P A R A L A J M E R I M
Drejtuar : " GRUPIT TE UNITETIT " TE PRISHTINES :
Z. F. Sejdiu, Kryetar i Kosoves ;
Z. A. Ceku, Kryeminister i Kosoves ;
Z. K. Berisha, Kryetar i Kuvendit te Kosoves ;
Z. V. Surroi, Kryetar i Partise Ora,
Z. H. Thaci, Kryetar i PDK-se ;
Zoterinje !
Jemi te shtrenguar qe t'iu paralajmerojme se e keni mbushur kupen dhe ajo po rrezikon te derdhet, sepse jo vetem ne bisedimet e kaluara te Vjenes, ku shume rende e keni demtuar Kosoven dhe ceshtjen madhore kombetare shqiptare, por rregullisht dhe sistematikisht e keni manipuluar dhe mashtruar popullin shqiptar te
Kosoves, sikur te huajt Kosoves do t'ia dhurojne pavaresine, prandej per here te paredhe te fundit detyrohemi qe t'iu themi :
- BOLL MA me manipulimet dhe mashtrimet tuaja ;
- BOLL MA me bisedimet tuaja me armiqte tane shekullore qe per gati nje shekull kane vra e pre shqiptare;
-BOLL MA me pislliqet tuaja qe perpiqeni t'i arsyetoni dhe t'i fshihni
me lloj-lloj mjetesh e metodash mafioze.
Zoterinje !
Gjithashtu, jemi te shtrenguar qe t'iu paraljamerojme se manipulimeve dhe pislliqeve tuaja i ka ardhur fundi, dhe me kete rast edhe iu keshillojme qe te mos shkoni ne bisedime me xhelatet tane, qe paralajmerohen te rifillojne shume shpejt, si dhe nga ana
tjeter edhe t'iu porosisim qe urgjentisht te jepni doreheqje dhe ta shperbeni te ashtuquajturin "Grupin e Unitetit"', qe ne fakt nuk eshte asgje tjeter pos Grupi Mafioz, si dhe te shpallini shperberjen e partive tuaja dhe publikisht te kerkoni qe e gjithe anetaresia atdhetare e partive tuaja te bashkohet rreth struktures se vetme
mbarekombetare shqiptare, Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptare (FBKSH) dhe strukturave te tij, nder te cilat eshte edhe Armata Kombetare Shqiptare (AKSH).
Zoterinje !
Ne te kunderten, nese edhe ne te ardhmen do te vazhdoni te silleni e te veproni siq jeni sjellur e keni vepruar deri me tani, dhe nuk do ta merrni ne konsiderete kete PARALAJMERIM, ju sigurojme se do ta pesoni shume keq, historia do t'iu gjykoje shume rende, jo vetem ju por edhe pasardhesit tuaj.
Sinqerisht :
Kryetari i FBKSH-se,
Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.)
Kryetari i Zones Nr. 2 te FBKSH-se,
Prof. Alban KOSOVA (d.v.)
Zedhenesi Politik i FBKSH-se,
Mr. Gafurr ADILI (d.v.)
Tirane-Prishtine, 07. 08. 2007.
|