kundėr popullit qė i ka lindur dhe i ka rritur, idhujt janė edhe kundėr njerėzimit nė pėrgjithėsi, pra, janė edhe kundėr NATO-s, qė e kishim aleatin mė tė mirė pėr ta fituar luftėn.
Pranė Shpellės sė Azem Galicės dėgjohet njė zė. Janė dhjetėra fėmijė, edhe tė tillė qė ende nuk i dinė shkronjat. Por qė kanė mėsuar nga etėrit dhe nėnat e tyre se sot ka ardhur pranė Shpellės sė Azem Galicės njeriu qė me duar tė veta i ka nxjerė eshtrat e Tij, pra, ushtimėn e heshtur tė tokės e ka nxjerrė mbi tokė...
“Gjyshi im e ka mashtruar Serbinė- ishte shprehur njė plak, pėr tė vazhduar: Serbia donte ta gjente Azem Galicėn nė Shpellė, po i tha gjyshi im: Nė kėtė shpellė ėshtė Azem Galica! Doli nga prangat e Serbisė, kur i ēuan eshtrat e asaj shpelle nė Beograd u kuptua se nė atė shpellė kishte qenė njė grua. Gjyshi im deri nė vdekje iku nga sytė e Serbisė”.

Ai ėshtė vetė dielli

Pranė Shpellės tė gjithė heshtin. Tashmė flet vetėm Abdyl Krasniqi...
“Nuk mė takon tė mburrem, punėn qė kam bėrė unė ėshtė dashur qė ta bėjė dikush prej shqiptarėve. Njė gjė po e them sot pėr tė parėn herė: ende kam dhembje dhe me to do tė shkojė nė varr, pse shuplakat e Azem Galicės ishin bėrė hi, pra, tėrė skeletin e tij e qitėm nė diell, i mungonin shuplakat, o, ndoshta pse nuk ishte koha pėr pėrshėndetje...Pra, Azem Galica e dinte edhe i vdekur se nuk ėshtė koha qė tė puhatėn duart, se duhej gjetur sa mė parė njė varr. Kryedjalli i Titos, Dushan Ristiqi, u mundua qė ta linte pa varr Azem Galicėn, pėrdori njėqind dredhi dhelpra e Titos, donte edhe pėrmes njė hoxhe ta kryente skuthėrinė e vet. Hoxha mė tha: Duhet tė lahen eshtrat e Azem Galicės, ėshtė adet, feja...” “Hesht, i thashė hoxhės, ku ke dėgjuar ti se lahet HEROI, ku ke dėgjuar se lahet dielli Fomalho, ai ėshtė vetė dielli...” “Mė kanė thėnė, tha hoxha, dhe e uli kokėn”.
Abdyl Krasniqi reciton pastaj vargje pėr Azem Galicėn...Jam i zhgėnjyer nė politikanėt tanė qė nuk shohin dritė. Populli kėrkon harmoni sepse pa harmoni nuk ka liri...Unė do tė shkruaj prapė vargje, e ky mal me kėtė LIS do ta kėtė njė pėrmendore, prapė do tė shkruaj poezi, prapė do tė kėtė harmoni...”
Ora shtatėmbėdhjetė. Errėsira ende nuk ka zbritur nė tokė, nė lugje ajo ka hyrė kėrcėnueshėm. Pikėrisht nė kėtė kohė dėgjohet njė burbujė e madhe. Buldozeri qė drejton Hysni Bujupi ia fillon punės, synim ka qė rruga qė lidh Pejėn me Prishtinėn tė krijojė njė vijė tė drejtė edhe drejt Shpellės sė Azem Galicės...Nuk kaloi as gjysmė ore dhe ndryshoi reliefi, kodrat qė pengonin tė mos duken malet e Pėrēevės nuk janė mė.
-Azem Galica na bėri me udhė,- thotė Myftar Gashi.

Njė kenataf bashkėkohor nė Galicė!

Sot, kapedani pushon nė Galicėn e ti tė dashur. Ama, i shqetėsuar dhe paksa i zhgėnjyer!!!
Dhe, ka plot arsye. Pėr kėta dy kryeheronj ėshtė bėrė fare pak, pėr tė mos thėnė hiē.
Kompleksi ”Azem Galica” qė e pat filluar i palodhuri Abdyl Krasniqi, mu tė shpella Quku qė kėrcet, tek varri mė i thellė nė botė (73 metra), e pėr tė cilin u gėzuam tė gjithė, ka ngecur nė gjysmė tė rrugės dhe as qė ka gjasa tė ecėn pėrpara. Pėrkundrazi, ēdo ditė i dalin pengesa e pengesa!
Kompleksi tjetėr ”Azem e Shotė Galica” nė Galicė, i filluar mė 2004, nė 80-vjetorin e Epopesė sė Arbėrisė sė Vogėl e i ndihmuar nga KK i Vushtrrisė, nga KK i Skėnderajt, nga Zona e Parė e TMK-sė dhe nga ca donatorė, po ashtu ka ngelur nė fazėn fillestare. Madje, edhe ca punė tė parapara pėr fazėn e parė, kanė ngecur pėrgjysmė.
Ma merr mendja se kėta dy heronj meritojnė mė shumė. Veprimtaria e tyre luftarake e atdhetare ėshtė thuajse unikate. Pesėmbėdhjetė vjet luftėra, qėndresė e heroizėm!!! Mbi gjashtėdhjetė beteja tė pandėrprera e fitimtare!!! Hej, jemi nė vete apo kemi rrjedhur?! Pesėmbėdhjetė vjet me armė nė dorė e mbi gjashtėdhjetė beteja tė suksesshme!!! Ato duhet tė trokasin ashpėr nė ndėrgjegjen tonė, disi tė pėrgjumur e tė mjegulluar. Ēudi e ēudive! Ēdo kėngė, ēdo histori, ēdo evokim, ēdo fjalim nis me emrin e tyre. Ata janė A-ja e fjalorit tonė patetik e politik. Por, kot. Ata nuk janė as ZH-ja nė planet ndėrtimore e zhvillimore tė kulturės e historisė sonė.

O tempora, o mores!

Ende, as sot e kėsaj dite, nuk ekziston njė lapidar a shtatore e mirėfilltė pėr kėta dy heronj tė kombit!!!
Ende, as sot e kėsaj dite, nuk ekziston asnjė lapidar a pllakė pėrkujtimore pėr luftėtarėt e Ēetės sė tyre kreshnike!!!
Ende, as sot e kėsaj dite, asnjė lėvizje pėr ndėrtimin e kullės sė tyre (gurėt e saj janė tė gatshėm nė muret e shkollės sė vjetėr nė Prekaz), qė pėr vite tė tėra qe simbol i qėndresės dhe i bėrthamės sė parė shtetėrore!!!
Lėri, lėri tė gjitha kėto. Aq mė keq, e qė mendjet e shėndosha nuk mund ta pranojnė dot njė gjė tė tillė, kėta dy bashkėshortė e bashkėluftėtarė, tė cilėt mezi arriti t’i ndajė vdekja, edhe sot e kėsaj dite janė tė ndarė!!! Varri i zbrazėt i Shotės nė Galicė ėshtė kenataf i llojit tė vet, pėr tė cilin grekėt e vjetėr do tė bėnin ēmos!!!
Besoj se ka ardhur koha qė mos tė bėhemi krejt tė shurdhėr e tė verbėr! Vallė, a nuk ėshtė njė satisfaksion moral e kombėtar qė kėta dy bashkėluftėtarė e bashkėshortė, tė cilėt pėr pesėmbėdhjetė vjet nuk i ndanė as luftėrat, as betejat, qė sot t’i bashkojmė! Sinqerisht, nuk jemi nisur nga shpirtngushtėsia e pėrvetėsimit tė kėtyre figurave madhore kombėtare. Jo, ore jo. Azemi dhe Shota tashmė janė shpallur HERONJ TĖ KOMBIT dhe i pėrkasin gjithė SHQIPTARISĖ! Pėrkundrazi. Jemi nisur thjesht nga ndjenja e pastėr e idealit tė tyre, qė, ashtu siē qenė nė jetė- TĖ PANDARĖ, edhe sot nė amshueshmėri e nė LIRI tė pushojnė TĖ PANDARĖ!

Ne tė afėrmit e kryetrimit si dhe komisioni nismėtar, sikur kemi mbetur zė i humbur nė shkretėtirėn e paanė. Qė tri vjet e mė shumė nuk kemi lėnė derė pa trokitur. Dosja me kėrkesa e shkresa tė ndryshme ėshtė fryrė aq sa nuk peshohet dot. Dhe, pėrpos fjalėve tė mira, tė buta e tė ėmbla, askush asgjė konkrete! Thuajse jemi lodhur, andaj kėrkojmė ndihmė. Kėrkojmė ndihmė nga ata qė e kuptojnė drejt problemin e shtruar. Le tė gjykojnė paanshėm mendjet e ndritura tė kombit dhe le ta japin ndihmesėn e tyre tė mundshme. Nga Shteti shqiptar kėrkojmė mirėkuptim, ai ka bėrė mjaft pėr tė, e shpalli Heroinė tė Kombit dhe ia ngriti dy lapidarė, mirėpo realiteti i sotėm flet krejt ndryshe. Gjendja e mjerueshme e Lapidarit tė heroinės SHOTĖ nė Fushė-Krujė, e dikton ngutshėm njė veprim tė tillė.
Kėtė brengė Abdyl Krasniqi e kishte kaherė. Sa ishte nė Tiranė shumė herė e kishte vizituar atė varr tė gjymtuar. Dhe, ishte brengosur nė kulm.
Nė prill tė vitit 1996, i bėri njė vizitė edhe varrit tė Shotė Galica, nė Fushė-Krujė dhe, i dėshpėruar me gjendjen e tij tė mjerueshme e nė bashkėpunim me Lidhjen Studentore “Dardania” themeluan “Kėshillin pėr Riparimin e varrit tė Heroinės sė Popullit- Shotė Galica”, kryetar nderi i tė cilit u zgjodh Abdyl Krasniqi.
Kėtė e kishte hetuar edhe shkrimtari i mirėnjohur, Agim Cerga, i cili do ta botoi njė si ese me titull “BRENGA e Abdyl Krasniqit”. Ai, pasi bėn pėrshkrimin e atij vendi tė zbukuruar dikur, saqė kush kalonte andejpari nuk mund tė shqitej pa e bėrė ndonjė fotografim, sepse ashtu merrnin me vete kujtimin e gruas martire: heroinės Shotė Galica. Paskėtaj prezanton gjendjen faktike, shkatėrrimin e lapidarit dhe tė varrit, duke shpėrthyer: Si mund tė prishet, veēanėrisht, njė varr aq i bukur dhe aq i shenjtė siē ėshtė varri i Shotė Galicės?!
Tekefundit, ky bashkim zemrash, eshtrash e idealesh ka simbolikė edhe mė tė thellė: Ai ėshtė amaneti i Tyre dhe paraprakisht nėnkupton BASHKIMIN TONĖ KOMBĖTAR!!!

Kosova nė rrugėn e Azem Galicės

Abdyl Krasniqi, krahas punės edukativo-arsimore dhe veprimarisė sė palodhur atdhetare, thur himne tė fuqishme pėr heronjtė tanė nė vazhdimėsi, qė nga Skėnderbeu e deri tek Adem Jashari. Vargjet e tij nuk janė thjeshtė poezi, por kushtrim pėr liri, pėr dinjitet kombėtar, pėr burrėri. Ato, fund e krye, rrezatojnė atdhedashuri. Fuqia e tyre, herė- herė, bėhet e pakapshme pėr mendjet mediokėr, andaj edhe vjen njė si refuzim banal.
Emrin e tij e kemi hasur nėpėr faqet e gazetave dhe tė revistave tė ndryshme shqipe kėtu e nė mėrgatė, por mė mirė se kudo, atė e shijojmė nė dy librat e tij tashmė tė njohur:

1.“SHPELLA”(KOSOVA)-URAGAN I SHEKUJVE” dhe
2. “ĖSHTĖ E JONA DARDANIA”.

Himnizimi i vetėflijimit pėr atdhe

“Shpella- uragan i shekujve” dhe “Ėshtė e jona Dardania”, dy vepra tė reja letrare te autorit Abdyl Krasniqi, u vunė nė qarkullim para pak kohe. E para, mishėrim e himnizim i dashurisė dhe i vetėflijimit pėr atdhe, njė zinxhir i tėrė shpėrthimesh poetike, e konceptuar nė formėn e njė romani nė vargje. E dyta, e pasur me njė radhė meszhesh tė mirėfillt e kuptimplotė nė prozė dhe probleme tė atdhetarisė, si dhe me poezi filozofike a tė drejtpėrdrejta, me ode e meditime tė tjera, tė nxitura nga jeta e realiteti politik i kohės”. Kėshtu e nis prezantimin e tyre nė Tiranė Ramadan Pasmaēiu.
Edhe pse tematika e kėtyre vargjeve tė zjarrta ėshtė e larmishme, ato fokusohen tek legjendari Azem Galica dhe tek djepi i trimėrisė, Drenica:

Duel nga shpella Azem Galica...
Fluturim nė fusha e shkrepa...
Shkrumb e hi sot shovenja,
Varr i serbit ėshtė Drenica!

Ky ėshtė lajtmotivi i kėtij krijues vetėflijues. Ai ėshtė mishėruar aq shumė me Azem Galicėn saqė ėshtė bėrė edhe sinonim i emrit tė tij. Kur pėrmendet Azem Galica fill tė vete mendja tek Abdyl Krasniqi e kur tė pėrmendet Abdyl Krasniqi te vete mendja tek Azem Galica. Kėtė trim, tė ngritur nė idol jetėsor e kombėtar, ai e krahason me Oso Kukėn, kur thotė:

Dy “varre”- dy trima qė ka Kosova,
Qė ka Shqipėria,
Nuk i ka as Evropa,
As Amerika, as Afrika,
Nuk i ka as Azia!
Njė varr, thellė nė shpellė
Kurse tjetri lart nė qiell,
Njė varr nė atmosferė
Kurse tjetri nė litosferė,
Dėshmi gjoksi, dėshmi Drenica:
Oso Kuka dhe Azem Galica!

Kur i kėndon kryekomandantit Azem Galica, nuk e harron as heroinėn Shotė:

O moj Shota sokoleshė
Me allti brezit ngjeshur,
Me kurorė strall Drenice
Pėrsėri troket nė derė
Ai trimi, prej Galice.
Kush ta bėri dasmėn malit?
Azem Bejta pika e djalit!
Kush ta dhuroi xhamadanin?
Kush ta dha jataganin?
Azem Bejta ai shkėmb mali!

Sidoqoftė, vargjet e librit “SHPELLA...” u thurėn kryesisht brenda viteve 1971- 1980, pra, gjatė kohės sa ishte i pushuar nga puna dhe jetonte nėn hijen e ndjekjeve tė hienave serbe e shqipfolėsve pakurrizorė. Nė fakt ato filluan tė mbijnė me tė dalė tė Azemit nė dritė nga ajo errėsirė misterioze. Kur e analizojmė librin shohim fare qartė se vendin kryesor e zėnė pesė shpellat, tė cilat nėnkuptojnė pesė trojet shqiptare qė ende vuanin nė pushtues tė huaj, pesė pjesė tė njė trupi tė cunguar dhunshėm, tė cilat kėrkojnė dritė, kėrkojnė liri, kėrkojnė bashkim.

Histori e pėrsėritur deri tek Adem Jasharin

Kurse njė e katėrta e tyre janė vargje kushtuar kohės mė tė re, kohės sė sotme, heroizmit tė kushėririt tė Azem Galicės, legjendarit tjetėr tė Prekazit, Adem Jasharit! Autori, si njė orakull ndjellamirė, kėshillon e thėrret:
Ēdo javė, ēdo ditė, ēdo orė
Serbi helmon porsi gjarpėr...
Kosovė! Fėmijėt ti, i ruaj,
Tė ditur, tė fortė, tė pastėr!
.........................................
Pirroja, Leka i madh, Skėnderbeu,
Abdyli, Curri e Seferi,
Qemali, Boletini, Prishtina
Shota e Azemi, Adem Jashari...

“...Pikėrisht dita kur nė Tiranė, nė Muzeun Historik Kombėtar, nga Shoqata Atdhetare pėr tė rėnėt e Kombit shqiptar, u promovua romani nė vargje “Shpella” i autorit Abdyl Krasniqi, pra 17 korriku i vitit 1998, pėrputhet me 74 vjetorin e rėnies heroike tė Azem Galicės. Tė luftosh pėr lirinė, tė vritesh pėr ēlirimin e atdheut nuk ėshtė fatkeqėsi, ėshtė fat dhe trimėri, Kosova ka gjetur rrugėn e fitores, ka gjetur shtegun pėr tė dalė nga errėsira. Shotet dhe Azemat nuk janė mė nė shpellė, ata nuk nevojė pėr ekspedita zbulimi, mė shumė se kurrė ata e dinė se ēfarė duan. Ndėrsa forca morale dhe ideali i lartė i luftėtarėve tė lirisė i trimave tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ėshtė shpresa se Azemi do tė prehet i qetė nė Galicėn e tij heroike, ndėrsa shqiptarėt sė shpejti do ta gėzojnė lirinė nė tė gjitha trojet etnike”- shkruan midis tjerash Flora Zibra nė recensionin me titull ”Kosova nė rrugėn e Azem Galicės”.
Nė promovim merrte pjesė edhe presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, z. Rexhep Meidani.”.
Poeti Agim Cerga midis tjerash konstatoi:”Azem Galica sė bashku me idealet e tij jeton sot nė ēdo zemėr shqiptari kosovar qė lufton pėr tė drejtat e tij

Libėr me mesazh tė gjerė kombėtar

Kėshtu e titullon recensionin e vet, pėr librin “Shpella- uragan i shekujve” tė Abdyl Krasniqit, krijuesi i njohur Iljaz Prokshi, botuar nė “Zėrin e Kosovės”, mė 4 maj 2001.
“Libri “Shpella...” ėshtė njė lapidar, qė i kushtohet trimit tė paepur, Azem Galica. Brenda tij gjejmė vargje tė pėrjetuara, sepse vetė z. Abdyl Krasniqi, kėto vargje i nxori nga shpella s shpirtit tė tij, ashtu siē i nxori eshtrat e heroit mė 1971. Nė kėtė libėr ndjejmė pėrmasėn e sfidės pėr ta qitur nė dritė epikėn e luftės sė trimit tė Drenicės dhe tė gjithė shqiptarisė, Azem Galicės, tė atij njeriu qė gati pėr njė dekadė nuk e lėshoi pushkėn kundėr pushtuesit barbarė serb pėr t’u pėrjetėsuar nė altarin e lirisė. Dhe, siē ishin kohėt mister, la amanet qė trupin t’ia fshihnin pėr tė mos e gjetur armiqtė. Amanetin e tij e ēuan nė vend shokėt e luftės, bashkė me Shotė Galicėn, duke iu kthyer njė brez tjetėr namit tė tij, kujtimit dhe luftės heroike, e pėr ta nxjerrė sėrish si njė vigan pas 47 vjetėsh tė mbajtur fshehtė nė shpellėn e Pėrēevės , nė Llapushė...
Pėr t’iu kundėrvėnė regjimit komunist, pėr tė vėnė nė ballė diēka madhėshtore, pėr t’u pėrkujtuar figura e trimit tė Drenicės me pėrmasa kombėtare, Abdyl Krasniqi bėri dy vepra monumentale: nxori eshtrat e Azem Galicės nga shpella dhe i rivarrosi me popullin nė Galicė, ia fali popullit tė gjakut dhe tė tokės ku lindi dhe u rrit ky trim i paepur, ndėrsa shkroi romanin nė vargje kushtuar kėtij trimi, Azem Galicės dhe, duke i prezantuar me njė vėrtetėsi historike e letrare, me kuptim dhe atdhedashuri, qė dinė tė paraqesin vetėm ata qė e pėrjetojnė thellė nė shpirtin e vet...
Subjekti lirik i kėtij romani nė vargje kushtėzohet, nga njė anė, prej dashurisė pėr tė bėrė mė shumė pėr atdheun, dhe nga ana tjetėr, prej zbulimit tė eshtrave tė ruajtur nė kujtimet e bashkėluftėtarėve tė Azemit, tė ndrite njė epokė e luftės dhe e flijimit gjer te liria, qė gjithmonė vjen duke derdhur gjak e duke dhėnė jetėn.
Me burra si Abdyl Krasniqi fitohet liria

Veprat e tij frymėzonin edhe luftėtarėt e lirisė. Kėshtu, oficeri lartė shqiptar, Naim Lika nga Burreli i Matit, i angazhuar nė UĒK, mori pjesė ė promovim dhe pos tjerash tha:
“ Me burrin e madh tė Kosovės z. Abdyl Krasniqi jam njohur nė Tiranė nė vitin 1993. Jam mahnitur me jetėn, veprėn dhe legjendėn e tij nė shėrbim tė Kombit Etnik Shqiptar. Abdyl Krasniqi ėshtė njė trim legjendar burrė i madh qė rrallė lindin trojet tona arbnore. Ai do tė hyjė nė historinė tonė kombėtare si njė meteor qė nga qielli lėshon rreze drite pėr ndriēimin e copėzave shqiptare tė ndara padrejtėsisht nga shovinistėt grabitqarė fqinj...Ai me romanin nė vargje “Shpella” thėrret 5 copėza, 5 shpella, 5 gropa etj, ku i gjithė libri ėshtė kushtrim alarmi pėr zgjim, pėr liri, pavarėsi tė trojeve tona Etnike Arbnore tė okupuara.
Me burra si Abdyl Krasniqi populli ynė do ta fitojė lirinė, pavarėsinė dhe independencėn e humbur. Kam kėrkuar dhe po apeloj qė shteti shqiptar tė kujdeset pėr figurėn madhore kombėtare si Abdyl Krasniqi...”

“Shpella...” u drejtohet jo vetėm ngjarjeve tė kaluara, por edhe aktualitetit...
Gjėrat rrodhėn siē rrodhėn, ndėrsa erdhi koha kur nė skenė, pra doli figura e madhe e njė lufte tjetėr, me kuptim sublim- UĒK, qė diti tė luftojė, duke ndjekur rrugėn e lirisė qė e kishin trashėguar nga Ahmet Delia, Hasan Prishtina, Azem e Shotė Galica, Shaban Palluzha, Tahir Meha e gjer te kryetrimi legjendar, Adem Jashari me bashkėluftėtarė, tė rėnė dėshmorė tė kombit. I gjithė ky rrugėtim me sakrifica, mbeti forcė sublime kombėtare pėr lirinė Kosovės., ė qytetėrimit dhe tė paqes...

* * *
Edhe libri tjetėr “Ėshtė e jona Dardania”, i ndarė nė dy pjesė, e para nė prozė ndėrsa e dyta me poezi, trajton probleme kyēe tė kauzės sonė kombėtare. Gati, i gjithė brumi i librit pėrmblidhet me kėto fjalė tė autorit:

“Nėnshtrimi i njė populli apo heshtja
do tė thotė: Vdekja e njė epoke!”

Duke folur pėr kėta libra, Rifat Malaj dhe Naim Lika, konstatojnė:”Ēdo strofė nė libėr ka njė ide, ėshtė hymn, thirrje pėr popullin, shfryrje pėr mjerimin e skllavėrimin nga shkau, pa rėnė nė pesimizėm...Abdyli qe ndėr tė parėt qė hodhi idenė e formimit tė UĒK-sė. Gjithė familja e tij ėshtė nė shėrbim tė luftės. E bija me tė shoqin dhanė jetėn pėr ēlirimin e Kosovės. Nga ana tjetėr arma e fortė e tij qe pena, qė shkėlqeu e u bė nxitje. Ishte ai qėndrim qė forcat serbe e ndiqnin dhe donin ta asgjėsonin. U burgos disa herė prej tyre, por s’u tėrhoq nga misioni...”.

Brengat dhe mesazhet atdhetare

Pena e tij e mprehtė nuk pushoi pėr asnjė ēast. Ajo, fuqishėm e guximshėm, u bėri jehonė tė gjitha ngjarjeve tona historike, edhe atyre mė aktualeve. Kėshtu, pak ditė para Marrėveshjes sė Rambujesė, pra mė 11 mars 1999, nė numrin 7 tė revistės “Diapora shqiptare”, botoi poemėn e gjatė me 43 strofa “Baladė e re pėr Kosovėn”, nė tė cilėn, rrjedhshėm e fare natyrshėm, gėrsheton Shpellėn e Kėshtjellėn:

Janė shqetėsuar shovenėt e botės,
Ngase buron forca nga Kėshtjella!
Se po dridhet zemra e Tokės,
Azem Bejta nėpėr shpella!

Shqetėsimet e tij nuk pushojnė as pas Rezolutės 1244, dhe, nė poemėn tjetėr, me titullin “Lufta”, konstaton:

Mbi bazėn e rezolutės 1244-Kosova:
Pėrgatitet pėr tė qenė e varur!
Rezoluta lypset tjetėrsuar nga OKB-ja
Ndryshe, nė Kosovė lufta mbetet e hapur.

Pėr poemat e tij tė fundit: “Baladė e re pėr Kosovėn”, “Baladė atdheu pėr Dardaninė” dhe “Dardania sot”, njė vėshtrim mė tė thuktė e ka bėrė krijuesi Zeqir Bekolli, titullin e tė cilit e vumė nė krye tė kėtij kapitulli e nga i cili do tė shkėpusim ca mendime.
Preokupimi atdhetar ėshtė njėri prej temave qė zė vend qendror nė veprėn e Krasniqit nė pėrgjithėsi, por edhe tė tri poemat e botuara nė revistėn “Dardania”, nė ballinėn e sė cilės hasen katėr strofa, vargjet e sė cilės janė pėrplot porosi drejtuar politikanėve qė tė kenė kujdes “tė mos shkelet mbi gjakun e derdhur...”dhe tė arriturat “tė mos tradhtohen nė tryezė tė heshtur...” Janė kėto preokupime tė autorit, tė cilat hasen qė nė ballinė tė revistės bashkė me konstatimin se “Populli luftėn fitoi: dėshtimet ishin nga paria!”, pėr tė vazhduar me porositė tjera se “Pėr liri, pėr demokraci- pėr troje, mos lėshoni pe, se pėr tė mbrojtur tė vėrtetėn dhe drejtėsinė nuk duhet ngurruar, por ato duhet mbrojtur “...me gojė e me gisht”, pėr tė kėrkuar qė Korbi, qė kėtu simbolizon tė keqen, pushtuesin, tė shporrej nga trojet tona, sepse “Dardania ėshtė e jona”...

Nga Azemi kisha ftesė

S’do mend se vargjet e poemave tė sipėrpėrmendura janė pėrplot frymėzim e pėrmbajtje nga periudha e luftės nė Kosovė, qė pėrmbajnė konstatimet reale se barbarėt u shndėrruan nė “...xhelatė edhe mbi fėmijėt”.
Krasniqi nėnvizon edhe disa vese tė njė egoje tė popullit tonė tė “Baladė atdheu pėr atdheun”, duke shtuar se “tė gjithė jemi presidentė”, “Tė gjithė gjeneralė”, pavarėsisht nga ajo se a i meritojmė apo jo dhe nė tė njėjtėn kohė iu drejtohet egoistėve tė kėtij lloji: “Shikoni gurin e shpuar”, “Mbi trupin Kosovė copėtuar”...
Personazhi Azem Galica dhe motivet e aktit tė nxjerrjes sė eshtrave tė kėtij kryetrimi nga vetė autori do tė jenė edhe preokupimet qendrore nė poemėn “Dardania sot”. Pėr aktin e zbritjes nė shpellė pėr t’i nxjerr eshtrat qė kishin qėndruar aty 47 vjet me radhė, Krasniqi thotė se “Nga Azemi kisha ftesė!”.
Brenga e poetit pėr Mitrovicėn e ndarė e shoqėron kudo edhe nė vargjet e tij. Mu pėr kėtė mundohet tė japė shpjegimin e tij pėr tė personifikuar atė me njė mungesė tė strategjisė, e cila ėshtė dashur tė ekzistonte nė njė moment tė caktuar.
Abdyl Krasniqi lė pėrshtypjen se ka marrė vesh qartė pasojat e ideologjive, nga tė cilat edhe sot vuan populli ynė, ndaj ato i quan tė huaja, “proserbe e progreke”, pėr tė porositur bashkatdhetarėt qė tė jenė sa mė larg tyre, sepse mbi tė gjitha ėshtė shqiptarizmi, kurse TMK-ja element i shtetėsisė.
Zėri i tij jehonė edhe kundėr burgosjes sė luftėtarėve tė lirisė, nė mesin e tė cilėve bėn pjesė edhe i biri, Selim Krasniqi, andaj shkruan:

UĒK-ja e vėrtetė ēdo ditė vritet!
Nga forca tė organizuara antishqiptare!
“Pėr pavarėsinė e Kosovės tė mos flitet”
Dhe pėrgatitje terreni pėr kthim forcash sllave?!
“UĒK-ja e vėrtetė: Jasharajt tė zhbihet”!

Vargje pėr vetė legjendėn e gjallė (Abdyl Krasniqin)

Veprat madhore tė kėtij burri tė madh, si nxjerrja e eshtrave tė Azem Galicės nga varri mė i thellė nė botė, ashtu edhe krijimet e tij poetike, u bėnė objekt studimi dhe frymėzimi edhe pėr krijuesit e tjerė. Kėshtu Thanas Moēka ia kushton poezinė:

TĖ PUTHI GALICA

Abdyl!
Ti poet nga Drenica, komuna Malishevė
Brenda ty nė terr tė puthi Galica,
Dhe shpella tė rroku se tė deshte,
Malet oshtinė krahėt hapi Drenica

Abdyl!
Si shatėtar, ti bir i Kosovės martire
Nga shpella thellė, nė shpellė doli mbi dhe
Si prijės me pallė nxore Galicėn
Qielli lot e yje derdhi mbi ne.

Abdyl!
Syri, zemra tė shikonin serbė tė zinj
Dhe serbėt anash gjakosnin me thika nė dorė
Nė gjoks ti mbajte Galicėn, flamur shpagimi!
Abdyl Krasniqi, ti vigan popullor.
Ndėrkaq krijuesi tjetėr drenicas, Iljaz Prokshi, shkroi njė tregim tė bukur me titull “Ringjallja e Trimit”, nga i cili po shkėpusim ca fragmente...
Nė “Shkėndija” tė korrikut 1991, nė 20- vjetorin e zbulimit tė eshtrave tė Azem Bejtė Galicės, krijuesi dhe publicisti Sabit Jaha zhvilloi njė bisedė me realizuesin e kėsaj vepre madhore, z. Abdyl Krasniqi, tė cilėn e botoi me njė titull mjaft tė qėlluar:”Ora e madhe historike e njė arsimtari”.
Edhe Mehmet Haziri, i frymėzuar nga ky akt madhor, hartoi poezinė:

KONTRIBUT PĖR HISTORINĖ
(Abdyl Krasniqit)

Ti hyre 73 metra thellė nė shpellėn e Kosovės
E nxore historinė e strukur nė errėsirė
Me data, me beteja, me heronj...

Azem Galica po e shkundte nga sytė
Memecėrinė e viteve
Dhe po betohej pėr tokėn dhe qiellin e Drenicės,
Stop! Historia e ndėrpreu pushimin e lindjes...

Pėr Abdyl Krasniqin nuk shkruan vetėm njerėzit e penės. Jo. Ai dhe vepra e tij u bėnė frymėzim edhe ushtarakėt. Kėshtu, oficeri lartė i Armatės Shqiptare, Petrit Ēollaku nga Pogradeci skaliti vargjet nėn titullin:

EMĖR I DĖGJUAR
(Kushtuar poetit dhe atdhetarit Abdyl Krasniqit)

Abdyl, me Ju u njoha
Kėtu nė Shqipėri!
Ngase ke bėrė emėr,
Nė histori.

Historia e Kosovės
Ėshtė ky njeri,
I vrarė, i burgosur
Tė brengosur jemi

Lind ditė e re
Nga puna nuk pushoni,
Mendjen tė freskėt e ke
Kosovės i kėndoni!

Ti Bac Abdyli,
I kėndon Kosovės!
Me gjuhėn e shqipes
Fryt i jepni tokės!

Milosheviqi,
halė tė ka nė sy,
O Bac Abdyli,
T’kėrkon kokėn ty!

Po, besa po!
Je i imi vėlla!
Jo, besa jo!
S’kemi pėr t’u nda!

Dėshmorėt nuk vdesin!
Nėpėr kohėra rrojnė!
Yje pėrherė mbesin!
Qiellin pėrgjojnė!

Zėri yt jehonė,
Nė vepra qėndisė
Do t’festojė Kosova:
Ditėn e lirisė!

Abdyl Krasniqi- njė copė e legjendės

Ėshtė interesant edhe njė pjesė e ditarit “Unė dhe vetmia” e autorit Gani Xhafolli, shkruan mė 26 shkurt 2006 nė “Edi 2”, ku, pos tjerash shkruan:
...Dhe papritmas nė lokalin “Edi 2” hyri njė copė e atdheut...Njė copė e Ilirisė...Dhe, nė rrudhat e tij e pashė AZEMIN e MADH, e pashė SHOTĖN e MADHE me plis bore mbi malin e flokėve...Azemi mė pyeti: A po e njeh?
Thashė: PO. Ėshtė Abdyl Krasniqi, edhe ky njė copė e legjendės...qė udhėton prej zemre nė zemėr...I mbledhė shumė lule t’i thotė lirisė dhe ILIRISĖ: merri!
...Interesant shpirti i Xhevės sė Madhe na shikonte...
Tregoi BABIT, se edhe nėn borė dhe nėn lule e pėrmendore vazhdimisht po i lexojmė edhe ėndrrat dhe poemat Tuaja sė bashku me trimat dhe yjet e lirisė. Mbrėmė tė ka pa ėndėrr Fehmi Lladrovci dhe ėndrrėn tėnde e ka vizatuar nė njė copė dielli.
Ademi tha: E ke vizatuar bukur. Edhe yjet e tjerė tė lirisė e shikuan me sy tė mbushur dritė. Dhe unė nė atė copė dielli shkrova dy germa: K+ SH . Pastaj vazhdova: Baba Dyl, vetėm shkruaj, sepse ty ta kam lėnė amanet lapsin nė vend tė pushkės...Robėrinė vraje me laps, e lirinė pėrqafoje me zemėr.
Dhe mė pyeti: A ėshtė gati rruga tek Plisi i SHOTĖS dhe AZEMIT...
Thashė: Ende po bie shi. Ende jemi nė dimėr. Sot ėshtė dita e 26- tė e shkurtit...
E shikova pėrsėri orėn, ishte 16 e 38. Dhe shkrova kėtė pjesė nė vend tė ditarit:

Abdyli ėshtė njė copė diell
qė u thotė ēdo ditė e ēdo
Natė reve: DUAM DIELL!
DUAM DRITĖ!

Azem Galica dje, sot dhe nesėr!

E diela e 2 marsit 2008, Galicėn e Drenicės sė panėnshtruar e gjeti nė atmosferė festive. I madh e i vogėl gumėzhinin brenda Kompleksit Pėrkujtimor “AZEM E SHOTĖ GALICA”, i cili, mjerisht, ka ngelur nė fazėn fillestare tė ndėrtimit. Kjo ditė ishte disi e veēantė pėr galicasit. Jo, nuk kishte kremte familjare as shtetėrore. Nuk pritej as ndonjė politikan, sepse ata tashmė, paksa janė ēliruar nga ethet zgjedhore dhe mė rrallė duken kėndejpari. Aty po vinte njeriu i sakrificės, ai qė dha gjithēka nga vetja pėr komb e atdhe, njeriu qė i tėri u mishėrua me Azem Galicėn, po vinte Abdyl Krasniqi.
Eh, sa e sa herė kishte qenė ky mysafir kėtu, por kėsaj here ishte mė ndryshe. Ai po vinte pėr tė na uruar PAVARĖSINĖ mu para kryeheroit AZEM GALICA! Ai pėr kėtė ditė ka jetuar, sepse gjithmonė thoshte: “Njė merak kam- ta shoh Kosovėn tė lirė!”.
Dhe, nė ora 13:00, delegacioni i prirė nga Abdyl Krasniqi vė kurora pranė kryeluftėtarėve e bashkėshortėve Azem e Shotė Galica dhe pranė 83 tė rėnėve tė Arbėrisė sė Vogėl. Edhe pse i lodhur, i sėmurė dhe i rraskapitur nga vuajtjet dhe vitet, atdhetari Abdyl Krasniqi, nderon dhe pėrkulet denjėsisht para Kryekomandantit tė pėrjetshėm, apo siē e quajti ai shkurt: Azem Galica dje, sot dhe nesėr!

Dromca historike

Dhe, pėrpara mysafirėve, shpalosen jeta dhe tė bėmat atdhetare tė kėtyre heronjve...
Azem Galica, qė nga rinia e hershme u radhit nė ēetat e lirisė dhe pėr 12 vjet rresht, bashkė me Nusen e maleve- Shotė Galicėn, nuk i lėshuan armėt nga dora. Ata zhvilluan mbi gjashtėdhjetė beteja fitimtare kundėr pesė pushtuesve: Turqve tė rinj (1908-1912), Serbisė sė Parė (1912- 1915), austro-hungarezėve dhe bullgarėve (1915-1918) dhe Mbretėrisė SKS (1918- 1924).
. Luftėrat e Azem e Shotė Galicės kishin karakter mbarėkombėtar. Ata ishin tė lidhur me ideologun e madh, Hasan Prishtinėn dhe me Komitetin e Shkodrės. Se ata punonin me PROGRAM tregon fakti qė, gjatė Kryengritjes sė madhe tė vitit 1919, e cila nisi nė Drenicė e pėrfundoi nė Llapushė, ishin tė mobilizuar 11 mijė luftėtarė nga tė gjitha trevat shqiptare.
Nė vitin 1923, Qeveria serbe u detyrua tė lėshonte pe karshi luftėtarėve shqiptarė. Kėshtu u krijua Zona e lirė e Drenicės, qė mė shumė njihet si ARBĖRIA E VOGĖL, e cila fillimisht pėrfshinte tė gjitha fshatrat e komunės sė atėhershme tė Prekazit e mė vonė kufizohet nė: Galicė, Lubovec dhe Mikushnicė. Kjo bėrthamė shtetėrore, pėr ca vite rrezatoi atdhedashuri mbi tė gjitha trojet shqiptare dhe frymėzoi luftėrat pėr liri...
Nė Beograd, atėbotė, reagimet ishin tė ashpra. Mė 11. X. 1923, deputeti i Kosovės, Jovan Magovēeviqi, i inatosur tha: ”Zotėrinj, unė i kam dy vota: njė si deputet i rregullt i Kuvendit Popullor dhe njė si deputet i jashtėm i shtetit tė Azem Galicės”.
Mirėpo, Serbia si Serbi mė, mė 15 korrik 1924, ditėn e martė, ditėn e tretė tė Bajramit tė Vogėl, nė mėnyrė tinėzare, me mbi 12oo veta, ushtarė e xhandarė, rrethojnė kėto tri fshatra. Ata me vete kishin marrė edhe shtatė topa tė mėdhenj, tė cilėt i vendosėn nėpėr kodrat pėrreth...

Nderimi dhe dekorimi

Beteja qe e pėrgjakshme dhe zgjati gjithė ditėn. Kryetrimi, me ata pak luftėtarė qė i kishte kėtu, sepse shumica kishin vajtur nėpėr shtėpitė e tyre pėr tė festuar, arritėn t’i ēajė tė tri rrethimet.
Atė ditė tė pėrgjakshme, nga tė dy palėt pati shumė tė vrarė: 90 serbė e 83 shqiptarė, kryesisht pleq, gra e fėmijė (nė Galicė 35, nė Mikushnicė 23 dhe nė Lubovec 24).
Kapedani i plagosur rėndė jetoi deri mė 25 korrik 1924. Edhe pasi vajti nė amshueshmėri, pėr shumicėn, sidomos pėr armiqtė, ngeli enigmė. Shokėt e tij besnikė dhe e shoqja, Shotė Galica, trupin e tij e varrosen nė varrin mė tė thellė nė botė (73 m), nė shpellėn “Ēuku qė kėrcet”, nė malet e Pėrēevės.
Nė krye tė Ēetės kreshnike u vu Shotė Galica, e cila me ca fėmijė jetimė kaloi nė Shqipėri, derisa vdiq nė mjerim tė plot, mė 4 korrik 1927, nė Fushė- Krujė. Shteti shqiptar e shpalli Heroinė dhe ia ngriti njė Lapidar tė mrekullueshėm...
Edhe Azem Galicėn, Sali Berisha, mė 26. I. 1993, me dekretin nr. 435 e dekoroi me “URDHRIN E KLASIT TĖ PARĖ”.

Eshtrat e Shotės tė kthehen nė Galicė!

- Me fat Pavarėsia dhe gjithmonė qofshi tė nderuar, o bashkėvendėsit e Azem Galicės,- uron xha Abdyli, i emocionuar tej mase. Fjalėt i ka tė pakėta, sepse ėshtė i sėmurė, por shumė domethėnėse. Kur e sheh varrin e zbrazėt tė heroinės Shotė Galica, zemra i ēahet nė dysh dhe nuk pėrmbahet dot.
”Kjo ėshtė paradoksale dhe e pakapshme pėr ēdo mendje me dy kokrra tru. Kėta dy bashkshortė dhe bashkėluftėtarė, tė cilėt, pėr mėse dymbėdhjetė vjet nuk arriti t’i ndajė asnjė armik, ėshtė absurde qė sot tė qendrojnė tė ndarė. Shota sa mė parė duhet tė kthehet nė Galicė dhe tė bashkohet me Azem Galicėn! Paskėtaj, nė fund, nga tė pranishmit, u shtruan edhe ca kėrkesa pėr qeveritarėt e pushtetarėt tanė, tė cilėt, deri sot, kur ishin nė pyetje kėta dy heronj, ndėr mė tė mėdhenjtė nė gjithė historinė tonė, sikur i futnin vesht nė lesh dhe nuk ia shkrepnin fare.
Mbase, qeveritarėt e rinj, do tė veprojnė ndryshe dhe do ta kuptojnė sė Azem e Shotė Galica meritojnė mė shumė. Ata qenė frymėzues tė brezave liridashės. Me emrin e tyre u fituan shumė beteja gjatė luftės sė fundit ēlirimtare, tė udhėhequr nga UĒK-ja.
Ta zėmė, e para, patjetėr, duhet tė ndihmohen kėto dy Komplekse Pėrkujtimore, ky nė Galicė dhe ai nė Pėrēevė, tė cilat kanė ngelur nė gjysmė tė rrugės!!!

Vallė, a ka kuptim e logjikė qė, nė ēdo vend tė mbijnė kulla, madje edhe aty ku nuk ka pasur kurrė, e Kulla e Azem Galicės, e cila ėshtė simboli mė i njohur i rezistencės sonė kombėtare, tė mos hedh shtat aty ku themelet i ka tė lara me gjak?!!!
Kėrkojmė qė eshtrat e heroinės Shotė Galica sa mė parė tė kthehen nė kėtu nė Galicė, pranė burrit e bashkėluftėtarit tė vet, Azem Galicės. Bashkimi i tyre shpirtėror paraqet bashkim idealesh dhe do t’i paraprijė edhe realizimit tė synimit tonė shumė shekullor:BASHKIMIT KOMBĖTAR!!!
Madje, madje, pėr ēudi tė ēudive, edhe punimet e Simpoziumit kushtuar kėtij heroi, mbi njėzet e dy kumtesa, tė mbajtur mė 14 korrik 2004, nė 80-vjetorin e rėnie sė Tij, nuk e kanė rendin tė botohen nga Instituti i Historisė, duke bėrė kėshtu njė pėrjashtim gati tė pashembullt!!!
Megjithatė, nė fytyrat e tė pranishmeve, vėrehej njė optimizėm mė i shtuar pėr ditė mė tė mira...
-Tė Qeveria e sotme e Republikės sė Kosovės kam besim tė madh se do tė bėjė shumė mė shumė pėr tė gjithė dėshmorėt dhe heronjtė e kombit, e nė veēanti pėr Azem e Shotė Galicėn, sepse me sytė e mi i kam parė Hashim Thaēin, Jakup Krasniqin dhe shumė komandantė tė tjerė , tė cilėt gjatė luftės, me uniformėn e UĒK-sė, kanė ardhur e janė betuar kėtu para varrit tė Azem Galicės!- shprehet njė plak galicas me ton gazmor.

Pėrvjetor i sukseseve, por edhe i zhgėnjimeve

Po sot ē’bėnė Abdyl Krasniqi?
Edhe pse i sėmurė, i mėrzitur, i lodhur, i moshuar, gati- gati edhe i harruar (pėr tė mos thėnė i injoruar), ai qėndron si pėrherė krenar, stoik dhe i panėnshtruar. Realizimi i Pavarėsisė deri diku ia ka plotėsuar ėndrrėn e tij dhe merakun pėr ta parė Kosovėn e lirė. Por, shpirti i tij do mė shumė, ai e do tėrėsinė, e do unazėn e plotė e jo nė gropa e copa, andaj pret dhe vuan. Shpirti tij vuan edhe pėr shumėēka. Vuan pėr mospėrfilljen dhe mosrespektimin e duhur tė dėshmorėve e tė luftėtarėve tė lirisė, pėr mohimin e vlerave tė luftės dhe heronjve tė tė gjitha periudhave kohore, kundėr burgosjeve dhe pėrndjekjeve tė atyre qė sollėn lirinė, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe i biri, gjeneral Selim Krasniqi.
Vuan dhe i digjet zemra flakė, sidomos pėr lėnien pas dore tė idoleve tė tij jetėsor, bashkėshortėve dhe bashkėluftėtarėve tė pandarė: Azem e Shotė Galica!!!
Azem Galica qėndroi plot 47 vjet nė errėsirė dhe njė ditė flakėroi drejt Galicės sė tij tė dashur, ku edhe u paqėtua nė gjirin e saj tė ngrohtė!
Vallė, edhe sa duhet tė pres trimi bashkėshorten dhe bashkėluftėtaren e vet, Shotė Galica?! Kėto pyetje e torturojnė ēdo ditė kėtė atdhetar tė madh e tė papėrkulur.
Ai vuan pėr injorimin e punėve nė Komplekset Pėrkujtimore, nė Pėrēevė e nė Galicė, kushtuar kėtyre bashkėshortėve e bashkėluftėtarėve besnikė...
Madje, madje, le qė nuk ka pėrkrahje, as individuale as institucionale, por, pėrkundrazi ka pengesa, zvarritje e kėrcėnime. Kompleksi i tij nė Pėrēevė, jo qė po ndėrtohet sipas planit tė paraparė, por edhe po dėmtohet...Kėshtu, pėr herė tė tretė ėshtė vjedhur shqiponja e bronztė nė hyrje tė Kompleksit, e cila peshonte mbi njėqind kg.
Krahas gjithė kėtyre peripecive e vėshtirėsive sfiduese, ai, mė 31 dhjetor 2005, ka pėsuar edhe aksident trafiku, nė Korroticė tė Epėrme, me ē’rast mori lėndime tė rėnda trupore (e ka dėmtuar keq gjurin e djathtė) e mendore, sa iu dashtė tė kėrkojė ndihmė edhe jashtė vendit, nė Gjermani. Kėto pasoja po i vuan edhe sot, edhe pse kėto ditė e fitoi gjyqin me Kompaninė e Sigurimeve “Insing”, e cila obligohet t’i kompensojė dėmin Abdyl Krasniqit nė shumė prej 12 mijė e 300 euro.
Sidoqoftė, Abdyl Krasniqi, nuk heq dorė nga rruga e lavdisė. Ai pėrherė dėshiron tė jetė nė shėrbim tė kombit e tė atdheut. Gjatė bisedave dhe konsultimeve me tė, edhe pse nė njė gjendje tė keqėsuar shėndetėsore, pos dhembjeve nė kėmbė e nė unazat fundit tė boshtit kurrizor, ka pengesa tė mėdha edhe nė tė folur, ai nuk i harron ata qė nė ēfarėdo mėnyre e kanė ndihmuar nėpėr ecejaket e tij pėrplot rreziqe e sakrifica ose sė paku njėherė ka pasur punė me ta nė tė mirė tė atdheut. Vazhdimisht m’i ka pėrmendur: Rifat e Binak Dautajn (vėllezėr nga Carabregu i Deēanit), Hasan Smajlin e Drenocit, Bisnik Berishėn e Gurbardhit tė Malishevės, Ramadan Rifat Krasniqin nga Drenoci, Halit Minushin nga Damaneku i Malishevės, Fuat Pėrēukun nga Vushtria, Shyqri Galicėn, Deli Avdiun nga Prishtina, Faridin Tafallarin, Ali Ahmetin, Qerim Halilajn nga Tėrdeci i Drenicės, Zenel Shushėn, Hazir Morinėn, Daut Kryeziun etj.
Pos gjithė aktiviteteve tė tjera pena e tij e mprehtė lė gjurmė edhe nė fushėn e artit aplikativ. Veē tjerash mė bėri pėrshtypje vizatimi i simbolit tonė kombėtar, shqiponjės, si dhe skicimi i Qenies sonė Kombėtare nė planin shumėdimensional tė rravgimeve nėpėr histori, tė cilat edhe po e paraqesim mė poshtė:

Unė, personalisht dhe nė emėr tė Galicės e tė Drenicės, u pėrpoqa t’ia lajė njė borxh tė vockėl fare kėtij burri tė madh, duke e pėrgatitur kėtė fejton pėr nder tė kėtij pėrvjetori tė dyfishtė: 69- vjetorin e lindjes sė Abdyl Krasniqit dhe 37-vjetorin e nxjerrjes sė eshtrave tė Azem Bejtė Galicės.


FUND
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-06 16:03:56 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Histori ] Abdyl Frashėri arkitekt i platformės politike e Ushtarake gjatė Rilindjes Kombėtare Shqiptare (2007-08-01 18:06:04 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-06 16:03:56 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-06 16:03:56 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Opinione ] Helenizmi, frymėzuesi i nacionalizmit agresiv grek (2007-04-25 19:21:37 nga admin2)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-06 16:03:56 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PROGRAMI I KONFERECĖS SHKENCORE (2008-11-21 07:48:48 nga admin4)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster