| » Opcionet për artikullin |
|
(Nė dyvjetorin e pėrkujtimit tė luftėtarit tė lirisė dhe deminuesit tė mbi njė mijė minave
Murat Dautit, lindur nė fshatin Haxhaj mė 6.XII. 1978 dhe vdekur nė Gjilan mė 5.XI.2004)
Nga Sabit RRUSTEMI
Kalon njė vit, kalon dhe njė tjetėr si ky, do tė vijnė e kalojnė edhe vite tė tjerė nė ne e nėpėr ne, por, buzėqeshja e ėmbėl e Murat Dautit, njė luftėtari tė paepur pėr liri, do tė mbetet e skalitur dhe ngulitur nėpėr kujtesat e gjithė atyre qė e kanė njohur dhe, e gjithė tė tjerėve qė do ta shohin tashmė buzė njė rruge, rrėzė njė shpati, tek vazhdon tė na shikojė e pėrcjellė po me atė buzėqeshje nga njė gur mermeri.
Ai lapidar me emrin dhe buzėgazin e tij, merr pamje tė re nė ēdo nėntor. Merr dhe njė krenari e dinjitet tė festės sė flamurit dhe ėndrrės pėr liri, ėndėrr qė edhe tash vazhdon ta ėndėrrojė nė njė qetėsi tė thellė dheu. Po,nė dheun e kėsaj toke, sė cilės ai i doli zot.
E kam njohur qė i vogėl, nga lulaku, cacitjet e para dhe, deri tek hapėrimi i tij i pandalshėm tej portės, nė xhade. Sepse, ambientet e mbyllura, sado tė ngrohta dhe prindore ai i dėshironte vetėm kur bėnte gjumė dhe rritej me ninulla nė prehėrin e dashur tė nėnės, para syve tė babės, qė s ngopej sė shikuari rritėn e tij.
Kohėn pas zgjimit ai do ta kohojė gjithnjė nė hapėsira tė hapura, nė lėndinat ndanė oborrit, shpatit dhe lumit tė pafjetur. Po me atė buzėqeshjen qumėshtore tė fėmijėrisė dhe tė rinisė. Dhe, pse jo, edhe me shkathtėsinė e manifestuar qė nga braktisja e djepit.
Murati me ēdo kusht donte tė tregojė se ėshtė i gjallė, se ėshtė i pranishėm, mbase edhe pėrmes njė vrapi, njė kacavarje nėpėr pemė, lisa, njė kacafytje me moshatarė (se e provonte forcėn nė rritje), pa tė keq dhe pa zhurmė, anise nganjėherė i skuqeshin faqet, veshėt, qortohej. Ai s e fshihte as veten e as buzėgazin kudo qė ishte.
I njejtė do tė jetė edhe nė hapėrimin e parė drejt shkollės, dijes. Mėsuesit do ta pranojnė natyrėn e tij, Muratin ashtu siē ishte, sepse ai nuk dinte tė fshihej. Edhe kur bėnte ndonjė faj apo harronte pa e pėrmbushur ndonjė detyrė.
Tė njejtė do ta pranojė dhe dėshirojė edhe fshati. E po ishte njė Murat, nė mes katundi, nė fund e krye katundi. Ai dėshmonte praninė e tij. Ai dėshironte tė tregojė se ėshtė aty, pavarėsisht situatave. Dhe ishte.
E mbaj mend edhe nga rinia e hershme. Dhe, e doja, sepse kishte unin e tij, edhe kur dėshironte tė rritej pak para kohe, ta kapėrcente moshėn. Sprovohej edhe me mė tė mėdhenjtė.
Ishte angazhimi i tij nė veprimtari sporti. Shkathtėsia e tij fizike .Tė qenit mes portės. Mbrojtja, ajo tė cilėn do ta dėshirojė Murati. Tė mbrojė. Aty te Ftoi, nė lėndinė si shumė do ta ushtrojė kėtė mjeshtri, sa tė vjetėr, aq edhe tė re, mbrojtjen. Njė traditė shqiptare. Tė mbrojė.
Dhe, mbronte Murati. Nuk sulmonte. Po, mbrojtja pėr tė dhe pėr neve ishte sulmi mė i mirė. Me vite ai ishte i pakalueshėm.
Dhe, kjo ishte sprova e parė. Ai u mėsua tė mbrojė. Kjo ishte me rėndėsi, pavarėsisht a ndodhej te Ftoi a diku tjetėr. Ai skalitej pėr t u mbrojtur sepse dikush gjithnjė qėllonte nė drejtim tė tij. Dhe, nuk ishte i vetėm. Murati pėr vite tė tėra ishte Njėshi apo i pari nė skuadrėn e tij tė mbrojtes, anise ajo skuadėr improvizonte njė lojė futbolli po, fundja ishte embrioni i parė i njė skuadre qė mė pas do ta ndėrrojė atė lojė tė improvizuar me njė lojė tė njėmendtė luftarake, Dhe, as aty nuk do tė mungojė Murati. Pavarėsisht ku ndodhej.
Do ta ketė njė intermexo deri tė sprova e dytė.
Do ti duhet tė emigrojė, sepse nuk dėshironte tė bėhej pjesėtar i njė skuadre qė gjithnjė e kishte shkelur, sulmuar, qė e kishte vrarė, poshtėruar. Nuk donte ta veshte atė uniformė a, veē i cakėrronin nė portė.
Shkoi si larg. Gjhermania ishte bėrė vend pune po edhe strehė pėr qindėra mijėra shqiptarė nė vitet tetėdhjetė e nėntėdhjetė. Nė mesin e tyre, u rreshtua edhe Murati, pėr gati dy vite.
Po, kur u dha kushtrimi, Murati su vonua. As e pyeti kend. Shkoi aty , nė rreshtin e parė tė skuadrės sonė, tashmė nė mbrojtje tė kufirit, tė tokės atėrore. Nė Zonėn Operative tė Pashtrikut. Muajt e parė tė dimrit dhe pranverės sė 99-tės do ti kalojė nė kėto pjesė tė ashpra tė alpeve shqiptare, si shumė moshatarė tė tij, si shumė luftėtarė si ai, tė etur pėr lirinė e Kosovės.
Fati deshi qė ai, po me atė buzėqeshje tė hynte triumfues edhe nė vendin e tij tė lindjes, edhe nė shtėpinė e tij, dhe, gjerė e gjatė Grykės sė Karadakut, duke nderuar trimėritė e gjyshėrve dhe stėrgjyshėrve tė tij dhe shumė tė tjerėve qė kishin rezistuar si ai, nėpėr kohė.
Nėna, babai, motrat, vėllau dhe i tėrė gjaku i tij dhe ata qė e kanė njohur, do tap resin me lotė nė sy, tė ngazėllyer. Do ta shohin njė Murat tė burrėruar po, njė Murat, sėrish me atė buzėgazin e tij.
Muajt e ashpėr tė luftės pėr liri, nuk kishin arritur t ja vrasin atė buzėgaz. Ai ishte bėrė edhe mė i bukur, pavarėsisht se nxitonte nganjėherė. Ngutej pėr ta nxėnė ēdo sekondė tė kohės nė tė mirė tė kėtij vendi. Madje edhe pa na falur nganjėherė atė kėnaqėsinė e ēmalljes me tė. Sepse e priste sprova e tretė, sprova mė e rėndė, sprova e pasluftės, sprova e tė qenit i lirė nė lirinė qė tashmė kishte mbėrritur edhe pėrmes hapėrimeve tė tij.
Po, liria ndodhte diku tė ishte e minuar. i zoti i shtėpisė, ndodhte para shtėpisė dhe, s kishte guxim tė hynte brenda, anise shtėpia e tij. Armiku shekullor kishte kurdisur kurtha. Kishte maskuar zona tė tėra me mina. Edhe pragjet e shtėpive, Sepse dėshironte kufoma tė reja e tė freskėta, pa qenė fare i pranishėm
Sa tė tilla do tė kishin ndodhur sikur mos tė ishte Murati, sikur mos tė ishte skuadra e tij. Sėrish nė mbrojtje , si gjithnjė, tė pragut, tė shtėpisė, tė zonės sė lirė brenda vetes.
E po, nėna, babai, motrat, vėllau e tė tjerėt nuk do tė kenė kohė pėr tu ēmallur as tash me tė, anise luteshin , gėzoheshin qė ai kishte kryer njė detyrė dhe, shyqyr zotit thoshin, ishte kthyer ballėlartė.
Po, Muratin , anise kėtupari, do ta kenė sėrish mallė. Qindra e qindra mina do tė ēmontohen prej duarve tė tij. Qindra e qindra vdekje do tė evitohen prej duarve tė tij. Armiku shekullor do tė zhgėnjehet prapė, sepse ėshtė sakrifica e Muratit, ėshtė zhdėrvjelltėsia e tij, ėshtė prania e tij kudo qė ė kėrkojnė, ėshtė guximi i tij qė hap dyer shtėpish, pastron zona tė minuara dhe u ēelė udhė njerėzve tė gjakut pėr t u rikthyer aty prej nga kohė mė parė i kishin dėbuar.
Sprova e tretė, ėshtė sprova mė meritore nė jetėn e njė luftėtari. Ėshtė sprova qė i vė kulm angazhimit tė tij tė lavdishėm . Sprova kur evitoheshin vdekjet e mbjellura tinėzisht.
Nė krye tė kėsaj sprove, krenarisht qėndroi Murati, pavarėsisht sa e ndihmuam, sa e nderuam, sa e afruam. Ai nuk e tradhtoi idealin e tė parėve tė tij qė ishte dhe ideal i tij, deri nė vdekje.
Vdekja do ta gjejė aksidentalisht. Si shumė luftėtar si ai, qė aksidentalisht vdiqėn pas betejash e luftėrash.
Mbase duke nxituar drejt ndonjė zone tė minuar.
Dhe, pa mėdyshje, sepse ende kanė mbetur zona tė tilla, sepse po na mungon Murati.
Atė, tash nuk e kemi nė veprim. E kemi nė pėrjetėsi. Njė djalosh tė etur pėr liri.
|
|