| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Hagė: Prokuroria shfrytėzon eprorėt e ushtrisė serbe pėr akuza kundėr UĒK-sė?! |
| Postuar mė datėn: 2007-10-11 12:34:51 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė Gjykatėn ndėrkombėtare tė Hagės, ka vazhduar procesi gjyqėsor ndaj ish-kryeministrit tė Kosovės Ramush Haradinajt dhe dy ish-bashkėluftėtarėve tė tij Idriz Balajt e Lahi Brahimajt. Nė seancėn e sotme gjyqėsore, janė paraqitur, dėshmitarja e mbrojtur e Prokurorisė me shifrėn 68 dhe gjeneral-majori nė pension, Dragan Zhivanoviq.
|
|
Dėshmitarja e mbrojtur e Prokurorisė me shifrėn 68, serbe nga Dujaka e Gjakovės, para trupit gjykues paraqiti disa informacione lidhur me zhdukjen e bashkėshortit tė saj. Sipas saj, bashkėshortin e kishin marrė disa persona tė armatosur dhe e kishin dėrguar nė njė vend tė panjohur. Ndėrkaq, dėshmitari tjetėr i prokurorisė, gjeneral-majori i ushtrisė serbe nė pension, Dragan Zhivanoviq, ėshtė pėrgjigjur nė pyetjet e Prokurorit Rej lidhur me disa zhvillime nė zonėn kufitare Shqipėri - Kosovė. Ai akuzoi luftėtarėt e lirisė se kanė shkelur integritetin dhe sovranitetin territorial tė ish-Jugosllavisė.
Nė seancėn e sotme, trupi gjykues informoi palėt lidhur me disa mocione tė paraqitura nga ekipi i mbrojtjes sė zotit Haradinaj, Balaj e Brahimaj. Gjykatėsi Orie tha se disa mocione janė pranuar si tė arsyeshme, kurse disa do tė shqyrtohen gjatė ditėve tė ardhshme.
(Nuhi Bytyēi)
11.10.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|