| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SAMARXHIQ, NĖ SHOQĖRI TĖ AMBASADORIT RUS, DĖRGON MESAZHE LUFTE NGA MITROVICA |
| Postuar mė datėn: 2007-11-09 03:13:56 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Zijadin Gashi
Statusi i Kosovės nuk mund tė zgjidhet jashtė kornizave tė sė Drejtės Ndėrkombėtare dhe nuk mund tė trajtohet si rast i veēantė, ka thėnė sot ambasadori rus nė Beograd, Aleksandar Aleksijev. Kėto komente, ambasadori rus i ka bėrė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, ku bashkė me ministrin e Serbisė pėr Kosovėn, Slobodan Samarxhiq, kanė marrė pjesė nė njė tribunė lidhur me statusin e Kosovės. Pėr Federatėn Ruse, ēėshtja e Kosovės ėshtė mjaft e komplikuar dhe kėrkon zgjidhje tė pranueshme si pėr serbėt, ashtu edhe pėr shqiptarėt, tha ambasadori Aleksijev. |
|
Sipas tij, Kosova nuk mund tė trajtohet si rast unik dhe i veēantė dhe statusi i Kosovės, shtoi Aleksijev, duhet tė zgjidhet mbi parimet e sė Drejtės Ndėrkombėtare. Ēdo shmangie nga kėto parime, sipas ambasadorit rus, do tė krijonte probleme qė do tė reflektonin edhe nė vendet tjera tė botės. Nėse ne shkojmė nė rrėnimin e sė Drejtės Ndėrkombėtare, duhet ti kemi parasysh tė gjitha pasojat politike tė kėtij gabimi tė madh, theksoi Aleksijev. Ai tha se rregullat dihen nė tė Drejtėn Ndėrkombėtare dhe se ato duhet tė vlejnė pėr tė gjithė, pra edhe pėr rastin e Kosovės. Aleksijev tha se nuk mund ta thotė qė tani, se si do tė reagonte Rusia nėse Kosova shpall pavarėsinė, por, sipas tij, Moska do ta ketė njė pėrgjigje adekuate. Nė anėn tjetėr, ministri serb pėr Kosovėn, Slobodan Samarxhiq, ėshtė paraqitur pas takimit me njė ton tė ashpėr dhe kėrcėnues. Ai ka akuzuar Kosovėn se po shėrben si ēerdhe, siē tha ai, e terroristėve, tė cilėt, sipas ministrit serb, po pėrpiqen ta shkėpusin Kosovėn nga Serbia. Le tė dalė si porosi nga ky takim, se ne do tė luftojmė kundėr tė gjithė terroristėve, kundėr tė gjithėve qė duan ta rrezikojnė lirinė tonė, shtetin tonė, tha Samarxhiq. Kur themi ne, shtoi Samarxhiq, mendoj nė Serbinė dhe Rusinė bashkė, si shtete qė bėjnė politikė tė pėrbashkėt nė raport me Kosovėn.
Kėrcėnimet e ministrit serb, nė shoqėri tė ambasadorit rus, vijnė nė kohėn kur procesi shtesė i negociatave po hyn nė fazėn finale pa kurrfarė marrėveshjeje. Ndėrkohė qė liderėt shqiptarė nė vazhdimėsi po zotohen se do ta shpallin pavarėsinė e Kosovės jo shumė larg datės 10 dhjetor, kur mbyllet kjo fazė e negociatave. Ndėrkaq, nė anėn tjetėr, analistėt shprehin dilema se si do tė menaxhohej nė kėtė rast gjendja nė pjesėn veriore, e cila kontrollohet nga strukturat serbe, tė mbėshtetura nga Beogradi, apo atje prej nga sot ministri serb dhe ambasadori rus dėrguan mesazhe se do ta mbrojnė Kosovėn si pjesė tė Serbisė.
09.11.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|