DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kur do tė funksionalizohet EULEX-i?
Postuar mė datėn: 2008-08-03 19:22:18 nga admin2 :: Kategoria: Opinione

Funksionalizimi i plotė i misionit tė ri tė Bashkimit Evropian, EULEX-it, sipas analistėve kosovarė, ėshtė problem evropian dhe tregon pėr ndasitė qė, megjithatė, edhe mė tej ekzistojnė nė kėtė union, sa i pėrket Kosovės.

Nė anėn tjetėr, disa nga pėrfaqėsuesit e serbėve kanė nisur tė ndryshojnė qėndrimin ndaj misionit tė ri evropian. Ata thonė se nuk ėshtė me rėndėsi se si do tė quhet misioni, por thelbi qėndron nė atė se sa do tė ndikojė nė pėrmirėsimin e jetės sė banorėve serbė.

Fundi i vjeshtės shihet nga zyrtarė tė EULEX-it si koha kur ky mision do tė jetė funksional. Por, analistėt kosovarė janė skeptikė me dinamikėn e vendosjes sė kėtij misioni. Lulzim Peci mendon se shtrirja e kėtij misioni po vonohet si pasojė e mospajtimeve qe ka brenda vetes Unioni Evropian.

"Vonesa e shtirjes sė EULEX-it ėshtė problem evropian pėr shkak tė agjendave tė ndryshme evropiane, duke filluar nga ato qė nuk e kanė njohur Kosovėn e deri te ato qė e kanė njohur Kosovėn, por qė propozojnė qė misioni i EULEX-it tė mos jetė nė veri, por tė jetė UNMIK-u. Kėto janė probleme qė janė duke e vėshtirėsuar vendosjen e misionit tė EULEX-it nė Kosovė dhe shtrirjen e tij nė tėrė Kosovėn", shprehet Lulzim Peci.

Nė takimin e fundit tė Kėshillit tė Sigurimit, nga shumė vende anėtare u theksua nevoja qė procesi i rikonfigurimit, rrjedhimisht bartja e kompetencave nga UNMIK-u te misioni i BE-sė, tė pėrshpejtohet. Zyrtarė tė EULEX-it dhe tė UNMIK-ut kanė pohuar kohė mė parė se tė dy kėto misione janė duke pritur instruksione se si tė veprohet mė tutje nga Nju Jorku dhe Brukseli.

Por, Lulzim Peci thotė se edhe pas vendosjes sė plotė tė personelit tė EULEX-it nė Kosovė, nuk duhet pritur mrekulli nė terren.

"Ne nuk duhet tė presim ēudira nga misioni i EULEX-it, sepse vonesa do tė jetė vetėm njė element ndihmues nė vendosjen e rendit dhe tė ligjit, por barra kryesore bie mbi institucionet e Kosovės. Nuk mund tė presim mrekulli nga misioni i EULEX-it. Ai do vendoset dhe do ndihmojė, por nuk do ketė rol ekzekutiv siē ka pasur UNMIK-u", thotė Lulzim Peci.

Ndryshe, misioni i sundimit tė ligjit i Bashkimit Evropian ėshtė thėnė mė parė se do ta ketė vėshtirė vendosjen nė veri, meqė serbėt fillimisht nuk e kanė pranuar vendosjen e tij pa pėlqimin e Kėshillit tė Sigurimit. Megjithatė, njė ndryshim i kėtij qėndrimi vėrehet nė mesin e disa pėrfaqėsuesve serbė.

Nėnkryetarja e Kėshillit Nacional Serb pėr Kosovėn qendrore, Rada Trajkoviq, duke pranuar misionin e BE-sė, ka thėnė se EULEX-i paraqet zgjidhjen mė tė mirė edhe pėr vetė serbėt.

Ndėrkohė, edhe Nenad Radosavleviq, i tė njėjtit Kėshill me seli nė Leposaviq, pohon se njė transformim i misionit tė UNMIK-ut ėshtė dashur tė bėhet kaherė.

"Misioni i UNMIK-ut nė Kosovė ka qenė i pasuksesshėm dhe ėshtė dashur qė tė ndryshojė diēka, meqė nuk ka shkuar pėrmes Kėshillit tė Sigurimit dhe ka shkaktuar probleme, pėrndryshe prania e EULEX-it ėshtė e pashmangshme", pohon Radosavleviq, i cili nuk i jep rėndėsi pjesės formale se nėn ombrellėn e kujt do tė jetė ky mision, por asaj thelbėsore se ēka do tė ofrojė nė terren.

"Sa mė pėrket mua, por edhe shumė njerėzve tė tjerė, ėshtė e parėndėsishme nėse do tė jetė ky apo tjetri mision. Ėshtė me rėndėsi se sa do tė ndikojė nė jetėn e komunitetit serb, dhe nuk duhet kapur pėr ēėshtje formale sikur kjo se si do tė quhet ky mision", pohon Radosavleviq.

Misioni i Bashkimit Evropian, i koduar me emrin EULEX, do tė mbikėqyrė fushėn e policisė, drejtėsisė dhe doganave nė Kosovė. Ėshtė paraparė qė ky mision tė ketė 2200 pjesėtarė. Rreth katėrqind nga ta tashmė gjenden nė Kosovė.

Albana Isufi , REL
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] LETER DIKUR SHOKUT TIM NE MIGRIM TANI ZYRTAR I PRISHTINES! (2008-10-02 11:21:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Manifestimi modest dhe i shkurtėr do tė mbahet tė Premtėn (2008-09-26 01:36:54 nga admin4)
[ Opinione ] KUR POZITA TAKOHET ME OPOZITĖN?! (2008-09-21 04:13:10 nga admin4)
[ Opinione ] Kur tė fton i huaji...! (2008-09-16 13:40:54 nga admin4)
[ Intervista ] Kurti: Kosova - shtet pa sovranitet (2008-09-09 03:00:14 nga admin2)
[ Opinione ] Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? (2008-09-06 07:42:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SAQIPI: “ KOSOVA LINDORE MUND TĖ KRAHASOHET ME OSETINĖ APO ABHAZINĖ, KURRĖSESI KOSOVA ” (2008-09-02 16:46:20 nga admin1)
[ Opinione ] KUR SERBIA DHE RUSIA DO TA NJIHNIN KOSOVĖN SHQIPTARE? (2008-08-31 15:36:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Beteja pėr zbardhjen e fatit tė tė zhdukurve (2008-08-30 07:01:30 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kushner: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė shpikur (2008-08-28 14:51:08 nga admin1)
[ Tech-Info ] Tė vegjėl, tė bukur dhe tė menēur – laptopėt pėr qejfin tonė (2008-08-27 02:56:48 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster