DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Berisha sulmon mediat: Manipuluan tragjedine
Postuar mė datėn: 2008-03-19 09:44:00 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Kryeministri Berisha ka harruar sot tragjedine e Gerdecit dhe eshte marre me mediat. Me nje gjuhe cinike te perdorur vetem ne trazirat e 1997 kreu i qeverise beri nje sulm te paprecedent mbi mediat dhe menyren se si ato e kane percjelle tragjedine e Gerdecit. Sulmi i kryeministrit ishte sa i turpshem dhe i papergjeshem pasi ne nje kohe kur qeverise i duhet te perballoje nje nga tragjedite me te medha historike te vendit te shkaktuara nga keqqeverisje, papergjegjshmeria dhe aferrat korruptive te tij gjen kohe te merret me mediat dhe te perdore ndaj tyre fjalorin me te ashper e cinik.


FJALIMI I BERISHES

“Ne rast se nuk do shprehja ketu, jo habi per ato fjale qe spo i perdor, ndaj disa mercenareve, zedhenesve te mafies, mercenareve gazetare qe duke shkelmuar me menyren me te turpshme mbi moralin njerezor hidhen nga gezimi ne Televizionet e tyre e manipulojne me fatkeqesine e viktimave. Kjo ishte e pabesueshme per syte e mi, se si keta mercenare non stop bertisnin “rrofte vdekja, poshte qeveria”; pjese e diversitet edhe kjo, e nje diversiteti te nje shoqerie, por jashte te gjitha caqeve te nje morali njerezor qe s’mund te gezohesh kurre. Ti mund ta duash apo ta urresh nje qeveri, eshte ne zgjedhjen tende, t’i mund te shpifesh, por te shtosh dreka e darka gezimi kur ne nje kohe kemi familje qe kane varre te hapura se s’kane ku te qajne viktimat e tyre, kjo nuk quhet diversitet, por makabritet moral. Si nje njeri i dashuruar pas mediave, se une jam dhe i tille, kesaj here kam ndjere dhimbjen me te madhe kur i shihja keta mercenare, jo te shumte, por qe ekzistonin, shihja gazetare qe silleshin nga gezimi, harronin qe i shihte nje popull I tere qe vershonte ne lot. Kishin marre te dehur qe flisnin percart ne studiot e tyre, gjera te cilet nuk i bejne nderin nje vendi te qyteteruar. U percjell kete mesazh: Kan qene, do jem I dashuruar me median. Ato do jene te lira dhe une do vazhdoj mbroj lirine e tyre. Edhe sikur lakuriq te dalin ne ekranet e tyre, liria e tyre eshte e shenjte per mua, por njeriu duhet te kete moral sepse ti je vertet privat, por mos harro se je ne nje funksion publik. S’mund te kercesh nga gezimi nga karrigia, s’mund te vendosesh te dehur ne studio per te folur percart, nuk mund te besh moralin e tij qe thote “rrofte vdekja, poshte qeveria”. Un ju garantoj, jo ju qe jeni ketu, por edhe ata koleg apo kolege qe kishin vendosur te intervistonin me paradhenie per te perdhosur fatkeqesine, se jemi ne zi dhe zija ka kodin me te thelle dhe me lashtin e njerezimit dhe qytetareve” tha berisha ne fjalen e tij.

balkanweb
18.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Berisha prap kunder bashkimit Kombetar (2008-09-16 14:10:26 nga admin4)
[ Opinione ] Deputeti Ngjela: Kryeministri Sali Berisha tė vret (2008-09-16 01:53:31 nga admin4)
[ Opinione ] SĖRISH BERISHA ME AVAZIN E VJETĖR?! (2008-09-12 11:46:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Berisha pėrshėndet raportin e BB-sė “Tė bėsh biznes” (2008-09-11 00:05:29 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Korrupsioni eshte beteja kryesore e jetes sime (2008-09-09 03:14:10 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk me ēudisin akuzat e Rusise (2008-08-26 12:09:46 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk ka paralelizma mes Osetisė dhe Kosovės (2008-08-11 11:23:26 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Berisha bėn thirrje pėr njohjen e Kosovės (2008-08-08 15:20:14 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk do te preket emri i Ismail Qemalit (2008-07-31 17:13:38 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha pėruron mbikalimin e Kamzės (2008-07-17 04:51:31 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Pėr Kosovėn nuk mund tė ndiqet politika e ndarjes mbi baza etnike (2008-07-05 17:39:12 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster