Hashim Thaēi: Ftesa e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh Bush pėr tė vizituar Uashingtonin, pėr tė pasur takime tė njė niveli tė tillė, ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė pėr institucionet dhe popullin e Kosovės, pėr shtetin tonė tė pavarur, sovran dhe demokratik; ėshtė vizita e suksesit dhe progresit pėr Kosovėn, ėshtė vulosja e kėtij suksesi, nė fakt, dhe vlerėsimi mė i lartė qė i bėhet udhėheqjes kosovare dhe vlerėsimi qė i bėhet popullit tė Kosovės. Ne, nė mėnyrė tė koordinuar kemi shpallur pavarėsinė, kemi menaxhuar nė mėnyrė tė suksesshme gjithė atė proces, pastaj kemi filluar menjėherė implementimin e planit Ahtisari, kemi vazhduar me futjen nė fuqi tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, njė kushtetutė shumė moderne qė respekton nė kuptimin mė afirmativ tė mundshėm minoritarėt, por edhe kemi vazhduar me suksesin tjetėr tė jashtėzakonshėm, konferencėn e donatorėve, prej sė cilės Kosova ishte njė pėrfituese e merituar dhe e madhe. Tash takimet qė po zhvillojmė nė Uashington, janė takime tė vlerėsimit tė suksesit, janė takime tė zotimeve tona, por janė edhe takime, ku do tė shprehim prioritetet dhe dilemat apo shqetėsimet tona si institucione tė vendit. Ne kemi prezantuar edhe nė takimin me Sekretaren e Shtetit, Rajs, edhe nė takimin me Sekretarin e Mbrojtjes, Gejts, gjithė pėrkushtimin qė kemi treguar si institucione pėr instalimin e qeverisjes sė mirė nė Kosovė, pėr sundimin e ligjit, pėr funksionimin demokratik dhe efektiv tė tė gjitha institucioneve qendrore dhe lokale, pėr respektimin e tė gjithė minoritarėve, qė Kosovėn ta ndėrtojmė si vend demokratik, si atdhe tė tė gjithė qytetarėve, dhe zotimin tonė pėr tė vazhduar sė ndėrtuari raportet e shkėlqyeshme me tė gjitha vendet e rajonit, me Shqipėrinė, Maqedoninė, Malin e Zi dhe nė tė ardhmen edhe me Serbinė; por edhe kemi marrė konfirmimin nė kėto dy takime tė rėndėsisė sė veēantė, se Kosova do tė vazhdojė tė ketė pėrkrahjen e plotė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, por nė tė njėjtėn kohė do tė respektohet dhe do tė garantohet integriteti territorial i shtetit tė pavarur, sovran tė Kosovės. Ky bashkėpunim do tė vazhdojė, dhe natyrisht se do tė kulmojė nesėr nė takimin me Presidentin Bush.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, qeveria juaj ndėrsa ka fatin historik tė jetė qeveria e parė e shtetit tė pavarur tė Kosovės, ka po ashtu edhe pėrgjegjėsinė dhe barrėn pėr tė treguar qė ky shtet i ri do tė jetė i suksesshėm. Kosova sot ndeshet me njė sėrė problemesh. Ēfarė planesh ka qeveria juaj pėr ta nxjerrė Kosovėn nga kėto vėshtirėsi tė mėdha?
Hashim Thaēi: Nė fakt Shtetet e Bashkuara tė Amerikės gjithmonė i kanė besuar Kosovės, i kanė besuar popullit tė Kosovės pėr orientimin e tyre pro-perėndimor. Qė nga administrata e Presidentit tė parė Bush, pastaj pėrkushtimet konkrete pėr ēlirimin e Kosovės, pėr fillimin e bombardimeve tė Presidentit Klinton, por edhe tani tė Presidentit aktual Bush, qė do tė thotė se ėshtė njė marrėdhėnie historike e suksesit tė pėrbashkėt. Ėshtė njė fat historik, por nė tė njėjtėn kohė ėshtė meritė dhe pėrgjegjėsi pėr atė qė kemi bėrė nė Kosovė, sepse tek e fundit, populli i Kosovės i ka zgjedhur njerėzit e vet pėr tė udhėhequr, pėr tė marrė vendime, tė cilat i kemi marrė. Do tė kemi tash ballafaqimin tjetėr, pas tranzicionit demokratik, atė tė zhvillimit ekonomik, tė sundimit tė ligjit dhe tė luftimit tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar dhe hapjes sė perspektivės sė Kosovės pėr t'u integruar nė Nato dhe Bashkimin Evropian. Do tė ketė sfida dhe vėshtirėsi, por jam i bindur nė suksesin e plotė tė Kosovės.
Zėri i Amerikės: Kosova nė Konferencėn e donatorėve siguroi gati 2 miliard dollarė ndihma. Cilat do tė jenė disa nga projektet mė tė mėdha dhe mė urgjente qė pritet tė ndėrmarrė qeveria e Kosovės?
Hashim Thaēi:Kjo konferencė ishte konferencė e suksesit tė plotė dhe mbėshtetjės sė re ndėrkombėtare pėr Kosovėn nė sajė tė qeverisjes sė mirė dhe efikasitetin qė kemi treguar, tolerancės qė kemi treguar edhe pėr minoritarė por para sė gjithash mbėshtetje e vizionit qė kemi pėr zhvillim dhe integrim. Ne do tė fokusohemi nė ndėrtimin e infrastrukturės ligjore sipas standardeve europiane. Do tė pėrqėndrohemi para sė gjithash nė edukim, investime nė shėndetėsi, infrastruktuėn rrugore, ambient, agrikulturė dhe shumė e shumė sfera tė tjera tė jetės institucionale dhe shoqėrore qė tė punojmė dhe modernizojmė Kosovėn, nė mėnyrė qė ēdo qytetar i Kosovės tė ndihet mirė qė ėshtė qytetar i Kosovės.
Zėri i Amerikės: Zoti kryeministėr, njė nga synimet e qeverisė suaj ėshtė njohja e Kosovės nga mė shumė shtete por deri mė sot Kosova ende nuk a ka hapur ambasadėn e parė. Kur pritet tė ndodhė kjo?
Hashim Thaēi: Vendimet pėr hapjen e misioneve diplomatike tanimė janė marrė nga institucionet e Republikės sė Kosovės. Sė shpejti do tė emėrohen edhe pėrfaqsuesit e kėtyre misioneve. Nė tė ardhmen e afėrt do tė hapen ambasada nė 10 vende tė botės, duke pėrfshirė edhe Uashingtonin. Njohjet janė duke vazhduar dhe nėse bėjmė njė krahasim me vendet e tjera tė ish-Jugosllavisė pėr periudhėn kohore, mendoj qė pėr Kosovėn ka ndodhur njė mrekulli. Kemi njohje prej dy tė tretave tė vendeve tė Bashkimit Europian dhe NATO-s, tė Japonisė, Shteteve tė Bashkuara tė shtatė vendeve nga G8. Siē tha edhe sekretarja Rajs, pėr Kosovėn njohjet do tė vazhdojnė. Gjithė ky pėrkushtim ėshtė edhe nė kėtė drejtim dhe takimet me zonjėn Rajs dhe zotin Gejts, si dhe takimi me presidentin Bush shkojnė nė drejtim tė vazhdimit tė mbėshtetjes sė Kosovės por edhe pėr njohje tė reja pėr shtetin e pavarur tė Kosovės.
Zėri i Amerikės: Vizita juaj kulmon nesėr me takimin me presidentin Bush. Ēfarė prisni ju nga ky takim?
Hashim Thaēi:Ne do ta falenderojmė presidentin Bush pėr vendosmėrinė e tij qė ka treguar pėr paqen dhe stabilitetin nė Kosovė dhe rajon. Pėr mbėshtetjen qė Kosova tė bėhet shtet dhe me pėrgjegjėsi tė lartė mund ta them se ky proamerikanizėm nė Kosovė ėshtė njė kulturė edhe qytetare, edhe politike dhe kjo ėshtė njė kulturė qė duhet ta kultivojmė ne si lidership dhe si popull. Relacionet ndėrmjet Kosovės dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės do tė njohin vetėm rritje dhe do tė jenė raporte tė respektit reciprok dhe Kosova do tė jetė mirėnjohėse ndaj Shteteve tė Bashkuara pėr jetė e mot pėr mbėshtetjen e tyre tė pakursyer nė tė gjitha kohėrat dhe rrethanat qė ka kaluar Kosova. Para sė gjithash do ta falenderojmė edhe pėr zotimet e reja nė mbėshtetje tė Kosovės pėr t'u integruar nė Nato dhe Bashkim Europian. Por edhe Kosova ka pėgjegjėsitė e veta tė cilat do t'i kryej me pėrgjegjėsi tė lartė shtetėrore nė veēanti tė pėrkushtimit nė luftėn kundėr terrorizmit global, grupeve fundamentaliste, krimit tė organizuar, korrupsionit, tė sundimit tė ligjit dhe vazhdimit tė qeverisjes sė mirė. Kėtė e kam konfirmuar nė emėr tė qeverisė sė Kosovės, do ta konfirmoj edhe nesėr nė takimin me presidentin Bush, se nė kėtė drejtim pėr Kosovėn nuk ka dilema por ka vetėm pėrgjegjėsi tė reja dhe vizion tė qartė pro perendimor dhe raporte tė shkėlqyera me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Intervistoi Arben Xhixho
Zėri i Amerikės
20-07-2008
|