Po, njė ditė do tė shpallet. Edhe unė besoj se mund tė mos shkojė shumė larg. Por, unė e kam fjalėn se ēfarė pavarėsie do tė jetė ajo. Nėse do tė ishte pavarėsi e vėrtetė, nuk do tė ishte shumė po tė prisnim edhe me muaj. Mirėpo, ne do ta kemi njė pavarėsi tė varur nė tė vėrtetė, njė pavarėsi me mbikėqyrje, njė pavarėsi qė do tė jetė shumė problematike; do tė quhet pavarėsi, por do tė kemi kėtu kontrolle tė mėdha. Dhe, kėta qė janė instaluar me kėto votimet qė u bėnė, nuk do ta kenė asnjėherė fjalėn e fundit pėr gjėra qė janė esenciale, qė janė thelbėsore pėr Kosovėn dhe pėr shqiptarėt. Kjo mė brengos mua, qė liderėt tanė harrojnė gjithmonė ta shtojnė atė shtojcėn qė thotė pavarėsi e mbikėqyrur; Evropa asnjėherė nuk thotė pavarėsi, vazhdimisht thotė pavarėsi e mbikėqyrur. Dhe, populli, ashtu siē e ka falė Zoti, qė ėshtė pa djallėzi, nuk pyet mė shumė, veē thotė: a po na e japin pavarėsinė, a po na e japin pavarėsinė dhe kjo mė frikėson, sepse pas kėsaj do tė vijė njė zhgėnjim te njerėzit, kur tė shohin se kjo qė po e presin, nuk do tė jetė aq e kėndshme dhe aq e butė sa mendojnė qytetarėt tanė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Si do tė reflektojė kjo qė po e quani pavarėsi e mbikėqyrur te popullata e Kosovės? Si e shihni ju Kosovėn nė njė pavarėsi tė mbikėqyrur?
ADEM DEMAĒI
Strumbullari i kėsaj pavarėsie do tė jetė projekti i Ahtisaarit. Dhe, nė projektin e Ahtisaarit ka gjėra aq shumė qė prekin nė sovranitetin tonė, nė pavarėsinė tonė, nė mundėsinė qė ne tė mund ta qeverisim vetveten ashtu si duam, sepse pėr pakicėn serbe janė bėrė lėshime aq tė mėdha, saqė unė nuk besoj se ka diku nė botė, se nė Evropė jo qė jo, shembull tė njėjtė, qė pakica tė ketė aq tė drejta, sa tė mund tė bllokojė madje edhe nxjerrjen e ligjeve, se pėr shembull nga 10-15 deputetė serbė, nėse nuk do tė pajtohen dy tė tretat me atė ligj, ai ligj nuk do tė mund kalojė. Unė nuk besoj se ka njė shembull tė tillė; plus, kėto enklavat e shumta, tė ashtuquajtura serbe, qė u krijuan me dhunė, sepse u bėnė shkelje tė mėdha tė tė gjitha ligjeve, kushtetutave, praktikės, qė nuk ėshtė e vogėl kjo Kosovė kėshtu siē ishte, me njė autonomi qė kishte. Nuk ka ndodhur asnjėherė qė tė jetė kaq e shtrėnguar dhe tė ndodhė qė ne do tė shkėputemi disi nga Serbia, mirėpo do ta kemi Serbinė brenda, me ato tė drejtat e shumta pėr tu pėrzier nė punėt tona tė brendshme, gjoja duke u kujdesur pėr pakicėn serbe; do tė kemi telashe shumė tė mėdha. Dhe, prapė, duhet ta ceki edhe atė qė bėhet fjalė pėr kthimin e serbėve nė Kosovė, tė cilėt nė tė vėrtetė kanė bėrė krime ose kanė qenė tė lidhur me krimet qė ka bėrė ushtria, policia dhe paramilitarėt serbė. Kurse, nuk pėrmendet askund kthimi i shqiptarėve tė shumtė, qė me dhunėn policore janė pėrzėnė nga Kosova, siē ėshtė fjala pėr shembull nė Mitrovicėn veriore. Askush nuk i pėrmend ato. Askush nuk i pėrmend tė drejtat e shqiptarėve qė gjenden sot nėn administrimin e Serbisė; ata nė Preshevė, nė Bujanovc, janė nė gjendje shumė tė keqe dhe nuk i pėrfillin fare. Askush nuk i pėrmend ata, as kėta tanėt, as bashkėsia ndėrkombėtare, e cila do tė duhej tė kujdesej edhe pėr ta.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Cila mendoni se do tė ishte zgjidhja e duhur pėr popullin e Kosovės?
ADEM DEMAĒI
Ekziston zgjidhja universale dhe zgjidhja e vetme kur ėshtė fjala pėr popujt e robėruar. Ajo ėshtė vetėm vetėvendosja; vetėm referendumi ėshtė ai qė i bie vulė vullnetit dhe dėshirės politike tė ēdo populli qė ėshtė i robėruar. Evitimi, ikja nga kjo zgjidhje, e cila ėshtė e sanksionuar edhe me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara dhe me 100 rezoluta tė ndryshme qė janė praktikuar deri mė sot, tregon se dikush do tė na bėjė dallavere, dikush mundohet tua bėjė qefin atyre qė kallen, shkrumbuan, vranė, dhunuan e i bėnė njėqind tė zeza jo vetėm Kosovės, por edhe boshnjakėve, edhe kroatėve. Me fjalė tė tjera, bashkėsia ndėrkombėtare, nė kėtė mėnyrė, shpėrblen dhe nė kėtė mėnyrė sikur edhe mbėshtet vazhdimin e krimeve, vazhdimin e ekzistencės sė regjimeve militariste, regjimeve mafioze, regjimeve kriminale, regjimeve qė bėnė dhe po vazhdojnė tė bėjnė krime tė ndryshme. Bota ėshtė duke u munduar tė luftojė kundėr tyre, kurse kėtu, ku janė argumentet shumė tė dukshme, shumė tė prekshme, kėtu bėhet pėrpjekje tė evitohen, pėr disa interesa qė Serbia nuk do tė dėgjojė pėr atė punė. Ka interesa qė ta tėrheqin Serbinė nė BE, nė paktin NATO etj. Mirėpo, Serbia kėmbėngul se ajo punė nuk i intereson. Dhe, pėr ēudinė e madhe, bota demokratike, nė tė cilėn ne mbėshtetemi dhe nga e cila ne kemi pritur shumė dhe presim shumė, sikur bėhet njė lypėse, sikur mundohet ta lusė, sikur tė ishte Serbia ndonjė faktor i patejkalueshėm. I bėjnė lėshime edhe sa i takon zėnies, burgosjes, dorėzimit tė Mlladiqit e tė Karaxhiqit e shumė kriminelėve tjerė, edhe pėr shumė obligime tė tjera qė do tė duhej ti plotėsonte Serbia. Evropa e harron kėtė punė, bashkė me Amerikėn, me miken tonė, pėr disa hesape, pėr disa llogari, qė fatkeqėsisht popullin tonė po e pėrcjellin qė nga Lidhja e Prizrenit, mė 1878, e deri nė ditėt e sotme; gjithmonė nė kurriz tė shqiptarėve.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Dihet se janė bėrė disa muaj negociata para se tė pėrmbyllen me planin e Ahtisaarit. Meqė thatė se referendumi pėr vetėvendosje ėshtė zgjidhja mė e mirė, a ka qenė e mundur qė kjo ēėshtje tė pėrfshihet nė dokumentin e Ahtisaarit?
ADEM DEMAĒI
Kėta miqtė tanė, sė pari, e kanė studiuar Kosovėn mirė. Kanė qenė kėtu me ne 10-15 vjet, kanė seleksionuar mirė dhe i kanė zgjedhur pėr bashkėbisedues tė vet njerėzit qė kanė dhėnė prova se nuk u kėrcet fort pėr interesin e Kosovės, tė cilėt kanė dhėnė prova se janė, tė mos themi pa pėrgjegjėsi, por qė janė dorėlirė dhe qė mund tė bisedojnė me ta dhe tė gjejnė zgjidhje qė u pėrshtatėn atyre, tė cilėt i kanė ftuar nė bisedime. Dihet se si janė formuar kėto delegacione. Nuk i ka dėrguar askush kėto delegacione. Gjithmonė i kanė zgjedhur tė huajt. Kurse, tė tjerėt, mua, Albinin (Kurti) e tė tjerėt, qė kemi qenė pėr interesin e pėrgjithshėm nė radhė tė parė, e pastaj pėr interesin tonė, na kanė lėnė jashtė, sepse u kemi penguar. Edhe sot pėrpiqen tė na mbyllin gojėn, nė mėnyrė qė fjala jonė tė mos shkojė atje ku duhet, tė mos dėgjohet shumė, tė mos u pengojė atyre nė kėto pazarllėqe, tė cilat bėhen nė kurriz tė popullit shqiptar.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė fillim tė intervistės shfaqėt skepticizmin tuaj rreth misionit tė ardhshėm tė BE-sė nė Kosovė. Si nė tė vėrtetė e shihni kėtė mision? A mendoni se do tė jetė i ngjashėm me UNMIK-un, apo do tė ketė rol tjetėr?
ADEM DEMAĒI
Po, nė diēka qė ėshtė thelbėsore do ta ketė. Domethėnė, misioni i Evropės do tė ketė tė drejtė tė vendosė, do ta ketė fjalėn e fundit pėr tė gjitha gjėrat qė janė esenciale. Ndoshta do tė ketė ndryshime nė stil, ndoshta do tė ketė ndryshime sa i pėrket pėrgatitjes sė Kosovės ashtu si i pėrshtatet Evropės. Me fjalė tė tjera, mund tė ketė disa korrigjime qė i kanė bėrė Kombet e Bashkuara. Pres tė paktėn kėshtu, kėshtu presin edhe qytetarėt tanė, qė tė ketė sa i pėrket ēėshtjes sė kriminalitetit, ēėshtjes sė dosjeve qė janė tė ngarkuara e tė stėrngarkuara e qė nuk u hapen asnjėherė dhe tė cilat dihen shumė mirė nga UNMIK-u, e do tė dihen edhe nga Evropa. Unė besoj se do tė bėjnė diēka, qė tė paktėn kapitali i shqiptarėve qė ėshtė investuar dhe qė ėshtė rezervuar nėpėr bankat evropiane, tė gjejė rrugė qė tė vijė e tė investohet nė Kosovė. Besoj se do tė bėjnė diēka edhe sa i pėrket ekspertėve tė vėrtetė, e jo tė na ēojnė neve gjithfarė ekspertėsh, qė vijnė tė mėsohen kėtu nė kurrizin tonė, se si bėhet shteti, si bėhet ekonomia. Unė besoj se Evropa do tė sillet pak mė seriozisht me kėtė punė. Gjithashtu i kanė rezolutat, i kanė projektet. Projekti i Ahtisaarit ėshtė njė projekt qė do ti detyrojė edhe ata qė do tė jenė eventualisht tė ndėrgjegjshėm, edhe ata qė do tė duan tė vendosin njė demokraci tė mirė pėr interesin e paqes edhe nė kėtė rajon, edhe nė Evropė, do ti kenė duart e lidhura. Aq mė keq, shqiptarėt, Kuvendi i Kosovės kėtu e pranoi atė farė projekti me sy jokritikė dhe ua la barrė qytetarėve tanė qė tė palaviten me tė gjitha problemet qė do tė mund tė na i nxjerrė Serbia. Qysh tash ajo na thotė neve se ka plane tė shumta pėr qeverisjen e Kosovės dhe ato plane duhet ti marrim shumė seriozisht, sepse Serbia do tė mund tė na nxjerrė probleme, se ajo nuk ėshtė nė rrezik. Serbia nuk rrezikon asgjė qė dikush do ta sulmojė ose do tė marrė masa kundėr saj. Serbia e ka mbėshtetjen e Rusisė sa i takon ekonomisė e tjerė. Serbia ka gjithashtu edhe njė zgjerim tė madh tė shkėmbimit tregtar me tė gjitha kėto vendet e Evropės, kėshtu qė ajo nuk rrezikon asgjė. Prandaj, Serbia ėshtė shumė mė e rrezikshme, sesa qė mendojnė shqiptarėt.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Thatė se kėrcėnimet serbe po merren me njė dozė lehtėsie. Po, ēfarė nė tė vėrtetė mund tė bėjė Kosova pėrballė kėtyre kėrcėnimeve?
ADEM DEMAĒI
Nuk e ka lehtė Kosova, sepse Kosova nė tė vėrtetė nuk po qeveris me vetveten. Krejt ajo ēka ėshtė vendimtare pėr sigurinė e Kosovės, ėshtė nė duar tė tjerėve, ėshtė nė duar tė KFOR-it, ėshtė nė duar tė policisė, e cila gjithashtu drejtohet nga KFOR-i, e nesėr do tė drejtohet nga Evropa. Dhe, ata (serbėt) i bėjnė zgjedhjet edhe nė Kosovė, ata i organizojnė dhe ata thonė se as nuk i ndihmojmė, as nuk i pengojmė. Vjen Nikoliqi nė mes tė Mitrovicės, i mbledh nė miting me mijėra njerėz, mban fjalim e flet ēka do, e kėta thonė se ka qenė nė vizitė private. Me fjalė tė tjera, kėso lojėrash pa kripė dhe kėso lojėrash pafytyrė na i bėn ne Evropa demokratike, tė cilėn ne e duam dhe presim nga Evropa qė tė korrigjohet jo vetėm pėr ne, por duhet tė korrigjohet, sepse ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė vetėm ēėshtje e Kosovės. Ēėshtja e Kosovės ėshtė se a do tė jetė Evropa ende ajo qė do tė vazhdojė tė merret me zjarr-fikje politike e ekonomike, apo do tė jetė Evropa ajo qė do ti parandalojė tė gjitha zjarret, nga tė cilat u kėrcėnuam, nga tė cilat u dogjėm dhe tė cilat prapė po na kėrcėnohen nga Rusia, nga Serbia, qė tė ndizet pėrsėri kjo pjesė e Ballkanit.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Demaēi, ju, pėr shumė vite me radhė, keni qenė i pėrfshirė nė politikė. Ku ėshtė sot Adem Demaēi?
ADEM DEMAĒI
Unė, aktualisht, jam prapė i pėrzier nė politikė, por nė njė mėnyrė tjetėr. Tash shkruaj romane, por shkruaj romane politike. Mundohem qė ta mėsoj popullin tim qė tė dijė tė mendojė politikisht, tė veprojė politikisht dhe ta kuptojė se pa ngritjen e vetėdijes kombėtare dhe pa njė syēelėti tė madhe, nuk mund tė merresh me politikė. Nuk ėshtė politika diēka hajde tė japim votėn atėherė qė e kėrkojnė dhe pastaj tė shikojmė se ēka po bėhet. Domethėnė, nuk ėshtė politika bixhoz, politika ėshtė njė shkencė shumė e lartė dhe shumė precize, qė shqiptarėt duhet ta njohin, nėse nuk duan tė vazhdojnė qė bota tė na mashtrojė, qė me ne bota tė sillet si me do farė kalamajsh, si me do farė qytetarėsh tė rendit tė dytė e tė tretė etj.
INTERVISTOI: ALBANA ISUFI
|