| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » URA QĖ LIDHĖ DY ANĖT E NJĖ VENDI |
| Postuar mė datėn: 2008-12-08 09:16:43 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Beqir Elshani
Nė kulturėn e hershme tė njerėzimit shtėpia ka qenė qendėr kristalizuese pėr pėrparimin e njerėzimit dhe vendtakim i festave e tubimeve tė ndryshme rituale. Qysh prej fillimit njerėzit kanė ndėrtuar shtėpia pėr kushtet dhe nevojat e jetesės sė tyre, por edhe pėr tu mbrojtur nga klima e ftohtė dhe bishat e malit. Pavarėsisht nė cilėn kohė, shtėpitė janė ndėrtuar sipas nevojave dhe rrethanave shoqėrore sa pėr tė siguruar kulmin mbi kokė. Siē dihet, nė kulturėn e hershme, dielli ka qenė burim i dritės, ngrohtėsisė dhe i tė gjitha tė mirave, prandaj shtėpitė janė ndėrtuar me fytyrė kah jugu. Sipas besimeve mitologjike shtėpitė janė ndėrtuar nė formėn e katėrkėndėshit qė paraqesin katėr anėt e botės dhe kulmi oval qė paraqet kupėn e qiellit. Krahas ngritjes sė objekteve ėshtė zbatuar edhe arkitektura tradicionale dhe bashkėkohore, prandaj kur njė ndėrtesė merr formė artistike quhet arkitekturė.
Edhe pse ndėrtimi i piramidave 3000 vjet p.e. sonė nė Egjipt kanė qenė sipas kultit tė vdekjes, qė pėr ne janė tė ēuditshme, megjithatė kanė njė rėndėsi vendimtare pėr formėn e tyre tė ndėrtuar me gurė tė mėdhenj natyror. Ndėrtimi i tempujve nė antikėn e hershme ka qenė i rėndėsishėm jo vetėm pėr besime religjioze, por edhe pėr motive ekonomike. Stili i ndėrtimit nė Greqinė e lashtė, siē janė: jonik, dorik dhe korintik sipas formės dhe pėrpjesėtimit tė tyre ka qenė nė harmoni me kėrkesat bashkėkohore. Mė vonė nė Lindje nis ndėrtimi karakteristik i kubesė nė trajtė gjysmėrruzulli, i cili porsi unazė lidhte muret e ndėrtesės. Teknika e ndėrtimit nė formė tė kubesė qiellore pėrhapet edhe tek romakėt, tė cilėt nė shekullin e dytė tė erės sonė ndėrtuan Panteonin nė Romė me njė vėllim prej 43 metrash. Kjo harmoni e ndėrtimit arkitektonik tė kubesė arrin edhe nė kulmin e Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės nė Prishtinė, e cila mban 99 kupola simbolike. Me fjalė tė tjera, arti dhe arkitektura gjithmonė kanė qenė pararojė pėr identitetin kulturor tė njerėzimit, qė me tė drejtė populli u ka dhėnė emra sipas stilit dhe kohės sė ndėrtimit tė tyre.
Tė mbrosh dhe tė zbatosh me kėmbėngulje njė mendim a njė ide atdhetare; tė ruash dhe tė mbrosh me zell traditėn, gjuhėn dhe kulturėn kombėtare ėshtė veti e mrekullueshme. Gjithashtu tė ruash dhe tė mbrosh me besnikėri thesarin e artit dhe arkitekturės kombėtare tė vendit, siē janė pėrmendoret historike dhe kulturore, pastaj bjeshkėn e bukur me pamjen e saj tėrheqėse, pyjet dhe lumenjtė, ėshtė zell i pashembullt. Si pėrmendore historike janė edhe kullat me frėngji, me dritare tė vogla karakteristike, qė shėrbenin pėr tė qėlluar armikun me armė, tė cilat gjenden kryesisht nė Junik dhe nė Drenicė. Shkencėrisht dihet se shtėpia mė e bukur ėshtė me dritare tė mėdha pėr ndriēimin e mjaftueshėm tė dhomave, mirėpo pushtuesi ua impononte nevojėn qė fshatarėt tė ndėrtonin kullat me dritare tė vogla. Gjithashtu pushtuesi serbosllav ua impononte nevojėn qė fshatarėt tė rrethonin oborret me mure, nė mėnyrė qė tė pengonin pėrgjimin nga ana e agjenturės serbe. Siē dihet muret e ndėrtuara me qerpiē janė tė qėndrueshėm ndaj plumbave tė armikut. Gjatė demonstratave tė zjarrta tė popullit shqiptar pėr liri dhe pavarėsi tė Kosovės, muret e oborreve kanė pasur rėndėsi shumė tė madhe pėr strehimin e demonstruesve nga forcat e shumta policore-ushtarake serbe. Prandaj oborret e rrethuara me mure ishin njė formė e kėshtjellės vendore pėr mbrojtjen e familjes nga sulmet barbare.
Ndėrtimi mė i lavdishėm dhe emocionues nė tė kaluarėn tonė ka qenė ndėrtimi i urės mbi lumė, e cila me tė drejtė ka zėnė vend nė folklorin shqiptar. Ashtu siē kanė qenė perėnditė kundėr Prometeut gjigant, i cili njerėzve ua dhuroi zjarrin, nė mėnyrė qė tė jetojnė tė vetėdijshėm dhe tė lumtur; ngjashėm kanė qenė edhe pushtuesit e huaj kundėr ndėrtimit tė urės mbi lumė. Pushtuesit e ndryshėm nuk donin qė populli shqiptar tė jetė zot i fateve tė veta. Njė nga urat legjendare ishte edhe Ura e Fshejt mbi Drinin e Bardhė. Mė vonė ndėrtohet ura e gjatė dhe e re qė lidhte trevėn e Hasit rrėzė Pashtrikut. Siē dihet ndėrtimi i urės mbi lumė, shėrben jo vetėm pėr tė kaluar njerėzit dhe kafshėt, mjetet transportuese, por edhe pėr tė lidhur dy anėt e njė vendi pėr bashkėpunim kulturor dhe ekonomik tė popullit. Pėrveē kėsaj, ndėrtimi i urės dhe rrugės nė drejtim tė qytetit hap shtegun pėr emancipimin kulturor tė popullit, njėkohėsisht hap shtegun pėr lidhje martesash nė mbarė vendin. Sipas kulturės islame ura simbolizon menēurinė dhe zgjuarsinė, e cila mundėson kalim tė shpejtė dhe tė sigurt. Sot kalimi nė urėn mbi lumin Drini Bardhė tė kujton mbytjen e shkrimtarit Pjetėr Budi nga ana e qarqeve reaksionare serbe, por tė emocionon pėr mrekullinė e saj qė i lidhė fshatrat shqiptare, si nė fushėn kulturore, ashtu edhe nė fushėn ekonomike.
Konkretisht, aq sa ėshtė ndėrtuar Prizreni bashkėkohor, po aq edhe ėshtė dėmtuar Prizreni karakteristik i vjetėr me origjinalitetin e tij arkitektonik: me rrugica tė ngushta dhe me ēezme tė shumta; me shtėpi tė shpeshta dhe me ura harkore mbi lumė. Kėtė qytet sa tė vjetėr po aq edhe tė bukur e ndan lumi i kthjellėt Bistra qė zbret prej bjeshkėve tė Sharrit dhe me vrull derdhet nė Drinin e Bardhė. Tė shkatėrrosh me gjakftohtėsi objektet e vjetra tradicionale tė gėrshetuara me thesare tė kulturės tradicionale ilire-shqiptare dhe nė vend tė tyre tė ndėrtosh njė objekt tė dhunshėm, ėshtė sikur tė detyrosh lumin tė ngjitet majave nė drejtim tė bjeshkės, kur dihet se burimin e ka nė bjeshkė, kurse shtratin nė det. Aktualisht kulla e mirėnjohur e Pizės nė Itali 55,2 metra e lartė ėshtė e shtrembėr 4 metra dhe ende vazhdon tė shtrembėrohet, prandaj asnjė arkitekt bashkėkohor nuk merret rreth shkatėrrimit tė saj, pėrkundrazi investojnė mjete tė shumta pėr kohėzgjatjen e ndėrtesės sė shtrembėr, e cila ėshtė bėrė kureshtare dhe sinonim qė tėrheq vėmendjen e dijetarėve dhe vizitorėve tė ndryshėm nga tė gjitha anėt e botės. Prandaj sa mė i vjetėr ėshtė qyteti, aq mė e madhe bėhet kureshtja. Falė kullės sė shtrembėr, qyteti shumė pak i njohur ka marrė lavdinė krahas Venecies, Romės, Athinės, Vjenės, Parisit, etj. Shembja e kullės sė Pizės pėr qytetin, njėkohėsisht do tė thotė humbja e numrit tė madh tė turistėve tė mbarė botės qė vijnė pėr ta vizituar, ngjashėm siē zhduken zogjtė pas prerjes sė pyllit tė madh dhe peshqit pas tharjes sė lumit. |
|
Ndryshe me botėn e qytetėruar nė vendet e Evropės perėndimore, ku objektet e vjetra ruhen me xhelozi, nė Kosovė janė bėrė ndėrtime tė skajshme, shumė tė ēoroditura, vetėm pėr inat tė mjedisit kulturor dhe natyror shqiptar. Ndėrtim i skajshėm do tė thotė kur pėr inat tė popullit autokton shqiptar ndėrtohet njė objekt pa trajtė nė formė tė kiēit, sa pėr tė penguar qarkullimin kulturor dhe ekonomik tė banorėve nė qytet, njėkohėsisht pėr tė shkatėrruar konstruksionin e arkitekturės tradicionale kombėtare. Pikėrisht sot, pėr inat tė popullit kapuēbardhė nė oborrin e Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės, si dhe nė gjirin e Qendrės Universitare tė Prishtinės ndėrtohet njė kishė ortodokse serbe. Prandaj ndėrtimi i kėtij objekti tė pėrēudnuar i projektuar nga qarqet e reaksionit serbomadh tė Beogradit ėshtė kundėr emancipimit dhe arsimit tė popullit shqiptar, qė do tė thotė se Mesjeta e skėterrės serbe po zbatohet me dhunė.
Dihet se ēdo pushtues ka llogaritė e veta, ndėrton kėshtjella dhe kisha apo xhami sipas kulturės sė tyre invaduese, siē ishte stili romak, bizantin dhe ai lindor. Nė dallim prej tyre, serbėt me rastin e vendosjes nė trojet shqiptare, bėnė rivendosjen e kishave katolike, tė cilat i kthyen nė kisha ortodokse. Kėtu fillon zanafilla e dhunimit tė arkitekturės shqiptare me anėn e ndėrtimit tė kishave pėr inat tė shqiptarėve krishterė, edhe pse nuk ishin tė domosdoshme, e tėrė kjo bėhej pėr qėllim tė ekspansionit tė tyre serb. Dukuri e ngjashme ka ndodhur edhe me ndėrtimin e qendrės tregtare Liria, pranė Urės sė Gurit, duke shkatėrruar rrėnjėsisht Ēarshinė e Vjetėr dhe Shatėrvanin, sheshin mė tė bukur tė qytetit. Njė pamje karakteristike e qytetit me shtėpia tė kacavarur skaj lumit Bistra mund tė shihet vetėm nė pikturėn Prizreni i Vjetėr tė Rexhep Vėrmicės.
Ndėrtesat e tilla e dėmtonin planimetrinė e qytetit, por edhe brendėsia e ndėrtesės nuk i pėrshtatej strukturės sė shėrbimit afarist. Arkitektėt e invadimit politik jo vetėm qė nuk duhej shkatėrruar qytetin e vjetėr, por edhe ndėrtimi i objekteve tė reja duhej pėrshtatur sipas natyrės dhe pozitės arkitektonike tė qytetit. Vetėm prania e Prizrenit nė mes tė bjeshkėve tė larta tė Sharrit dhe Pashtrikut kėrkon qė qyteti tė ketė njė arkitekturė karakteristike qė pėr nga veēoritė e saj dallohet nė tėrė Ballkanin dhe Evropėn. Me fjalė tė tjera, mė lehtė ėshtė tė ndėrtohet Prishtina bashkėkohore si kryeqendėr e Kosovės, se Prizreni i lashtė tradicional shqiptar, qė ėshtė ndėrtuar nga duart e mjeshtėrve tė mėdhenj shqiptarė.
Vlen tė theksohet se pushtuesi turk nuk solli ndonjė stil tė veēantė nė arkitekturėn shqiptare. Pėrkundrazi ata pėrdorėn teknikėn, stilin dhe elementet arkitektonike tė vendit tonė, tė cilat i pėrvetėsuan me anėn e mjeshtėrve tanė. Zaptuesit e ndryshėm tė huaj kishin hyrė dhe kishin dalė, mirėpo mjeshtėrinė e tyre tė ndėrtimtarisė kurrė nuk arritėn ta zbatonin, meqė mjeshtėrit dhe materiali ndėrtimor ishin tė vendit. Kjo tė pėrkujton kryqėzimin e fisit bullgar (njė fis turk), tė cilėt pushtuan Bullgarinė e sotme, por vetė u sllavizuan. Derisa piktorė tė njohur shqiptarė tė fesė katolike kishin pikturuar nė katedrale tė ndryshme tė Italisė, arkitektėt shqiptarė tė fesė myslimane kishin ndėrtuar xhami tė bukura nė Stamboll dhe qytetet tjera tė Azisė sė Vogėl. Siē dihet, mjeshtėrit mė nė zė shqiptarė, dikur nė tė kaluarėn tonė historike kanė ndėrtuar kėshtjella, ura, kisha, xhamia, nė vendet e ndryshme tė Gadishullit Ballkanik, si dhe nė Itali, nė Austri dhe nė vende tė ndryshme tė Azisė. Prandaj ēlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare nė trungun e Shqiperisė etnike do tė angazhonte tė gjitha mendjet e ndritura kombėtare shqiptare qė atdheun e tyre ta ndėrtojnė dhe ta bėjnė sa mė tė bukur. Sipas fjalės sė urtė: bashkimi bėn fuqinė, kuptohet se ky bashkim kombėtar do tė evitonte kompleksin e robėrisė shekullore nėn pushtuesin e egėr serbosllav, qė pastaj do tė merrej me zhvillimin dhe ndėrtimin e vendit krahas shteteve evropiane.
marrė nga libri "Theranda ime" |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|