| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Seanca e ardhshme e KS tė OKB-sė, pėr Kosovėn, mbahet mė 16 janar |
| Postuar mė datėn: 2008-01-04 05:14:51 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
New York, 4 janar. KS i KB do tė shqyrtojė mė 16 janar raportin tremujor tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm Ban Ki Moon mbi zhvillimet nė Kosovė, si dhe do tė dėgjojė raportimin edhe tė shefit tė UNMIK-ut, Joakim Ruecker si dhe tė palėve tė tjera tė interesuara. Kėtė e bėri tė ditur nė njė konferencė pėr shtyp dje, ambasadori i Libisė, Giadalla Ettalhi, vendi i cili pėr herė tė parė nė historinė e tij u bė anėtar i pėrkohshėm dhe qė njėkohėsisht e kryeson pėr kėtė muaj KS.
Takimi ishte paraparė fillimisht tė ishte nė kuadrin e tė ashtuquajturave konsultime lidhur me punėn e UNMIK-ut, mirėpo pas kėrkesės sė presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq qė tė flasė, tani do tė ndėrrohet formati i takimit dhe do tė vendoset se a do tė jetė ai privat, pėrkatėsisht i mbyllur pėr media, apo publik.
Ndėrkaq, zėvendėspėrfaqėsuesja e Amerikės nė Kombet e Bashkuara, ambasadorja Jackie Wolcott, tha se edhe pse takimi i 16 janarit kishte tė bėnte me punėn e UNMIK-ut, pas kėrkesė sė Serbisė qė tė flasė, ēėshtja ndryshoi dhe takimi do tė shqyrtojė edhe ēėshtje tė tjera rreth Kosovės.
|
|
"Kjo ēėshtje u diskutua sot dhe ne nuk mundėm tė vendosim se cili do tė jetė formati, mirėpo pėr kėtė do tė vazhdojnė konsultimet dhe do tė vendoset javėn qė vjen, tha ambasadorja Wolcott.
Dje po ashtu u shpėrnda edhe zyrtarisht raporti mė i ri i Sekretarit tė Pėrgjithshėm Ban Ki Moon qė i dėrgon Kėshillit tė Sigurimit lidhur me zhvillimet nė Kosovė, nė tė cilin ai sėrish tėrheq vėrejtjen se nėse nuk do tė gjendet mė shpejt zgjidhja politike pėr Kosovėn, ngjarjet nė terren mund tė rrezikojnė punėn disa vjeēare dhe tė arriturat e Kombeve tė Bashkuara atje.
Sekretari Ban iu bashkėngjitet zėrave tė burrėshtetasve dhe diplomatėve tė vendeve tė ndryshme tė botės pėr njė zgjidhje mė tė shpejtė tė statusit.
"Ecja pėrpara me procesin e pėrcaktimit tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės duhet tė mbetet prioritet i lartė pėr Kėshillin e Sigurimit dhe pėr bashkėsinė ndėrkombėtare", shkruan nė raportin qė ia drejton Kėshillit tė Sigurimit, Ban Ki Mun, ndėrsa nėnvizon edhe pėrkushtimin nė rritje tė institucioneve tė Bashkimit Evropian pėr Kosovėn si njė hap tė rėndėsishėm, ashtu siē ėshtė edhe perspektiva evropiane pėr Kosovėn.
s .gashi
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|