| » Opcionet për artikullin |
|
Njė raport i ri me titull Kosova: Nuk ka Alternativa tė mira, pėrveē planit tė Ahtisarit, arrin nė pėrfundimin e pavarėsia me mbikqyrje ndėrkombėtare, e propozuar nga ndėrmjetėsi ndėrkombėtar Marti Ahtisari ėshtė zgjidhja e vetme qė mund tė funksionojė pėr Kosovėn.
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave nxori dje njė raport mbi alternativat pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, nė tė cilin mbėshtet propozimin e zotit Ahtisari pėr njė Kosovė tė pavarur nėn mbikqyrjen e Bashkimit Evropian. Raporti i organizatės joqeveritare thekson se rekomandimet e Presidentit Ahtisari pėr pavarėsi tė mbikqyrur dhe propozimet e tij tė hollėsishme pėr zbatimin e planit janė mė tė mirat qė mund tė arrihen.
Nė raportin e tij Grupi Ndėrkombėtar i Krizave shpjegon pėrse preferenca e Serbisė pėr tė ndarė pjesėn veriore tė Kosovės, do tė ishte tepėr e dėmshme, edhe pėr pjesėn mė tė madhe tė pakicės serbe. Raporti analizon gjithashtu atmosferėn nė Kėshillin e Sigurimit, duke theksuar se gjatė kohėve tė fundit ėshtė shtuar ndjeshėm pėrkrahja pėr planin Ahtisari pas misionit tė fundit fakt-mbledhės tė Kėshillit nė rajon.
Organizata i bėn thirrje Kėshillit tė Sigurimit tė miratojė njė rezolutė qė mbėshtet planin e zotit Ahtisari, vetėm me ndryshime tė vogla, jo themelore, tė cilat mund tė ndihmojnė pėr tė bindur Rusinė tė mos pėrdorė tė drejtėn e vetos. "Plani i zotit Ahtisari ėshtė formula mė e mirė pėr krijimin e njė shoqėrie demokratike tė decentralizuar, e cila tė mundėsojė respektimin e tė drejtave tė njeriut," thotė Alexander Anderson, Drejtor i Projektit pėr Kosovėn nė Grupin Ndėrkombėtar tė Krizave.
Duke decentralizuar pushtetin pėr tu kaluar autoriteteve vendore mė shumė kompetenca, thuhet nė raport, propozimi ėshtė nė harmoni me vizionin e Bashkimit Evropian pėr njė shoqėri shumėetnike pėr Ballkanin perėndimor.
Raporti veēon tė drejtėn e vetos qė gėzon Rusia si pengesėn kryesore. Moska kėmbėngul qė Kosova dhe Serbia tė vazhdojnė negociatat pėr gjetjen e njė zgjidhjeje me konsensus. Por Grupi Ndėrkombėtar i Krizave mbėshtet pėrfundimin e nxjerrė nga zoti Ahtisari se bisedimet e ndėrmjetėsuara, tė cilat vazhduan pėr mė se njė vit, nuk dhanė rezultat duke e bėrė tė paarritshėm kompromisin. Pėr mė tepėr, thuhet nė raport, tensionet nė Kosovė mund tė shkallėzohen deri nė njė nivel dhune nėse ēėshtja e statusit nuk zgjidhjet brenda kėsaj vere.
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave rekomandon rishikime tė vogla tė planit, nė pėrgjigje tė shqetėsimeve tė ngritura nga Rusia, nė veēanti caktimin e njė tė dėrguari tė posaēėm pėr pakicat dhe njė moratorium dy vjeēar para se Kosova tė ketė tė drejtėn tė kėrkojė antarėsim nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.
Nė raportin e organizatės i kėrkohet udhėheqjes shqiptare tė Kosovės tė mos shpallė pavarėsi nė mėnyrė tė njėanshme. Organizata thekson gjithashtu nevojėn qė udhėheqja shqiptare tė hartojė njė strategji pėr tė mbrojtur komunitetin serb tė Kosovės, veēanėrisht nė periudhėn menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė.
Sabine Freizer, Drejtoreshė e Programit pėr Evropėn nė Grupin Ndėrkombėtar tė Krizave, thotė se tani duhet tė zgjidhet ose alternativa e imponuar nga komuniteti ndėrkombėtar, ose tė vazhdohet pa zgjidhje pėr njė tė ardhme tė parashikueshme. Ēdo vonesė nė marrjen e njė vendimi pėr statusin e Kosovės do ta ndėrlikojė mė tej gjendjen e nderė dhe ndarja e Kosovės do tė ishte vetėm nė tė mirė tė ekstremistėve, thuhet nė raportin e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave.
|
|