| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PĖRPARA DREJT BASHKIMIT TĖ FORCAVE PĖRPARIMTARE! |
| Postuar mė datėn: 2007-03-05 14:58:06 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Fadil SHYTI
Bashkimi i tė gjitha forcave pėrparimtare nė gjithė hapėsirat shqiptare tė cilat nuk po pajtohen me hapat prapakthehu nė historinė tonė tė re ėshtė detyrė tepėr e ngutshme qė shtrohet sot para forcave politike dhe ushtarake nė tė gjitha viset shqiptare! Kėtij qėllimi tė lartė duhet t“i qasen me vendosmėrinė mė serioze pavarėsisht bllokadave tė dukshme dhe tė pa dukshme qė mund tė dalin para tyre -nė veēanti udhėheqėsit e partive dhe tė organizatave politike dhe jo politike, por edhe individė tė pavarur, tė cilėt e kanė dėshmuar veten se ishin dhe janė tė devotshmit ēėshtjes shqiptare. Ata/ato, qė u bėnė ballė aq shumė sulmeve barbare tė armiqve tanė shekullor, burgjeve dhe betejave nė llogore nė rrugėn e lirisė, si nuk do tØmunden t“i bėjnė ballė njė vetė sakrifice tė tillė siē ėshtė bashkimi i radhėve tona si njė trup i vetėm rreth njė qendre tė fuqishme qė do ta bėnte tė mendohej mirė diplomacia ndėrkombėtare dhe pastaj tė ndėrronin qėndrim edhe ata politikanė mjeranė qė sot po ua bėjnė tė huajve kolonialistė vetėm: - dikur nga mesjeta, lepe e peqe, (nė rregull), pas vitit famėkeq tė 1913-ės, takoje! takoje! takoje!, (nė rregull) kurse tani Ok! Ok!Ok! (nė rregull)...
Halldupėt (tė ēmendurit politikė) e kėtillė pastaj do ta humbasin legjitimitetin e popullit aq shumė tė nėpėrkėmbur dhe aq shumė tė pėrfolur si krekosje nga ana e tyre gjatė kėtyre viteve tė pas luftėrave ēlirimtare.
Duke i parė situatat tejet kritike qė po kalon Shqipėria Natyrore, mendoj se urgjentisht tė veprohet drejt njė organizimi tė fuqishėm kombėtar, qė pastaj tė krijohet njė strategji gjithėkombėtare, strategji tė cilėn tė mos ketė as guximin moral, por as atė tė pėrgjegjėsisė qė tė tejkalohet vija e kuqe nė dėm tė interesave gjithėkombėtare.
Tė gjitha partitė dhe shoqatat tė jenė tė lira ta bėjnė organizimin e vet politik, por tė mos jenė tė lira tė shkelin mbi parimet madhore historike, siē kanė bėrė dhe po bėjnė deri tani. Askush nuk ka drejt tė sillet si ēifligar, tė bėjė tregti me trojet shqiptare, tė deklarohet (madje hapur) se ne nuk jemi pėr VETĖVENDOSJE, ose ne nuk jemi pėr PAVARĖSI apo nuk jemi pėr RIBASHKIM, sipas parimit njė komb njė shtet! Kush do tė guxonte t“i shkelė kėto tri parime tė shenjta kombėtare e tė tjera si kėto, hapur apo i maskuar do tė duhej ta merrte dėnimin moral dhe fizik, kapital, nga dora e fuqishme e drejtėsisė sė popullit.
|
|
Atdheu mbi tė gjitha!
Pėr ta bėrė kėtė ide digė tė fuqishme, tė pathyeshme nga forcat e errėta ndėrkombėtare dhe kolaboracionistėt e brendshėm, doemos kėrkohet tė bėhet bashkimi i forcave ēlirimtare, rreth njė qendre tė vetme rreth njė force motorike, lėvizėse, e dėshmuar historikisht, atdhetarisht! E, kjo natyrisht pa dyshim ėshtė pėrpjekja pėr krijimin e saj nga Kuvendi Gjithėkombėtar! Pėrpjekje e cila duhet tė pėrkrahet nga tė gjitha forcat atdhetare.
Duke i parė rrethanat organizative nga partitė djathtiste dhe majtiste apo tė qendrės, (madje edhe ato tė cilat dikur kishin konflikte qė dukeshin tė pariparueshme) tė cilat vetėm tė bashkuara po ia arrijnė tė mbijetojnė duke i ndėrruar pushtetet por jo edhe mentalitetet ēoroditėse pėrballė faktorėve tė huaj, pėr tė qenė tė vendosura t“i ēojnė pėrpara fitoret tona, ato po i ēojnė pėrpara sukseset e tyre pėr ta mashtruar dhe bėrė tė dėgjueshėm pėrballė tyre popullin e shumėvuajtur shqiptar.
Nga kjo konstatoj qė pa e bėrė njė bashkim forcash vėrtetė qė do tė ishin nė gjendje tė bėhen zėri, veshi dhe zėri i popullit, pėrballė faktorėve tė huaj, ēėshtja e pazgjidhur shqiptare do tė vendnumėroj pakufishėm.
Kėshtu siē jemi tė shpėrndarė nė parcelash tė vogla, zor se do tė mundemi tė korrim drithėra tė mbara!
Do tė thosha; si mund tė merret drithi i mjaftuar pėr njė familje tė madhe me copėra tokash, sa ajo madhėsia e tokės sė qepėve, por nėse arat e vogla do t“i bashkonim nė njė vend, me siguri do tė korrnim suksese!
Nėna natyrė, na jep mėsime, pėr ata qė i kuptojnė drejt, se si tė veprojmė edhe nė shoqėri!...
Nė qoftė se forcat reaksionare po bashkohen rreth qėllimit tė tyre tė prapė pėr ta penguar ecjen e revolucionit tonė historik, pėrse ne tė mos bashkohemi qė t“ thyejmė kėto bllokada tė tė gjitha ngjyrave...
Nėse nuk do ta bėnim kėtė, do tė bėnim hiq mė pak se njė marrėzi, pėr mė keq do tė bėnim turpe dhe krime; sepse turpe dhe krime janė pengesat qė i bėhen me apo pa vetėdije revolucionit popullor.
E kuptoj thellėsisht natyrėn e zorshme tė organizimeve tė tilla qė ēojnė nė suksese, nė kėto pėrpjekje dalin edhe ca mospajtime parimore, nė gjetjen e mėnyrave tė e veprimtarive etj, por kėto kėrkohet tė tejkalohen me ndėrgjegje tė lartė, pastaj tė gjenden pikėtakimet madhore qė na bashkojnė e jo tė dalin parėsore dallimet midis subjekteve pėrparimtare. Tė fillojmė me vendosmėri t“i luftojmė rreptė idetė e farėrave tė kėqija meskine, bajraktariste, krahinore, ideologjike konfliktuoze etj.
Tė kemi vendosmėrinė e duhur t“i shkelim pa mėshirė idetė e vogla, pėrballė kėrkesave tė mėdha, pėrballė interesave kombėtare.
Tė jemi tė hapur dhe pėrkrahės ndaj tė gjithė atyre subjekteve partiake dhe shoqėrore, qė me aksione konkrete bėjnė hapa nė luftė me tė gjitha mjetet e lejuara demokratike t“i thyejnė bllokadat e huaja...
Koha e vėrtetoi shumė herė deri sot qė armiqtė dhe puthadorėt e tyre politikė qė po shkojnė pas tyre, nuk e kuptuan dot gjuhėn e arsyes, gjuhėn e argumenteve tona tė pathyeshme, por ata u detyruan tė kthejnė turrin e tyre vetėm nga aksionet tona konkrete, nė terren, kėshtu po ngjanė sot, kėshtu do tė ngjanė deri nė fitore.
Prandaj, vetėm tė bashkuar, ne mund t“i artikulojmė fuqishėm kėrkesat tona!
Zjarret e ndara tė lirisė, nuk do ta bėjnė kurrė shkrumb e hi, ngrehinėn e robėrisė sllavo-barbare!
Kjo kėrkohet tė kuptohet drejt jo vetėm nga udhėheqėsit atdhetarė, por edhe nga anėtarėsia e gjerė e subjekteve ku ata drejtojnė. Kjo anėtarėsi kėrkohet t“u jep sa mė parė mesazhe tė qarta se pa kėtė hap tė menēur, puna jonė do tė shkojė pėr dhjam qeni! Kjo, mund tė filloj nga bazat e shėndosha kudo dhe kurdoherė; nė katunde dhe nė qytete nė degė dhe nėndegė, por kjo nismė tė shkojė mė tej, edhe jashtė vendit!
Zėri i arsyes sė shėndoshė i anėtarėsisė sė gjerė, me siguri do tė ketė jehonė tė fuqishme dhe do t“i detyrojė edhe ata udhėheqės pėrparimtarė qė pėr arsye tė ndryshme s“kanė mundur ta tejkalojnė kėtė vijė ylberi qė t“i qasen me urgjencė dhe ta pėrqafojnė kėtė ide me njė ardhmėri fort tė ndritur.
Praktika e dėshmoi mbase njėherė se ato forca qė patėn ose kanė qėndrime tė pėrafėrta dhe u bashkuan, pa dyshim se korrėn rezultate...
Dėshmi pėr kėtė janė zgjedhjet nė Shqipėrinė administrative; kur majtistėt u pėrēanė, kjo qe shpulla qė e pėrjetuan pastaj: humbja e pushtetit! Por, kur pastaj morėn nga pėsimi; u bashkuan, nė zgjedhjet lokale arritėn rezultate tė lakmuara.
Kėshtu mund tė themi lirisht edhe pėr tė djathtėn, atje kur u forca uniteti i tyre, ndonėse mjaft i brishtė, arritėn qė ta marrin pushtetin qendror. Po ashtu kjo lojė djalli u zhvillua edhe nė Kosovė, kur parti tė cilat dikur ishin diametralisht me qėndrime tė kundėrta, krijuan aleanca, nga kėto korrėn suksese.
Nga tė gjitha kėto duhet tė kuptojmė ku gjendet shtegu i sukseseve tona!
Ne, duhet tė bashkohemi tė gjithė rreth Kuvendit Gjithėkombėtar; nga e majta e djathta dhe qendra, pėr t“i hequr qafe qendrat e huaja dhe sahanlėpirėsit e tyre, pėr ta bėrė Shqipėrinė ashtu siē e dėshirojmė.
Bashkimi i forcave ēlirimtare, do t“ua mbyllė shtigjet njėherė e mirė ujqėrve tė demokracisė, sė huaj e cila me dinakėri donė t“i bėjnė pėrsėri copa-copa trojet tona.
Kjo, do tė ishte goditja mė e mirė qė mund t“u japim sa pėr fillim!
Armiqtė tanė dihet se kurdoherė kanė vepruar me dy mjete: mjetin e mashtrimit fillimisht, pastaj kur ky s“ ka bėrė punė e kanė pėrdorė dhunėn!
Kjo po bėhet edhe tani, kur populli ynė po ngrihet tė kėrkojė tė drejtėn e vet e tepėr legjitime, siē ėshtė VETĖVENDOSJA. Tani, nė kėtė kohė tė pakohė, kur e tėrė makineria propaganduese e reaksionit tė brendshėm dhe tė jashtėm ėshtė vėrsulur t“i denigrojė dhe t“i injorojė djemtė e cucat e L.V. kur nuk po mbetet emision televiziv e tė mos i kujtoj kėtu edhe gazetat bulevardeske tė cilat drejtohen nga injorantėt(tė paditurit) e politikės ditore qė tė mos ta kenė nė thumbin e tyre tė ndryshkur L.V. duke i paraqitur ata herė si tė frustruar, herė si tė paorganizuar (anarkistė) herė si vandalistė, herė si revolucionarė e bėjnė kėtė sigurisht pėr ta trembur perėndimin se ja kėtu tek ne paska elementė revolucionarė qė pushtetin po duan ta marrin me dhunė; e gjepura tė tjera tė cipė e tė pa kripė...
Pikėrisht, pse janė shkelur dhe po shkelen pa pikė turpi dhe mėshire vlerat e larta tė sė drejtės ndėrkombėtare, siē ėshtė VETĖVENDOSJA, ėshtė ngritur ta fitojė kėtė tė drejtė kombi ynė, tė prirė nga kjo lėvizje., sė cilės disa elementė cinikė dhe armiqėsorė po pėrpiqen pa tė drejtė t“i japin ngjyrime politike. Lėvizja Vetėvendosje nuk e ka pėr objektivė tė realizojė kurrfarė pėrmbysjeje tė regjimit demokratik nė Kosovė, por, askund nė trojet shqiptare, ajo e ka detyrė parėsore dekolonizimin e Kosovės nga UNMIK-u dhe ēlirimin e Kosovės nga pashallarėt e majmur tė demokracisė sė shkelur nga ndėrkombėtarėt UNMIK-as dhe puthadorėt e tyre shqipfolės.
Kjo, neve atdhetarėve tė pathyeshėm as nga frika as nga lakmitė luksoze, nuk na habitė aspak, sepse kėshtu ka ngjarė kurdoherė gjatė historisė, kur po me kėtė gjuhė gjarpėrishte kanė folur kundėr fantazmave atdhetare, qurravecė dhe kasnecė tė prapė nėpėr epoka pėrpjekjesh pėr lirinė e kombit tonė. Kėto ditė njė mik imi i dėshmuar mė shkroi letėr, ai me njė sinqeritet tė pastėr, si atdhetar i dėshmuar qė ėshtė mė thotė: L. V. ėshtė nė ballė tė pėrpjekjeve pėr VETĖVENDOSJE, unė e pėrkrahu natyrisht edhe nė demonstratat qė i organizojnė ata/ato, por mė duket or vėlla se kafshatė e madhe ėshtė VETĖVENDOSJA, pėr Albinin dhe pėr atė rini!..
Nga kjo konstatoj qė vėrtetė miku im i mirė ka drejt, por atij atdhetari do t“i thosha; mirė o vėlla i dashur- po tė kuptoj thellė sinqeritetin tėnd dhe tė shumė atdhetarėve/ e, si ty, por a nuk do tė ishte mirė dhe tepėr sublime qė t“i bashkohemi asaj rinie heroike qė kjo kafshatė tė kapėrdihet mė lehtė jo vetėm nga L.V. por, edhe nga tė gjithė ne.
Nga kjo dua tė pėrcaktojė idenė time qė tė gjitha ato organizata o parti politike qė marrin hapa konkretė nė fushėbetejat liridashėse, pėr t“i ēuar pėrpara kėrkesat tona tė drejta, t“ju qasemi t“i ndihmojmė ata nga tė gjitha aspektet: njerėzore, morale dhe financiare. Vetėm duke bėrė kėtė, ne me siguri do ta japim provimin tonė historik, deri nė fitore.
Para nesh shtrohen detyra tė mėdha pėr t“i realizuar pėrpjekjet tona shekullore, pėr ta bėrė kėtė, na duhet si ajri, na duhet si uji, na duhet si buka, na duhet si rrezet e diellit, si toka jonė e begatė, si malet tona tė larta krenare qė ta bėjmė tė pėrjetshėm bashkimin e madh si nė kohėt e arta tė tė parėve tanė qė nga Gjergj Kastrioti, Abdyl Frashėri, Ismail Qemali e deri tek Adem Jashari, qė t“i kurorėzojmė me sukses idealet tona liridashėse.
Suedi, 5 mars 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|