| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ardian ZEJNAJ
Liderėve politikė tė Kosovės shumė rrallė ose asnjėherė nuk u kanė dalė tė sakta datat ose nuk kanė arritur ta pėrmbushin atė qė kanė premtuar. Kjo pasaktėsi u ka ndodhur edhe kur e kanė premtuar pavarėsinė, edhe kur kanė premtuar zhvillimi ekonomik tė Kosovės, por edhe atėherė kur kanė premtuar luftimin e krimit.
Kjo pėr dy arsye: e para, kanė qenė tepėr euforik nė premtime ose shumė vetėbesues, qė do tė thotė kanė bėrė premtime pa mbulesė. E dyta, kanė besuar nė mėnyre naive nė premtimet e palės tjetėr, por qė pastaj ka rezultuar se janė mashtruar.
Por, edhe pse si rezultat kanė pasur dėshtimet nė vend tė pėrmbushjes sė premtimeve, ata asnjėherė nuk kanė marr mundin tė thonė, kėrkojmė falje pse nuk e arritėm apo nuk e pėrmbushėm kėtė apo atė kėrkesė brenda kohės qė kishim premtuar dhe arsyet janė kėto. Ėshtė njerėzore tė kėrkohet falje dhe shumė me e ndershme sesa bėrja sikur ia lėshuam edhe kėsaj radhe opinionit publik, pėrkatėsisht qytetarėve.
Ne e dimė se asnjėri nga liderėt politikė tė Kosovės nuk ėshtė profet, edhe pse shpesh kanė tentuar tė dėshmohen si tė tillė, sa tė arrijnė ti parashikojnė ngjarjet qė do tė pasojnė. Po ashtu asnjėri nga ta nuk e ka ndier vetėn pėrgjegjės para dėshtimeve tė veta, madje dėshtimet kanė tentuar ti arsyetojnė nė forma tė ndryshme dhe aspak bindėse, duke deklaruar se, ashtu u ėshtė thėnė dhe nė ato premtime kanė besuar. Kjo qasje e lidershipit kosovarė ka tetė vite qė vazhdon, pa bėrė asnjė tentim qė tė ndryshohet diēka nė kėtė drejtim. Asnjėherė nuk kanė provuar tė shndėrrohen nga politikan ose liderė qė besojnė, nė liderė qė u duhet besuar. Prandaj, edhe frazave tė tyre, ose kėngės qė kėndojnė sa herė qė paraqiten nė publik ose shkojnė e vijnė nga ndonjė takim ndėrkombėtar, se po kėmbėngulin ose nuk pranojnė asgjė me pak se pavarėsinė e Kosovės, i ka dalė moda, dhe e kanė demoduar si fjalė, koncept dhe ideal shumė tė dashur pėr popullin e Kosovės, sa qė nuk do ti dimė lezetin kur tė ndodh realisht.
Megjithatė, shumica e liderėve politikė e kanė ditur dhe e dinė se pavarėsia nuk arrihet lehtė dhe as qė ka pasur mundėsi tė realizohet brenda afateve qė ata kanė proklamuara. Por, tek tė gjithė ka ekzistuar dhe ekziston frika qė ta thėnė haptazi kėtė gjė. Pėr ti paralajmėruar qytetarėt se nuk do tė jetė ashtu siē deklarohet nė publik, liderėt politik tė Kosovės u propozojnė gazetarėve qė ta kumtojnė tek opinioni i gjerė i Kosovės kėtė tė vėrtet. Pėr liderėt politik tė Kosovės, gazetarėt duhet tė luajnė rolin e zėdhėnėsve tė tyre, sepse ata vet nuk kanė guximin tė dalin publikisht dhe tė thonė, kjo nuk ėshtė ashtu, por ėshtė kėshtu, madje ata as nuk kanė guxim tė kėrkojnė falje pėr mospėrmbushjen e atyre premtimeve qė kanė bėrė paraprakisht. Kjo injorancė e tyre ka tė bėjė me faktin se, ata frikėsohen nga ndėshkimi apo reagimi i qytetarėve. Prandaj, thonė liderėt politik, kėtė qė ne po ua themi juve, ju lutem ua thoni ju qytetarėve, sepse ne nuk mund ta themi publikisht. E vėrteta ėshtė se liderėt politik e dinė, por nuk kanė guxim ta thonė qė pavarėsia nuk do tė ndodhė kėtė vit. Ēfarė ėshtė kjo, pėrveē injorancė politike ose injorim i atyre qė tė kanė votuar. Nuk ėshtė zgjidhje e njė politikani qė tė kėrkohet nga gazetarėt tė luajnė rolin e politikanit, sepse kjo nuk ėshtė detyra jonė. Madje ata janė politikan qyqarė, sepse edhe ndihmėn e gazetarėve e kėrkojnė vetėm atėherė kur janė ngushtė dhe nuk kanė ide se, si tė sillen nė situata tė caktuara.
Nė fillim tė vitit nė njė nga gazetat tona ditore kisha publikuar mendimet i njė lideri shumė tė rėndėsishėm politikė tė Kosovės, i cili si edhe kėta tė tjerėt ishte mashtruar nga politikanėt dhe diplomatėt ndėrkombėtar se, pavarėsia e Kosovės do tė ndodhė, nėse jo nė mars apo maj, me sė largu nė shtator tė vitit 2007. Ky politikanė ishte i bindur nė atė qė thoshte, nisur nga kontaktet e afėrta qė kishte me liderėt politikė ndėrkombėtar, por qė rezultojė se edhe ai kishte renė nė grackėn e premtimeve pa mbulesė, ose e kishin zgjedhur si instrument pėr tė ndikuar nė mbajtjen e situatės nėn kontroll, nisur nga ndikimi qė kishte.
Ndėrsa qė kėto ditė vazhdojnė negociatat shtesė prej 120 ditėve pėr statusin e Kosovės, po kjo elitė politike deklaron se Kosova do tė jetė e pavarur brenda vitit 2007 ose para Krishtlindjeve. Por, erdhi shtatori dhe u hapėn punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė dhe ende Kosova nuk ėshtė e pavarur dhe nuk po ndodh ashtu siē deklarohej se nė kėtė sesion do tė merrej vendimi pėr njohjen e shtetit tė Kosovės. Edhe pse arrijnė deklarata nga qendrat, diplomatėt dhe politikanėt me tė rėndėsishėm ndėrkombėtar se, pėr Kosovėn nuk ka zgjidhje tjetėr pėrveē pavarėsisė, megjithatė asnjėri na ata nuk arrin tė thotė se, kur Kosova do tė jetė e pavarur? Prandaj koha se kur do tė ndodhė pavarėsia, ėshtė karta qė po djeg liderėt politikė tė Kosovės.
Lidershipi politik i Kosovės e dinė se kjo situatė do tė vazhdoj aq gjatė, sa kėtė e duan liderėt e rėndėsishėm botėrorė. Kjo gjendje ku Kosova mbetet nė pritje tė pavarėsisė do tė zgjas deri nė momentin kur, pėr kėtė do tė thonė mjaft burrėshtetasit ndėrkombėtar. Prandaj, sa do qė lidershipi politikė i Kosovės deklarohet rreth kohės se kur do tė realizohet pavarėsia, ata nuk mund tė marrin vendim dhe kjo me mirė se asnjė herė tjetėr shihet tani, kur e kanė hequr nga fjalori i tyre premtimin pėr datė tė pavarėsisė, duke deklaruar tani se, pavarėsia do tė ndodhė nė kohėn e duhur. Ata nė takime interne me gazetarėt thonė se nuk presin pavarėsi pėr Kosovėn para verės sė vitit 2008. Sipas liderėve politikė tė Kosovės janė dy arsye, pse do tė zvarritet vendimin pėr pavarėsinė e Kosovės ose pse duhet pritur edhe me tutje qė tė njihet vullneti i qytetarėve tė Kosovės.
E para, ėshtė duke u pritur mbajtja e zgjedhjeve nė Kosovė, pėr tė parė se nga do tė orientohet shoqėria kosovare. Kjo arsyetohet me faktin se ata presin tė shohin dėshmi tė mjaftueshme dhe tė qarta nga qeveria e re e Kosovės nė pėrmbushjen obligimeve qė do tė marrin dhe mėnyrėn se, si kjo qeveri do ti qaset zgjidhjes sė problemeve nė Kosovė. E dyta, ėshtė duke u pritur mbajtja e zgjedhjeve nė Rusi, tė cilat do tė mbahen nė mars tė vitit 2008, pėr tė parė orientimin e diplomacisė se re ruse. Pas stabilizimit tė qeverisė sė re ruse dhe marrjes sė njė raporti pėr punėn e qeverisė sė re tė Kosovės, pritet tė merret vendimi pėr statusin e Kosovės. Deri atėherė do tė ketė shtyrjet tė reja qė do tė arsyetohen me pėrmbushjen e kėtyre dy prioriteteve, por nė anėn tjetėr do tė vazhdoj premtimi i amerikanėve dhe i ndonjėrit prej shteteve tė BE-sė se, Kosova do tė jetė e pavarur nė kohėn e duhur dhe shumė shpejt, si masė parandaluese pėr ta mbajtur edhe me tutje situatėn nėn kontroll.
Nga Gazeta Start
29 shtator, 2007
|
|