| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » BABADIMNI PREJ LUBOTENIT |
| Postuar mė datėn: 2008-12-24 17:55:29 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
(tregim pėr fėmijė)
Asnjė pėllėmbė e bjeshkės sė Lubotenit nuk ka mbetur pa u mbuluar me dėborė. Degėt e bredhave tė gjelbėr janė kacavarur nga dėbora. Dimri ėshtė i ēuditshėm, vetėm me njė reshje atmosferike krijon pikturėn me nuanca tė bardha, me qiellin kaltėrosh qė ia shton bukurinė. Bjeshka e Lubotenit ka dy shkėlqime: shkėlqimin e diellit gjatė ditės, dhe tė hėnės me gjithė yjet qė vezullojnė gjatė natės.
Zogjtė janė strukur nėn degėt e bredhave tė stolisur me dėborė, ku ngrohen dhe cicėrojnė. Njė skifter u mundua tė hyj nė mes tė kurorės sė bredhit ku zogjtė cicėronin, mirėpo vetėm bredhi u shkund nga dėbora, pastaj vazhdoi fluturimin drejt qiellit sikur tė mos kishte ngjarė asgjė.
Lumi Bistra i kthjellėt si loti ēan dy male me dėborė. Tek ky lum vijnė kaprolli me sorkadhen dhe dreni me drenushėn pėr tė pirė ujė. Pa, kur e prekin buzėt e kafshėve, Bistra nxehet dhe avullon nga gėzimi. Kėtu vetėm zogjtė dhe kafshėt e pyllit vijnė tė pėrshėndeten. Pas pak tatėpjetė malit zbret Babadimni me dhitė e kuqe si dushku vjeshtak dhe me cjapin briartė nė krye. Babadimni mbėshtetė dy pėllėmbėt e ngrohta nė gurėt e akullta dhe pi ujė nė lumė. Pas shėtitjes tek lumi, Babadimni me dhitė e veta ecin cakėrr nė drejtim tė kasolles, ku e pret plaka. Plaka ka ndezur vatrėn me degėt e bredhit tė thatė. Po ē'tė ndezur, se, degėt e bredhit kėrcasin nga xixat e zjarrta. Ajo e valoi qumėshtin e dhive dhe e poqi pogaēen. Babadimni bėri pėrshesh me tėmbėl pėr tė ngrėnė dhe iu drejtua plakės:
 |
|
- Oj fisnike! A e din se ku gjendet Prizreni?
- Si nuk e di, ore plaku im! Po sa herė kam shitur atje djathė dhie, qė aq shumė e pėlqejnė prizrenasit. Fortė mirė e dinė ata se kush ėshtė djathi i Sharrit qė kullohet me ujė tė Lubotenit! - u pėrgjigj me gėzim plaka.
- Sot ėshtė nata e kėrshėndellave dhe pas njė jave vjen viti i ri. Asnjėherė s“mė kanė pėrmendė fėmijėt e qytetit mė shumė se kėtė muaj. Prandaj mbushi thasėt me tė gjitha tė mirat qė kam mbledhur gjatė vjeshtės,
nesėr do tė udhėtoj pėr nė Prizren.
Tė nesėrmen Babadimni ngarkoi sajėn me dy thasė tė mėdhenj me dhurata, pastaj plaka i mbuloi me njė bredh tė gjelbėr. Ajo dėshironte jo vetėm qė t“ia plotėsojė dėshirat e plakut zemėrbardhė, por edhe t“i gėzojė tė gjithė fėmijėt shqiptarė, qė aq shumė kishin vuajtur pasojat e luftės. Babadimni mbrehu cjapin nė bigėn e sajės, ashtu siē mbrehet kali dhe si u pėrshėndet me plakėn, rrėshqiti udhės tatėpjetė. Pėrreth pyjeve kishin dalė kaprojtė e shumtė, tufa e dhive tė egra, lepujt dhe ketrit bishtakė. Kafshėt e pyjeve lėshuan njė zė tė madh, saqė buēitėn bjeshkėt e Sharrit, ishte njė pėrshėndetje, qė ia drejtonin Babadimnit. Cjapi me sajėn prej gėzimit si njė kalė po vraponte nė drejtim tė udhės sė madhe.
Para se tė hynte nė Prizren, u ndal cjapi, ashtu siē ndalet kali dhe pa se nė qytet nuk kishte fare dėborė. Babadimni mendoi, si do t“ia bėnte hallin tani, meqė saja nuk rrėshqet nė tokėn pa dėborė. Ēmbrehu cjapin nga saja dhe i tha tė kthehet udhės pėr nė fshat. Mirėpo cjapi vetėm luhaste brirėt dhe nuk pranonte tė kthehej, meqė dėshironte tė vejė sė bashku me Babadimnin pėr t“u takuar me fėmijėt e qytetit. Ndėrkohė qė Babadimni po shtyhej me cjapin, njė vogėlushe ishte duke luajtur me lepurin kukafshehtas dhe sakaq u fut nė thesin e madh. Vogėlushja ishte Zana e pyllit, ndaj Babadimni nuk e hetoi se kush hyri nė thesin e dhuratave.
Kur saja hyri tek parku i qytetit, Zana dėgjoi zhurmėn e fėmijėve, ndaj u bė kureshtare pėr t'i parė. Ajo hapi njė vrimė nė thes dhe shikonte nė rrugė. Pa lepurin dhe fėmijėt qė po ecnin prapa sajės. Sa fortė gėzohej Zana qė u duk nė qytetin mė tė bukur shqiptar. Vargu i fėmijėve shkonte duke u shtuar secilėn herė e mė shumė. Zana kishte qenė e padurueshme, prandaj me tė parė fėmijėt, qė e pėrshėndetnin me dorė, u dhuronte karamele. Qysh tek parku i qytetit ishin bashkangjitur edhe harabelat qė e shoqėronin me cicėrimėn e tyre tė bukur pėr vitin e ri.
Prindėrit ishin mėrzitur aq shumė nga errėsira e gjatė pėr shkak tė mungesės sė dritės elektrike, sepse nuk kishin mundėsi t“i pėrgėzojnė fėmijėt me lodra, me llamba tė ngjyrosura dhe me transparente tė shumta qė vezullojnė edhe natėn, edhe ditėn. Pėr njė ēast panė se si shtėpitė u boshatisėn dhe tė gjithė fėmijėt kishin shkuar tek Shatėrvani i qytetit.
Fėmijėt morėn bredhin nga saja dhe e vunė nė mes tė sheshit, kurse Babadimni hapi thesin e madh nė sajėn e tij pėr tė shpėrndarė dhuratat. Posa hapi grykėn, ē“tė shoh: njė vajzė e stolisur doli nga thesi. Babadimni nuk iu besonte syve tė vet. Mendoi mbase ėshtė ndonjė trill i kurdisur nga plaka e tij, megjithatė e mbajti veten dhe tha:
- Mirė se vjen oj Zana e pyllit! Kemi nderin t“i pėrshėndesim fėmijėt e qytetit! - kėshtu tha Babadimni, duke i hapur krahėt.
Zana kapi kindin e fustanit tė kuq dhe u pėrkulė para spektatorėve tė vegjėl, ashtu siē bėjnė balerinat nė fund tė shfaqjes. Pastaj falėnderoi Babadimnin mjekėrbardhė, cjapin briartė qė kishte bartur sajėn deri nė qytet, dhe lepurin qė pingul qėndronte me dy kėmbė pranė saj. Nga thesi i dhuratave, Zana nxori disa fishekzare dhe i shkrepi nė drejtim tė kalasė, qė pas pak i tėrė qyteti vezulloi. Nė qiellin plotė me yje vezullonte njė shkėndijė shumėngjyrėshe "GĖZUAR VITIN E RI! Dukej sikur po fluturonte mbi qytet sė bashku me vėshtrimin e fėmijėve. Fėmijėt u gėzuan pėr urimin festiv, ndaj tė gjithė njėzėri brohoritėn:
- Gėzuar! Gėzuar!Gėzuar!
Beqir ELSHANI |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|