| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Dinamikė e re bisedimesh pėr statusin e Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2007-07-28 05:01:12 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Bisedimet Grupit tė Kontaktit tė mėrkurėn i kanė dhėnė njė dinamikė tė re negociatave pėr tė ardhmen e Kosovės, kėshtu i tha BBC-sė Christina Gallach, zėdhėnėsja e pėrfaqėsuesit tė Bashkimit Evropian, Havier Solana.
Zonja Gallach tha se takimi tė mėrkurės ishte vetėm takimi i parė, dhe se tani diplomatėt ndėrkombėtarė po shihnin modalitetet e negociatave tė ardhshme mes Prishtinės dhe Beogradit.
Zėdhėnėsja e shefit tė diplomacisė evropiane tha se pėr drejtimin e negociatave po konsideroheshin diplomatė me pėrvojė, por se ende nuk ishte arritur nė njė emėr tė pėrveēėm.
Ajo tha se kontributi dhe pėrvoja e zotit Ahtisaari do tė ishin tė mirėpritura. Zonja Gallach shprehu vendosmėrinė e Bashkimit Evropian pėr njė zgjedhje sa mė tė pranueshme pėr Kosovėn:
Sokol Gruda bisedoi me zonjėn Gallach dhe fillimisht e pyeti se si do ta pėrshkruante ajo takimin e parė tė pjestarėve tė grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn nė Vienė: |
|
BBC: Si do t'i pėrshkruanit bisedimet e djeshme?
Zonja Gallach: Mund t'a pėrshkruaj si seancėn e parė tė punės tė Grupit tė Kontaktit pas dėshtimit nė Kombet e Bashkuara pėr tė arritur njė marrėveshje. Pra, anėtarė tė lartė tė gjithė Grupit tė Kontaktit dhe tė Bashkimit Evropian u ulėn pėr disa orė pėr tė diskutuar pėrgatitjet dhe organizimin e fazės tjetėr tė bisedimeve.
BBC: Zonja Gallach, nga sa ėshtė marrė vesh pėr takimin, ka pasur mosmarrėveshje qė nė fillim pėrsa i pėrket kohėzgjatjes sė bisedimeve. A mund tė flitet se ka qenė takim i suksesshėm?
Zonja Gallach: Unė nuk do tė isha aq pesimiste. Siē thashė dhe mė parė kjo ishte seanca e parė pasi bisedimet nė OKB dėshtuan. Sigurisht qė ata nuk arritėn njė marrėveshje tė plotė mbi modalitetet. Por nė jemi inkurajuar sepse pati progres dhe se kemi besim qė pas disa ditėsh ne do tė jemi nė gjendje do t'i kemi sqaruar kėto modalitete dhe mekanizma dhe po ashtu do tė jemi nė gjendje qė tė fillojmė kėto negociata.
BBC:Zonja Gallach fjala progres ėshtė pėrmendur edhe pėr bisedime tė tjera, por nė pėrgjithėsi ėshtė bėrė pak progres pėr njė zgjidhje tė ēėshtjes tė statusit tė Kosovės. A jeni dakord me kėtė?
Zonja Gallach: Po unė jam dakort mė ju qė ne nuk kemi arritur njė marrėveshje nga tė gjithė anėtarėt e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe tė dyja palėt pėr tė ardhmen e statusit tė Kosovės. Por nėse u kthehemi bisedimeve tė sė mėrkurės dhe tė dinamikave tė reja qė u shpalosėn pas dėshtimit tė Kėshillit tė Sigurimit javėn e kaluar, ne kemi hapur mekanizma tė reja. Me bisedimet e para Bashkimi Evropian ėshtė plotėsisht i vendosur pėr tė filluar shumė shpejt kėto bisedime. Ne jemi tė mendimit qė duhet ta marrim kėtė ēėshtje nė konsideratė. Gjithashtu jemi tė bindur qė kėto bisedime nuk duhet tė zgjasin pa fund, nė kuptimin se duhet tė ketė njė kohėzgjatje tė qartė. Prandaj tani kur i kemi konsultuar kėto ēėshtje me anėtarėt e Grupit tė Kontaktit dhe kėto negociata do tė vazhdojnė dhe shpejt do tė fillojnė bisedimet.
BBC: Kur thoni se negociatat do tė fillojnė shpejt. Pėr sa shpejt bėhet fjalė?
Zonja Gallach: Po e pėrsėris edhe njė herė. Puna po vazhdon, dje shėnuam progres. Ne duhet tė biem dakord pėr kuadrin e bisedimeve. Duhet tė biem dakord pėr modalitetet se ēfarė duhet tė bėjmė gjatė kėsaj periudhe kohore, e cila do tė jetė e kufizuar, se kur duhet tė zhvillohen negociatat. Por siē thashė mė parė nė kemi besim se do tė jemi nė gjendje, kemi besim se pėr njė periudhe prej disa ditėsh, dhe mos me pyesni sa ditė se nuk jam nė gjendje tė them, por nė kemi diplomatė qė janė tė angazhuar plotėsisht pėr kėtė.
BBC: Bisedimet do tė fillojnė, pra, pas pak ditėsh. Tashmė pala serbe i ka parė negociatat shtesė si fitore tė saj. A mendoni se nė kėto negociata ka fitues e humbės?
Zonja Gallach: Nuk do tė mendoja nė kėtė mėnyrė. Pėr mendimin tim kėto bisedime bėhen pėr tė arritur njė marrėveshje nė mėnyrė qė tė kemi njė Ballkan mė tė stabilizuar sė ē'ėshtė tani. Ne duam tė arrijmė njė marrėveshje nė statusin e ardhshėm tė Kosovės. Dhe sigurisht ēfarėdo qė tė ndodhė gjatė kėtij procesi ose nė fund tė kėtij procesi duhet qė tė kėtė mė shumė stabilitet dhe prosperitet pėr tė gjithė kosovarėt dhe tė gjithė rajonin, dhe mė tej edhe pėr Evropėn.
BBC:120 ditė ėshtė njė afat pėr tė cilin po flasin tė gjitha palėt. Nė pėrfundim tė kėtij afati ēfarė pritet tė ndodhė? A mund tė kthehemi prapė tek plani Ahtisaari?
Zonja Gallach: Kjo do tė jetė pikėrisht se ēfarė do tė diskutohet gjatė 120 ditėve, pak a shumė, gjatė bisedimeve qė kemi nė plan tė zhvillojmė. Pra, ne po pėrqendrohemi nė hapjen e kėtij procesi dhe pas 120 ditėve ne do tė diskutojmė pėrsėri deri ku kemi arritur. Dua tė theksoj angazhimin e Bashkimit Evropian dhe tė gjithė ministrave qė u mblodhėn kėtu nė Bruksel tė hėnėn ishte i qartė. Tė punojmė shumė seriozisht, me vendosmėri gjatė kėtyre muajve tė ardhshėm pėr tė arritur njė marrėveshje qė tė gjithė mund ta mbėshtesin, qė do tė thotė njė Kosovė mė e stabilizuar, po ashtu edhe njė Ballkan mė i stabilizuar.
BBC: Duke pasur parasysh pėrvojėn Ahtisaari, ndoshta ju do tė jeni dakord me mua, se drejtuesi i negociatave, ka njė punė mjaft tė rėndėsishme, apo jo? Kush mund tė jetė ai person?
Zonja Gallach: Nė kėtė moment zoti Solana po konsultohet mė personalitete nė kryeqytete tė ndryshme, me shtete tė reja anėtare tė Bashkimit pėr tė propozuar njė person qė do tė pėrfaqėsojė tė gjithė anėtarėt e Bashkimit Evropian dhe anėtarėt e Grupit tė Kontaktit. Ne e kuptojmė qė amerikanėt dhe rusėt nga ana e tyre, edhe ata do tė emėrojnė njė personalitet. Kėtu bėhet fjale pėr njė diplomat tė lartė, me pėrvojė. Nuk ėshtė hartuar ende lista pėrfundimtare, por puna po vazhdon pėr tė gjetur njeriun mė tė pėrshtatshėm qė ta udhėheqė kėtė proces. Dhe ka shumė tė ngjarė qė tė mos jetė vetėm njė por tė jenė tre pėr tė pėrfaqėsuar Rusinė, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara si anėtare tė Grupit tė Kontaktit.
BBC: A mund tė thoni emrat e ndonjė kandidati?
Zonja Gallach: Jo, jo deri sa tė formohet ekipi dhe ėshtė rėnė dakord pėr tė nga tė gjithė vendet anėtare tė Bashkimit Europian, pėr njė personalitet qė do tė propozohet. Nuk jam nė gjendje tė spekuloj pėr njė personalitet tė caktuar por mund tė garantoj se kosovarėt, Prishtina dhe Beogradi do tė kenė pėrballė njerėz me pėrvojė qė janė plotėsisht tė angazhuar pėr tė arritur njė marrėveshje dhe pėr tė ecur pėrpara pėr arritjen e njė zgjidhjeje.
BBC: Zoti Ahtisaari ka thėnė se ėshtė i gatshėm tė ofrojė ndihmėn e tij si kėshilltar, nėse do t'i kėrkohej njė gjė e tillė...?
Zonja Gallach: Nuk kam dyshim qė kėshillat e zotit Ahtisaari, jo vetėm qė do tė jenė tė vlefshme por edhe shumė tė rėndėsishme. Ai ėshtė njė personalitet i nivelit tė lartė. Ai ka punuar shumė pėr kėtė ēėshtje. Dhe sigurisht kėshillat dhe mbėshtetja e tij janė shumė tė mirėpritura. Dhe ka shumė tė ngjarė qė tė kemi nevojė pėr to.
BBC: Pavarėsisht mosmarrėveshjeve tė momentit dhe ju sugjeruat se nuk duhet tė jemi pesimistė, tė gjitha palėt, nė fakt merren vesh pėr njė gjė qė statuskuoja mund tė ēojė nė destabilizimin e rajonit. A mendoni se Grupi i Kontaktit do ta ketė kurajon e nevojshme pėr tė dalė me njė zgjidhje kompromisi pėr kėtė krizė?
Zonja Gallach: Nuk kam dyshim pėr kurajon dhe vendosmėrinė e anėtarėve tė ekipit tė bashkėsisė ndėrkombėtare ku pėrfshihen edhe ato tė Bashkimit Evropian, janė nė kėtė pėr tė ardhur me njė zgjidhje. Ne kemi besim tė plotė pėr tė. Ēėshtja e Kosovės ėshtė ēėshtja mė e rėndėsishme qė ne duhet tė pėrpiqemi tė zgjedhim sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, dhe si kosovarėt edhe rajoni tė kenė besim tek Bashkimi Evropian. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|