| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kryetari i lėvizjes Vetėvendosja tregon pėrse u arrestua |
| Postuar mė datėn: 2006-11-20 23:48:06 nga Arben Dervina :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Albin Kurti dhe Frashėr Krasniqi janė arrestuar nė Zyrat e kėsaj organizate, nė bazė tė njė urdhėrese tė Gjykatės Komunale tė Prishtinės. Ata janė dėrguar nė Stacionin e Policisė Qendėr, dhe mė pas janė shoqėruar pėr nė Gjykatėn Komunale. Pas disa orėve Albin Kurti ėshtė liruar dhe nė njė konferencė me gazetarė, ai e cilėsoi arrestimin tė motivuar politikisht.
Arsyeja e arrestimit, tha ai, ishte lėnda pėr rastin e demonstratės sė 23 gushtit, kur aktivistėt e Vetėvendosjes patėn bllokuar hyrjen e ndėrtesės sė Kuvendit dhe tė UNMIK-ut, me rastin e vizitės sė kryenegociatorit Marti Ahtisari nė Prishtinė. |
|
Pra bėhet fjalė pėr atė lėndė e cila ka mbetur e hapur. Shumica e lėndėve kundėr nesh e tė cilat janė me dhjetėra, janė tė hapura, pėr shkak se ēfarėdo vendimi qė merr gjykata, gjithmonė prokuroria ankohet kundėr gjykatės dhe kėsisoj ēėshtjen e mbajnė tė hapur. Pastaj, nė njė moment tė caktuar vjen vendimi politik se kur tė riaktivizohet ajo lėndė nė mėnyrė qė neve tė na mbledhin e tė na arrestojnė. Kurti tha se gjatė ditėve tė ardhshme aktivistėt e Vetėvendosjes do tė jenė nė shėnjestėr tė Policisė, me qėllim tė pengimit tė protestės sė 28 nėntorit.
Qėllimi ėshtė qė nė demonstratėn e 28 nėntorit, tė martėn e ardhshme nė orėn 14.00 nė Prishtinė, tė ketė sa mė pak udhėheqės dhe aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje!. Ai tha gjithashtu se ėshtė liruar vetėm pėr shkak se dy dėshmitarė tė prokurorisė nuk janė paraqitur nė gjykatė. Ndėrkohė, aktivisti tjetėr i arrestuar dje, Frashėr Krasniqi, vazhdon tė mbahet nėn arrest, tha Albin Kurti.
Koha Jone |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|