DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Varėsia nga njohjet e pavarėsisė
Postuar mė datėn: 2008-08-20 17:16:17 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Albin KURTI

Qė prej shpalljes sė pavarėsisė me 17 shkurt 2008, tema kryesore politike qė ėshtė diskutuar nėpėr institucionet dhe mediat e Kosovės ėshtė njohja e kėsaj pavarėsie tė shpallur. Njohja ka qenė temė edhe atėherė kur na kanė njohur por edhe atėherė kur nuk na kanė njohur. Ėshtė folur pėr shtetet qė porsa na njohėn, pėr ato qė besohet se do tė na njohin sė shpejti, pėr ato qė na kanė ēuditur pse nuk po na njohin por edhe pėr ato qė na kanė treguar se nuk do tė na njohin madje edhe duke na e shpjeguar pėrse.

Arsyeja e temės numėr njė nė Kosovė sigurisht se ėshtė fakti qė tash gjashtė muaj njohja (e mėtutjeshme) e pavarėsisė sė Kosovės paraqet prioritetin absolut tė Qeverisė sė Kosovės. Bile nuk ka kurrfarė treguesish se kjo do tė mund tė ndryshojė nė njė tė ardhme tė afėrt. Kosovėn e kanė njohur 45 shtete tė botės deri mė tani dhe nuk duket qė ka njė numėr pėrafėrsisht tė caktuar tė shteteve qė do tė bėnte qė njohja e pavarėsisė tė zbriste nga froni i agjendės sė Qeverisė. E thėnė ndryshe, edhe nėse do tė na njohin 192 shtete tė botės atėherė Qeveria e Kosovės do ta ketė pėr prioritet qė edhe shteti i fundit, pra shteti i 193-tė i botės, tė na e njohė pavarėsinė. Njohja e pavarėsisė ėshtė gjakimi dominues i elitės politike nė Kosovė pėrfshirė kėtu edhe analistėt e gazetarėt e shumtė.

Krijohet pėrshtypja se mė e rėndėsishme ėshtė tė na njohin si tė pavarur sesa njėmend tė jemi tė pavarur. Pra, le tė na njohin tė tjerėt si njė vend i pavarur paēka se ky vend politikisht dhe ekonomikisht ėshtė njėsoj i varur sikurse para shpalljes sė pavarėsisė. Ose, ndoshta, le tė na njohin tė tjerėt si tė pavarur anipse ne e dimė qė nuk jemi tė pavarur? Apo, ndoshta edhe kjo tjetra: le tė na njohin tė tjerėt si tė pavarur sepse asisoj mbase na bindin edhe vetė neve se jemi tė pavarur?

Sido qė tė jetė, fiksimi i kėtillė pas njohjes sė pavarėsisė qysh tash shihet se do tė na kushtojė shtrenjtė. Zhvillimi ekonomik ėshtė lėnė pas dore, papunėsia vazhdimisht rritet, varfėria pėrherė zgjerohet e thellohet, shėrbimet publike janė tė dobėta, shėndetėsia e arsimi kanė degraduar si mos mė keq etj.etj. E gjithė kjo para sė gjithash sepse as qė ka njė plan apo projekt vendor se si tė dilet nga kjo krizė. Krejt ēfarė dinė tė thonė kryetari, kryeministri e ministrat e Kosovės – atėherė rrallė kur nuk flasin pėr njohjet e premtuara – janė integrimet evropiane dhe evro-atlantike qė besohet se do tė ngjajnė diku pas njė dekade. Mirėpo, njerėzit kur jetojnė nuk jetojnė pas dhjetė vjetėve - ata jetojnė tash dhe kėtu. Kur kėsaj i shtohet edhe mungesa e sovranitetit (nuk kemi ushtri dhe as kontroll mbi policinė) dhe mungesa e integritetit territorial (nuk i kontrollojmė kufijtė e Kosovės dhe as ēerekun e territorit ku ndodhen strukturat paralele tė Serbisė) atėherė bėhet e qartė se angazhimi pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nė fakt ėshtė maskė pėr angazhimin tjetėr qė mungon: bėrjen e Kosovės njėmend tė pavarur, bėrjen e Kosovės me sovranitet.

Pra, a ishim shtet praktikisht i pavarur dhe shpallja e njohja vetėm sa e formalizuan kėtė gjė apo ndoshta nuk ishim shtet i pavarur por pėrmes shpalljes dhe sidomos njohjes sė mėpastajme synojmė tė bėhemi tė pavarur? Fatkeqėsisht, asnjėra prej kėtyre. Edhe nėse ishim shtet, nuk ishim shtet i pavarur sepse mbi tė gjitha shteti nuk ishte yni por ishte i UNMIK-ut, KFOR-it e vende-vende edhe i Serbisė. Nė anėn tjetėr, shpallja e pavarėsisė dhe mė pas njohja e saj nuk duket fare qė do tė na bėjnė shtet tė pavarur. UNMIK-u s'po shkon, EULEX-i po vjen, ZCN-ja me nė krye Pieter Feith-in tashmė ėshtė kėtu, ndėrkaq Qeveria e Kosovės ėshtė e vetėmjaftueshme nė ndėrtesėn e saj me postet dhe privilegjet qė gėzojnė njerėzit e saj.

Qeveria e Kosovės nė vend se ta shpall TMK-nė ushtri dhe ta armatosė atė me ndihmėn e Shqipėrisė dhe tė vendeve tė NATO-s qė na njohėn, ajo diskuton pėr lartėsinė e pensioneve dhe menaxhimin e shuarjes sa mė tė padhimbshme tė TMK-sė. Pėr mė keq, Qeveria e Kosovės as qė e fut nėn kontroll tė saj ShPK-nė (pėrmes Ministrisė sė Punėve tė Brendshme) duke e lėnė atė edhe mė tutje nėn UNIMK-un anipse e financon pėrmes buxhetit tė Kosovės qė mbushet prej kontributeve tė popullit tė Kosovės. Pėr mė keq edhe se kaq, Qeveria e Kosovės plot gjashtė muaj pas shpalljes sė pavarėsisė toleron qė AKM-ja t'i mbajė jashtė vendit rreth 400 milionė euro tė fondit tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore. Edhe nė Kosovėn e pavarur mė shumė ka qeverisje mbi Qeverinė sesa qeverisje tė Qeverisė. Edhe nė Kosovėn e pavarur Qeveria ka hall veten dhe ambiciet e saj janė pėrgjithėsisht tė reduktueshme nė ambiciet personale tė njerėzve tė saj.

Prioritetit tė Qeverisė pėr njohje tė reja i janė bashkuar edhe karvani i analistėve dhe ekspertėve. Sigurisht qė ėshtė politikisht korrekte tė flasėsh pėr njohje tė reja por jo edhe pėr mungesė sovraniteti dhe integriteti territorial. Mund tė angazhohesh pėr dallimet nė shkallė por jo edhe pėr ato nė natyrė tė gjėrave. Mund tė thuash se si Malin e Zi e kanė njohur krejt shtetet e botės e neve vetėm 45 por nuk mund ta bėsh debat se si Mali i Zi ka ushtri, sovranitet dhe integritet territorial kurse ne s'kemi. Pra, mund tė flasėsh pėr atė qė e ke mė pak (nė shkallė sesa shtetet e tjera) por jo pėr atė qė nuk e ke fare (pra, jo edhe pėr dallime nė natyrė me shtete e tjera).

Analistėt dhe ekspertėt e ndryshėm i janė hedhur nė qafė Skėnder Hysenit qė nuk po lobon mė shumė e mė mirė. Ah, sigurisht qė nuk mund tė mbrohet dhe nuk duhet tė mbrohet Skėnder Hyseni. Tė gjithė e dimė se kush ėshtė ai dhe si ėshtė ai. Mirėpo, ky problem nuk ėshtė fare i lobimit por i ndryshimit tė politikės sė Qeverisė e cila nuk ėshtė e interesuar qė t'i mbrojė interesat e Kosovės duke ua bėrė me dije shteteve qė nuk na njohin se nuk do tė ketė marrėdhėnie tė njėanshme me to. Shtetet e ndryshme qė nuk na kanė njohur ende, nuk do ta ndryshojnė mendjen e tyre pėr neve varėsisht nga lobimi i Skėnder Hysenit, varėsisht nga rrobet e Skėnder Hysenit apo elokuenca e fjalėve tė tij. Ato shtete e ndryshojnė mendimin varėsisht nga interesat e tyre qė duhet tė definohen pėrkundruall qėndrimeve tė Qeverisė vendore qė i mbron interesat e vendasve. Jo lobimi abstrakt i Skėnder Hysenit por qartėsimi konkret i Qeverisė se ēka fitojnė ato shtete duke na njohur e ēka humbasin duke mos na njohur e sjell njohjen nga ana e tyre. Pėrndryshe, kėrkesa qarramane sikurse deri mė tash pėr njohje tė pavarėsisė prodhon mė shumė varėsi sesa pavarėsi. T'i lusėsh vendet tjera tė tė njohin vetėm ashtu pse ti ke dėshirė ėshtė veēse afirmim i pavarėsisė sė atyre vendeve e jo i pavarėsisė tėnde.

Le tė mos harrojmė qė Bosnjen e pranojnė tė gjitha shtetet e botės dhe ajo ka edhe ulėse nė OKB, mirėpo, muaj mė parė, Condoleezza Rice tha se Bosnja ėshtė njė shtet i dėshtuar. Mbi 12 vjet pas Marrėveshjes sė Dayton-it, Bosnjes i thuhet se ėshtė shtet i dėshtuar! Njėmend Bosnja duket si njė shtet i vetėm nė hartė apo me ulėset e saj nė organizmat ndėrkombėtarė, mirėpo po shkove nė Bosnje e sheh se atje janė dy, nė mos edhe tri shtete, pėrbrenda Bosnjes tė cilat i kanė sajuar asaj kufij tė brendshėm qė janė mė tė fuqishėm sesa kufijtė e jashtėm. Shumė kollaj, edhe neve pas njė dekade, ndonjė sekretare e ardhshme e shtetit amerikan mund tė na thotė se jemi shtet i dėshtuar. Andaj, urgjente dhe tė domosdoshme pėr Kosovėn janė sovraniteti dhe integriteti territorial, janė territori, kontrolli i kufijve, i pasurive natyrore dhe i kapaciteteve ekonomike e jo aq njohjet e reja. Nė pyetjen se cila ėshtė mė e rėndėsishme, ulėsja nė OKB dhe njohja gjithėbotėrore nga jashtė apo uniteti dhe sovraniteti i Kosovės brenda, nuk duhet tė kemi dilema. Bosnja na e sqaron tėrėsisht (edhe) kėtė dilemė.

Prtishtinė, 19. 08. 2008

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Pavarėsia e Kosovės shuan nacionalizmin agresiv serb (2008-10-29 16:18:26 nga admin1)
[ Opinione ] PAVARĖSIA DHE SOVRANITETI (2008-10-10 02:06:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Biserko: Pavarėsia e Kosovės ndikoi pozitivisht edhe te serbėt (2008-09-23 02:29:33 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kushner: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė shpikur (2008-08-28 14:51:08 nga admin1)
[ Opinione ] Pavarėsia qė humb sovranitetin (2008-04-14 16:09:05 nga admin1)
[ Opinione ] ”PAVARĖSIA DHE SOVRANITETI” ISHIN VETĖM MASHTRIM, KOSOVA PO RREZIKOHET ME NDARJE! (2008-04-13 12:22:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Grupi Ndėrkombėtar i Krizave: Pavarėsia e Kosovės tė njihet nga sa mė shumė shtete (2008-03-19 03:58:03 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Khalilzad: Gėnjehen ata qė mendojnė se pavarėsia mund tė zhbėhet (2008-03-12 16:47:22 nga admin4)
[ Opinione ] PAVARĖSIA E KOSOVĖS ĖSHTĖ “ILEGALE” VETĖM PĖR RUSO-SERBINĖ DHE PĖR BISHTAT E SAJ!!! (2008-03-12 10:37:35 nga admin1)
[ Opinione ] Bush: Pavarėsia e Kosovės hap historik pėr rajonin e Ballkanit (2008-03-03 22:28:09 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kouchner: Pavarėsia zgjidhje e vetme pėr Kosovėn (2008-03-03 16:33:45 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster