DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Beqir ELSHANI:KRYQI I LARTĖ - BUKURIA QĖ VRET
Postuar mė datėn: 2006-12-17 10:25:38 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore

Kryqi i Lartė dhe Shtatorja e Lirisė
Nė majėn e malit Vodno, ndodhet Kryqi i lartė 86 metra me drita vezulluese qė mund tė shihet nė largėsi prej 80 kilometrash. Ky gjigant i shėmtuar, apo bukuria qė vret, ka ashensorin elektrik pėr tė ngjitur njerėzit nė kėtė lartėsi pėr tė pasur njė pamje tė bukur nga lart tė Shkupit. Projekti i kryqit mė tė madh nė Ballkan u ngrit nė vitin 2001 dhe kushtoi rreth 2 milionė Euro. Pėr nga lartėsia kryqi sllavomaqedonas vije menjėherė pas shtatores sė Lirisė nė Amerikė (The Statue of Liberty), qė ėshtė i gjatė 93 metra. Mirėpo dallimi ėshtė i madh si pėr nga pėrmbajtja, ashtu edhe pėr nga koha. Derisa Shtatorja e Lirisė Amerikane ėshtė ndėrtuar nė fund tė shekullit 19-tė dhe pėr nga karakteri ka tė bėj me humanizmin njerėzor; pėrkundrazi Kryqi i Lartė nė Shkup ndėrtohet njė shekull mė vonė dhe atė me tendencė shoviniste sllavo-ortodokse. Sot Shtatorja e Lirisė ėshtė madhėshtore pėr tė gjithė amerikanėt si dhe i tėrheq shumė turistė tė huaj nga tė gjitha anėt e botės. Famėn dhe bukurinė e Shtatores Kombėtare tė Lirisė nė Nju-Jork ia shtojnė revolucioni i madh tekniko-shkencor, si dhe krijimi i plejadės sė njerėzve tė shquar nė veprimtarinė e kulturės, artit dhe letėrsisė amerikane. Jo vetėm kaq, sepse kryqi ortodoks nė maje tė malit Vidno tė Shkupit, dallohet edhe prej Kullės sė Babilonisė buzė lumit Eufrat tė vitit 1700 para erės sė re. Kulla e Babilonisė e lartė 90 metra qysh nė kohėn e sumerėve tė lashtė ėshtė ndėrtuar si tempull i “qiellit dhe i tokės”, por qė shėrbente si observator astronomik pėr vėzhgime shkencore. Pėrkundrazi kryqi i lartė nė Vodno ėshtė ndėrtuar pėr qėllime shoviniste kundėr popullit shqiptar tė besimit mysliman. Mirėpo, do tė ishte turp nėse shqiptarėt e konfeksionit mysliman do tė hakmerreshin me ndonjė objekt kundėr sllavoortodoks. Nuk do tė jetė larg koha, kur maqedonėt do tė emancipohen dhe do tė demokratizohen, ndaj do tė pendohen pėr gabimin e tyre historik.
Ky pretendim i ndėrtimit tė kryqit me lartėsi tė madhe, po aq edhe me para tė mėdha, nuk ėshtė asgjė tjetėr pos grushtim ndaj tė gjithė atyre qė nuk besojnė sllavisht. Ndėrtimi i kryqit tė lartė, jo vetėm qė nuk i pėrshtatet normave tė qytetėrimit tė sotėm, por edhe bėhet gur i vazhdimit tė grindjeve ndėretnike. Kėtė hap nostalgjik, qė i pėrket sė kaluarės, duhet penguar Bashkimi Evropian si largpamėse neutrale, nėse ia do tė mirėn Gadishullit Ballkanik dhe Evropės sė qytetėruar. Duket qartė se po tė ishte e tėrė Maqedonia me popullatė tė besimit ortodoks, kurrė nuk do tė pretendonte ndėrtimin e kėtij kryqi gjigant me pamje tė tmerrshme; aq mė shumė nė kėto vite shumė tė vėshtira ekonomike, qė edhe shtetet skandinave shqetėsohen nga kriza ekonomike.
Nuk ka asnjė dyshim qė ky kryq i lartė ėshtė ndėrtuar vetėm pėr inat tė shqiptarėve myslimanė, qė njėkohėsisht i digjnin dhe i shkatėrronin monumentet historike tė kulturės islame, siē ishte Xhamia nė Veles e shek XVII-tė. Kėshtu veproi edhe kisha ekspansioniste serbe gjatė dinastisė sė Sllobodan Millosheviqit, e cila pėr inat tė popullit shqiptar ndėrtoi kishėn ortodokse mu nė qendėr tė Universitetit tė Prishtinės. Ėshtė pėr ēdo kritikė qė UNMIK-u ende nuk e shkuli kėtė objekt tė dhunuesit serbofashist, tė cilin pushtuesi serb, e ndėrtoi me tendencė kundėrshqiptare pėr tė luftuar sė afėrmi kundėr procesit pedagogjik tė stundetėve shqiptarė. Njėkohėsisht ėshtė edhe qėndrim antagonist me anėn e sė cilės Kisha Ortodokse e keqpėrdor Kryqin fetar. Sipas kėsaj kuptohet se populli serb dhe ai sllavomaqedonas sė pari kanė nevojė pėr emancipim shoqėror dhe kulturor. Shikoni qytetet e Evropės Perėndimore tė mbushur pėrplot me fontana dhe shtatore madhėshtore trashėgimtarė tė Apolonit dhe tė Venerės; shtatore me tė cilat rininė e vendit e bashkon dhe e drejton kah zhvillimi kulturor dhe ekonomik.
Kėtė kėrkesė pėrfundimtare tė Kishės Ortodokse kundėr paqes dhe mirėqenies sė popujve nė Maqedoni, tė cilėt nė kohėn mė tė vėshtirė, si nė fushėn sociale ashtu edhe nė fushėn ekonomike e miratoi Qeveria maqedonase. Prandaj mbetet qėndrimi i Bashkimit Evropian dhe i Parlamentit Evropian tė ndalojė ndėrtimet euforike, meqė ēmimi do tė dalė edhe mė i trashė, dihet me krisma dhe shantazhe. Kuptohet qė mua si ateist, po aq edhe tolerant nė pikėpamje fetare nuk mė pengon ky objekt i simbolit fetar, mirėpo mė pengon qėllimi i ndėrtimit tė kėtij objekti tė cilin vetėm naivėt nuk e kuptojnė. Prandaj ndėrtimi i kėtij "objekti me pamje tė bukur nga lart", siē shkruante gazetarja Gordana Stojanovska Icevska, nuk ėshtė asgjė tjetėr pos bukuria qė vret.
Kisha ortodokse e Shėn-Klementit nė Ohėr ėshtė pėrmendore mesjetare bizantine si gjithė monumentet tjera, kuptohet qė populli shqiptar pa dallim feje me kėnaqėsi i nderon dhe e viziton kėtė objekt fetar me arkitekturė sa tė bukur po aq edhe interesante. Ashtu siē janė tė bukur kishat katolike dhe ortodokse, po ashtu janė tė bukura edhe xhamitė me minaret e tyre karakteristike. Prandaj ngritja e kryqit tė lartė nė Shkup ėshtė objekt i letargjisė sė vonuar mesjetare me pretekst kundėrpopull - thėnė konkretisht kundėrshqiptar, dhe ka synimin e shkatėrrimit tė mirėqenies sė popujve qė jetojnė nė Maqedoni dhe nė Ballkan.
Sistemi shtetėror porsi kameleoni
Nėse Kisha Ortodokse Maqedonase nuk ēan kokėn pėr besimtarėt tjerė, mbetet qė Parlamenti Evropian me pėrsiatje tė shkoqiti qėndrimin skajor nga ana e Qeverisė maqedonase. Ngritja e Kryqit jashtėzakonisht tė madh mund tė krijoj shqetėsim dhe pasiguri tek qytetarėt e besimit jo-ortodoks nė Maqedoni, nga se ndonjė ekstremist ortodoks, apo mysliman do ta sulmojė sa pėr tė elektrizuar gjendjen. Kuptohet qė kjo metodė e sabotimit serb me vėllezėrit e tyre bashibozukė pėr elektrizimin e gjendjes ėshtė bėrė "kalė-troje" nė Ballkan. Perspektiva e vendeve ballkanike varet nga ndihma ekonomike e Evropės Perėndimore, prandaj duhet shikuar se nė ēfarė drejtimi investohet: nė fundamentalizėm fetar, apo nė zhvillim ekonomik, nė mėnyrė qė popujt tė jetojnė tė lirė dhe nė paqe. Maqedonia, e cila ėshtė krijuar nga ish-Jugosllavia komuniste nuk ėshtė asgjė tjetėr pėr popullin shqiptar, pos kameleon qė kur kalon nėpėr tunelin e kuq, del me yll, kurse kalon nėpėr tunelin e verdh, del me kryq, mė vonė do tė dalė edhe mė keq. Pikėrisht Serbia, e cila nė kohėn e totalitarizmit jugosllav, shqiptarėt qė kėrkonin tė drejtat e tyre i torturonte dhe i burgoste si irredentistė dhe vandalistė, tani po kjo Serbi shqiptarė i quan fundamentalistė tė myslimanizmit, ndėrkohė qė vetė janė dorė e zgjatur e qarqeve shoviniste kundėr popullit autokton shqiptar.
Kėrcėnimi i Kishės ortodokse ndaj Qeverisė dhe Parlamentit tė Maqedonisė nuk ėshtė befasi pėr popullin shqiptar, pėrkundrazi, ėshtė bėrė lojė tradicionale e tyre. Qeveria maqedonase nuk ėshtė konstruktive ndaj tė gjithė qytetarėve shqiptarė, prandaj bėhet pre e Kishės Ortodokse nė krye me peshkopin e tyre shovinist. Atė ditė qė do tė fitojė demokracia nė Maqedoni, po atė ditė do tė shuhet edhe ndikim ekstremist i Kishės Ortodokse nė Maqedoni. Kisha Ortodokse e di qė nuk duhet tė ndėrhyj nė politikė, mirėpo siē duket do t“i dalė zot qeverisė dhe parlamentit tė Maqedonisė pėr tė diskredituar shqiptarėt, tė cilėn me ėndje e mirėpresin edhe puthadorėt maqedonasė. Duket qartė se angazhimi i Kishės ortodokse maqedonase ėshtė qė me tė gjitha mjetet tė pengojė emancipimin e shqiptarėve nė Maqedoni. Konkretisht ajo nuk do qė nė Maqedoni tė ketė akademikė shqiptarė; nuk do qė kirurgu shqiptarė tė operojė nė spitalin e Shkupit; nuk do qė oficeri shqiptar tė kaliti ushtarėt e rinj; nuk do qė polici shqiptar tė mbrojė rendin nė qytet. Prandaj si rezultat i tyre del se Kisha ortodokse e Maqedonisė ėshtė vazhdimisht institucion torturues i popullit shqiptar, meqė kishėn e tyre mė shumė e vret gjuha dhe tradita shqiptare.
Jo vetėm kaq, nė vend se policia maqedonase tė merret me mbrojtjen e sigurisė sė qytetarėve, pasurisė individuale dhe shtetėrore qė janė mė tė rėndėsishme, ata do tė angazhohen nė stilin pėr tė zėnė se "kush dhe ēfarė tha" pėr betonin e fetishizuar nė majėn e malit Vodno. Kėtu e ka vendin edhe porosia e Platonit: "E vėrteta ėshtė mė e bukur dhe mė e lavdishme se Sokrati." Pėrvoja na mėson se gjatė luftės sė Ushtrisė Kombėtare Shqiptare qė luftonte pėr tė drejtat e barabarta tė popullit shqiptar nė Maqedoni. Nė anėn tjetėr, maqedonasit pėr ta diskredituar popullin shqiptar dhe ushtrinė e saj i sulmonin kishat ortodokse si dhe i vrisnin njerėzit e vet prapa shpine. Prandaj Bashkimi Evropian, Parlamenti Evropian, OSBE si dhe NATO duhet t“i kenė parasysh kėto motive tė ulėta, me anėn e sė cilės policia dhe ushtria maqedonase ndėshkojnė njė mori njerėzish tė pafajshėm shqiptarė.
Shkupjanėt nė mes tė tri konfeksioneve fetare ortodokse, myslimane dhe katolike e duan mė shumė Shkupin si qytet autokton shqiptar tė vjetėr tė ndėrtuar nė stilin bizantin. Prandaj shteti demokrati duhet tė kultivojė bashkėjetesėn nė mes popujve, jo urrejtje kombėtare dhe fetare. Aktin e dhunimit arkitektonik pėr inat tė shqiptarėve mund ta bėjnė vetėm ata qė nuk ia duan tė mirėn e qytetit sa tė vjetėr, po aq edhe tė bukur. Shkupi duhet tė bėhet qytet tolerant, i kėndshėm dhe i dashur, me kalanė, me urat harkore, me kishat, me xhamitė dhe monumentet tjera historike pėr tė gjithė qytetarėt e kulturuar si dhe turistėt e huaj. Bukuria e Shkupit ėshtė lumi i jetės qė kurrė nuk ndalet; janė malet e larta qė ia shtojnė krenarinė, aty ku selitet demokracia pėr tė gjithė qytetarėt shkupjanė shumetnikė.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Beqir Elshani: ANEKDOTA (2008-02-10 05:56:17 nga admin4)
[ Kultura ] Beqir Elshani i frymėzuar nga gjuha e pastėr suedeze (2008-01-13 10:27:19 nga admin4)
[ Kultura ] Beqir Sina: Enciklopedia e vėrtetė e Qeparoit (2007-12-30 07:09:44 nga admin1)
[ Opinione ] z. Beqir Elshani, njė krua i pashterur (2007-12-25 15:15:26 nga admin4)
[ Opinione ] FANATIKĖT E SULMOJNĖ KOT ATDHETARIN BEQIR ELSHANI! (2007-12-23 07:22:16 nga admin4)
[ Kultura ] Beqir ELSHANI: ANEKDOTA (2007-11-14 06:52:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ministri i Kultures Beqiri jep doreheqje: Ndaloi shfaqjen e nje drame kushtuar Titos (2007-04-02 17:56:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Anegdota nga Beqir Elshani (2006-12-13 03:49:52 nga Flori Bruqi)
[ Kultura ] Beqir Elshani:DHJETORI I MBRAPSHTĖ I LETĖRSISĖ (2006-12-12 02:57:28 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] Beqir Elshani:MARTIRIZIMI I KRIMINELĖVE SERBĖ PĖR QĖLLIME PUSHTUESE (2006-12-10 02:57:57 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Beqir ELSHANI:PAGĖZIMI DHE MARTESAT SHQIPTARE (2006-12-08 01:23:10 nga Flori Bruqi)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster