| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Fuad Ramiqi nxite perēarje mes shqiptareve |
| Postuar mė datėn: 2007-09-30 11:01:10 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
REAGIM
DEKLARATA KONTRADIKTORE E KRYETARIT TĖ FORUMIT MYSLIMAN TĖ KOSOVES, FUAD RAMIQ, KĖRKON ANALIZE POLITIKE POR EDHE HETIME PENALE!
Shkruan: Besnik PRISHTINA
Deklarata kontradiktore e Fuad Ramiqit fillon me njė parim, i cili gjithmonė ėshtė respektuar nga Bashkėsia Myslimane Shqiptare e Kosovės nė raport me Besimet tjera Fetare. Megjithatė nga vet titulli nuk ėshtė e qarte se a e ka fjalėn pėr Bashkėsinė Myslimane Shqiptare tė Kosovės apo pėr ndonjė forum tė ndonjė pakice kombėtare sllave me pėrkatėsi myslimane nė Kosovė. (Ramiq e pėrdor fjalėn m/u/sliman qė zakonisht pėrdoret tė popujt qė nuk e kanė germėn y nė alfabetin e vet vėrejtje e autorit)! Vet Ramiqi e fillon deklaratėn me kėtė parim, me tė cilin vjen vet nė kundėrshtim nė vazhdim tė saj. Po e citojmė: ...Forumi Mysliman i Kosovės pėrkujton opinionin e gjerė kombėtar e ndėrkombėtar se myslimanėt shqiptarė tė Kosovės kanė meritat kryesore pėr mbarėvajtjen e harmonisė fetare nė Kosovė dhe se ata do tė vazhdojnė si edhe deri mė tani ti pėrkrahin besimtarėt katolikė, qoftė edhe nė ndėrtimin e kishave kur kjo ėshtė pa konotacione diskriminuese dhe politike e pėr nevoja fetare.... Ai nė vazhdim bien nė kontradiktė me veten kur thotė: ... por ata nuk do tė heshtin, do tė grisin zėrin e tyre si deri mė tani ndaj ndėrtimit tė kishave politike...! Religjionet janė ideologji dhe me vet ketė fakt ato janė pjese e politikes e tė gjitha shoqėrive! Tani shtrohet pyetja se kur janė ndėrtuar Kishat politike serbe nga ana e pushteti tė Millosheviqit, ku ishte Fuad Ramiq? Pjesė e kėsaj pyetje mund tė jetė edhe kjo: Ku ishte Fuad Ramiq kur u ndėrtuan Xhamia politike, numri i tė cilave ėshtė trefishuar nė vitet e fundit, investitor e tė cilave nuk ėshtė vendi i ynė, por disa shėrbime tė shteteve tė huaja? Pra, a ka pas deklarata tė tilla nė kohė e regjimit tė Millosheviqit. Para 1999 dhe pas kėtij viti nuk ėshtė e njohur se ka pas ndonjė deklaratė tė tillė nga ana e Fuad Ramiqit apo te Ramiqve tjerė. Nuk ka pasa reagime as pėr lulėzimin e sekteve tė huaja fetare pas 1999 qė mė shumė pėrngjajnė nė agjentura tė aktiviteteve suberzive se sa nė besimtarė tė vėrtet tė Zotit. Prandaj, ėshtė e habitshme se si vetėm ndėrtimi i njė Katedrale Katolike Shqiptare po e shqetsojka Forumin e Bashkėsinė M-u-slimane ! Po ēfarė do te thotė Fuad Ramiq nėse dikush nga shqiptarėt kėrkon qė tė krijohet Besimi Fetar Shqiptar me njė autoqefalitet prej besimeve te huaj fetare, si u dėgjua kohėve tė fundit nė disa media publike e elektronike? Kush mundet me ua ndalė ketė tė drejtė shqiptarėve? Nga ana tjetėr, nga ana e Bashkėsisė Katolike Shqiptare tė Kosovės nuk ka pas as njė lloj reagimi tė tillė nė ndėrtimet e Xhamive tė shumta! Ne vazhdim thuhet se: ...Forumi Mysliman i Kosovės si organizatė, e cila monitoron dhe mbikėqyrė vlerat e kulturės dhe traditės islame nė Kosovė... nė vend se tė ndalet nė kėto kompetenca, ai nė vazhdim vet i tejkalon ato dhe pėrzihet nė punėt e Besimit Katolik Shqiptar, ku me tutje thotė: ... duke pėrcjell zhvillimet e fundit me rastin e Katedrales nė Prishtinė, Forumi Mysliman i Kosovės ndjehet tepėr i shqetėsuar kėto ditė me fillimin pėrfundimtar tė ndėrtimit tė Katedrales nė Prishtinė...! Tani shtrohet pyetja: pse ka pėr tu shqetėsuar Bashkėsia Myslimane e Kosovės, pse Bashkėsia Katolike po e ndėrtuaka njė Katedrale nė Prishtinė? |
|
Prishtina ėshtė pronė e Shqiptarėve tė tri Besimeve Fetare dhe Besimet Fetare nuk kanė nevojė ti kėrkojnė leje njeri tjetrit pėr ndėrtimin e Kishave e Xhamive, por vetėm Komunės sė Prishtinės pushteti i sė cilės i lėshon lejet e ndėrtimit, cakton lokacionin dhe pėrcakton llojin e ndėrtimit i cili duhet tė pėrputhet me planin urbanistik! Religjioni nuk ka kompetenca tė pėrzihet nė punėt e shtetit as nė Turqi, qė nga koha e Kemail Ata Turkut e le me nė Vendin tonė sot! Tė kujtojmė Nolin, Gjergj Fishten dhe Kadri Prishinen dhe gjithė ata priftėri e hoxhallarė shqiptarė qė edhe pse ishin tė tri besimeve tė ndryshme fetare ata bėn me shumė pėr Kombin e Atdheun e vet se sa pėr besimet fetare, sepse para sė gjithash ishin shqiptarė. Por, pat edhe asi qe nuk ishin tė tillė. Nė vazhdim Fuad Ramiqi e ndryshon tonin dhe i bėn transparente do kėrcėnime tė pa dėgjuara deri me tani nė komunikimin mes Besimeve Fetare nė Kosovė! Ai duke aluduar nė ndėrtimin e Katedrales nė fjalė thotė: ...ky provokim paraqet precedentin mė absurd i cili fare lehtė mund tė eskalojė nė pėrfundim tė durimit tė besimtarėve shqiptarė myslimanė me pasoja tė papara...!
Kjo qe thotė Ramiq ėshtė kėrcėnim dhe i tejkalon kufijtė e kompetencave edhe ligjore, sepse ėshtė thirrje pėr nxitje tė konflikteve ndėrfetare qė ėshtė nė kundėrshtim me traditat pozitive tolerante ndėrfetare shqiptare. Pikėrisht ky moment mundet tė pėrdoret pėr hapjen e hetimeve penale, sepse kjo ėshtė njė tentativė qė tė importohen nga lindja e afėrme konfliktet e pėrgjakshme mes sekteve fetare tė besimeve tė njėjta apo tė ndryshme! Fuad Ramiqi ju drejtohet me kėrcėnime edhe institucioneve, deri te Presidenti i Kosovės. Kėrcėnimet janė vepra me tė cilat duhet tė merren organet e ndjekjes penale! Ramiq dhe cilido ka te drejte te e thotė mendimin e vet dhe te kritikon tjerėt deri te Presidenti. Ndėrsa kėrcėnimi ėshtė diē tjetėr. Prokuroria duhet tė e thotė fjalėn e vet nė lidhje me kėto kėrcėnime. Por pa pritur tė reagoi prokuroria ai duhet tė ballafaqohet me faktin se as kush mė nuk do tė garanton pėr sigurinė e ti personale, nėse ai behet shkaktar i ēfarėdo incidenti ndėrfetar. Kjo vlen edhe pėr tė gjithė ata qė provojnė tė nxisin konflikte ndėrvėllazėrore mes besimeve tė ndryshme fetare. Vėllezėrit tanė shqiptarė tė Besimit Katolik janė numerikisht mė pak dhe mu pėr kėtė fakt ata do tė gėzojnė gjithmonė mbėshtetjen e mbrojtjen e atyre qė i takojnė Besimit Fetar Mysliman qe janė mė shumė! Nuk do tė lejomi askėnd qe pėr do kultura qe i kemi trashėguar nga sundimet shekullore tė perandorive tė huaja tė pėrdoren nga njerėzit destruktiv pėr tė nxitur pėrēarje ndėr shqiptare! Nga vendi i ynė askush nuk mund te bėj ndonjė Irak ku pėrgjaken shqiptarėt mes veti!
30.09.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|