DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Fjalim i kryetarit tė komunės nė mbledhjen urgjent tė Kėshillit tė Komunės sė Tetovės
Postuar mė datėn: 2007-11-11 16:14:59 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Te nderuar te pranishėm, te nderuar kėshilltarė, te nderuara media, zonja dhe zotėrinj.

Me lejoni qe t’ju informoj pėr ngjarjet qe po ndodhin ne Malėsinė e Tetovės, posaēėrisht ne fshatin Brodec qe duke dashur qe te kryej obligimin qe kam ndaj jush, njėkohėsisht te ndaj shqetėsimin e thelle qe kane qytetaret pėr kėto ngjarje. Poashtu, duke vlerėsuar se jemi ne njė situate te rende e pashe te arsyeshme qe te kėrkoj ndihmėn tuaj ne kėto momente duke konsideruar se te gjithė jemi te zgjedhur drejtpėrdrejte nga ana e qytetareve pėr zgjidhjen e problemeve te tyre, kurse unė kam besim se ju do te jepni maksimumin ne kapėrcimin e sa me te shpejte te kėsaj situate.



Me date 07 nėntor 2007, rreth orės 6 te mėngjesit nga ana e Ministrisė se Punėve te Brendshme ėshtė ndėrmarre njė aksion pėr kapjen e te ikurve nga Burgu i Dubraves se Kosovės ne gjithė Malėsinė e Sharrit, ne ketė aksion sipas informatave qe kemi ne, kane marre pjese rreth njė mije pjesėtare te policisė, operacioni ėshtė zhvilluar ne suaza te njė lufte te vėrtete dhe janė pėrdorur pothuajse te gjitha llojet e armeve.

Me duhet te njoftoj se pėr ketė operacion nuk ka qene aspak e informuar komuna as pėr intervenimin e as edhe pėr zhvillimin e ngjarjeve. Dje kemi dorėzuar njė kėrkese deri te spb pėr te na njoftuar pėr gjithė atė ēka ka ndodhur ne kėto fshatra, ndėrsa ky i fundit ende nuk na ka dėrguar informate pėr ngjarjet e fundit.

Jemi pėrpjekur ne vazhdimėsi qe te mbajmė kontakte me banoret vendas dhe me kėshilltaret qe vijnė nga ato ane me qellim qe te kuptojmė se ēka ne te vėrtete po ndodh ne fshatrat e Malėsisė se Tetovės.

Sipas informatave te grumbulluara, kuptuam se janė rrethuar dhe janė bllokuar te gjitha vendbanimet e Malėsisė se Tetovės dhe se ne fshatin Brodec po zhvillohet njė lufte e vėrtete. Shtetrrethimit dhe terrorit psikologjik nuk i kane shpėtuar as fshatrat tjera te Malėsisė si f. Shipkovice, Vice, Sellce, Llace, Xherme, Bozovce, Veshalle, Gajre, Lisec, etj. Shqetėsimi ynė ishte dhe vazhdon te mbetet gjendja e pėrgjithshme e banoreve te kėtyre fshatrave sepse ato u ballafaquan me njė tmerr duke ngelur ne mes krismave te shkėmbyera ne mes palėve.

Nga ana tjetėr duke ditur se shumica e banoreve jetojnė ne gjendje te rende sociale ato shpejt u ballafaquan edhe me mungesa ushqimore dhe ilaēe. Ne vazhdimėsi ka pasur kėrkesa pėr t’iu dale ne ndihme banoreve qe kane pasur nevojė dhe nuk ėshtė arritur qe te ndihmohen per shkak se nuk kane lejuar forcat e policisė.

Edhe pse Ministria e Punėve te Brendshme operacionin e shpalli si te suksesshėm duke aluduar se asnjė civil nuk ėshtė lėnduar, pėr ne kjo mbetet ende enigme sepse deri me tani ėshtė manipuluar shume me emrat e te vrarėve, atyre te plagosurve si dhe te arrestuarve, gjithashtu deri me tani ende nuk dihet se nėse kėto persona kane qene te pėrfshire ne konflikt dhe pėrderisa nuk konfirmohen kėto, Komuna e Tetovės do te konsideroje se popullata civile nuk ėshtė kursyer.

Gjithashtu njė nga vendbanimet siē ėshtė fshati Shipkovice qe poashtu ėshtė prekur rende gjate kėtij operacioni nuk ėshtė kursyer nga ana e pjesėtareve te MPB-se dhe me siguri qe edhe ju i keni pare fotografitė qe janė paraqitur nėpėrmjet mediave dhe qe kėto fotografi flasin shume pėr ngjarjet.

Pėrveē asaj qe ka ndodhur kėto dite, ne brengosemi edhe pėr gjendjen e tanishme sepse Ministria e Punėve te Brendshme operacionin e shpalli te pėrfunduar ne ora 14 te 7 nėntorit ndėrsa forcat policore kane mbajtur deri sot ne mėngjes te rrethuara fshatrat e Malėsisė duke penguar lėvizjen e lire te qytetareve. Pėrderisa vazhdon te ekzistoj njė terr informativ pėr veprimet e policisė nga ana e MPB-se ne shprehim dyshimin tone se ēka munde te ndodhe ne netėt dhe ditėt e ardhshme ne kėto vendbanime dhe me gjere.

Njė delegacion i komunės sot ishte ne fshatin Brodec pėr tu njoftuar me pėr se afėrmi me ngjarjet dhe situatėn e krijuar dhe me ketė rast delegacione vėrejti se ndaj kėtij vendbanimi ėshtė ushtruar force brutale pa bere selektim te caqeve. Vlen te theksohet shqetėsimi i madh i banoreve pėr fatin e personave te arrestuar te ēilet aktualisht gjenden neper burgje dhe spitale. Kėrkesa e tyre ėshtė qe bashkėfshataret e tyre te lirohen sa me shpejt sepse ato nuk kane qene te pėrfshire ne kėto ngjarje dhe se ato janė arrestuar neper strehimoret e fshatit.

Duke konsideruar se gjendja ne Malėsinė e Tetovės dhe ne komunėn e Tetovės e gjetiu ėshtė shume e tensionuar kėrkojmė nga te gjithė faktorėt relevant e sidomos nga ato ndėrkombėtare si SHBA, OSBE, BE dhe organizatat humanitare qe te ndikojnė maksimalisht pėr normalizimin e situatės dhe te mos lejohet qe kėto ngjarje te marrin pėrmasa me te mėdha.

Kėto dhe ngjarjet tjera qe kane ndodhur ne Tetove kohėve te fundit si: vendimi i gjyqit kushtetues qe ne e vlerėsuam si vendim politik dhe te dėmshėm, ngjarjet ne fshatin Oder te komunės fqinje si dhe bastisjet ne fshatin Bogovine kane bere qe qytetaret te mos ndjehen te sigurte dhe ajo duket sheshazi. Ne mėnyre absolute policia e Tetovės nuk duhet te lejoje qe ne tetove dhe rrethine te ketė te vrare dhe te mos ketė vrasės, prandaj ne kėrkojmė qe te zbardhen vrasjet qe kane ndodhur dhe ato te dalin para organeve te drejtėsisė si dhe te marrin masa preventive pėr parandalimin e kėtyre akteve.

Te nderuar te pranishėm kėto ngjarje ndikojnė negativisht edhe ne mirėqenėn e qytetareve, ne zhvillimin ekonomik lokal dhe ne pėrmirėsimin e kushteve pėr jete me te mire. Andaj kėrkoj nga ju qe te jepni kontributin tuaj sublim qe Tetovės ti kthehet siguria dhe ti hapen dyert e perspektives.

Sot te nderuar kėshilltarė gjendemi poashtu pėrpara njė sfide tjetėr, te cilėn besoj se me ndihmėn e njėritjetrit do te mundėsojmė qe sa me lehte ta kalojmė, sepse, fundi fundit jetojmė ne njė qytet dhe duhet qe t’i thyejmė te gjitha barrierat dhe te vendosemi ne mbrojtje te qytetareve tanė pavarėsisht se kujt komuniteti i takojnė, ndėrsa sot pėr ne me shume kane nevoje qytetaret shqiptare. E keqja ėshtė e keqe dhe kėshtu duhet te jete pėr te gjithė. Duhet te punojmė qe tek ne te sundoje e mira dhe ne fund le te dėshirojmė te gjithė qe kėto ngjarje te mos pėrsėriten sepse janė ne dem te gjithėve qe jetojmė dhe veprojmė ne kėto hapėsira.

Kryetari i Komunės

Tetovė, 09.11.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i Richard Holbrooke ne Kuvendin e Kosoves (2008-09-10 06:07:00 nga admin4)
[ Opinione ] FJALIM I LEXUAR NĖ MBLEDHJEN PARAKUVENDORE TĖ KUVENDIT MBARĖKOMBĖTAR (2008-06-20 15:10:40 nga admin4)
[ Opinione ] SI DO TĖ DUKET FJALIMI I AHTISARIT PARA PARLAMENTIT? (2008-02-16 04:02:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FJALIMI I VETON SURROIT NGA BISEDEIMET PER STATUS NE BADEN (2007-11-29 16:54:20 nga admin1)
[ Opinione ] FJALIM I DEPUTETIT XHEVAT BISLIMI NĖ KUVENDIN E KOSOVĖS (2007-09-18 05:59:23 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i Nait HASANIT nė Kuvendin e Kosovės (2007-08-01 07:44:32 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i Albin Kurtit i mbajtur nė seancėn gjyqėsore tė mbajtur me 6 korrik 2007 Prishtine. (2007-07-06 10:46:16 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi ne protestėn "Me Ramushin" (2007-05-02 16:10:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i pėrjavshėm i Kryeministrit Ēeku (2007-02-26 09:05:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PROGRAMI I KONFERECĖS SHKENCORE (2008-11-21 07:48:48 nga admin4)
[ Opinione ] MITROVICA, SPASTRIMI ETNIK I POPULLSISĖ SHQIPTARE (2008-11-21 05:34:42 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster