DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» AKTIVITETE NGA DIASPORA SHQIPTARE
Postuar mė datėn: 2008-04-12 04:25:13 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

I lindur nė Dibėr tė Madhe mė 1957. Mė 1979 kreu Shkollėn e Lartė Pedagogjike nė Shkup, drejtimi histori-gjeografi dhe ka punuar si arsimtar nė fshatin ZHIROVNICĖ tė Rekes 9 vite nė gjuhėn shqipe. Ai arriti tė hap paralele nė gjuhėn shqipe nė kėtė fshat, ku si gjuhė zyrtare flitej gjuha maqedone. Kėtu qėndron dhe merita mė e madhe e tij si pedagog.


Nexhmi MATI - koreograf

Dymbėdhjetėvjetori i themelimit tė Grupit Folklorik”Korabi” nė Trento -Itali

Grupi Folklorik ”Korabi” qė vepron nė Trento - Itali, nė mes tė valltarėve, z. Nexhmi Mati, mėsues dhe koreograf i dalluar nė Diasporė.

Nga viti 1990 pėr shkak tė mbylljes sė paraleleve nė gjuhėn shqipe, mbetet pa punė dhe detyrohet tė emigrojė nė Itali, ku dhe sot gjendet me gjithė familjen, gruan dhe dy fėmijėt, djalin GENCI 22 vjeē, i martuar dhe vajzėn, RINA 20 vjeēe, poashtu e martuar. Me rastin e Pėrvjetorit te themelimit te Grupit Folklorik ”Korabi” na dėrgoi njė kalendar me ngjyra. Ai, jo vetėm qė ėshtė shembullor gjatė punės nė uzinėn e mermerit, por me plotė vrull si koreograf e udhėheq Grupin e valleve autoktone shqiptare ”Korabi”.
Kemi bėrė njė aktivitet shumė tė ngjeshur e tė rėndėsishėm,ngase kemi prezantuar njė pjesė tė kulturės sonė nė Provincėn Autonome tė Trentos nė Itali, shkruan ai. Mandej vazhdon:
Ne, kėtė sukses e kemi arritur me shumė mund e pėrpjekje dhe pas 12 vjetėsh, duke ushtruar rregullisht e pa ndėrprerje, kemi dhėnė diēka pozitive pėr popullin shqiptar, sepse kėtu nė Itali kanė paragjykime negative dhe flasin keq.
Gjithashtu, grupi ka kontribuar qė bashkatdhetarėt e shumtė, qė gjenden aty nga tė gjitha trojet tona, ka shqiptarė edhe nga Reka e Epėrme, nga vendlindja e prindėrve tė Migjenit tonė tė Madh. Nė ēdo kremte, tubohen dhe i kremtojnė tė gjitha festat tona kombėtare me valle, recitime dhe programe muzikore. Kjo ka njė domethėnie tė madhe pėr fėmijėt tanė qė tė mos e harrojnė Atdheun, gjuhėn tonė tė bukur dhe folklorin shqiptar, thekson z. Nezhmi Mati nė mesazhin e tij dėrguar pėrmes e-mailit.


Nexhmi Mati me vajzėn Rina - Kisha ktolike shqiptare e shek.VI

Pėrveē kalendarit, ua dėrgoj edhe njė disket me fotografi qė i kam bėrė vetė, sė bashku me Grupin Folklorik ”Korabi” qė t’i kesh kujtim.
Nė njė ndėrtesė tė Cantines sė rrushit nė komunėn CEMBRA - Trento, njė piktor italian, qė e njihja, iu dha rasti dhe na bėri njė foto me vajzėn time - Rinen me veshje tė Rekės, para godinės, qė do tė mbetet si simbol i pranisė sonė nė kėtė vend.
Gjatė verės qė shkoi isha nė katundin Zhuzhnje, Reka e Epėrme dhe mbeta i habitur me bukuritė e mjedisit tė malit Korab, si dhe me befasoi njė Kishė qė ende qėndronte nė kėmbė. Unė e fotografova dhe, kėtu nė Itali ia tregova njė piktori italian, kurse ai mė tregoi se kjo Kishė qenka e shqiptarėve katolikė tė shekullit tė gjashtė dhe se kisha tė kėtilla ka nė Itali dhe Spanjė.
Rreth kishės kishte dhe shumė varre me pllaka guri, qė tregon lashtėsinė e saj. Mirėpo pėr fat tė keq pushtetarėt sllavė nuk na kanė mundėsuar tė zbulojmė historinė tonė dhe kishte qenė mirė qė tash, arkeologėt tanė tė bėjnė zbulime arkeologjike dhe de fakto tė dėshmohet se nė atė territor, shqiptarėt kane jetuar denbabaden qė nga lashtėsia, kėshtu shkruan koreografi i frytshėm - Nexhmi Mati.


Talentin e tij tė madh si koreograf e valltar, z. Mati e demonstroi edhe nė dasmėn e djalit tė tij te dashur, Gencit, nė gusht tė vitit tė kaluar nė Dibėr. Nė praninė e mė se 400 dasmorėve, ai, me Grupin e valltarėve, tė veshur me kostume kombėtare improvizuan disa valle dhe, vallėzimi i tyre artistik u pėrcoll me duartrokitje frenetike nga dasmorėt e pranishėm.


Nė mbarim, z. Nexhmi Mati iu drejtua miqve pjesėmarrės nė dasmė:
Sonte mė keni nderuar qė morėt pjesė nė dasmėn e djalit tim - Gencit, por pas kėsaj dasme, sė shpejti do kremtojmė dasmėn mė te madhe, atė tė mėvetėsisė sė Kosovės, tė cilėn do ta mundėsojnė miqtė tanė amerikanė. Nga ovacionet e mėdha, dasma u shndėrrua nė Manifestim.


Me rastin e Pėrvjetorit tė themelimit, Lidhja Shqiptare nė Botė pėr shtetet skandinave, Grupit Folklorik ”Korabi” i uron suksese gjatė prezantimit tė folklorit autokton kombėtar shqiptar, me dėshirė qė nė tė ardhmen, ky grup entuziast folklorik, i kalon kornizat e kufijve tė Italisė dhe prezantohet nė mbarė Evropėn pakufi e mė gjerė deri nė Skandinavi.

Suedi, Prill 2008

Bahkėbisedimin pėrmes Postės elektronike e bėri: Ibrahim Egriu

I nderuar z. Ibrahim!
Po paraqitem pėr t’ju pyetur se tekstin e shkruar pėr mua dhe Grupin Korabi, ku do ta publikoni, sepse mė bėri pėrshtypje shumė te madhe vlerėsimi qė e bėri pėr ne shkrimtari, Beqir Elshani.

Ju falėnderoj dhe pėrshėndes nga zemra!
Nexhmiu dhe familja


Subjekt: letėr nga b_elshani
Im vėlla, Ibrahim!
Ishte kėnaqėsi tė lexoj letrėn me ndjena atdhedashurie. Po shoh sesi me anėn e letrave mė dėrgon mjaltin e Dibrės - rrėzė Korabit. Gėzohem pėr angazhimin vetjak tė mėsuesit dhe koreografit tė zellshėm, Nexhmi Mati. Unė e di pėrse grupi folklorik quhet „Korabi“, sepse dėshiron pa pengesa tė shpėrndajė valėt e folklorit shqiptar. Dihet se nė majat e alpeve shqiptare vetėm shqipja bėn folenė. Prandaj atje nuk mund tė arrijnė dot armiqtė e kombit shqiptar. Mė kujtohet kur ushtarėt sllavomaqedonasė mezi ngjiteshin bjeshkės sė Lubotenit nė Tetovė. Prandaj u binda se sllavomaqedonėt nuk kishin luftuar kundėr nazifashizmit gjerman gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pėrveē ushtrisė heroike shqiptare. Pikėrisht edhe unė kam njė novelė rreth ekspeditės me anijen „Korabi“ nė detin Adriatik, dhe nė fund nusja e peshkatarit dėshiron tė lind njė Korab. Nė vazhdim po tregoj se fotografitė e mrekullueshme tė „Korabit“ me kostum kombėtar shqiptar e denoncoi propagandėn fetare tė fanatikėve myslimanė, tė cilėt mė akuzojnė kinse nė shkrimet e mia i kam fyer shqiptarėt e Maqedonisė. Me anėn e letrės sime duhet pėrkujtuar edhe bashkatdhetarėt tanė se fotografitė e „Korabit“ tė Nexhmi Matit e sfiduan gėnjeshtrėn e Fadil Selmanit dhe bashkėmendimtarėve tė tij fanatikė. Prandaj fanatikėve duhet treguar se nė kėto fotografi nuk duken kapelat orientale, por qeleshet e bardha tradicionale shqiptare. Tradita ėshtė themeli i tė gjitha tė mirave kombėtare dhe mė e vjetėr se feja, kėshtu thonė dijetarėt. Nė fund e pėrshėndes vėllain tonė qė ngjitet majave tė folklorit tonė kombėtar.

Pėrqafime, Beqir Elshani
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] AKTIVITETE NGA DIASPORA NĖ KOPENHAGĖ (2008-05-03 12:14:39 nga admin4)
[ Opinione ] Pasojat e luftės nė Komunėn e Vushtrrisė dhe aktivitetet e zhvilluara pėr sanimin e tyre (2008-04-22 05:53:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Me njė varg aktivitetesh sot u pėrkujtua Masakra e Reēakut (2008-01-16 12:24:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] BDI pezullon aktivitetet ne Parlament (2007-09-27 14:14:39 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria intensifikon aktivitetet diplomatike pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės (2007-08-16 03:45:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria intensifikon aktivitetet diplomatike pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės (2007-08-15 17:25:48 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Sejdiu dėnon ashpėr aktivitetet e paligjshme tė zbuluara kėto ditė (2006-12-21 03:34:12 nga Flori Bruqi)
[ Diaspora ] AKTIVITETE ARTISTIKE ME RASTIN E FESTES SE PAVARESISE. (2006-10-31 18:51:34 nga Arben Dervina)
[ Opinione ] Njohja nga Debėlldeja (2008-09-01 17:22:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] I mituri shqiptar pėrdhunohet nga 9 pakistanezė (2008-08-29 18:24:33 nga admin4)
[ Opinione ] MOSKA KĖRKON NDIHMĖ NGA SHKUPI(!?) (2008-08-29 15:44:42 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster