| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PO MBAHEN ZGJEDHJET NĖ SERBI, PO KOSOVA LINDORE PSE TĖ DEL NĖ ATO ZGJEDHJE?!!! |
| Postuar mė datėn: 2008-05-10 05:31:17 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Kristina RASI
Duhet tė kuptojmė drejt se kėto zgjedhje qė do mbahen mė 11 maj 2008 janė veē pėr serbėt, pra kėto zgjedhje nuk kanė tė bėjnė aspak me shqiptarėt e Kosovės Lindore.
Shqiptarėt, duhet t“i bojkotojnė zgjedhjet serbe pėr faktin se ato do tė jenė nė dėm tė shqiptarėve tė kėsaj pjese tė Shqipėrisė Etnike.
Shtrohet pyetja pse:
1. Sepse, shqiptarėt s“kanė pse tė votojnė pėr parlamentin e Serbisė, kur dihet fare mirė se pėr mė tepėr se njė shekull, shqiptarėt dhe serbėt nuk kanė mundur tė kuvendojnė dhe t“i zgjidhur problemet mes tyre nė bazė tė dialogut, por veē me grykėn e pushkės?!!
2. Sepse, serbėt kurdoherė e kanė pėrbuzur qėndrimin e arsyeshėm tė shqiptarėve. Ata, deri sot kurrė nuk denjuan t“ua japin tė drejtat legjitime qė u takojnė si komb nė trojet e veta etnike.
3. Sepse, serbėt janė pushtues kolonizatorė tė trojeve shqiptare.
4. Dhuna dhe pėrndjekjet qė po ua bėjnė shqiptarėve edhe nga ato anė, atyre as liderėve shqipfolės aspak nuk u jep tė drejtėn tė kėrkojnė prej elektoratit tė shpėrndarė shqiptar larg trojeve tė veta qė tė dalin nė votime.
5. Sepse, tė dalėsh nė zgjedhje si minoritet de fakto po e pranon si shtet amė Serbinė, duke harruar mjerueshėm terrorizmin shtetėror gjakatar serb.
Prandaj, duhet pasur kujdes para se tė veprojmė nė kundėrshtim me interesat tona kombėtare!
Populli ynė thotė: Ujku qimen e ndėrron, por zakonin s e harron!
Politikanėt e partive nėnshtruese: Partia e Veprimit Demokratik (PVD) e z. Riza Halimi, Lėvizja e Progresit Demokratik( LPD) e Z. Junuz Moisliut, Unioni Demokratik i shqiptarėve, (UDSH) e z.Mejdi Zeqiri e gjithashtu Bashkimi Demokratik i Luginės (BDL). z. Skėnder Destani i cili fshihet pas hijes sė djallit tė mallkuar, nuk ėshtė mė nė listėn e koalicionit tė shqiptarėve, sepse nuk ia ka kthyer borxhin Riza Halimit nė zgjedhjet e kaluara, por i pėrkrah kėto zgjedhje dhe do te voton pėr partinė e tij. Kurse, tė humburit e koalicionit (PDSH-BDL) tė udhėhequr nga bartėsi i listės se grupit tė qytetarėve z. Rami Zulfiu, e kanė humbur rrugėn nė oborret e shtėpive tė tyre dhe kėrkojnė strehim politik tek z. Halimi.
Tė gjithė kėta mburracakė politikė qė janė deklaruar pro zgjedhjeve parlamentare nuk kanė asnjė projekt konkret dhe asnjė ide tė mirėfilltė se si duhet apo mundet tė zgjidhet problemi i shqiptarėve tė Kosovės Lindore, pos qė i kanė disa marrėveshje personale dhe partiake, dhe qė kjo marrėveshje nuk do tė kenė jetė mė shumė se deri me 11 maj 2008, pastaj, do tė dalin tė gjitha fshehtėsitė nė shesh.
Marrėveshja e tyre ogurzezė ėshtė kjo: z. Halimi dėshiron tė shkojė deputet, dhe z. Musliu tė mbetet nė pozitė tė kryetarit tė komunės sė Preshevės, pas 11 majit, sepse po shihet fare qartė eliminimi i tij nga gara politike nė Bujanoc, dhe po kėrkon nga z. Halimi qė tia mundėsojė kėtė kėrkesė tė mallkuarit.
Kurse, kėta tė tjerėt kanė interesat e tyre personale se si tė vinė deri tek pushteti lokal. Gjithashtu, i kanė interesat qė ato miliona dinarė qė ua ka ndarė qeveria serbe, ti vjedhin dhe pastaj, ti ndajnė njeri me tjetrin. Kėta tė uritur pėr pushtet nėn juridiksionin serb dhe pėr mashtrime bėnė koalicione tė turpshme antikombėtare dhe me mburrje dhe fitore tė madhe ata ia arritjen tė mbledhin nėnshkrimet e nevojshme qė ua kishte vėnė si parakusht Beogradi, shqiptarėve pėr pjesėmarrjen nė zgjedhje.
Ata, pakurrizorė me ēdo lloj falsifikimesh qė nga blerja e nėnshkrimeve dhe deri tek nėnshkrimet me persona qė nuk ishin fare tė pranishėm, dhe ia dolėn qė tė grumbullojnė mbi 11 mijė nėnshkrime dhe tė futen nė strofullin e ujkut serb dhe i dėrguan ato nėnshkrime tė turpshme nė Beograd.
Qė prej kur krimineli Tito ia aneksoi kėtė pjesė tė Kosovės (1947) Serbisė, asnjėherė nuk u zgjodh ky problem me dialog politik.
Po e ritheksoj, shtrohet pyetja pse tė votohet pėr PVD dhe R. Halimit kur dihet fare mirė se z. Halimi nuk mundi tė bėj asgjė, asnjė hap pėrpara pėr zgjidhjet e problemeve tė shqiptarėve atje nė parlamentin kriminal tė Beogradit, kur dihet fare mirė se z. Halimi ka qenė shėrbėtor i mjerė i Nebojsha Ēoviēit dhe me ndihmėn e tij ai u bė deputet nė parlamentin serb, kurse nė anėn tjetėr z. Halimi e mashtronte popullatėn shqiptare tė kėsaj ane se kinse do tė angazhohet pėr vullnetin e popullatės shqiptare dhe pėr njė riorganizim tė Referendumit, sipas kėrkesės sė vitit 1992, kur shqiptarėt u deklaruan pėr ribashkimin me Kosovėn.
Nė anėn tjetėr z Halimi nė njė TV privat ALDI pronar i tė cilit ėshtė vet ai, kur u bė hapja e TV ALDI, z. Halimi ishte mysafir i parė nė studio, kur gazetari e pyeti mbi Referendumin e 1-2 marsit tė vitit 1992, ēfarė mendoni ju z. Halimi lidhur me Referendumin?
Ai u pėrgjigj: Referendumi, ėshtė vetėm njė pallavėr dhe asgjė tjetėr!
Duke u shprehur kėshtu kaq me injorancė, z. Halimi harroi se: vet pėr faktin qė ky Referendum nuk u mor parasysh nga faktorėt e brendshėm dhe tė jashtėm; pra .vullneti i popullit shqiptar nuk u mor parasysh fare prandaj, ky qe shkaku qė u bė lufta e armatosur e vitit 2001. kjo dėshmon qartė se kur vullneti i popujve shkelet pa tė drejtė, luftėrat anti-kolonialiste shpėrthejnė fuqishėm.
Ėshtė fatkeqėsi e madhe pėr popullin shqiptar tė asaj ane, qė PVD dhe vet z. Halimi pafundėsisht po e ndjek politikėn pacifiste tė LDK-sė dhe ėshtė e lidhur ngushtė me LDK-nė, kjo, ėshtė padroni i tyre dhe dihet fare mirė se ēka solli LDK-ja pėr Kosovėn dhe pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi.
Z.Halimi, alias, Ēalimi po e ndjek politikėn famėkeqe tė demokratėve kosovarė tė cilėt mendojnė ende se mund t“i zgjidhin problemet nėpėrmjet parlamenteve serbe, sikur dikur qė mendonte z. I. Rugova!!
Populli shqiptar nė Kosovėn Lindore, duhet t“i kuptojė me kohė intrigat dhe komplotet e sahanlėpirėsve tė Serbisė, pra t“i izolojė ata, tė mos i votojė dhe tė del nga gjendja ku e kanė katandisur mjeranėt shkurtpamės politikė!
Populli ynė duhet tė kuptojė qartė se zgjidhje tjetėr nuk ka pėrveē shkėputjes nga Serbia tė atyre viseve shqiptare. E, kjo nuk do tė arrihet kurrė duke i dėrguar nė parlamentin serb puthadorėt e saj me prejardhje titiste.
Zvicėr, 10.05.2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|