| » Opcionet për artikullin |
|
Gafurr Adili flet pėr gazetėn "Koha"
Serbia e interesuar pėr destabilizim
Koha: Thoni se jeni pėrfaqėsues politik dhe zėdhėnės i FBKSH, dhe krahut tė saj ushtarak AKSH. Kush janė kėto organizata?
Adili: FBKSH ėshtė njė formacion mbarėkombėtar politik qė shtrihet nė tė gjitha hapėsirat shqiptare, ku bukės i thonė bukė dhe ujit ujė. Ka formacionet e veta, ndėrsa vepron edhe nė mėrgim. Diku ėshtė mė e organizuar e diku mė dobėt. Ka njė platformė tė miratuar nė vitin 2002 nė Tiranė, ku edhe ėshtė realizuar Kuvendi Themelues, platformė kjo qė thekson se FBKSH ėshtė njė bashkim forcash politike, shoqatash joqeveritare,
shoqata tė intelektualėve dhe masa e gjerė e popullit shqiptar, pa dallim feje, krahine dhe gjinie. Po ashtu, FBKSH nė platformė definohet si formacion qė vepron, punon dhe kujdeset pėr tė gjitha trojet shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtarė nė Ballkan me emrin Shqipėri. Ndėrkohė, AKSH ka qenė e themeluar mė herėt, mė 4 dhjetor tė vitit 1999 nė Podujevė, menjėherė pas demobilizimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, edhe atė si pakėnaqėsi e vendimit tė udhėheqėsisė sė luftės nė Kosovė. Si ēdo ushtri qė nuk ka platformė politike dhe program, as AKSH nuk i ka kėto, ndėrsa ka vetėm rregullore organizative. Ndryshe, FBKSH ėshtė trupi, AKSH ėshtė dora e djathtė, konkretisht krahu ushtarak, dora e majtė ėshtė shėrbimi inteligjent qė quhet Sigurimi Kombėtar Shqiptar, ndėrsa kėmbėt janė mjetet, gjegjėsisht Fondi i FBKSH-sė. Platforma e FBKSH tregon qartė se njė Kėshill i kėtij formacioni, nė moment lufte obligohet tė nxjerrė njė skuadėr ushtarėsh.
Koha: Kush janė bashkėveprimtarėt e tu. A ka ndonjė emėr tė njohur?
Adili: Bashkėpunėtorė dhe veprimtarė kemi shumė. Kėtu e theksoj kryetarin e FBKSH-sė, Bashkim Mitrovica. Ėshtė me tė vėrtetė nga Mitrovica, emrin e ka Bashkim, por vetėm mbiemrin e ka marrė sipas vendlindjes. Ėshtė doktor i shkencave diplomatike, 35 vjeēar ndėrsa ėshtė organizuar nė vitin 2002. Ėshtė bashkėluftėtar i Islam Berishės. Pėrveē aktivistėve dhe bashkėpunėtorėve kėtu, kemi edhe korin diplomatik nė perėndim. Nė secilin shtet kemi pėrfaqėsuesin kryesor, si nė Gjermani, Zvicėr, Londėr e Amerikė...
Koha: Me ēka jetoni? A punoni ndonjė punė?
Adili: Me se jetoj? Unė jetoj me 1000 franga nė muaj, tė cilat mi dėrgon djali nga Zvicra. Familjen e kam nė Zvicėr, ku mė punon gruaja dhe djali i madh. Ato pare mė dalin pėr tė jetuar. Qira tė banesės nuk paguaj, pasi vite mė parė e kam blerė njė banesė tė vogėl nė Tiranė dhe kjo mė ka shpėtuar. Nė mėrgim dua tė them se kam punuar, madje kam mbajtur edhe dy ndėrrime. Punėn e kam pasur nė fabrikė. Por u sėmura dhe u dobėsova pėr nga shėndeti, atėherė qeveria zvicerane ma dha pensionin invalidor. Pensionin e kam marrė nga viti 1998 deri nė fillim tė vitit 2004, kur Parlamenti Zviceran mi tėrhoqi dokumentet dhe bashkė me to, edhe pensionin. Tani jetoj me paratė qė mi dėrgon djali. Dua tė them se 150 mijė euro i kam dhėnė pėr AKSH-nė. E dini pse? Sepse unė, sikur rilindėsit tanė qė kanė vepruar, ashtu mundohem tė veproj edhe unė.
Ata e kanė shkrirė pasurinė pėr Shqipėrinė, ndėrsa politikanėt e sotėm, shkrijnė Shqipėrinė pėr tė pasuruar vetė.
ME AHMETIN U NDAMĖ NĖ VITIN 1985
Koha: Keni vepruar nė ilegalitet gjatė qėndrimit tuaj nė perėndim. A njiheni me Ali Ahmetin dhe udhėheqėsit e ish-Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare?
Adili: Aliun e njoh qė mė herėt, jo nga viti 2001. Qė nė vitin 1981 kemi qenė bashkėpjesėmarrės nė demonstratat 26 marsit nė Kosovė. Atėherė si studentė tė Prishtinės nga Kėrēova. Bashkėrisht kemi qenė pjesėtarė tė Lėvizjes ilegale. Pastaj deri nė vitin 1985 nė Zvicėr kemi qenė bashkė nė njė rreth tė Lucernit. Ndėrkohė, ndarja jonė nė rrafshin politik nuk ėshtė bėrė nė vitin 2001, por nė vitin 1985. Atėherė unė kur shkova nė Zvicėr, atje ishin dy lėvizje - njėra me adresė e tjetra pa adresė. Alia, Fazliu dhe Musai ishin te Lėvizja pa adresė. Kėtu ka qenė edhe Emrush Xhemajli, Avni Dehari dhe disa tė tjerė. Kjo lėvizje tani vazhdon nė Kosovė me emrin LPK. Ky grup nė atė kohė nxirrte "Zėrin e Kosovės", por nuk e mbaj mend mirė se cili ishte nė krye. Mendoj se ishte Fazliu. Unė nuk kam marrė pjesė nė kėtė Lėvizje pa adresė. Kam pasur miqėsi dhe shoqėri tė ngushtė me Lėvizjen me adresė, nė krye tė sė cilės ishte Hasan Malaj, pastaj kam njohur mirė edhe gruan e Kadri Zekės - Saimen dhe shumė pjesėtarė tjerė tė lėvizjes nė fjalė.
Koha: Ēka ndodhi mes jush dhe Ahmetit nė vitin 1985?
Adili: Fillimisht kisha oferta nga tė dyja Lėvizjet, por nuk e zgjodha asnjėrėn pasi mes tyre zhvillohej njė luftė e tmerrshme. Them luftė pasi kur shkoja te Aliu, ky i shante ata tė Hasan Malajt. Thoshte se janė UDBA-sh. Kėshtu ishte edhe me grupin tjetėr. Ata njėjtė sikur Aliu, thoshin se grupi i Fazliut, ku ishte edhe Ali Ahmeti janė tė Serbisė dhe bashkėpunėtorė tė UDB-ės. Kėto luftonin mė shumė njėra tjetrėn, se sa kundėr armikut. Si pasojė, ranė dhe u arrestuan 360 aktivistė nė vitin '85 si nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi. Kėta u arrestuan pasi tė dy grupet lavdėroheshin se ai ėshtė me ne dhe jo me ata e anasjelltas, ndėrsa UDB u kishte hyrė nė krye dhe i zbuloi. Ishte njė dėm i madh pėr Lėvizjen ilegale. Hasan Malaj mė propozoi qė tė jem njeriu i dytė i Lėvizjes, atėherė unė e pyeta pėr platformėn, se cili ėshtė aktiviteti kryesor i kėsaj Lėvizje, Kosova Republikė apo vetėqeverisje administrative. Pastaj kam biseduar edhe me shokėt e Lėvizjes pa adresė, ku bėnte pjesė edhe Alia. Ata si primare e kishin Republikėn e Kosovės me tė gjitha trojet, pasi mendonin se Jugosllavia do tė prishet vetėm nė tri Republika. Pra, qėllimi i parė dhe i fundit ishte Republika, me ēka unė nuk u pajtova dhe vazhdova pastaj me tė tjerėt. Pėr mua Republika mund tė ishte taktikė luftarake, por Republika po tė avancohej duheshte bashkimi kombėtar. Kjo ka qenė nė njėfarė mėnyre arsyeja pse u ndava me Aliun. Por ajo mė e forta ishte lufta mes dy grupeve, qė unė nuk munda tė pėrballoj ose tė bėhem pjesė e saj. Unė s'munda t'i pėrkrah ata qė thoshin se edhe gruaja e Kadri Zekės ėshtė UDBA-she. Si rezultat i kėsaj, e themelova njė organizatė bashkė me disa shokė qė nuk donin tė ishim pjesė e dy grupeve. Organizata emrin e kishte "Grupi Revolucionar Shqiptar", ndėrsa nė platformė e kishte bashkimin kombėtar.
Koha: Ēka mendoni pėr luftėn e vitit 2001 nė Maqedoni? Ka mendime tė ndara nė mesin e partive politike shqiptare nė Maqedoni. Pėr BDI-nė, ajo u bė pėr tė drejtat e shqiptarėve, ndėrsa pėr PDSH-nė, se lufta u bė pėr marrjen e pushtetit?
Adili: Pėr luftėn e vitit 2001 jam prononcuar disa herė, por edhe nė vitin 2001, atėherė kur edhe filloi. Nėse flasim pėr kėtė luftė, unė kam thėnė se Ali Ahmeti duhet tė futet nė Librin e Ginisit. Nuk e di pse deri tash nuk ka ndodh kjo, ose nuk ka vend pėr tė. Kėtė e arsyetoj me fakte. Nuk kam inate me asnjė njėri, hiē mė pak me ndonjė shqiptar. Unė e njoh historinė, dhe nuk kam dėgjuar ndonjėherė qė tė formohet njė ushtri ēlirimtare dhe tė kap pushkėt pėr ēlirim tė atij vendi, e mė vonė tė dalin e tė deklarojnė se ne kemi luftuar pėr ta mbrojtur atė shtet. Kėshtu ndodhi nė Maqedoni. Pra, nė Maqedoni u formua njė ushtri ēlirimtare kombėtare, e mė vonė doli se e njėjta paska luftu me mbrojt integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisė. Tash shtrohet pyetja: Nga kush u kėrcėnua Maqedonia dhe ushtria e saj? Kush e sulmoi Maqedonisė qė UĒK u desh ta mbrojė? Nga kjo del se Maqedonia nuk paska pas ushtri e polici me mbrojt veten, por falė Ali Ahmetit ky shtet akoma po ekziston?! Pėr kėtė arsye ai duhet tė futet nė Librin e Ginisit. Ndėrkohė, historia e luftės nė Maqedoni vjen nga Kosova, por jo kėshtu si ndodhi.
Pastaj, ėshtė mendimi im dhe kėtė e mbėshtes, lufta nė Maqedoni u bė pasi shumė pjesėmarrės nė luftėn e Kosovės dhe Preshevės mbetėn jashtė institucioneve. Ahmeti me siguri ka menduar se pasi nuk zuri vend nė Qeverinė e pėrkohshme, qė unė e quaj Qeveri qejfi e Kosovės, dhe me ndikimin e Fazliut ndodhi ajo qė ndodhi. Shkurt, lufta e vitit 2001 nė Maqedoni u bė pėr pushtet.
KEMI PUSHUAR AKTIVITIN E AKSH-sė NĖ MAQEDONI
Koha: E njihni personin me emrin Ergon Berisha, pasi ky kohė mė parė u paraqit si themelues dhe komandant i AKSH-sė?
Adili: Ergon apo Alban Berisha edhe sot e kėsaj dite nuk e di se cili ėshtė i vėrteti. Mė kanė thėnė qė ėshtė nga Tropoja, dhe dikur paraqitej si zėdhėnės i AKSH-sė me do far shqiponja tė Sharrit. Kėtu u ngatėrrua edhe Nevzat Halili me do organizata si AKSH-ARI (Armata Republikane e Iliridės) ndėrsa shpėrndanin disa emblema poshtė e lart. Ėshtė e vėrtetė se na kanė goditur faqet zyrtare tona nėpėrmjet disa hakerave dhe na kanė prishur shumė punė nė atė kohė. Pat kėrkuar takim me mua nė Gjermani, por unė i pata thėnė se nuk takohem me rrugaēė, ndėrsa personalisht nuk e njoh. Aq shumė bėnin dėm, sa qė rrezikuan qė AKSH-nė ndėrkombėtarėt ta shpallnin si organizatė terroriste.
Koha: A ka AKSH nė Maqedoni dhe nėse po, ku janė pjesėtarėt e saj?
Adili: Nė Maqedoni nė fakt kemi dy Divizione, njėri me emrin "Tahir Sinani" ndėrsa tjetri me emrin "Adem Jashari", ndėrsa nė ēdo qytet kemi Kėshillat e Frontit. Me gjithė kėtė, nė vitin 2004 kemi shpall detantin pėr pushimin (vendimin) e AKSH-sė, sepse kemi gjykuar dhe vazhdojmė tė gjykojmė se aktualisht nuk nevojitet riaktivizimi i tyre. Vetėm Divizioni "Adem Jashari" numėron 12 mijė trupa...
Koha: 12 mijė trupa? Edhe Fazli Veliu ka deklaruar se i ka nė disponim 12 mijė ushtarė. A mos jeni duke i numėruar edhe ata tė Fazliut?
Adili: 12 mijė i ka Divizioni i dytė, por nuk janė nė veprim. Kemi edhe njėsitet elite tė AKSH-sė tė cilėt dalin rreth kufirit dhe vėzhgojnė terrenin, por jo tani...
Koha: Kėto 12 mijė trupat tuaj, ku kanė qenė gjatė vitit 2001, pasi zyrtarisht UĒK ka numėruar rreth 3000 pjesėtarė?
Adili: Nejse, 2001 ose 1998, 1999 ndryshon nga viti 2007. Tani kemi mė shumė ushtarė.
Koha: Ku e bazoni kėtė?
Adili: Kėtė e them duke u bazuar nė dy luftėrat e mėdha qė janė bėrė dhe ēfarė vlerash kanė sjellė ata. E para, te shqiptarėt ėshtė vrarė frika, pavarėsisht se ka pasur devijime politike. E dyta, ėshtė krijuar pėrvoja luftarake, sepse ne nė luftėn e Kosovės jemi fut pa pėrvojė. Shumė tė rinj janė vrarė nė Kosovė pasi nuk kanė ditur se si tė shtrihen, ashtu siē nuk di edhe unė....
Koha: Pas vrasjes sė Xhavit Morinės nė Odėr tė Tetovės deklaruat se ai nuk ėshtė pjesėtar i Juaj. Ndėrkohė, vetėm disa orė mė pas, njė person me emrin Bashkim Mitrovica deklaroi se ra njė dėshmor i AKSH-sė. Kontradiktore, apo?
Adili: Shiko, Xhavit Morina ka qenė njė ndėr pjesėtarėt e parė tė AKSH-sė, menjėherė pas luftės sė vitit 2001. Unė atėherė deklarova se nuk e pranojmė Marrėveshjen e Ohrit. Atėherė deklarohesha si Komisar Valdet Vardari, e Xhaviti kėtu ka qenė njė ndėr pjesėtarėt e parė tė AKSH-sė nė Maqedoni. Megjithatė, nė momentin qė ndonjėri nga pjesėtarėt e AKSH-sė bie nė burg, atėherė ai nuk mund tė jetė aktivist ose bashkėpunėtor i yni. Mund tė riorganizohet vetėm atėherė pasi tė japė llogari para organeve tė FBKSH-sė. Me kėtė nėnkuptoj pafajėsinė e tij dhe lėndėn e procesit gjyqėsor dhe ta arsyetojė veprėn pėr tė cilėn ėshtė akuzuar.
KRIMINELĖT NUK KANĖ VEND NĖ AKSH
Koha: Nėse akuzohesh pėr vepra tė rėnda kriminale, a mund tė jesh pjesėtar i AKSH-sė?
Adili: Jo jo, prandaj kėto persona japin llogari dhe e vėrtetojnė pafajėsinė para organeve tona. Aty nuk jam vetėm unė, janė 25 burra.
Koha: Dmth Xhavit Morina nuk ka qenė pjesėtar i AKSH-sė, pasi i njėjti u arratis nga burgu i Dubravės?!
Adili: Ka qenė, por unė nuk e kam ditė se ai ka dhėnė llogari para Bashkim Mitrovicės dhe organeve tjera mė tė larta nė FBKSH. Derisa Bashkimi deklaroi se ra dėshmor Xhavit Morina, atėherė ata e kanė marrė nė pyetje. Me t'u arratisur nga burgu, Xhaviti i ėshtė rrėfyer organeve dhe mandej ėshtė strehuar nė Maqedoni.
Koha: Ēfarė ka kėrkuar Xhaviti nė Tetovė?
Adili: Unė tash nuk e di se ēfarė ka kėrkuar nė Tetovė, vetėm e di se ai atje ėshtė strehuar. Si ēdo njeri qė ikėn nga burgu dhe kėrkon tė strehohet diku, edhe Xhaviti ka menduar pėr Tetovėn. Ai ka mundur tė shkojė edhe nė Bullgari, por kjo s'do tė thotė se edhe nė Bullgari ka AKSH. Jam i sigurt se nė Maqedoni Xhaviti nuk ka ardhur tė luftojė, sepse nuk ka pasur urdhėr pėr kėtė.
Koha: E njihni Lirim Jakupin?
Adili: Jo nuk e njoh personalisht, vetėm e di se ka qenė pjesėtar i AKSH-sė nė fillet e para. Tash nuk e di nėse ėshtė riorganizuar, pasi unė nuk merrem me atė punė. Shiko, mua mė kanė ardhur njerėz nga Kėrēova dhe mė kanė thėnė se duan tė anėtarėsohen, u kam thėnė se unė nuk anėtarėsoj, vetėm se mund tė dorėzoj emrin tėnd nė Kėshillin e Kėrēovės dhe ata atje vendosin pėr ty.... (VIJON)
Kush ėshtė Gafurr Adili?
Ka lindur nė 5 janar 1959 nė fshatin Aranjell tė Kėrēovės. Shkollėn fillore e ka kryer nė fshatin Kastriot (Serbicė), ndėrsa gjimnazin nė Prishtinė. Fakultetin Juridik gjithashtu nė Prishtinė, ndėrsa mė 3 shkurt 1982 ka marrė titullin Jurist i diplomuar.
Arrestohet mė 7 shkurt 1982, sapo kthehet nė vendlindje, nėn akuzėn "nacionalist", "irredentist", dhe "agjent i Shqipėrisė". Nė burg qėndroi 2 muaj, ndėrsa mė pas vazhdon aktivitetin si pjesėtarė i lėvizjes (sė fshehtė) Atdhetaro-Revolucionare tė Kosovės. Ėshtė pjesėmarrės nė Kėshillin e organizimit tė demonstrative tė mars- prillit 1981. Me iniciativėn dhe kėmbėnguljen e Fehmi Ladrovcit, nė shtator tė vitit 1982, nė Universitetin e Zagrebit, i regjistron studimet pasuniversitare, ndėrsa tė njėjtat i pėrfundon nė nėntor tė vitit 1984. Nė janar dhe shkurt 1984, pas ndjekjeve tė UDB-sė, largohet nga vendlindja sė bashku me Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferrin, ndėrsa strehohen nė Luzern tė Zvicrės.
Qė nga 11 prilli i vitit 1985, kohė kjo kur i nėnshtrohet procedurės sė refugjatit politik, status tė cilin e fitoi nė shtator tė vitit 1985, bashkė mė bashkėshorten dhe 6 fėmijėt ka jetuar, punuar dhe vepruar nė Malters, njė fshat ky jo larg Lucernit tė Zvicrės. Kurse, nga shtatori 1985 dhe deri nė fund tė dhjetorit 1993, ka punuar nė dy fabrika, ku si pasojė e punės sė rėndė fizike, si dhe nga torturat e dikurshme tė UDB-sė, nė fund tė vitit 1993 sėmuret rėndė dhe nga kjo kohė pėrfiton pensionin invalidor deri nė vitin 2004.
LIBRI I GINISIT
Unė kam thėnė se Ali Ahmeti duhet tė futet nė Librin e Ginisit. Kėtė e arsyetoj me fakte. Nuk kam inate me asnjė njėri, hiē mė pak me ndonjė shqiptar. Nuk kam dėgjuar ndonjėherė qė tė formohet njė ushtri ēlirimtare dhe tė kap pushkėt pėr ēlirim tė atij vendi, e mė vonė tė dalin e tė deklarojnė se ne kemi luftuar pėr ta mbrojtur atė shtet. Kėshtu ndodhi nė Maqedoni. Pra, nė Maqedoni u formua njė ushtri ēlirimtare kombėtare, e mė vonė doli se e njėjta paska luftuar pėr mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit tė Maqedonisė. Shkurt, lufta e vitit 2001 nė Maqedoni u bė pėr pushtet
Gafurr Adili flet pėr gazetėn "Koha"
Gjuha dhe dėshmorėt, pėrgjegjėsi e Ali Ahmetit
BEOGRADI DĖSHIRON DESTABILIZIMIN E MAQEDONISĖ
Koha: Kush e dėshiron destabilizimin e Maqedonisė?
Adili: Vetėm Beogradi, pasi ai dėshiron qė tė tėrheqė vėmendjen kombėtare dhe ndėrkombėtare nga zgjidhja e ēėshtjes shqiptare tė kufijve tė ish-Jugosllavisė dhe tė tėrheq vėmendjen nga FBKSH-ja. Beogradi zyrtar ėshtė i bindur se nė Ballkan do tė rishikohen kufijtė dhe do tė organizohet Konferenca e Londrės, konferencė tė cilėn edhe ne e kėrkojmė. Ata aty do tė mundohen qė tė marrin toka sa mė shumė nga Shqipėria etnike, e kėtė do ta realizojnė nėpėrmjet shqiptarėve, e nė kėtė rast - nėpėrmjet shqiptarėve tė Maqedonisė.
Koha: Ēfarė mendoni pėr aksionin policor nė fshatin Brodec tė Tetovės, sidomos kur kemi parasysh qė pėrveē policisė sė Maqedonisė, aksion tė suksesshėm e quajtėn edhe Departamenti i Shtetit Amerikan, OSBE dhe faktori ndėrkombėtarė nė pėrgjithėsi?
Adili: Unė nuk e kam pėrcjellė aksionin, sepse realisht nuk kam qenė nė terren. Jemi duke i grumbulluar informatat dhe do tė prononcohemi mė gjerėsisht. Kėta djem nė Brodec janė nxitė dhe provokuar. Opozita ka qenė ajo qė i ka provokuar dhe i ka nxitė pėr veprime tė tilla. Ne jemi duke hetuar. Askush tė mos mė thotė se nuk e kanė ditur se ky grup nė Brodec ėshtė gati njė vit aty. Jo vetėm nė Brodec, por edhe nė Bozofc dhe fshatra tjerė. Opozita ndoshta edhe pa vetėdije i ka nxitė, por mė vjen keq qė njė veprim i tillė i ka ndihmuar Beogradit. E pėrsėris se vetėm Beogradit i intereson destabilizimi nė rajon. Prandaj Ali Ahmetit ju drejtova: Mos gabo!. Pse duhet tė vritemi pėr Beogradin. Ne kemi problem me Serbinė more zotėri.
Koha: Kur jemi te Gjykata Kushtetuese, ajo abrogoi disa nene pėr pėrdorimin e flamurit shqiptar. Mandej doli BDI dhe tha se komunat qė ato i udhėheqin nuk do tė respektojnė vendimin, ndėrsa PDSH akuzoi koalicionin LSDM-BDI se kėta e hoqėn flamurin shqiptar?
Adili: Gjykatėn Kushtuese dihet se e ka opozita, konkretisht LSDM, e cila me kokė vazhdon tė qėndrojė nė Beograd. Kur u bė abrogimi i disa neneve pėr flamurin, dolėn kryetarėt e komunave tė BDI-sė dhe deklaruan se ne nuk i heqim flamujt shqiptar. Normal se nuk i heqin se janė nė opozitė. Unė kam deklaruar edhe pėr njė gazetė shqipe nė Tiranė se nė Maqedoni, Qeverinė mund ta udhėheqin koalicioni VMRO dhe PDSH, por shtetin nė dorė e ka opozita LSDM-BDI, ashtu siē ėshtė edhe nė Tiranė.
Nė Maqedoni, ashti si nė Shqipėri pushtetin e pėrbėjnė Prokuroria, Shėrbimi Sekret dhe Gjykatat. Nisemi nga kjo. LSDM-BDI ka nė dorė Agjencinė e Zbulimit, Gjykatėn Kushtetuese dhe Prokurorinė...
Koha: Me veprimet e AKSH-sė nė Kosovė, a mendoni se po e dėmtoni procesin drejt pavarėsisė?
Adili: Absolutisht jo. Pėrkundrazi, ne i kemi treguar Car Llazarit se ka kush i del zot trojeve shqiptare nė Kosovė. AKSH paraqitet vetėm aty ku nuk patrullon as KFOR-i, as UNMIK-u, e as Shėrbimi Policor i Kosovės. AKSH deri tani ėshtė paraqitur nė Podujevė, nė kufi me Serbinė dhe nė veri tė Mitrovicės, aty ku nuk ka forca ndėrkombėtare. Ditė mė parė edhe u bė betimi i disa pjesėtarėve tė rinj tė elitės ushtarake tė AKSH-sė. Do t'i bėnim dėm Kosovės vitin e kaluar, pasi vjet ishin bisedimet. Ne kemi gjykuar dhe vitin e kaluar nuk kemi lėvizur, pasi politikanėt e Kosovės kanė mundur tė thonė se ja ēfarė na bėri AKSH, na e prishi pavarėsinė. Jam i bindur se Kosova mė shpejtė bashkohet me Shqipėrinė se sa tė bėhet e pavarur. Kėtė e dinė edhe kosovarėt. Sipas Rezolutės 1244, kufijtė i siguron KFRO-i, por meqė kėto forca ndėrkombėtare nuk lėvizin brezit kufitar me Serbinė, kontrollin e kemi marrė ne nė dorė. Jo vetėm Car Llazarėt, por edhe vet xhandermeria serbe mund t'i provokojė shqiptarėt qė nga frika detyrohen tė ikin nė Podujevė. Veprime tė tilla po ndodhin edhe nė fshatrat e Kamenicės dhe Mitrovicės. Kjo do tė ndodh edhe me Maqedoninė. Nė momentin e parė qė Car Llazarėt kėrcėnojnė shqiptarėt nė Maqedoni, AKSH do tė veprojė dhe do tė riaktivizohet. Jo vetėm nė Kosovė dhe Maqedoni, kjo do tė ndodh edhe nė Mal tė Zi nėse rrezikohen shqiptarėt. Ne jemi ushtri mbrojtėse e popullit shqiptar. E jo tė dalė dikush nga Shipkovica edhe thotė ku ėshtė Gafurr Adili tash! Unė nuk u bindem urdhrave tė individėve. As AKSH nuk i bindet urdhrave tė Gafurr Adilit se unė nuk vendos. Ashtu siē theksuam para aksionit nė Brodec se nuk vepron aty AKSH, ashtu siē edhe ata djem qė dolėn nė televizionin kroat me maska nuk janė tanėt.
FAJTORĖT E VRASJEVE ENIGMATIKE
Koha: Pse disa herė keni akuzuar Xhezair Shaqirin-Hoxhėn pėr spiun tė qarqeve tė caktuara nė Maqedoni. A keni argumente pėr tė pohuar njė gjė tė tillė?
Adili: PO. Hoxha ėshtė spiun i Vllado Buēkovskit. E para, Xhezair Shaqiri katėr vjet ishte nė pushtetin e Maqedonisė si deputet. Ka pasur dy akuza dhe ato dihen. Njėrėn e ka nė Kosovė e tjetrėn nė Maqedoni. Pėr shkak se e kishte imunitetin, nuk ėshtė marrė nė pėrgjegjėsi. Kur nuk fitoi nė zgjedhjet e fundit, realisht iu aktivizuan dy akuzat dhe ai shkoi nė fshatin e tij tė lindjes nė Tanushė. Ne e kemi ditur se ai ėshtė atje, ka blerė edhe bletė, bile dhe dhen. Por, mendimi im ėshtė se kur nuk je fajtor pėr diēka, atėherė drejtohu nė gjykatė dhe dėshmo pafajėsinė. Me kėtė rast, Hoxha njė kohė tė gjatė qėndroi urtė, ose qeveria dhe gjyqėsia nuk e kėrkuan. Nuk donin tė merreshin me tė. Pastaj, kur e pa se humbi vėmendjen, doli me propozim pėr referendum nė Tanushė. Unė nuk di ndonjė konventė ndėrkombėtare ose organizatė tjetėr qė ka lejuar referendum fshatrash. Pas kėsaj, doli dhe kėrkoi mobilizim tė ish-ushtarėve tė UĒK-sė. Duke u nisur nga ajo qė Beogradi kėrkon destabilizim tė Maqedoni, unė iu drejtova dhe i thash se mobilizimi ka mbaruar mė o zotėri. Mobilizimi i dėshtoi. Ai i doli nė ndihmė Vllado Buēkovskit bash nė kohėn kur kėtij iu mor imuniteti. Nuk mund tė themi se Buēkovski ėshtė fajtor, por ėshtė gjykata ajo qė vendos. Dhe Hoxha kėtu bėri zhurmė. Si mund tė kėrkojė mobilizim vetėm atėherė kur nuk fitoi pėr deputet. Ai pas konfliktit e pranoi demobilizimin e UĒK-sė dhe e pranoi Marrėveshjen e Ohrit. Pėr sa kohė ishte nė pushtet, Hoxhės fare nuk i ka interesuar pėr luftėtarėt e tij, atij nuk i interesoi tė zbardhet rasti i vrasjes sė Komandant Telit nė Shkup. Hoxha ėshtė akuzuar dhe vazhdon tė akuzohet se vetėm ai ka ditur vendndodhjen e Telit. Kėto akuza ai i ka edhe nė Kosovė nga ish-bashkėluftėtarė, tė cilėt thonė se Hoxha din shumė pėr Telin. Ai ka pasur obligim moral sė paku tė kėrkojė zbardhjen e kėtij rasti. Pse mė vret kjo mua. Unė nuk e njoh Telin, as Komandant Shpendin, e as Tahir Sinanin, tre djem nga Shqipėria qė u vranė nė mėnyrė tė mistershme nė Maqedoni, edhe atė pas luftės. Mė dhemb ajo qė djemtė mė tė mirė tė Shqipėrisė erdhėn nė Maqedoni dhe u vranė. Enigmatike ėshtė edhe vrasja e Tahir Sinanit, si dhe vrasja e Komandant Shpendit. Rastet e tilla ėshtė dashur t'i zbardh edhe Ali Ahmeti dhe Fazli Veliu, tė cilėt gjatė katėr viteve pushtet i harruan kėta djem. Xhezair Shaqiri tė mos tregojė kopalla. Ai po organizon njerėz tė vjedhin vetura nėpėr Viti. Nėse vėrtet dėshiron tė vėrtetojė se nuk ėshtė mik i Vllado Buēkovskit, nuk duhet tė veprojė ashtu siē po bėn. Pse ai nuk doli nė skenė mė herėt, por doli pikėrisht kur Buēkovskit iu mor imuniteti. Ai u frikua se do tė dalin nė skenė bizneset e pista midis tyre.
Koha: Pse nuk vini nė Maqedoni, pasi jeni edhe shtetas i kėtij shteti? Prej kujt frikoheni?
Adili: E para, Maqedoninė nuk e kam njohur si shtet. Nė vitin 91, '92 nuk kam parashtruar kėrkesė pėr shtetėsi. Nė vitin 1994 ma kanė dėrguar shtetėsinė e Maqedonisė, bile tash e ka babai im nė shtėpi. Pastaj, nuk kam pasur asnjėherė pasaportė tė Maqedonisė, e as tė Jugosllavisė. Gjithmonė kam lėvizur me pasaportė tė Bajram Currit. Kur jam arrestuar unė, ka pasur deklarata tė lloj-llojshme pėr mua. Mbaj mend se Ali Ahmeti pat deklaruar se ekziston njė fletė-arrest pėr Gafurr Adilin. Mandej atė kohė zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė tha se nuk ka fletė-arrest. Dhe Arbėn Xhaferi nė njė shkrim thotė se cila ėshtė e vėrteta, ka apo nuk ka fletė-arrest pėr mua. Dhe nė fund thotė: Epo kjo ėshtė hilja e maqedonasve, tė cilėt e sollėn punėn qė Tirana tė burgose njė shqiptar. Unė kam fletė-arrest ndėrkombėtar.
Koha: Fazli Veliu sė fundmi ka kėrkuar federalizimin e Maqedonisė. Sa ju duket kjo serioze?
Adili: Nuk habitem nga kjo kėrkesė, pasi aktualisht ėshtė nė opozitė dhe gjithēka mund tė kėrkojė. Kur je opozitė, secili e ngrit bajrakun e patriotizmit. Dua tė tregoj diēka interesante. Nė vitin 2001 shkova nė Prizren pėr ta takuar Ali Ahmetin. Atėkohė, pasi Alia ishte Komandant, nuk pranoi tė takohet me mua pasi unė isha pėrfaqėsues politik i AKSH dhe pėr bisedime do tė duhej tė takohesha me Fazli Veliun. Shkova nė Zvicėr dhe atje e takova Fazliun. Nė takim, pasi disa bisedimeve tė shumta, u lodh dhe nė fund Fazlia tha futu te ne nė Fond. I thash jo bre se qenkemi shumica tė Kėrēovės. A s'ka burra Struga, Kumanova, Tetova e Gostivari, por vetėm Kėrēova. I thash se s'jam marrė kurrė me fonde dhe me pare. Kam harruar pastaj se cili e pyeti Fazliun se ēfarė do tė bėjnė me kėto para, pasi bėhej fjalė pėr njė shumė tė madhe tė markave. Fazliu u pėrgjigj shpejt e shpejt: Me kėto pare, ose do ta rrėzojmė nga pushteti Arbėr Xhaferin, ose do t'i ndajmė bashkė me tė. Fazli Veliu ka shkruar shumė libra, por asnjėherė ato muhabete qė i ka folur dikur nuk i shkruan. Shkruan nėpėr libra "i thash ashtu, mė tha kėshtu". Dhe pastaj? - e pyeta unė. Fazliu mė tha se nė Kosovė do tė bėhen forca e tretė, ndėrsa atėkohė nė Kosovė forca e tretė ishte partia e Ramushit. Atėherė unė i thash se kjo ėshtė krim, pasi vriten shqiptarėt pėr tė marrė pushtetin... Fazlia dhe tė tjerėt kanė shku me atė logjikė qė shokėt tanė nė Kosovė hynė nė pushtet, e ne mbetėm jashtė. Hajt tash bėjmė luftė dhe e marrim pushtetin. Mirėpo, ata nuk e kanė mendu se pushteti nuk ėshtė i pėrhershėm. Kungulli nuk rrinė gjithmonė mbi ujė. Mandej, Fazli Veliu sa ishte nė pushtet fare si ka interesuar vėllai i vet. Tashi ka dalur njė parollė nė Kollare ku thuhet kėrkojmė gjetjen e filanit. Nuk shkojnė kėto gjėra kėshtu. Po tė isha nė pushtet, do tė dija si tė veproja.
FITRA PĖR ISH-LUFTĖTARĖT E UĒK-SĖ!!!
Koha: Keni deklarua se FBKSH nuk e mbėshtet Marrėveshjen e Ohrit, derisa BDI tani thotė se ajo nuk po realizohet, ndėrsa PDSH pohon tė kundėrtėn?
Adili: Deklaratat e dikurshme tė zyrtarėve tė BDI-sė, e mė shumė tė Ali Ahmetit se Marrėveshja e Ohrit ėshtė pėrmbyllur me sukses, tani kanė ndryshuar. Njėjtė ishte edhe me PDSH-nė nė kohėn kur ishte nė opozitė, e tash nė pushtet. BDI pėr sa kohė ishte nė pushtet thoshte se Marrėveshja ka mbaruar, ndėrsa tani ajo ėshtė rrėnuar. Cila ėshtė e vėrteta e kėsaj? Nėse ėshtė realizuar ajo mė herėt, pse tash duhet tė themi se nuk ėshtė realizu. Kėtu kemi dyftyrėsi nga tė dyja palėt. Ne edhe mė herėt kemi thėnė se Marrėveshja e Ohrit ėshtė e destinuar tė dėshtojė. Kemi argumente kėtu. Tė gjitha luftėrat kanė qenė rajonale, ndėrsa asnjėherė bisedimet nuk janė zhvilluar nė poligonin ose rajonin e luftimeve. Ėshtė rast unikat kjo me Maqedoninė. Pastaj dolėn deklaruan se shqiptarėt tash pėrdorin flamurin. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Pastaj, edhe puna e pasaportave. Jo dygjuhėsi, jo fituam e kėshtu me radhė. Derisa pėr maqedonasit nuk vlen dhe nuk ėshtė e obligueshme gjuha shqipe, atėherė kjo ėshtė katastrofale.
Koha: Nė Maqedoni, dy partitė politike shqiptare akuzojnė njėra tjetrėn pėr mosaprovimin e Ligjit tė dėshmorėve. Kush mendoni se ėshtė fajtori qė gjashtė vjet pas luftės nuk ėshtė miratuar akoma ky ligj?
Adili: Pėrgjegjėsia kryesore pėr Ligjin e dėshmorėve u takon atyre qė thirren nė emėr tė asaj ushtrie, nė kėtė rast Ali Ahmetit. Nė bisedimet e para tė Ali Ahmetit me Cėrvenkovskin dhe LSDM-nė, ai nuk ėshtė dashur tė diskutojė pėr ministra e zėvendėsministra, por ēka do t'u ofronte ushtarėve tė vet, invalidėve dhe familjeve tė dėshmorėve. Duhet tė fliste pėr statusin e UĒK-sė. Derisa UĒK u hoq nga organizatat terroriste, atėherė duhet tė pranoheshin edhe invalidėt dhe familjet e dėshmorėve. Por kjo nuk u bė. Derisa pėr palėn maqedonase qė kanė marrė pjesė nė luftė u miratua njė ligj i posaēėm, Ali Ahmeti gjatė tėrė kohės interesohej se a do tė arrijė ta bėjė zėvendėskryeministėr Musa Xhaferin, i cili ishte vetėm figurė nė kabinetin e Cėrvenkovskit. Figurė e kemi pasur edhe Sinan Hasanin, Fadil Hoxhėn, Xhavit Limanin... Askush si ka pyetur kurrė pėr asgjė. Problemi qėndron nė atė se Ali Ahmeti ka pasur pėrgjegjėsi morale, sepse me shumė tė drejtė mund tė parashtrojmė njė pyetje: Si udhėheqėsi i kėsaj ushtrie ka mundur tė ulet nė Parlament dhe ushtarėt e tij tė arrestohen dhe vuajnė jetė mizore? Millosheviqi nuk ka shku me vra nė Kosovė, por nė Hagė u dėnua vetėm pasi kishte dhėnė urdhėr pėr vrasje e masakra. Nėse djemtė e UĒK-sė kanė luftuar nė kėtė vend, ata urdhrat i kanė marrė nga dikush. Nesėr nėse ndodh diēka me AKSH-nė, pėrgjegjėsi do tė jap unė, ashtu siē dhashė para gjykatėsve nė Tiranė kur edhe u arrestova. E kam ndier veten shumė tė fyer kur kam dėgjuar se grumbullohen fitra pėr ish-ushtarėt, invalidėt dhe familjet e dėshmorėve.
Koha: Nė opinion ėshtė paraqitur edhe njė organizatė e ashtuquajtur Kėshilli Politiko-Ushtarak i UĒK-sė, ndėrsa AKSH-nė e ka quajtur ushtri interneti?
Adili: Ne i dimė edhe njerėzit qė pėrfaqėsojnė kėtė organizatė. Janė tre katėr veta dhe emrat e tyre do t'i publikoj sė shpejti. Janė nga Maqedonia, ndėrsa bėhet fjalė pėr njė grup tė vogėl joserioz. Ndėrsa sa i pėrket AKSH-sė se ėshtė organizatė interneti, kėtė e shohin mė mirė shqiptarėt, sidomos tani nė Kosovė. Nuk do tė merremi shumė me ta, pasi i dimė se kush qėndron pas tyre. Janė tė vegjėl dhe pėr atė i injorojmė.
Koha: Kush janė aleatėt tuaj nė Kosovė dhe Maqedoni. A keni bashkėpunim me ndonjė nga strukturat aktuale politike?
Adili: Bashkėpunojmė si jo. Marrėdhėnie nė rrugė institucionale jo. Shokėt tanė takohen dhe kanė bashkėpunim. Edhe nė Kosovė edhe nė Maqedoni, por edhe nė Shqipėri. Madje, kemi edhe deputetė nė Kosovė dhe Shqipėri.
NUK KAM MARRĖ PJESĖ NĖ ANJĖ LUFTĖ
Koha: Ju akuzojnė se nuk keni marrė pjesė nė asnjė luftė. As nė Kosovė, as nė Preshevė, por as nė Maqedoni?
Adili: Po, kam dėgjuar shumė zėra qė thonė se Gafurri nuk ka marrė pjesė nė asnjėrėn nga luftėrat. Ėshtė e vėrtetė kjo, por unė kam ndihmuar dhe kontribuar nė drejtim tė luftės. Fundja, unė jam politikan. Politikanėt udhėheqin politikėn, ata nuk luftojnė.
Koha: Deklaroni disa herė se jeni politikan? Keni marrė legjitimitetin e popullit?
Adili: Nuk do tė thotė se vetėm nėse tė zgjedh populli je politikan. Po ashtu nuk do tė thotė se politikani duhet tė ketė edhe parti politike. Jam mė i mirė se shumė politikanė nė Maqedoni. Kam magjistruar nė Zagreb nė vitin 1984, e jo si dikush nė vitin 2001 merrnin provime dhe diploma nė Prishtinė, atėherė kur edhe krisnin pushkėt e UĒK-sė.
Koha: Sigurimi shqiptar nė Tiranė deklaroi se pistė e hetimeve rreth kėrcėnimeve ndaj Pendeli Majkos ėshtė Garda e Car Llazarit dhe FBKSH-AKSH?
Adili: Shiko, unė e kam thėnė edhe mė herėt se AKSH nuk ka plumba pėr shqiptarėt. Unė nuk e mohoj qė dikush, jo nga AKSH, individė tė caktuar apo budallenj, ose simpatizantė tė rėndomtė tė AKSH-sė ta kenė kėrcėnuar, por struktura e AKSH-sė asnjėherė jo. Majko gaboi me shfryrjen qė bėri edhe ndaj diskutimit tim edhe ndaj pjesėtarėve tė AKSH-sė. Ajo nuk ėshtė normale. Ai nuk merrej me Car Llazarit, por na quante "njerėz me thasė nė kokė".
VELIU PĖR XHAFERIN
Kam harruar pastaj se cili prej nesh e pyeti Fazliun gjatė takimit nė Zvicėr se ēfarė do tė bėjnė me kėto para tė Fondit, pasi bėhej fjalė pėr njė shumė tė madhe tė markave. Fazliu u pėrgjigj shpejt e shpejt: Me kėto pare, ose do ta rrėzojmė nga pushteti Arbėr Xhaferin, ose do t'i ndajmė bashkė me te. Fazli Veliu ka shkruar shumė libra, por asnjėherė ato muhabete qė i ka folur dikur nuk i shkruan. Shkruan nėpėr libra "i thash ashtu, mė tha kėshtu".
VRASJET ENIGMATIKE
Pėr sa kohė ishte nė pushtet, Hoxhės fare nuk i ka interesuar pėr luftėtarėt e tij, atij nuk i interesoi tė zbardhet rasti i vrasjes sė Komandant Telit nė Shkup. Hoxha ėshtė akuzuar dhe vazhdon tė akuzohet se vetėm ai ka ditur vendndodhjen e Telit. Kėto akuza ai i ka edhe nė Kosovė nga ish-bashkėluftėtarė, tė cilėt thonė se Hoxha din shumė pėr Telin.
Enigmatike ėshtė edhe vrasja e Tahir Sinanit, si dhe vrasja e Komandant Shpendit. Rastet e tilla ėshtė dashur t'i zbardh edhe Ali Ahmeti dhe Fazli Veliu, tė cilėt gjatė katėr viteve pushtet i harruan kėta djem.
LIGJI I DĖSHMORĖVE
Pėrgjegjėsia kryesore pėr Ligjin e dėshmorėve u takon atyre qė thirren nė emėr tė asaj ushtrie, nė kėtė rast Ali Ahmetit. Nė bisedimet e para tė Ali Ahmetit me Cėrvenkovskin dhe LSDM-nė, ai nuk ėshtė dashur tė diskutojė pėr ministra e zėvendėsministra, por ēka do t'u ofronte ushtarėve tė vet, invalidėve dhe familjeve tė dėshmorėve. Derisa pėr palėn maqedonase qė kanė marrė pjesė nė luftė u miratua njė ligj i posaēėm, Ali Ahmeti gjatė tėrė kohės interesohej se a do tė arrijė ta bėjė zėvendėskryeministėr Musa Xhaferin.
Bisedoi: Vedat MEMEDALIU
|
|