| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » UDHĖ TĖ MBARĖ, PA MUA |
| Postuar mė datėn: 2007-05-25 16:51:21 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Opinioni im lidhur me qarkorėn publike tė veprimtarit Ibrahim Kelmendi Fillesė shqiptare pėr pajtim me popullin serb, e cila disa ditė me radhė me erdhi nė postėn time elektronike
Nga: Kadri REXHA
Ndonėse nuk e kam pasur ndėrmend tė merrem me pallavra tė kėsaj natyre, insistimi i vazhdueshėm i nismėtarit tė Fillesės shqiptare pėr pajtim me popullin serb si dhe pėrfundimi i tij me fyerjen pėrgjithėsuese: shqiptarėve nė emigracion ju mungon arsyetimi konstruktiv mė detyruan tė shprehu edhe unė opinionin tim lidhur me kėtė nismė.
Fillimin e kėtij aksioni qė nismėtari i saj mendon dhe shpreson ta shndėrroi nė njė lėvizje tė gjerė qytetare e shoh si pėrpjekje pėr njė diferencim tė ri tė shqiptarėve, ngjashėm me diferencimet e shqiptarėve nga ana e regjimit serbokomunist tė viteve tė tetėdhjeta. Derisa, asokohe, shqiptarėve, me ēdo kusht, iu kėrkohej ta shprehnin lojalitetin e tyre ndaj regjimit pushtues kolonialist serb, sot, me kėtė Fillesė... shqiptarėve, poashtu me ēdo kusht, po u kėrkohet tia shtrijnė dorėn e pajtimit popullit serb pėr tua falur atyre krimet, gjenocidin dhe etnosin shumėshekullor, veprime raciste dhe antinjerėzore kėto, pėr tė cilat regjimet e shtetit serb dhe as populli serb gjatė historisė sė djeshme dhe tė sotme, jo qė nuk u penduan apo bėnė pėrpjekje ti kėrkojnė falje ndonjėherė popullit shqiptar, por, pėrkundrazi, ata asnjėherė nuk u kėnaqėn me rezultatin e dhunės dhe tė represalieve qė e bėnė mbi kėtė popull.
Sado qė nė dukje tė parė krijohet pėrshtypja se me kėtė apel popullit shqiptarė i kėrkohet ta falė popullin serb, me kushtin e vetėm tė mbėshtetur kryesisht nė interesin reciprok pėr tė tanishmen dhe pėr tė ardhmen mė njerėzore e paqėsore tė kėtyre dy popujve, qėllimin kryesor tė nismėtarit tė kėsaj Fillese..., e shoh nė pėrpjekjen e tij tė hapur qė ta barazojė viktimėn dhe xhelatin me sloganin: populli shqiptar dhe populli serb janė tė armiqėsuar dhe nė konflikt me shekuj. Ky slogan ėshtė palca kurrizore e kėsaj Fillese... qė i bėhet popullit shqiptar me qėllim qė qėndresėn dhe luftėn shumėshekullore nė mbrojtje tė qenies sė vet dhe tė atdheut nga hordhitė pushtuese serbosllave ti thjeshtėsojė nė konflikt. Ideja e konfliktit, tė cilėn e sollėn ndėrkombėtarėt me vete dhe e instaluan nė politikėn dritėshkurtėr tė politikanėve tanė, pėr shqiptarėt e Kosovės nuk ėshtė e re.. Me kompensime qesharake kėtė ide e mbollėn edhe historianėt shqiptarė nė doracakėt e historisė pėr shkollat tona. Kėtė ide, tė mbėshtjellė nė formė lutjeje, e lansoi, mė nė fund, edhe nismėtari i Fillesės sė tij tė famshme, arsyen e sė cilės duhet ta di ai vet. E njeh apo nuk e njeh tė vėrtetėn historike tė popullit shqiptar dhe tė atij serb nismėtari i kėsaj Fillese... kjo nuk ēon peshė fare. Opinioni i gjerė, tė gjitha ata qė duhet ta dinė, por edhe tė gjitha ata qė nuk e dinė, tė vėrtetėn historike tė popullit shqiptar dhe tė popullit serb e kanė gjetur dhe mund ta gjejnė nė tė gjitha librat e shkencės sė vėrtetė tė historisė. Dhe, nė asnjė nga kėta libra nuk dėshmohet kund se populli shqiptar ka pasur ndonjė konflikt apo i ka rėnė nė qafė, bigajrihak, popullit serb. E vėrteta historike dėshmon ndryshe nga se thuhet nė Fillesėn e nismėtarit tė pajtimit me popullin serb. E vėrteta historike dėshmon se sllavėt ishin ata qė nga trevat ruse erdhėn dhe u ranė nė qafė shqiptarėve, popullit mė tė lashtė autokton nė mbarė Gadishullin ilirik.. Dhe, ata nuk u kėnaqėn me pak, por si hordhi barbare qė ishin, me gjak e me zjarr, pėrlanė dhe morėn ēka gjetėn dhe ēka mundėn. Na e morėn tokėn, na i morėn faltoret, na i morėn traditat, na asimiluan. Ligji i Dushanit dėshmon se ata qė nuk konvertoheshin nė serb ndėshkoheshin me patkua tė skuqur nė ballė. Dhe, qėllimi i tyre nuk mbėshtetej nė interesin reciprok pėr tė tanishmen dhe tė ardhmen mė njerėzore e paqėsore tė popullit tonė e tė popullit serb, por nė pushtimin me ēdo kusht tė atdheut tonė, Shqipėrisė, dhe nė shfarosjen e shqiptarėve. Le tė shfletohet pėr njė ēast historia serbe dhe ka ēka tė shihet aty. Programet kombėtare tė V. Karaxhiqit, Garashaninit, Pashiqit , Andriqit, Vukotiqit, Moleviqit, Mihailloviqit, Qosiqit, Sheshelit si dhe Memorandumi i ASSHA-sė e flasin njė gjuhė dhe e theksojnė njė qėllim tė caktuar: shfarosjen e shqiptarėve dhe serbizimin e trojeve tė tyre. Pėrkundrazi , e vėrteta historike e traditės historike shqiptare, nė vend tė programeve raciste serbe, numėron me bollėk ftesa tė njėpasnjėshme qė iu bėhen serbėve dhe fqinjėve tė tjerė pėr jetė nė paqe dhe nė fqinjėsi tė mirė. E vėrteta historike e popullit shqiptar, qė nga Beteja e Kosovės e vitit 1389 e kėndej, dėshmon pėr aleanca dhe luftėra tė njėpasnjėshme me popullin serb kundėr armiqve tė pėrbashkėt, por edhe pėr tradhtinė tradicionale serbe nė mbarim tė secilės luftė tė pėrbashkėt. E vėrteta historike dėshmon se hiē mė shumė se para njėqind e pesėdhjetė vjetėve mbi gjashtėqind fshatra shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit, me territor sa dy Kosova bashkė, janė bėrė rrafsh me tokė nga zjarri dhe pushka serbe dhe janė shndėrruar nė tokė tė pastėr tė Serbisė. E vėrteta historike dėshmon se pas pesėqind vjet qėndrese dhe lufte tė shqiptarėve kundėr pushtuesve osman, apetitet e pangopura serbe, tė pėrkrahura veēanėrisht nga e ėma e tyre Rusia, arritėn ta ndajnė popullin shqiptar dhe atdheun e tyre, Shqipėrinė, nė dy pjesė. E vėrteta historike dėshmon se Kosova dhe trojet tjera shqiptare qė mbetėn nėn pushtimin e Serbisė nė vazhdimėsi u kositėn pa mėshirė nga regjimet gjakpirėse antishqiptare serbe. E vėrteta historike dėshmon edhe pėr dhunėn e paparė serbe tė pas Luftės sė Dytė Botėrore, e cila kulmoi me vrasjen, djegien dhe dėbimin e thuaja tė mbarė njė populli nga shtėpitė dhe atdheu i tyre i lashtė. Dhuna shtetėrore mbi shqiptarėt, shifrat e tė pushkatuarve dhe tė dėbuarve nga trojet stėrgjyshore janė marramendėse sa zor qė e kanė kund shoqen nė historinė e popujve tė botės, tė cilat, me shembullin e veēantė, me varrezat masive, me masakrimin dhe djegien e kufomave, me ringjalljen e ekzodusit biblik, me zhdukjen pa nam e nishan te tė kidnapuarve tronditėn botėn e shekullit tė ri. E vėrteta historike dėshmon se populli shqiptar, mbi shtatė milionė banorė, qė jeton nė trojet e veta kompakte, sot lufton pėr tė drejtat ekzistenciale nė gjashtė shtete, nė vend qė tė jetonte nė njė Shqipėri natyrore si faktor i rėndėsishėm ekonomik, politik, kulturor dhe ushtarak dhe tė jepte kontributin qė i takon karshi botės sė qytetėruar. E vėrteta historike dėshmon se sot mė shumė ka shqiptarė, tė shpėrngulur me dhunė nė Turqi se sa qė ka sėbashku nė tė gjitha trojet autoktone shqiptare. Dhe kjo, zotėri nismėtar i Fillesės... jo pėr arsyen se populli shqiptar dhe populli serb janė tė armiqėsuar dhe nė konflikt me shekuj, por pėr arsyen e tė vėrtetės historike se populli serb, qė nga ardhja e tij nė Gadishullin ilirik, i ra nė qafė popullit shqiptar, tė cilin me shekuj po mundohet ta zhdukė nga faqja e dheut. Prandaj, zotėri nismėtar i Fillesės..., armiqėsinė dhe konfliktin, para se te populli shqiptar, duhet ti kėrkosh gjetiu, aty ku ėshtė e dėshmuar se ekziston, pra te populli serb, pėr tė cilin tė mbanė shpresa se paska pritur zotėrinė tėnde, mesin e ri, qė do ti pėrgjigjet gatishmėrisė pėr pajtim.
|
|
Kosova e pėrgjakur
Dhe, ti zotėri i nismės sė Fillesės, nėse mendon se je i pari nė idenė e pajtimit tė viktimės dhe tė xhelatit, nė kėtė rast tė popullit shqiptar dhe tė popullit serb, gabohesh rėndė. Nėse nuk mė beson shko e pyete Azem Vllasin se si i eci pazari gjatė viteve tė urisė pėr bukė e liri, gjatė viteve tė vlimeve tė mėdha tė Kosovės namėmadhe, i cili pos fjalėve dhe gėnjeshtrave mė tė pabesueshme, si kėto tuajat, kishte edhe topuzin nė dorė. Ti zotėri i Fillesės i fton tė gjithė ata qė ndihen tė frikėsuar dhe zotohesh se fqinjėt e tyre shqiptar do ti mirėpresin dhe do tu ndihmojnė nė mėnjanim tė frikės dhe tė vėshtirėsive tė tyre fillestare, deri edhe nė strehim, derisa tė rindėrtohen shtėpitė e tyre tė dėmtuara nga lufta ose nga ndonjė shqiptar i irrituar prej tmerreve dhe frustrimeve hakmarrėse tė luftės. Kjo ftesė dhe ky zotim yti ėshtė mrekullia vetė! Vallė, di gjė ky zotėri pėr fqinjėt e tyre shqiptarė se sa kanė arritur ata vetė tė lirohen nga traumat e luftės dhe nga tmerri i thikave tė fqinjėve tė tyre para se tu ndihmojnė nė mėnjanimin e frikės tė gjithė atyre qė ndihen tė frikėsuar. Vallė, di gjė ky zotėri se fqinjėt e tyre shqiptarė, qė ende, as pas tetė vjetėsh nga pėrfundimi i luftės, nuk kanė arritur tė sigurojnė njė kulm pėr vete, ku do ti strehojnė dhe si do ti ndihmojnė nė mėnjanimin e vėshtirėsive tė tyre fillestare, ata qė dikur i lanė pa strehė dhe, mė vonė, duke ikur nga vendi i krimit, i dogjėn edhe shtėpitė e veta. Pasi edhe unė jam i ftuar qė tė japi kontributin tim nė kėtė drejtim, detyrohem tė tregoj se shtėpia ime e dikurshme, trashėgim nga prindėrit, nuk ekziston mė. Ajo, nė fshatin Cėrrcė, ashtu buzė rruge, nė kilometrin e pestė, qė shkon nga Burimi pėr nė Tedel, ende qėndron gėrmadhė, simbol i njė kohe dhe i njė dore, plot me bomba e me kanistra tė benzinės, tė fqinjėve tanė kolonė, me tė cilėt ndamė gjithė ēka patėm pėr vete. Mė nė fund, ftesės pėr strehim sa do tė mundet ti pėrgjigjet konkretisht vetė zotėriu i Fillesės..., kur dihet botėrisht, se si pasojė e politikės sė pėrkrahur nga fqinjėt e tij, ai, thuaja, krejt jetėn e ka kaluar si i strehuar politik, ashtu me shkollė tė ndėrprerė, me mall tė familjes, me mall tė mė tė dashurve, me mall tė vendlindjes, me mall tė Atdheut dhe i ndjekur kėmba kėmbės nga hijet e gjata tė pushtetit tė fqinjėve tė tij. Nėse nuk ka kėtu profiterizėm personal, siē ndodhė pas ēdo lufte, atėherė edhe Fillesėn e nismėtarit (kurrsesi shqiptare) pėr pajtim me popullin serb e konsideroj shumė tė papjekur, tė pakuptimtė dhe tė parakohshme. Nė kėtė rast bashkohem me urtinė e popullit tonė: Mos bėn hoj, pa tė thirrur kush! Sepse gjithė ai mal krimesh shekullore nuk ishte aksident i rastit trafiku qė mund falet njėanshėm dhe me njė fjalė goje, kur as nė horizont nuk shihet qoftė edhe njė shenjė se janė pjekur kushtet pėr njė pajtim tė qėndrueshėm. Mirėpo, prej njė shoku tė idealeve dhe bashkėpunėtori tė Jusuf Gėrvallės dhe Kadri Zekės, i cili e liron dhe e shfajėson Serbinė pėr krimin e madh tė 17 janarit tė vitit 1982, duke e lėnė gjakun e derdhur brenda shqiptarėve, si qėrim hesapesh nė mesin e grupeve politike, edhe ēka tjetėr nuk mund tė pritet. Kėtij veprimtari tė devotshėm tė ēėshtjes evrolindore, pėr ftesėn qė ma bėn lidhur me fushatėn e nisur, me tėrė qenien i pėrgjigjėm: udha e mbarė, pa mua!
Aktualisht shqiptarėt kanė shumė punė para vetės deri nė bashkimin e popullit dhe tė Shqipėrisė natyrore.
Ftesėn pėr pajtimin e dy popujve duhet ta presin njė ditė, por ajo ftesė duhet tė vijė nga pala tjetėr, pikėrisht nga populli serb, i cili, vėrtetė ka pėr ēka tė kėrkojė falje, por, qė edhe sot e tėrė ditėn, nė vend se pėr pajtim, ai, me revan tė shfrenuar, po pėrgatitet pėr agresion tė ri mbi Kosovėn e ēliruar nga UĒK-ja heroike dhe nga forcat e NATO-s sė lavdishme.
Altstätten, 25.05.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|