DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KRYEMINISTRI I SHQIPĖRISĖ LONDINEZE I DEHUR PAS INTEGRIMIT EVROPIAN!
Postuar mė datėn: 2008-03-17 04:07:50 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Kristina RASI

Kryeministri i Shqipėrisė londineze, z. Sali Berisha pandalshėm ėshtė duke kundėrshtuar vullnetin e popullit shqiptar pėr ribashkimin e shtetit shqiptar ashtu siē e ka krijuar nėna natyrė, Shqipėrinė Etnike; ai duhet tė dijė se duke bėrė kėtė, po gabon rėndė, mendoj se njė ditė vet do tė bindet se: kjo atij nuk i bėnė nderė, por duke bėrė kėtė e tregon si mos mė keq dhe shumė qartė miopinė e tij politike dhe aneminė e tij prej politikani me gjak shqiptari! Pikėrisht, tė dielėn me datėn 9 Mars 2008, pėr gazetėn greke “Kathimerini”, S. Berisha deklaroi: “Pas pavarėsisė sė Kosovės nuk do tė ketė mė ndryshim kufijsh nė Ballkan”. Zoti Berisha po kėmbėngul me fanatizėm tė mjerė se kufijtė nė Ballkan tė mos ndryshojnė mė, pra, kjo do tė thotė se z. Berisha jo qė nuk e dėshiron dhe nuk po punon nė kėtė drejtim, por ai e shkel mbi librin e shenjtėrisė sė shtetit shqiptar; sepse duke bėrė kėtė ai po bėnė shkelje tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, po harron se ėshtė i detyruar edhe sipas Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, Shqipėria londineze duhet tė kujdeset pėr shqiptarėt tė cilėt jetojnė jashtė territorit tė saj. Z. Berisha po e kundėrshton hapur ribashkimin e Shqipėrisė Etnike, nė kėtė mėnyrė ai po bie nė kundėrshtim edhe me veten e tij nėse ai e ndihet sadopak shqiptar, aq mė tepėr kur tani po e drejton shtetin shqiptar. I pyetur pėr ēėshtjen ēame ai thekson: “ nė vitin 1992-1996 kėtij problemi ju gjend zgjidhja e duhur me nėnshkrimin e protokollit tė miqėsisė dhe bashkėpunimit, kjo tashmė ėshtė njė ēėshtje tekniko-ligjore sepse ka tė bėje me pronėsitė dhe duhet tė zgjidhet mbi kėtė bazė”.



Z. Kryeministėr Shqipėrisė londineze ka “harruar “se vendimi i Konferencės sė Londrės nė 1913 kjo trevė shqiptare iu aneksua Greqisė, dhe qė nga ky vit filluan presionet nė tė gjitha mėnyrat nga ultra nacionalistėt grekė pėr shkombėtarizimin e popullatės shqiptare nė kėtė pjesė tė Shqipėrisė Etnike. Grekėt, nė mėnyrė mė barbare dhe mė ē“njerėzore bėnė masakra nė tė njėjtin vit pra, nė vitin 1913 tek pėrroi i Selamit. Nė vitin 1918 bėri njė ligj kundėr popullatės shqiptare nė Ēamėri, ligji i ashtuquajtur” Reformė Agrare”, i cili ligj ishte zbatueshėm vetėm nė Ēamėri dhe me kėtė ligj segregacioni, Greqia, padrejtėsisht ua grabiti popullatės shqiptare mijėra hektarė tokė pjellore, dhe si pasojė e kėtij ligji tė dhunshėm dhe nga organizimi terrorist nga shteti grek, shqiptarėt u detyruan tė shpėrngulen nga vatrat e tyre dhe tė ikin pėr nė Shqipėrinė londineze, Turqi. etj. Me shpėrnguljen e dhunshme Greqia vazhdoi edhe nė vitin 1923. Torturat masakrat grabitjet dhe spastrimet etnike filluan deri nė qershor tė vitit 1944 kur shteti terrorist grek bėri spastrimet pėrfundimtare mbi popullatėn shqiptare nė Ēamėri ku mbi 20.000 ishin tė vrarė dhe tė masakruar kryesisht gra, fėmijė dhe pleq dhe u dogjėn afėr 3000 shtėpi tė shqiptarėve nga shovinistėt grekė dhe si rezultat i kėtyre masakrave, shqiptarėt e asaj treve jugore shqiptare, u detyruan te lėshojnė vatrat e tyre dhe shumica prej tyre u vendosen nė Vlorė, Durrės Tiranė e deri nė Shkodėr. Por, kanė kaluar kaq vite, as tani qė Greqia ėshtė kinse anėtare e Bashkimit Evropian, shqiptarėt nė krahinėn e Ēamėrisė, kėsaj pjese tė Shqipėrisė Etnike, nuk iu dhanė tė drejtat e barabarta, ata ende janė tė kualifikuar si njerėz tė klasės sė dytė nė shoqėrinė greke, madje as pronat e tyre ende nuk ju kanė kthyer gjė qė ėshtė me elementare pėr ekzistencėn e njeriut, e lėre mė tė drejtat tjera… Z. Kryeministėr i dehur nė “evropianizimin”, e Shqipėrisė, “ua lė” pėr ta zgjedhur problemin e ēamėve, drejtėsisė sė Evropės; mu kėsaj Evrope e cila dikur e ndau me dhunė Ēamėrinė nga Shqipėria!!! Sipas “logjikės” sė z. Berisha na qenka njė gjykatė diku nė Evropė, dhe kjo gjykatė do t’i zgjedh problemet e Ēamėve, ashtu siē mendonin shqiptarėt e Kosovės, dikur se: na qenka njė gjykatė nė Hagė dhe do tė merret me tė drejtat e tyre, kurse shqiptarėve do t“u “takonte” veē tė shohin ėndrra me sy hapur, ta presin lirinė duke bėrė sehire!!!... …Pėr mė keq, tani kjo gjykatė e Hagės, po i dėnon bijtė e bijat e Kosovės, ēlirimtarėt e saj! Z. Berisha, kujton se faqja e kapitullit tė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan u mbyll, me njėfarė pavarėsie me mbikėqyrje pėr Kosovėn, duke i harruar krejtėsisht, shqiptarėt nė Iliridė, nė Malėsinė e Madhe, nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė etj. Duke i parė kėto gabime tė tij tė pafalshme, konstatoj qė. z. Berisha nuk ėshtė aspak largpamės dhe po shikon veē disa metra jashtė zyrės sė tij dhe aspak mė tej... Ai, mediokėr nė politikė, po mendon vetėm pėr faktin apo drojėn, qė Greqia mos tė kundėrshtojė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO ai ėshtė i gatshėm qė ta sakrifikojė aq padrejtėsisht dhe pamėshirė, Ēamėrinė Shqiptare, pra me ēdo ēmim tė hyjė nė NATO, duke mos menduar fare pasojat qė mund tė t“i vijnė kombit shqiptar; ai nuk ėshtė duke e parė me sy se: ne, po humbim identitetin tonė, dhe po “ krijomė disa identitete “tė reja” siē ėshtė “kombi kosovarė” tani projektuar nga kuzhinat sllave, ndėrsa, mė vonė do tė provohet tė krijohet “identiteti ēam” etj. Z. Berisha, ishte shumė i gėzuar kinse ai ia “arriti” qė Shqipėria londineze tė “marrė ftesėn” nė Samitin e Bukureshtit pėr anėtarsimin nė NATO, BE-ja, dihet se ia kishte vėnė Shqipėrisė disa kushte e njėra ndėr ato ishte edhe shkatėrrimi i depove qė populli shqiptar me aq mund dhe sakrifica punojė pėr kėto depo, dhe ja pėr njė ftesė pėr anėtarėsim atje... Z. Berisha po tregohej i gatshėm qė me urdhrin e tij tė shkatėrrohen mijėra tonelata municion, por ai nuk ishte nė gjendje gjatė luftės (ani se ishte nė opozitė) ta ngrinte zėrin fuqishėm, qė: tė dėrgohej nė Kosovė gjithė ai armatim, qė t“i vinte nė ndihmė popullit vėlla tė Kosovės qė t“i luftonte me suksese nė frontin e luftės hordhitė vrastare serbe. Pra ca ditė para se tė “merrej “ kjo ftesė Shqipėria pėsoi njė tragjedi tė tmerrshme dhe tė paparė kurrė me parė, nė katundin Gėrdec e humbėn jetėn shumė njerėz dhe me qindra tė plagosur… Ja ky qe dėnimi apo ēmimi kapital qė duhej tė paguaj populli shqiptar para se tė hyjė nė BE dhe NATO! Dhe, kush mund tė dijė e dijė se ēfarė ēmimi, ende duhet tė paguaj kombi shqiptar, Evropės Plakė, nėse, dėshiron qė t“i shijojė frytet e saj tė “ėmbla”, pra, tė hyjė nė BE., nė NATO, etj…

“ALBANIA TODY/ SHQIPĖRIA SOT”
Mė 16 Mars 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Deputeti Ngjela: Kryeministri Sali Berisha tė vret (2008-09-16 01:53:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kryesia e LDK-sė nuk pranon vendimin e kryeministrit pėr shkarkimin e zv/ministrit Naser Osmani (2008-07-01 08:33:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Topi dekoron kryeministrin Thaēi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” (2008-06-19 11:17:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Arrestohet personi qė sulmoi shtėpinė e kryeministrit Thaēi (2008-06-08 05:56:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Dėnohet sulmi ndaj shtėpisė sė kryeministrit (2008-06-07 08:28:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ėshtė sulmuar me armė zjarri shtėpia e kryeministrit Hashim Thaēi, nė Prishtinė (2008-06-07 03:30:05 nga admin4)
[ Intervista ] Flet ish-kryeministri i Kosovės dhe kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj (2008-04-23 09:50:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Zv. kryeministri Kuēi i vlerėson si normale kritikat e Haradinajt (2008-04-06 11:22:33 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Organizata “Ēohu” padit kryeministrin Thaēi (2008-04-06 09:57:36 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Haga shpall te pafajshem ish kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj (2008-04-03 14:59:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Hage, neser vendimi per ish kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj (2008-04-02 11:49:50 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster