| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Liberalet e rinj te Evropes - rezolute ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves |
| Postuar mė datėn: 2007-12-22 09:59:52 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Liberalet e Rinj kane ftuar BE-ne dhe te gjitha shtetet e Evropes qe te mbeshtesin Keshillin e Sigurimit te OKB-se per njohjen e plote te pavaresise se Kosoves mbi parimet e planit te presidentit finlandez Ahtisaari
Komiteti Ekzekutiv i Liberaleve te Rinj te Bashkimit Evropian, (LYMEC) i cili zhvilloi punimet ne Stkoholm te Suedise aprovoi njezeri nje rezolute ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves, te cilen e konsiderojne si zgjidhjen e vetme. Liberalet e Rinj kane ftuar me kete rast Bashkimin Evropian dhe te gjitha shtetet e Evropes qe te mbeshtesin Keshillin e Sigurimit te OKB-se per njohjen e plote te pavaresise se Kosoves mbi parimet e planit te presidentit finlandez Ahtisaari. Nese nje gje e tille nuk arrihet ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, te njihet e drejta e deklarates unilaterale per pavaresine nga institucionet e Kosoves, njofton Zyra per informim e PLK-se, thuhet ne deklaraten e perbashket. LYMEC me seli ne Bruksel, perfshin organizatat rinore te mbi 50 partive Liberale dhe Demokratike te Evropes, duke perfshire edhe Liberalet e Rinj te Kosoves te cilet jane anetare me te drejta te plota.
TEKSTI I REZOLUTES
-Duke percjelle zhvillimet politike ne tete vitet e fundit ne Kosove, qe nga vendosja e protektoratit te UNMIK-ut pas intervenimit te NATO-s ne vitin 1999, me qellim te parandalimit te spastrimit etnik te popullates shumice shqiptare ne Kosove nga forcat serbe dhe duke u inkurajuar me zgjedhjet e suksesshme parlamentare te 17 nentorit;
-Njekohesisht duke u bazuar ne punen e mire te bere nga kryendermjetesi per ēeshtjen e Kosoves, presidenti finlandez Martti Ahtisaari dhe raporti i tij per statusin final te Kosoves, i cili sugjeron pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven, raport ky i aprovuar nga Kuvendi i Kosoves, perfshi mbrojtjen e te drejtave te minoritetit serb;
-Duke pare se negociatat e udhehequra nga Trojka e perbere nga SHBA, BE dhe Rusia kane perfunduar pa sukses me 10 dhjetor dhe duke pare qendrimin e hapur te Rusise kunder planit te Ahtisaarit dhe tendencave te saj per te bllokuar nje zgjidhje permes Keshillit te Sigurimit per statusin e ardhshem te Kosoves;
-Te vetedijshem se shtyrja e metejme e zgjidhjes se statusit te Kosoves mund te shkaktoje protesta qytetare dhe te destabilizoj tere rajonin;
- Duke qene te vetedijshem se ngjarjet e vitit 1999 argumentojne pamundesine e ēfaredo kthimi te Kosoves nen administrimin e Serbise te cilen gje e deshmojne edhe vete liberalet serbe.
RTK
22.12.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|