| » Opcionet për artikullin |
|
Flamuri shqiptar -
Krenari kombėtare qė nuk shuhet kurrė
Populli shqiptar e ka ēarė rrugėn e historisė me shpatė nė dorė, ka thėnė njėri nga diktatorėt tanė. Ushtarėt shqiptarė parakalonin para Napoleonit si ca mbretėr tė maleve. O Zot, sa popull i mrekullueshėm do tė ishin kėta sikur tė kishin nė krye njė sundimtar tė drejtė, raportonte konsulli franēez i Shkodrės mė 1908. Shqiptarėt kanė qenė, janė dhe do tė jenė ushtarėt mė besnikė pėr shpėtimin e Europės.
Baki Ymeri (Bukuresht)
Jemi mbi tremilionė nė Shqipėrinė e shtrėnguar, 7 mililionė nė Shqipėrinė e lirė, dhe 15 milionė nė tėrė botėn. Flamuri shqiptar ėshtė krenari kombėtare qė nuk shuhet kurrė. Kushdo qė i rikthehet lashtėsisė dardane, betejave tė lavdishme tė Skėnderbeut, veprave tė rilindasve tanė, Vlorės legjendare dhe Kosovės kreshnike, do tė konstatojė se historinė tonė e fisnikėrojnė shembuj tė shkėlqyer tė shqiptarizmit. Familja, flamuri, gjuha e kombi, janė vlera hyjnore. Hymni dhe flamuri shqiptar janė simbole kombėtare qė ta pėrkujtojnė tė vėrtetėn se nga Kosova nė Ēamėri: ka vetėm njė Shqipėri. Kush janė ata qė mundohen t'i pėrmbysin aspiratat shqiptare pėr bashkim kombėtar? Pėrmbysės janė hajdutėt, kurvarėt dhe tradhėtarėt, ata qė i pėrēajnė shqiptarėt nė baza fetare apo politike, fanatikėt e zi dhe ekstremistėt e kuq qė mundohen ti devalvojnė vlerat europiane tė demokracisė.
Shqipėria bėhet e tėrė pėrmes integrimit tė Saj nė gjirin e komunitetit europian. Atdhetarė tė vėrtetė dhe demokratė tė mirėfilltė janė ata qė dinė ta shenjtėrojnė vendin ku jetojnė. Janė ata qė dinė ti frymėzojnė gjeneratat pėrmes kultivimit tė kultit ndaj punės, familjes, simboleve dhe heronjve tė kombit. Janė ata qė ia kujtojnė ushtarakut dhe ēdo shqiptari, detyrėn e shenjtė pėr mbrojtjen e atdheut. Duke qenė ndėr mė tė vjetrit dhe mė tė bukurit nė Evropė, flamuri ynė ėshtė dėshmi historike, vlerė e lartė europiane, simbol i shenjtė qė duhet tė duhet, tė ruhet dhe mbrohet, me dashuri, vigjilencė dhe trimėri. Qan shpirti i shqiptarit pas historisė sė atdheut. Po qe se bėjmė krahasim me rumunėt e sėrbizuar tė Luginės sė Timokut, apo me sivėllezėrit e tyre nga Moldavia, konstatojmė se jemi njė popull i mrekullueshėm. Shqiptarėt kanė dedhur lumenj gjaku pėr ta mbrojtur identitetin kombėtar dhe flamurin shqiptar. Askush nuk mund ta harrojė trimėreshėn e Prishtinės, qė hidhet nga ballkoni mbi tankun e okupatorit, e mbėshtjellė me flamurin tonė tė shenjtė.
Historia shqiptare ėshtė e shkruar me gjak. Shqiptarėt qysh para Krishtit nuk kanė ditur ēėshtė frika, mėshira apo pėrulja. Dokumente historike dėshmojnė pėr trimėritė legjendare tė kombit shqiptar. I panumėrt ėshtė numri i atyre qė ranė nėn hijen e flamurit, duke dhėnė jetėn pėr njė ideal tė shenjtė, pėr ritkthimin e trojeve etnike nė trungun e atdheut. Populli shqiptar e ka ēarė rrugėn e historisė me shpatė nė dorė, ka thėnė njėri nga diktatorėt tanė. Ushtarėt shqiptarė parakalonin para Napoleonit si ca mbretėr tė maleve. O Zot, sa popull i mrekullueshėm do tė ishin kėta sikur tė kishin nė krye njė sundimtar tė drejtė, raportonte konsulli franēez i Shkodrės mė 1908. Shqiptarėt kanė qenė, janė dhe do tė jenė ushtarėt mė besnikė pėr shpėtimin e Europės.
Simbol i flijimit, qėndresės, bashkimit dhe ardhmėrisė
Ngritja e flamurit kombėtar nė Vlorė para 92 vitesh, ishte shprehja simbolike e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, njė vepėr fisnike e pregaditur nė zemėr tė Bukureshtit. Poetėt tanė i kanė kushtuar vjersha tė panumėrta kėtij simboli tė bukur, qė nga rilindasit e deri te shkollarėt e ditėve tona. Asdreni i pavdekshėm, qė kur e pa tė qėndisur nga Spiridon Iloja nė Bukuresht, e konsideronte flamurin si engjėll i lirisė, engjėll i shpėtimit. Patrioti korēar, Dhimitėr Kristo Rėmbeci, qysh mė 1934, i drejtohet kėsaj vlere kombėtare me kėto fjalė: O Flamuri i Shqipėrisė/ me Shqiponjėn e Lirisė/
/ Ku ke qenė do tė jesh/ Nė Kosovė do tė vesh/ Tjetėr flamurė tė rrėzosh/ Vetėm tinė tė valosh. Dhe ja, erdhi koha kur flamuri i shqiptarit/ Do tė valojė, edhe nė majė tė Sharrit. Vlon diaspora shqiptare me simbole kombėtare, qė nga Arizona e Filadelfia, e deri tejmatanė brigjeve tė Turqisė. Eseistėt tanė kanė shkruar pėr kultin e tij, duke e konsideruar si simbol i flijimit, simbol i qėndresės, simbol i bashkimit, simbol i ardhmėrisė.
Shqiptarėt e kanė skalitur simbolin kombėtar nė banknota, emblema, ballina godinash, tagra automjetesh, pulla e kartolina postare, ballina revistash, duke botuar madje edhe gazeta me emrin e tij. Po i pėrmendim vetėm disa: Fiamuri i Arbėrit (La Bandiera dellAlbania), e pėrmuajshme qė e drejtonte nė gjuhėn shqipe Jeronim de Rada nė Kozencė tė Italisė (1883-1887); Flamuri i Shqiperis (La Bandiera Albanese), e drejtuar prej prof. Gjusepe Skiros, nė Napoli, mė 1904; Flamuri, fletore e pėrjavshme, qė e drejtonte Faik Konica nė Boston, mė 1910, me moton Vetqeverim pėr Shqipėrinė, me Kryefjalėn Shqipėria pėr Shqipėtarėt dhe me Porosinė Mos harroni Skėnderbenė, Bashkimin, Krujėn, Flamurin!, Flamuri i Shqipėrisė (1915), gazetė politike e shoqėrore, organi shqiptarėve tė Rumanisė, dilte nė Konstancė me moton: Kudo qė vete/ Kudo qė tė jesh/ Mėndjen pėr Shqipėri ta kesh!. Gazeta botohej me njė mision tė lartė patriotik, pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė shtetit shqiptar, duke pasqyruar, paralelisht me kėtė, edhe veprimtarinė e atdhetarėve tė mėrgimit. Pasojnė "Flamuri, e pėrjavshme politike, ekonomike dhe letrare., e drejtuar nė Tiranė prej Kristo Luarasit (1922); Flamuri, organ i organizatės nacionaliste Balli Kombėtar, e pėrdyjavshme politike, Tiranė (1944).
Patriotizmi nuk kėndohet por dėshmohet
Askush nuk mund ti harrojė betejat e Skėnderbeut, Dervish Carės, Themistokli Gėrmenjit, Isa Boletinit, Bajram Currit, Shote Galicės, Adem Jasharit, bijtė dhje bijat mė tė dashura tė Shqipėrisė qė u bėnė simbole tė krenarisė shqiptare, shembuj frymėzimi pėr gjenerata perspektivash europiane me prejardhje shqiptare. Emri i tyre u bė flamur, ngase ata u lindėn, u edukuan, u rritėn dhe u shuan pėr mėmėdhenė, duke qenė gjithmonė nė shėrbim tė shqiptarizmit. Patriotizmi nuk kėndohet por dėshmohet, dikurė me krisje armėsh, kurse sot me krisje punėsh. Kosova u bė e njohur nė Rumani nė sajė tė frymėzimeve poetike tė Sali Bashotės. Shqipėria pėrfiton admirimet e Italisė nė sajė tė kontributeve tė Antonio Bellushcit. Tė jesh patriot don tė thotė tė respektosh idealet e Ibrahim Rugovės dhe Ismail Kadaresė, tė punosh, ti duash prindėrit, familjen dhe atdheun, ti ndihmosh dhe tė flijohesh pėr ta, sa herė qė e kėrkon nevoja. Atdhetarizmi dėshmohet pėrmes solidaritetit, diturisė dhe altruizmnit. Kush mund ta harrojė Hajrullah Hajrėn, kosovarin e prekur nga flatrat e engjėllit, Vlashi Filin e Bijve tė Shqipes nė Filadelfi, Arif Molliqin e Verrave tė Llukės nė Gjermani, Agim Xhemalin e Ēamėrisė apo Vitore Stefa Lekėn, Nėnė Terezėn e Triestės, simbol i humanizmit dhe bujarisė, atdhetarė me zemėr tė zjarrtė, siē ishin tė zjarrtė edhe rilindasit tanė, qė nga vėllezėrit Frashėri e deri te Thoma Kacori i harruar nė zemėr tė Bullgarisė .
Po si e harruat Grigore Brėnkushin more qeveritarė tė gjorė, albanologun mė tė madh nė botė, rumunin qė 50 vjet me rradhė e mbron shqiptarizmin nė universitetet e Bukureshtit, filoshqiptarin qė e meriton nga njė pėrmendore nė Tiranė e Prishtinė, e tė cilit njė telefonatė ambasadorėt tanė sia kanė bėrė! Rilindasit tanė, ndėr tė cilėt edhe Qiriazėt, krahas korēarėve, kėrēovarėve, dibranėve e kosovarėve, digjeshin pėr Shqipėrinė. Ata e fitonin bukėn me djersėn e ballin dhe e donin Shqipėrinė shpirtėrore dhe flamurin kombėtar, duke e ruajtur gjuhėn si njė vlerė e shenjtė, kudo qė ndodheshin. Tė kėtillė i kemi sot sivėllezėrit tanė nė Ēamėri, Itali, Zvicėr, Gjermani, Suedi, Amerikė, Australi e gjetiu. Diaspora, shqiptarėt dhe bashkatdhetarėt e trojeve tė shkėputura nga trungu i Shqipėrisė, nuk guxojnė tė jenė tė pėrēarė. Dha Zoti qė kėtė unitet ta dėshmojnė nė vepėr, para gjashtė vitesh, me rastin e ērobėrimit tė Kosovės, dhe para pesė vitesh, me rastin e desovjetizimit tė Maqedonisė. Globalizmi nuk i preferon subjektet me karakter kombėtar. Megjithatė, ne e preferojmė globalizmin, pėr fisnikėrimin e tij, edhe me subjekte shqiptare.
Nė malet e Sharrit qėndrojnė perėnditė e Shqipėrisė
Malėsorėt e Sharrit digjen pėr komb dhe atdhe, pėr nder dhe flamur. Lazim Rexhepi e Sadudin Gjura. Havzi Omeri, Iljaz Kamberi, Kadri Voka e Mumin Dani. Xhever Ymeri dhe Arben Xhaferi. Alfons Dovana dhe Ali Ahmeti. Emra tė njohur e tė panjohur. Veprimtarė tė shquar tė lėvizjes kombėtare, si Gafur Loku, Garip Dema, Shaban Xheladini, Nexhmedin Voka, Rahim, Zeqiri, Rafi Halili, Zaim Beqiri e qindra atdhetarėt tė tjerė, dėnohen me burg tė rėndė nga autoritetet komuniste tė Shkupit, pėr ngritjen e flamurit kombėtar nė Tetovė, Pirok, Sellcė, Shipkovicė, e gjetiu. Sondazhet dėshmojnė se shqiptarėt, rumunėt dhe hebrenjtė janė popujt mė proamerikanė nė botė. Pse? Ngase dinė ta duan familjen, flamurin, kombin dhe atdheun. Dinė ta pėrkrahin njėri-tjetrin si hebraikėt nė diasporė, populli mė i martirizuar nė botė. Para pesė vitesh, nė malet e Sharrit qėndronin perėnditė e Shqipėrisė, bijtė e zgjedhur tė popullit, qė edhe sot i kemi atje, siē i kemi patur, qė nga lashtėsia pagane dhe ajo e krishterė.
Nė malet e Sharrit e tė Karadakut, nė Drenicė e Gjakovė, n; Sllupēan e Shipkovicė, nė Tanushė, nė Poroj e Radushė e dhjetra lokalitete tjera shqiptare, shpėrthen shqiptarizmi. Shpėrthen vrrulli i shqiponjave me flamur nė dorė dhe me trimėri nė zemėr. As Ylber Meta i Shipkovicės dhe askush tjetėr nuk mund ti harrojė ato ditė heroike, kur shqiptari dinte ti bėjė ballė botės barbare, kur vullneti i burrave i shkulte malet. Zoti i mbronte ata qė pėrkujdeseshin pėr shpirtin e kombit, nė ato ēaste tė paharruara, kur parakalonin ushtarėt e lirisė, duke patur nė ballė flamurtarė tė togės, flamurtarė tė brigadės, flamurtarė tė bataljonit, sokolat dhe sokoleshat e shqiptarizmit, ata qė se bashku me ne, presin me padurim qė njė ditė ta festojmė pavarėsinė e Kosovės dhe krijimin e Shteteve tė Bashkuara tė Shqipėrisė.
(bukureshti@yahoo.com)
|
|