| » Opcionet për artikullin |
|
LIR-i konsideron se bile tani mund tė shihet nga tė gjithė ata qė kanė mendim kombėtar e politik origjinal se KOHA vėrtetoi katėrēipėrisht drejtėsinė dhe shkencorinė e pikėpamjes dhe kėrkesės konkrete pėr REFERENDUM STATUSOR pėr Kosovėn.
Vetėm tė verbėritė (politikė) dhe antipavarėsistėt e dėshmuar nuk e shohin dhe nuk e njohin domosdoshmėrinė e realizimit tė sė drejtės krejt legjitime e shpėtimtare pėr REFERENDUM statusor pėr Kosovėn
LIR-i qysh nė mars tė 2006-ės (para aplikimit tė Referendumit Statusor pėr Malin e Zi) kėrkoi qė organi mė i lartė pėrfaqėsues dhe ligjdhėnės, Kuvendi i Kosovės ti bėjė parapėrgatitjet e nevojshme dhe ti krijojė rrethanat (kushtet) paraprake pėr realizimin e Referendumit Statusor pėr Kosovėn.
Por duke mohuar bazėn juridike tė Referendumit Kuvendi i Kosovės i keqdrejtuar nga Grupi Negociator pėr statusin e Kosovės mohoi edhe bazėn e vet juridike dhe themelin e drejtėsisė-vullnetin objektiv tė popullit, me ēka faktikisht u bė tjetėrsues i vullnetit legjitim tė popullit dhe i parimeve e rregullave universale tė demokracisė. Si rezultat i tė gjitha kėtyre tani IPVQ-tė dhe populli i Kosovės pėsuan debakėl-Ēėshtja e Kosovės u degradua dhe u kthye prapa duke u prolonguar pėrmes vonimit e rrezikimit nė Grupin e Kontaktit.
Pra, kot ka mohuar, injoruar, anatemuar e linēuar Kuvendi i Kosovės dhe GN-ja si kėrkesėn ashtu edhe argumentimin shkencor tė LIR-it, koordinatorin e LIR-it, subjekte e individė tjerė jopolitikė e politikė qė ishin tė vetėdijesuar dhe pėrpiqeshin pėr tė vetėdijesonin tė tjerėt dhe IPVQ-tė pėr realizimin e Referendumit Statusor pėr Kosovėn, sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Tani po shihet qartė qė e vetmja alternativė pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės mbetet, pėrsėri, REFERENDUMI STATUSOR pėr Kosovėn.
LIR-i pėrshėndet dhe inkujaron tė gjitha ato subjekte jopolitike, politike, individė (qytetarė), personalitete tė njohura kombėtare e ndėrkombėtare tė cilėt mu sot mbrojnė dhe propagandojnė domosdoshmėrinė e jetėsimit tė Referendumit Statusor pėr Kosovėn. Kėtu nė rend tė parė veēojmė: Presidentin e AKR-sė z. Behgjet Pacollin, juristin me renome ndėrkombėtare z. Poll Wiliams, analistin dhe shkencėtarin me famė botėrore z. J. Bugajskin, analistin dhe shkencėtarin shqiptar me renome evropiane z. Mehdi Hysenin etj.
Mė herėt idenė e realizimit tė REFERENDUMIT STATUSOR pėr Kosovėn e kanė pėrkrahur dhe inkurajuar: 16 OJQ nė Kosovė, LPRK-ja, Lėvizja VETĖVENDOSJE! Etj.
Tani, kur kėrkesa pėr Referendum ėshtė nė rritje e sipėr si nga faktorė nė Kosovė ashtu edhe nga forca pėrparimtare ndėrkombėtare LIR-i del me kėto pika a pikėpamje:
Kėrkesa pėr Referendum Statusor tė Kosovės nuk mund ti drejtohet mė as Kuvendit tė Kosovės as GN -ės ngase ata nuk e kanė kuptuar as realizuar me kohė, ndėrsa tani mė nuk janė mė legjitim ta bėjnė kėtė ngase duhet vetėm ta zbatojnė legjislacioni ekzistues pėr zgjidhjet e lira nė Kosovė.
LIR-i mbron pikėpamjen se ka kuptim qė kėrkesa pėr REFERENDUM STATUSOR tė Kosovės ti drejtohet vetėm Kuvendit tė ri tė Kosovės i cili del nga zgjedhjet e reja qė duhet tė realizohen sa mė shpejtė, ashtu siē e ka pėrcaktuar legjislacion nė fuqi nė Kosovė dhe jo tė varen ato nga vullneti joligjor i subjekteve qė shtiren se e kanė ēėshtje tė dorės sė parė zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe se pėr kėtė ēėshtje janė nė gjendje ta sakrifikojnė edhe ligjin edhe zgjedhjet e lira nė Kosovė.
Vetėm zgjidhjet e reja ligjore dhe REFERENDUMI mund tė na shpėtojnė nga koncesionet e dhimbshme dhe pėrēarjet qė i janė bėrė popullit tė Kosovės, pa e pyetur fare atė por nė emėr tė tij!
Vetėm zgjedhjet e reja dhe mė pas realizimi i Referendumi Statusor pėr Kosovėn e shpėton Grupin Negociator tė Kosovės nga vazhdimi i rrezikut tė bisedimeve 120 ditėshe me Serbinė dhe pėrsėritja e gabimeve e lėshimeve tė dy vjetėve tė shkuara, gabime kėto qė nėse vazhdohen pėrsėri drejtpėrsėdrejti e qojnė Kosovėn nė luftė tė pashmangshme me Serbinė.
Qėndrimin publik tė LIR-it po e pėrfundojmė me konkluzionin shkencor tė tė nderuarit Prof. Dr.Mehdi Hysenit:
Hėpėrhė, vetėm REFERENDUMI ėshtė ĒELĖSI SHPĖTIMTAR i politikės strategjike paqėsore dhe tė sigurisė sė SHBA-ve, tė BE-sė, dhe tė NATO-s nė Kosovė, pėrkatėsisht nė Ballkan dhe nė Evropė, sepse pa njohjen e sė drejtės sė vetėvendosjes sė Kosovės, nuk do tė ketė as reforma demokratike integruese, as siguri, as stabilitet as paqe tė qėndrueshme nė Ballkan e as nė Evropė.
Rexhep Ahmeti
Trepēė-Prishtinė,
Koordinatori i LIR-it
6/8/2007
referendumliri@yahoo.com, tel. 044 147 547 |
|