| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » GJUHA STANDARDE ĖSHTĖ VLERĖ E PATJETĖRSUESHME |
| Postuar mė datėn: 2007-10-10 16:46:52 nga admin1 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
R E A G I M
Shmangia e nxitur nga qėllime tė tilla do tė ishte shumė e natyrshme dhe plotėsisht e ligjshme. Pėrkundrazi, botimi del rezultat i pėrpjekjeve tė autorėve tė njė rryme qė ka nxitur sidomos nė kėtė dhjetėvjetėsh kontestimet e gjuhės standarde, qė synojnė: shmangien e standardit ekzistues, legjitimimin e dy standardeve, rishikimin, rivlerėsimin e ndryshimin e kėtij standardi ose edhe krijimin e njė gjuhe tjetėr standarde pėr shqiptarėt e Kosovės. Duke i parė kėto qėllime tė artikuluara herė haptas, herė nė mėnyrė tė mjegullt, ska se si tė kuptohen ndryshe kėto botime, tė publikuara nė njė tė folme gegėrishte tė pėrzier keq me letrarishten dhe tė pakultivuar, pos si shmangie plotėsisht tė qėllimshme e me prapavijė joestetike e joletrare, nė tė vėrtetė me prapavijė tė qartė politike e ideologjike. Shmangiet e qėllimshme nga norma standarde nė kėto botime kanė motive jo vetėm politike e ideologjike, po edhe ndarėse, krahinoriste e lokaliste.
Argumentet e arsyetimet pėr nevojėn e aktualizimit tė gegėrishtes, nė diskutimet, intervistat, debatet e polemikat qė bėhen rreth gjuhės standarde, vishen me trillime, me pohime e me anakronizma. Nė tė gjitha rastet harrohet qėllimisht ose nga mosdija se norma e dialektet bashkėjetojnė e bashkėveprojnė nė mėnyrė tė pandalshme duke e pasuruar njėra-tjetrėn e duke ua zgjeruar kufijtė e epshmėrisė: harrohet se dialekti nuk mund tė zėvendėsojė standardin e pranuar qe afro katėr dhjetėvjetėsha nė mėnyrė kaq tė thjeshtėzuar e me veprime kaq tė pamatura e qėllimprishėse si kėto tė fundit me botimin e librave nė jostandard. Standardin nuk mund ta pėrmbysin e as smund ta shmangin kjo seri botimesh, as edhe shumė seri tė tjera si kėto, por ato mund tė sjellin ēorientim, konfuzitet dhe humbje kohe nė rrugėn standardizuese tė shqipes, nė rrugėn e zhvillimit tė saj tė hovshėm dhe nė rrugėn e saj jo tė lehtė tė pėrballjes me gjuhė e kultura botėrore, me kėrkesat e shtuara tė komunikimeve tė gjera qė sjell epoka nė tė cilėn bėn jetėn ajo dhe bartėsit e saj historikė e aktualė.
Shqiptarėt tashmė e kanė vlerėsuar nė mėnyrė shumė qytetėruese aktin e krijimit dhe pranimit tė njė gjuhe tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt, nė tė vėrtetė shqiptarėt e kanė kuptuar se gjuha standarde ėshtė vlerė e patjetėrsueshme kombėtare. Sado e synuar dhe sado e dėshiruar prej grupacionesh tė ndryshme e me interesa, po ashtu, tė ndryshme, ndarja gjuhėsore e shqiptarėve, do tė mbetet pėrpjekje shterpė e mendjeshkurtėrve e mendjeve prapakthyese, sepse shqiptarėt nuk do tė zgjedhin ndarjen: ata i kanė provuar ndarjet e dhunshme shumė herė nė historinė e tyre dhe i dinė mirė pasojat e tyre. |
|
As shqiptarėt e Kosovės nuk kanė nevojė pėr njė ndarje tė tillė: ata nė gjithė historinė e tyre kanė kėrkuar shkėputjen e pavarėsimin nga pushtuesit e ndryshėm, nga Serbia e Jugosllavia e jo nga shqiptarėt e hapėsira shqiptare. E provon mirė kėtė historia e saj me moshė dhe historia e saj e re. Mė nė fund, njė gjė e tillė ėshtė krejt e pamundshme dhe me ēmim shumė tė madh. Do tė ishte tepėr i shtrenjtė njė aventurizėm i tillė pėr njė popull tė vogėl siē janė shqiptarėt, do tė ishte njė pėrmbysje rrėnuese pėr shkollėn e arsimin shqiptar, pėr administratėn shtetėrore e publike dhe pėr mjetet e informimit publik.
Prandaj, shqiptarėt do tė dinė cila ėshtė rruga e tyre: shqipja standarde do tė vazhdojė tė mbetet gjuha e pėrbashkėt e tė gjithė shqiptarėve, edhe e shqiptarėve tė Kosovės, sepse duke pasur njė gjuhė tė pėrbashkėt, duke pasur njė histori tė pėrbashkėt e njė histori gjuhėsore tė pėrbashkėt, shqiptarėt, do tė kenė edhe njė ardhme tė pėrbashkėt, pėrparuese dhe qytetėruese.
Shqiptarėt sot ndodhen nė fazė tė re tė historisė sė kombit, prandaj edhe tė shqipes standarde. Nuk do tė ishte e tepėrt tė risillej pohimi se tridhjetė e pesė vjet normimi tė gjuhės shqipe janė tė mjaftueshme pėr tė sjellė vlerėsim objektiv pėr funksionimin e saj nė bashkėsinė e shqiptarėve kudo jetojnė ata. Dhe ky vlerėsim nga ana e gjuhėtarėve dhe pėrdoruesve tė saj ėshtė: gjuha standarde shqipe ka pėrmbushur dhe pėrmbush mirė kėrkesat komunikative dhe simbolike tė tyre, ajo ka funksinuar dhe funksionon mirė nė tė gjitha rrafshet e pėrdorimit. Vėshtirėsitė e problemet qė kanė dalė e qė dalin nė rrugėn e pėrvijimit tė saj si gjuhė standarde nuk janė tė mėdha e as tė pakapėrcyeshme. Ato janė tė ligjshme, tė natyrshme, duke pasur parasysh faktin se ka hapėsirė tė ndryshme pėrdorimi, shtetėrore e politike, dhe shkallė tė ndryshme pėrdorimi.
Nė faza tė ndryshme nė rrugėn e standardizimit tė gjuhės, qėndrime e ēėshtje tė ndryshme sidomos praktike, duhet tė shihen, tė vlerėsohen e tė rimerren, kundrejt realitetit tė ri. Asgjė nuk ėshtė dhėnė njėherė e pėrgjithmonė. Respekti, mirėkuptimi e toleranca pėr dallimet, pėr tė ndryshmet, edhe gjuhėsore, rrjedhojė e realiteteve tė ndryshme ekonomike, shoqėrore, kulturore duhet tė jenė nė funksion tė zhvillimit e tė pasurimit tė gjuhės standarde.
Qėllimi duhet tė jetė pėrparimi e jo prapakthimi.
Gjuha shqipe sot njeh pasurim tė madh dhe nga shumė anė, por ky pasurim duhet tė jetė edhe mė i gjerė, prandaj hapja e standardit sot paraqitet kėrkesė e natyrshme e saj dhe e folėsve tė saj. Hapje nė periudha tė caktuara tė zhvillimit tė tyre njohin edhe gjuhėt e tjera standarde. Pėr shqipen, kjo hapje nuk do tė thotė shmangie e qėllimshme nga norma, nuk do tė thotė destandardizim i saj, nuk do tė thotė dialektizim i saj. Hapja e saj do tė thotė zhvillimi dhe pasurimi i saj nė pėrputhje me zhvillimet e sotme kombėtare dhe pėrtejkombėtare. Shkrimtarė, pėrkthyes, publicistė e shqipshkrues tė tjerė po e bėjnė kėtė pandėrprerė. Zhvillimi dhe pasurimi i saj sot duhet tė jetė shqetėsim i vėrtetė i gjithė shqiptarėve, shqetėsim qė duhet tė nxitė energjitė dhe pėrpjekjet e tė gjithė bartėsve tė saj, institucionalė e individualė, pėr ta bėrė shqipen mjet tė komunikimit sa mė tė lehtė, sa mė tė vyer e sa mė tė gjerė.
Shqetėsimi kryesor i gjuhėtarėve dhe i tė tjerėve duhet tė lidhet me shkallėn e zbatimit tė normės, me mėnyrėn se si shkruhet nė shqipen standard, se si shkruhet nė vetė gegėrishten mė nė fund. Vlen tė theksohet, po kėshtu, se ėshtė e drejtė e ligjshme e autorėve qė tė zgjedhin gjuhėn pėrmes sė cilės do tė shpėrfaqin idetė e tyre a krijimtarinė e tyre, tė zgjedhin lexuesin tė cilit do ti drejtohen, mė nė fund tė zgjedhin edhe mėnyrėn si do ti plasojnė ato ide a atė krijimtari. Mė nė fund, kjo duhet tė shihet brenda njė pluralizmi demokratik, por njė pluralizmi deri nė kufirin qė nuk do tė prekė vlerat e gjuhės sė pėrbashkėt standarde shqipe dhe funksionet e saj si gjuhės zyrtare nė gjithė hapėsirėn shqiptare.
Pėrpjekje rrėnuese pėr kapėrcimin e kėtij kufiri tashmė po shihen qartė edhe me rastin e editimin tė kėsaj serie bashkė me gazetėn Ekspres. Por, lexuesit e dinė se pėrpjekjet e tilla rrėnuese janė tė gjykuara tė dėshtojnė. Lexuesit, po kėshtu, do tė dinė tė ndėshkojnė botuesit e teksteve tė tilla - me shpėrfilljen dhe me mosblerjen e tyre. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|