DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» I shtohen akuzat policit grek: Publikohen edhe 2 video te tjera skandal
Postuar mė datėn: 2007-06-23 07:01:36 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Jane shtuar akuzat ndaj policit grek qe u be protagonist i video-skandaleve ku ushtron dhune ndaj nje emigranti aziatik, ndersa ne tjetren ai i ben presion prostitutave per te kryer veprime perverse


Thellohet me shume skandali i videove ne Greqi. Mediat greke kane publikuar 2 video protagonist i se ciles eshte serisht polici grek i vidjos se meparshme, ku nje prej viktimave ishte emigranti shqiptar. Ne video-skandalet ne fjale, polici grek ndaj te cilit tashme jane shtuar akuzat ushtron dhune ndaj nje emigranti aziatik, ndersa ne tjetren ai i ben presion prostitutave per te kryer veprime perverse.

Skandali me policin grek eshte zbuluar rreth nje jave me pare kur mediat greke kane bere publike nje video, ku nje polic rrihte ne menyre barbare, dy te rinj, njeri prej te cileve shqiptar dhe tjetri grek. I riu grek i cili duket ne video i veshur me bluzen portokalli ka treguar se “dhuna e xhiruar ne videon prej 5 minutash eshte vetem nje aspekt i dhunes policore”. Nderkohe qe vetem tri dite me pare ka nisur hetimi per skandalin ku mesa duket jane te perfshire rreth 7 te tjere. Edhe levizja mjaft ka protestuar per kete skandal duke kerkuar edhe reagimin e politikes shqiptare.



Nderkohe qe Referentja e organizates Amnesty International, Imke Diersen e ka cilesuar si: "Eshte nje video shume shokuese, por ne e dime fare mire se policia greke kryen shpesh keqtrajtime. Ne kemi degjuar shpesh edhe nga organizatat joqeveritare dhe avokate te ndryshem qe punojne ne Greqi, se raste te tilla abuzimesh jane shtuar madje gjate koheve te fundit.

Viktimat e ketyre abuzimeve jane ne shumicen e rasteve refugjate, nder te cilet ndodhen shpesh edhe te mitur." Sidoqofte menjehere pas shfaqjes se kesaj videoje, zyrat perkatese greke ndermorren te gjitha hapat e duhur dhe pezulluan menjehere nga puna policet pergjegjes.

Por Diersen e Amnesty International shton: "Problemi eshte se ne shume raste te tilla na kane informuar se ata qe jane pergjegjes per veprime te tilla nuk jane ndershkuar nga zyrat perkatese. Dhe dihet se kur nje veprim i tille mbetet i pandershkuar, tundimi eshte me i madh per te kryer veprime te tilla serish." Sidoqofte raste te tilla nuk jane tipike vetem per policine greke.

Sipas referentes se Amnesty International, Diersen, dhuna e policise eshte nje fenomen, i cili haset ne “shume shtete evropiane: "Nuk mund te them shifra te sakta por di se raste te tilla abuzimesh apo keqtrajtimesh nepermjet policise ka ne pothuajse te gjitha shtetet antare te BE-se. Si per shembull ne France, ku gjithashtu ndodh shpesh qe pergjegjesit nuk ndershkohen. Nderkohe ne shtetet e Evropes Lindore ka shpesh raste ku minoritetet, si per shembull romet, jane keqtrajtuar rregullisht nga forcat e policise.

Edhe ne Gjermani ka pasur raste te tilla. Ne te gjitha keto vende mungon fatkeqesisht gadishmeria per ta ndjekur dhe per ta sqaruar sa me pare ēeshtjen, qe policet pergjegjes te pezullohen sa me pare nga detyra dhe qe te krijohen sa me pare komisione te pavarura hetimore, per t“i ēuar pergjegjesit perpara gjyqit."
(Marre nga Deutsche Welle/News 24)


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] NĖ KOSOVĖ NUK KA NACIONALIZĖM SHQIPTAR, POR KURRUPSION DHE PONEDERIZĖM DEKADENT (2008-08-19 17:10:37 nga admin1)
[ Kultura ] Hosana shpėtimtar! Kryqėzojeni, kryqėzojeni! (2008-08-19 16:31:25 nga admin1)
[ Kultura ] Pse vonohet themelimi i njė Universiteti publik nė gjuhėn shqipe nė Luginėn e Preshevės (2008-08-19 16:25:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria e opozita i shohin ndryshe 6 muajt e parė tė pavarėsisė (2008-08-19 15:26:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] NATO ftoh marrėdhėniet me Rusinė (2008-08-19 15:21:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PDSH: Letėr ndėrkombėtarėve pėr ligjin e gjuhės shqipe (2008-08-19 15:19:24 nga admin1)
[ Kultura ] Nga folklori ynė muzikor (2008-08-18 16:30:44 nga admin1)
[ Opinione ] A DO T’I NGJAJ KOSOVĖS “NDODHJA E POPULLIT”?! (2008-08-18 16:20:48 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Rikonfigurimi i UNMIK-ut fuqizon institucionet e Kosovės (2008-08-18 11:11:48 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sot fillon Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare (2008-08-18 04:19:30 nga admin2)
[ Opinione ] Ballkani i brishte (2008-08-18 02:53:51 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster