DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi
Postuar mė datėn: 2008-06-11 07:37:08 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

A keni mundur ndryshe z.gjeneral?

Z. gjeneral Ademi,
Intervista e juaj ne gazetėn «express» mė ktheu prapa 22 vite. Derisa pėrfundova shėrbimin ushtarak nė Shibenik, pikėrisht nė kazermėn ku ju keni shėrbyer si oficer sigurimi nė gradėn kapiten i klasit tė parė. Shpesh kam pyetur shokėt qė vinin nga vendi yt i lindjes (Vushtrri) se kush qenka njė Rrahim Ademi?



Pėrshtypjet e tyre nuk po i citoj nė kėtė reagim, sepse nuk i quaj shumė me rėndėsi. Ajo ēka mė shtyri tė reagoj ėshtė pikėrisht njė citat nė intervistėn tėnde. I pyetur pėr kontaktet qė ju keni pasur me ushtrinė ēlirimtare tė Kosovės gjatė luftės, ju keni thėnė se «kisha njė pėrshtypje sikur po largoheshin nga unė edhepse isha i gatshėm pėr punė»!
Kėtė ju keni menduar ta thoni nė kontekstin e pėrcjelljes suaj nga hetuesit e tribunalit tė Hagės, apo edhe nė kontekst tjetėr, tė cilin e kanė trumbetuar qė nga pėrfundimi i luftės qarqe tė caktuara duke u bazuar nė atė se «uēk-ja ka bėrė diferencim nė mesin e ushtarakėve shqiptar tė ish APJ-sė». Pėr tė mos u futur nė detajizime tjera, po pėrqendrohem mė tepėr nė citatin tėnd se «ju keni qenė i gatshėm tė punoni, por ata s’ju kanė ftuar». Me gjithė respektin pėr gradėn ushtarake qė keni, me gjithė respektin e njė personi «tė persekutuar» tė gjyqit tė Hagės, me gjithė respektin e njė luftėtari «mercenar» (derisa luftuat pėr njė shtet tė huaj), dhe me gjithė respektin si njė oficer para pensionimit, mė duhet t’ua freskojė disa ngjarje me tė cilat u ballafaqova padashtas me oficerin e sigurimit tė APJ, Rrahim Ademin, dhe kjo, jo pėr ndonjė «qėrim hesapesh publikisht», por vetėm pėr tė dhėnė pėrgjigjen nė atė pikėpyetjen tėnde se «kisha pėrshtypjen qė po largoheshin nga unė».
Sė pari: Dihet fare mirė se ju keni shėrbyer si oficer sigurimi nė kazermėn e Shibenikut. Kėtė ma keni thėnė ju vetė nė «bisedėn informative» qė e ke zhvilluar nė zyrėn tėnde dhe nėn masa kėrcėnuese e fyese. Ju nė intervistė deklaroni qė keni qenė oficer artilerie.
E dyta: Ashtu siē kam pasur «fatin» tė jem unė i «ftuari» juaj nė zyret e shėrbimit tė sigurimit nė Shibenik, kanė pasur fatin edhe njė grup tjerė ushtarėsh shqiptar, me tė cilėt keni komunikuar me fjalorin kėrcėnues, fyes deri edhe nė sharje tė «diellit» tė Kosovės. Tė gjitha kėto biseda ne, z. gjeneral, i kemi komentuar dhe kemi pritur vetėm momentin e arrestimit nga ata «rrip-bardhėt» ashtu siē u shprehėt ju.
E treta :Keni kėrkuar nė «bisedė informative” se sa i kemi shėrbyer «kundėrrevolucionit» nė Kosovė, cilat kanė qenė aktivitetet tona, dhe nė pėrgjigjet negative qė keni marrė, keni qenė shumė agresiv dhe na keni kėrcėnuar edhe me rrahje fizike nga policia ushtarake, apo «rripbardhėt» siē shpreheshit ju.
Z.gjeneral Ademi, nė kėto tri fakte tė vogla kėrkojeni “injorimin” tuaj nga ushtria ēlirimtare. Ndoshta do tė ishte pak mė me «mend» qė tė zbusnit pak fjalorin dhe tė mėsoni sė pari situatėn nė Kosovė, tė kujtoni vitet e juaja tė shėrbimit nė APJ, e pastaj tė bėni pyetje publike pse UĒK-ja ju ka injoruar.
Megjithatė, me nderime zoti gjeneral Ademi, nuk jemi mė nė vitin 1986!

Xhevdet Krasniqi
Belgjikė
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] REAGIM PUBLIK NR. 5 (2008-09-21 02:01:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Lėvizja qytetare ZGJOHU - REAGIM (2008-07-21 15:55:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Reagimet e SHBA, BE, Shqipėrisė dhe Kosovės ndaj dhunės qė shpėrtheu dje gjatė zgjedhjeve nė Maqedoni (2008-06-02 14:55:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Reagim nė lidhje me emisionin nė TV Top Channel (2008-05-10 02:28:57 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] REAGIM (2008-04-21 15:14:27 nga admin5)
[ Lajmet kryesore ] Reagim ndaj Radio Televizionit tė Kosovės (RTK) (2008-04-14 10:26:54 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Reagim i L.Q. ZGJOHU! (2008-01-28 16:43:33 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj deklaratave tė z. Ali Ahmeti (2007-12-16 11:51:52 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Reagime ndaj vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr flamujt (2007-10-26 08:03:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] The Times: Deklarata e Ishingerit shkakton reagime tek palėt nė bisedime (2007-08-14 10:29:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] REAGIM NĖ INTERVISTĖN E Z. STIV MAJER DHĖN ZĖRIT TĖ AMERIKĖS (2007-07-28 13:43:08 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster