DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Beogradi sfidon UNMIK-un, duke vendosur qė serbėt e Kosovės tė votojnė edhe nėpėr shtėpitė e veta
Postuar mė datėn: 2008-04-14 16:32:36 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Edhe pėrkundėr vendimit tė prerė tė UNMIK-ut se zgjedhjet lokale tė Serbisė, mė 11 maj, nuk mund tė organizohen e mbahen edhe nė territorin e Kosovės dhe se mbajtja e tyre ėshtė e papranueshme, zyrtarėt e Beogradit kanė marrė vendim qė krahas zgjedhjeve parlamentare tė mbahen edhe ato lokale.
Kėtė informatė e konfirmojnė burimet e institucioneve shtetėrore pėr gazetėn 'Veēernje Novosti' tė Beogradit, duke shtuar se vendimi i Qeverisė serbe pėr mbajtjen e zgjedhjeve ėshtė i obligueshėm, dhe, votimet
madje mund tė mbahen edhe nėpėr shtėpi private.

Nisur nga ky vendim i Qeverisė, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda njė kohe tė shkurtėr duhet ti pėrfundojė pėrgatitjet pėr votime edhe nė territorin e Kosovės.

Burimi i RTK-sė thotė se fakti qė zgjedhjet parlamentare janė tė pranueshme pėr UNMIK, e pėr kėshilltarė komunal votohet tė njėjtėn kohė dhe nė vendvotimet e njėjta, kjo do tė thotė se ėshtė shumė vėshtirė tė pengohet akti i votimit.

Ndėrkaq, deklarata e Joakim Riker se vetėm UNMIK mund tė organizojė zgjedhje lokale nė Kosovė dhe zgjedhjet tjera nuk do tė kenė kurrfarė vlere, nė Beograd interpretohet mė parė si vėrejtje e tij se nuk do tė bashkėpunojė me bartėsit e pushtetit tė zgjedhur nė zgjedhjet serbe, se sa paralajmėrim se do tė ketė orvatje pėr pengimin e votimit nė Kosovė.

Ndaj argumenteve tė Rikerit, se me organizimin e zgjedhjeve lokale Serbia po e minon Rezolutėn 1244, pėrgjigja nga Beogradi thotė se UNMIK-u ėshtė ai qė e ka shkelur Rezolutėn 1244, sepse vitin e kaluar vet ka hequr dorė nga kompetencat pėr zbatimin e zgjedhjeve lokale nė Kosovė, duke e bartur kėtė tė drejtė nė, siē thuhet, “institucionet shqiptare nė Prishtinė”.

“Nisur nga fakti se politika e shtetit ndaj Kosovės nėnkupton qė Serbia T’i marrė tė gjitha kompetencat, tė cilat Misioni i KB do t’i bartė jolegalisht mbi Prishtinėn, edhe zgjedhjet lokale nė Kosovė trajtohen si punė pėr Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve”, thotė burimi nga Qeveria e Serbisė.

Ai shton se vendimi i Komisionit pėr mbajtjen e zgjedhjeve nė territorin e Kosovės, mė 11 maj, ėshtė botuar edhe nė Fletėn Zyrtare tė Serbisė.

Po ashtu, nė fuqi ka hyrė edhe udhėzimi pėr zbatimin e zgjedhjeve lokale nė Kosovė, sipas tė cilit ato do tė organizohen pėr zgjedhjet e kėshilltarėve komunal dhe pėr ata tė qytetit tė Prishtinės, qė do tė realizohen nė vendvotimet e njėjta, ku do tė votohet edhe pėr deputetėt e Kuvendit tė Serbisė.

Sipas komisionit do tė votohet nė komunat : Viti Vushtrri, Gjilan, Gorė (pjesa e komunės sė Dragashit me popullatė gorane), Zveēan, Zubin Potok, Istog, Klinė, Fushė Kosovė, Kamenicė, Mitrovicė, Leposaviq, Lipjan, Novo Bėrdė, Obiliq, Rahovac, Pejė, Podujevė, Prizren, Skenderaj, Ferizaj e Shtėrpce dhe nė qytetin e Prishtinės./f. musliu/.

RTK
14.04.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PĖR VENDOSJEN E EULEX-IT PO VENDOSĖ BEOGRADI…! (2008-11-08 17:50:46 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Human Rights Watch: Beogradi politikė diskriminuese ndaj shqiptarėve (2008-11-03 15:03:00 nga admin1)
[ Opinione ] Beogradi i bien tupanit Prishtina e luan vallen (2008-10-22 14:07:46 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi kėrcėnon fqinjėt kundėr njohjes sė Kosovės (2008-09-25 01:44:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Holbrooke: Beogradi tė pajtohet me faktin se Kosovėn e ka shtet fqinj (2008-08-29 15:09:50 nga admin1)
[ Opinione ] KOMUNOMANIA SERBOMADHE E BEOGRADIT NĖ KOSOVĖ (2008-06-09 17:39:18 nga admin1)
[ Opinione ] Sulmi nė shtėpinė e Kryeminsitrit, prodhim i Beogradit (2008-06-09 13:37:10 nga admin4)
[ Opinione ] BAN KI MOON MUND I OFRON BEOGRADIT PARTNERITET NĖ KORE, POR JO NĖ KOSOVĖ (2008-06-06 05:22:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KD: Ban Ki-Moon i ofron Beogradit partneritet nė Kosovė (2008-06-04 14:02:10 nga admin1)
[ Opinione ] PSE U LEJUAN ZGJEDHJET E BEOGRADIT NĖ KOSOVĖ?! (2008-05-11 17:21:19 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster