| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Nė Pėrkujtim tė Mon Balajt dhe Arben Xheladinit |
| Postuar mė datėn: 2007-09-13 14:30:39 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Njė tribun i yni thoshte: " Shqipėrinė e krijuan idealistėt, e ruajtėn rastet dhe e shkatėrruan politikanėt".
Nuk ėshtė lehtė tė pėrkujtosh miqtė, nuk ėshtė lehtė tė pėrkujtosh ata qė po shkruajnė histori! Dhembje dhe krenaria pėr bijė tė tillė, tė ngjallė ndjenjėn pėr tė qenė i fortė dhe i pathyeshėm nė idealet tona tė larta, qė ta bėjmė atdheun, ashtu siē e deshėn ata qė ranė pėr kėtė tokė. |
|
Shkruan: Gazmend ISLAMI
Thash me vete: Ah moj tokė, sa herė qė prapa shpine ta bėnin tradhtinė, nxirrje nga gjiri yt bijtė dhe bijat mė tė mirė tė atdheut, pėr tė mbrojtur, pėr tė larė me gjak, pėr tė larė dhe shpėlarė vetėm e vetėm frytet e tua tė mos pėrdhunosen nga besėpakėt qė kėsaj radhe do tė jenė tė fundit!
Ah moj tokė! Po shumė vuajte! Shumė gjėmime dėgjova nga ty, por ēdo herė kur thirrje pėr tu mbrojtur, bijtė e tu nuk tė lanė vetėm. Edhe nė ditėt mė tė errėta tė fundshekullit qė lamė pas, edhe nė ato momente kur makina e dhunės serbe rrėnonte gjithēka qė gjente pėrpara, bijtė dhe bijat nuk e ndalėn vrapin drejtė lirisė. Vrapi i tyre ishte shkreptimė nė natėn e stuhisė, shkreptimė qė ndriēonte horizontet ngadhėnjyese tė shpresės.
Arben Xheladini dhe Mon Balaj
Nė kėtė turravrap drejt lirisė, padyshim kujtesa e Llapit dhe Prishtinės do tė ruaj tė pashuar kujtimin e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.
Ashtu sikur 8 vite me Adem Jasharin dhe Ilir Kunushefcin do tė shkruanin epopenė e lavdishme tė lirisė nė male tė Drenicės e Llapit dhe krejt Kosovės martire.
Edhe Mon Balajn do ta pėrcillnin mesazhet e mbijetesės epokale tė popullit tė Kosovės ndaj dhunės makabre qė pėrdorėn shqipfolėsit dhe policia pushtuese e huaj nė luftėn e pabarabartė. Mon Balaj pat lindur nė Llapin legjendar. Tė parėt e derės sė madhe tė Balajve, ishin njohur jo vetėm nė Llap, por nė krejt Kosovėn pėr luftėrat e paepura ndaj okupatorit serb. Burrat e kėsaj kulle do tė ishin mbėshtetja kryesore e lėvizjes nacionaliste brez pas brezi. Moni i vogėl do tė rritej pėrmes legjendave tė kaluara si edhe shtypjes sistematike qė Beogradi ushtronte ndaj viseve nė Kosovė dhe trevat e tjera shqiptare. Kėshtu do tė merrte mėsimet e para nė Llap, ku do ushqehet me dashuri ndaj atdheut e urrejtje ndaj armikut. Nuk mund ta lėmė pa cekur se rol nė edukimin e tij kombėtar do tė luante edhe vėllai i madh Fahriu, i cili pėr vite ishte rezistent nė mbrojtjen e atdheut, ishte ndėr ideatorėt e parė tė organizimit tė rezistencės nė vitet 88-90,98-99.
Pata rastin tė njihem me kėtė familje nė vitin 88 pėrmes vėllait tim Ibrahimit, qė me Fahriun ishin bėrthama e parė e rezistencės tė atyre viteve nė Llap. Isha i ri, por disi miqėsia jonė u shtua shumė dhe takoheshim shumė shpesh, ku kėta na frymėzonin me ndjenja kombėtare.
Moni ishte i ri dhe mirė mė kujtohet ajo fytyrė e qeshur e tij. Tė gjitha kėto e burrėruan Monin e ri qė tė ndjek rrugėn e tė parėve tė tij, nuk mund tė pajtohej edhe njėherė me copėtimin e trojeve, qė po bėhej nga pakoja e Ahtisarit.
Pėr herė tė fundit kėtė Dėshmor tė Shqipėrisė e takova ditėn e premte nė qytetin e Besianės, u pėrshėndetėm krejt shkurt, sepse dėgjonim me vėmendje fjalėt e Albin Kurtit. Nuk mė shkonte as mendja se ky do tė ishte takimi ynė i fundit. Nuk mė shkonte mendja se ai nesėr do tė ishte drita e parė qė do tė shndriste pėr luftėtarėt e tjerė, qė kurrė nuk do tė pajtohen me ripushtim dhe ricopėtim tė trojeve tona. Dėshmorėve tė Kombit i shtohen edhe dy emra tė rinj. Dy emra qė u kurorėzuan nė emėr tė Zotit, por edhe dy emra tė mėdhenj qė u kurorėzuan nga kombi qė sdi tė vdesė nė llavėn e madhe tė padrejtėsive historike.
Nuk gjej fjalė tė shkruaj pėr mikun qė tash veē ėshtė Dėshmori mė i ri i Kombit, qė ra nė altarin e lirisė, duke mbrojtur me dinjitet tė drejtėn pėr tė qenė i lirė, tė drejtėn pėr tė vendosur vet pėr fatin tonė. Thash me vete; a ėshtė e mundur qė pas 19 viteve prapė tė mė rikujtohen dhembjet qė dikur mė hapnin plagė, a ėshtė e mundur qė tash kur veē kanė kaluar 7 vite nga njė luftė e pėrgjakshme me armikun tonė shekullor, tė bie nė altarin e lirisė Dėshmori mė i ri nė Evropė, i cili ra duke protestuar pėr tė mbrojtur lirinė e atyre qė e vranė?!
A thua vallė, si do ta ndiejnė veten ata? Kur i gjithė Kombi derdhė lot pėr bijtė e tyre. A thua si do tė ndihen kur tė takohen me njerėzit ata qė quhen SHPK? A do tė skuqen nė fytyrė, apo do tė injorojnė popullin, ashtu siē na injoronin policėt pushtues me vite! A do tė skuqen fytyrat e politikanėve tanė para kamareve televizive, duke u shprehur ngushėllime familjarėve tė tė rėnėve pėr lirinė edhe tė tyre. A do tė ndihet i skuqur njeriu qė bart vlerat e UĒK-sė Hashim Thaqi, qė ėshtė zėdhėnėsi i sė keqes qė po na ndjelljet.
A do tė skuqet ish Komandanti qė me krenari barti uniformėn e UĒK-sė, e sot ēka bėnė me ushtarėt e tij? More zot, a jam ēmendur unė a janė ēmendur ata tė mjerė qė ditėn kritike cakėrronin gotat me ndėrkombėtarėt nė Veri tė Kosovės? Nuk ka asnjė ndryshim! Sikur atėherė me 89, kur nė rrugė vriteshin shqiptarėt e shqipfolėsit pinin verė a mastikė. Sa krenare ndihej familja Balaj para burrecėve qė kishin shkuar pėr kryeshnoshė, Agim Ēeku turpėrisht iku me fjalė pak, por pse erdh Thaēi qė nuk skuqej aspak para babait te dėshmorit, qė me tė drejtė duhej tė kėrkonte besė pėr tė ardhur nė konak, kur dihej se ishin vetė bashkėvrasės me gjithė grupin tjetėr tė rrenacakėve. O zot, thash me vete; mė mirė ėshtė qė nuk isha nė ato momente nė odėn e Balajve, kur shihja fytyrat qė dikur ndihesha krenar me ta, e tash turpėrohem kur i shoh dhe kur mendoj se sa me forcė mbroja rrugėn e tyre.
Burgosja dhe lufta e paskrupullt qė ka filluar nga vendorėt dhe ndėrkombėtarėt qė janė fajtorė pėr vrasjen e tė rinjve, mundohen tia hedhin Lėvizjes! Kjo nuk pėrket me realitetin kur tash edhe publikisht shihet se si ata u vranė, dhe kishin planin qė ta ekzekutonin edhe vet Albin Kurtin me bekimin e lidershipit tonė, vetėm e vetėm tė realizoheshin qėllimet e tyre politike dhe pazaret me kėtė pjese tė Shqipėrisė.
Qetėsi nuk mund tė gjeja as nė shtėpi. Nė mbrėmje ndiqja thirrjen e Hashim Thaēit drejtuar popullit e emituar nėpėrmes mjeteve elektronike dhe mjerisht ma kujtoj thirrjen e Remzi Kolgecit qė dikur i drejtohej popullit nė kėtė mėnyrė. Nuk munda tė shikoja deri nė fund, sepse nganjėherė e ngatėrronte leximin qė bėnte nė tekst. Ah sa tė mėrzitė miku, nuk pėrshkruhet me fjalė. Dorėheqja e burrecit tė vogėl me emrin Fatmir Rexhepi, ishte njė lojė e vogėl, qė ngjallte neveri.
Ēka ėshtė dashtė tė bėhet, kėtė e dinė tė gjithė. Rėnia e krejt kėsaj garniture politike qė po e copėtojnė Kosovėn, do tė ishte e udhės qė tė shkonin nė Historinė e turpshme. Tė krijohet njė Qeveri e Unitetit me nė Krye bacėn Adem Demaēin, ku ka pėrkrahjen e gjithė popullit dhe kur dihet se tėrė jetėn ia ka kushtuar kėtij populli. Krijimi i kėsaj Qeverie tė Unitetit do ta hidhte Pakon e Finokut tėrėsisht, pėr tė pėrgatitur daljen nė Referendum, ku populli do tė vendoste me kė dhe se si do tė jetojė. Jam i bindur qė pėrkrahja e miqve tanė nuk do tė mungonte dhe se ata do ta kishin aleatin mė tė fuqishėm nė Evropė. Qeveri, Presidencė dhe ju qė jeni bartės tė "Institucioneve" a nuk e shihni se populli do t'ju nxjerrė ne rrugė, me hatėr apo me dhunė.
Ikni, se keni vrarė njerėz!
Ikni, se keni shkelur betimin e dhėnė!
Ikni, marrja e zotit, se na qitėt faqen e zezė, se dikur bėhet vonė!
Lavdi Dėshmorėve tė Kombit! |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|