DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Flet personi qė zbuloi video-skandalin e ushtareve greke
Postuar mė datėn: 2007-03-06 03:10:00 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Zhdukja nga interneti e videos sė ushtarėve grekė, dėshmon edhe njė herė rėndėsinė e saj dhe efektin qė ajo bėri nė mbarė opinionin mediatik e publik.

Nė kėto rrethana merr njė rėndėsi edhe mė tė vecantė personi qė e zbuloi i pari kėtė video, dhe qė qė sinjalizoi ekzistencėn e saj nė shtypin grek dhe gazetėn “Shekulli”.

Ai quhet Francesk dhe ėshtė nga Shkodra, aktualisht emigrant nė Suedi.

Nė njė intervistė nė A1 Televizion, ai tha se kishte vendosur tė bėnte publik fillimisht nė Athinė e mė pas nė Tiranė zbulimin e tij, sepse nė cdo vend normal do konsiderohej skandaloze, qė vargje tė tilla tė urrejtjes dhe racizmit ekstrem tė kėndohedhin nga njė vend, anėtar i BE, ushtria e tė cilit aderon nė NATO.

Cesk Marjakaj eshte djali qe zbuloi videot e urrejtjes.

Ėshtė njė nga njerėzit e shumtė qė navigon nė internet dhe njeh mirė botėn e madhe tė internetit.

Por duket se Francesku nuk ėshtė vetėm njė vėzhgues i hollė.

Me plot gojėn mund tė themi se nė kėtė rast ai ka patur “nuhatjen” qė do tė kishte njė gazetar i mirė, pasi nuk e la “zbulimin” e tij nė heshtje, por sensibilizoi shtypin dhe opinionin e gjerė, duke shkaktuar njė “tėrmet” tė vėrtetė.

- Kush ėshtė Francesku, nga eshte dhe ku jeton tani?

Quhem Ēesk Marjakaj, jam nga Shkodra dhe jetoj e punoj ne Stockholm/Suedi.

- Si rate ne gjurme te kėtyre videove?

Me daten 19 shkurt po kerkoja ne internet videoklipe nga forcat speciale ushtarake te vendeve te ndryshme te botes.

Ajo qe gjeta tek forcat speciale greke ...ishte me shume se ajo qe kerkoja une.... U ndieva keq nga videoja dhe kontaktova mediat.

Filimisht mendova te kontaktoj mediat shqiptare ne Tirane por pastaj mendova: meqe videoklipi ishte xhiruar dhe vendosur ne internet nga ushtare greke mendova qe sensibilizimi duhet te filloje ne Greqi, ia nisa edhe Ta Nea-s.

- Shtypi nė Tirane dhe nė Athine e botuan lajmin. Kjo ėshtė ajo qė prisnit?

Mediat ne Tirane dhe ne Athine nuk duhet te ndalojne se komentuari derisa pergjegjesit te vihen para pergjegjesise dhe eproret e ushtrise greke te na tregojne se cfare masash jane duke marre per te parandaluar qe nje gje e tille te ndodhe ne te ardhmen!

- Si ndihet njė emigrant, aq mė tepėr nė kėtė pozicion tė vecantė qė keni ju nė kėtė ēėshtje?

Qeveria shqiptare duhet tė analizoje me gjakftohtesi veprimet dhe masat e pales greke, por mendoj qe meqe ēeshtja ne fjale ka prekur te gjithe shqiptaret qe e kane pare videoklipin, atehere edhe qeveria shqiptare duhet qe te prononcohet disi.

- A mendoni se ajo qė pamė nė video ėshtė njė fenomen I vecuar, apo shqiptarėt e hasin shpesh nė Greqi ?

Pėr fat tė keq nė Greqi hasen shpesh shenja tė tilla raciste e ksenofobie, dhe shqiptarėt janė mėsuar me to, por mė e keqja ėshtė se nė kėtė rast ėshtė ushtria greke, nė gojėn e sė cilės janė parrulla kaq tė ashpra dhe raciste.

Ky ėshtė fakti qė e bėn kėtė video kaq skandaloze.

A.P

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] FLET ZĖDHĖNĖSI POLITIK I FBKSH, MR. GAFURR ADILI (*) (2008-05-29 19:21:16 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Flet vajza e perdhunuar nga i ati (2008-05-05 04:04:11 nga admin4)
[ Kultura ] Ju flet radio “Zėri i Kosovės” (2008-05-05 03:36:06 nga admin4)
[ Intervista ] Flet ish-kryeministri i Kosovės dhe kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj (2008-04-23 09:50:37 nga admin1)
[ Intervista ] Flet Dritero Agolli: Euforia e Berishes na ēoi ne cmenduri si Gerdeci (2008-04-14 06:41:22 nga admin4)
[ Opinione ] NJĖ KUSHTETUTĖ QĖ MENDON ANGLISHT E FLET SHQIP (2008-03-14 16:07:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Putin flet pėr garė tė re armatimesh (2008-02-09 02:49:10 nga admin2)
[ Intervista ] Albin Kurti flet pėr KOSOVAPRESS (2008-01-03 09:15:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BE flet pėr mision civil nė Kosovė (2007-12-14 20:43:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Brown flet nė parlament pėr Kosovėn (2007-12-12 17:17:16 nga admin1)
[ Intervista ] Flet Bedri Islami - ekskluzivisht pėr gazetėn „Shqip“ (2007-12-04 10:14:32 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster