DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kryeministri italian i shkruan mbretit Zog I pėr marrėveshjet mes dy vendeve
Postuar mė datėn: 2007-10-01 17:30:22 nga admin1 :: Kategoria: Histori



Musolini i pėrgjigjet mbretit shqiptar

Nga: Dorina TOPOLLAJ, Fjorela KATROSHI

Atmosfera e marrėveshjeve ekonomike mes Shqipėrisė dhe qeverisė italiane nė afrim tė Luftės sė Dytė Botėrore, shoqėrohej me intensitetin e marrjeve dhe dhėnieve tė letrave mes udhėheqėsve. Zogu i shkruante Musolinit me shqetėsim, pėr arritjen e njė bashkėpunimi mė tė gjerė dhe lidhjeve tė reja tė marrėveshjeve mes dy qeverive. Ndėrkohė, Duēja i kthen pėrgjigje mbretit, duke e siguruar atė pėr bashkėpunim dhe duke i premtuar miqėsinė e tij dhe popullit italian. Letra e botuar nga “Tirana Observer”, ėshtė zbuluar nė Arkivin Shtetėror Shqiptar.
Ishte viti 1936....
Lufta e Dytė Botėrore s’ishte veēse tri vite larg. Musolini po shihte me simpati lėvizjet e Hitlerit nė Gjermani dhe po thurte planet pėr tė ngritur rrugėt e ekspansionit. Shqipėria fqinje ishte njė rrugė e afėrt, por qė duhej investuar pėr tė, pėr ta bėrė njė mbikalim pėr nė vendet e tjera fqinje. Ėshtė koha kur Italia lidh disa marrėveshje me mbretėrinė shqiptare, me karakter ekonomik, tė cilat do tė ndihmonin nė zhvillimin e vendit. “Marrėveshjet e firmosura nė Tiranė janė tepėr tė rėndėsishme pėr raportet mes Italisė dhe Shqipėrisė, tė thelluara me miqėsi e solidaritet dhe qė kanė dhėnė njė provė tė shkėlqyer”, shkruan Duēja nė letrėn e tij.
Marrėveshjet
Italia kishte bėrė premtime tė shumta pėr ta ndihmuar Shqipėrinė, e cila dergjej ende nga ethet e malaries. Marrėveshjet ekonomike ishin mjaft tė rėndėsishme pėr tė. Gjatė viteve 1931-1936, kapitali i huaj, sidomos ai italian, i diktuan qeverive shqiptare pėrfundimin e njė marrėveshjeje pėr bashkimin doganor. Sipas historianėve, ky bashkim nė atė kohė, do tė pėrfshinte ekonominė shqiptare nė sistemin e ekonomisė italiane dhe hapjen pa kufizim tė kapitalit italian. Bashkimi doganor do tė godiste nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė interesat e borgjezisė shqiptare tė sapokrijuar. Por, edhe buxheti i shtetit, do tė privohej nga njė burim i rėndėsishėm tė ardhurash, siē ishin tė ardhurat nga doganat. Nė tė njėjtėn kohė, do tė rritej varėsia e financave shqiptare nga financat italiane. Zogu formalisht e pranoi kėtė marrėveshje, por pastaj e refuzoi.

Madhėrisė sė tij, Zogu I, mbret i shqiptarėve

Ju jam thellėsisht mirėnjohės Madhėrisė Suaj pėr letrėn qė mė dėrguat, nė tė cilėn shprehnit shqetėsimin tuaj nė lidhje me rastin e firmosjes sė marrėveshjeve tė reja midis vendeve tona. Ndjenjat e shfaqura nga Madhėria Juaj gjejnė mbėshtetje tė plotė nga qeveria fashiste dhe nga i gjithė populli italian kundrejt shtetit fisnor shqiptar dhe Sovranit tė tij. Marrėveshjet e firmosura nė Tiranė janė tepėr tė rėndėsishme pėr zhvillimin e raporteve mes Italisė dhe Shqipėrisė, tė mbėshtetura nė miqėsi, forcimi i sė cilės ėshtė shenjtėruar, nga prova e fundit, tė cilėn shteti dhe populli italian e kanė vlerėsuar me gjithė vlerėn e tij. Ndaj, konkluzionet e marrėveshjeve tė Tiranės, tė bėra tė mundura nga urtėsia dhe vullneti i mirė i Madhėrisė Suaj janė pritur me sadisfaksion nė Itali, dhe si njė ogur i gėzuar pėr tė ēuar pėrpara bashkėpunimin italo-shqiptar.
Madhėrisė Suaj i shpreh dashamirėsinė time, pėr vendimin e Tij personal, pėr kėtė vepėr tė pėrbashkėt, e cila ka bėrė tė mundur tė arrihet ky rezultat i kėnaqshėm, dhe siguron miqėsinė time tė devotshme.

Romė, 30 mars 1936 Musolini




Arma qė vrau Duēen, nė Muzeun Kombėtar
Arma qė ka qėlluar mbi Benito Musolinin ėshtė riekspozuar njė vit mė parė nė Muzeun Kombėtar, nė pavijonin e luftės. Automatiku kalibėr 7.65L MAS, model 1938-F.20830, ėshtė dokumentuar se ėshtė pikėrisht arma me tė cilėn u qėllua Musolini dhe e dashura e tij, Klara, mė 28 prill tė vitit 1945. Sipas shpjegimeve tė Moikom Zeqos, drejtorit tė Muzeut Historik Kombėtar, Valter Audisio, personi qė ka vrarė Duēen, ėshtė njeriu qė ia ka dhuruar kėtė armė shtetit shqiptar, si vendi mė i sigurt pėr ruajtjen e saj nė vitin 1957. Dhurata iu dorėzua Hysni Kapos, nė sajė tė luftės partizane antifashiste tė italianėve dhe shqiptarėve.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Kryesia e LDK-sė nuk pranon vendimin e kryeministrit pėr shkarkimin e zv/ministrit Naser Osmani (2008-07-01 08:33:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Topi dekoron kryeministrin Thaēi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” (2008-06-19 11:17:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Arrestohet personi qė sulmoi shtėpinė e kryeministrit Thaēi (2008-06-08 05:56:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Dėnohet sulmi ndaj shtėpisė sė kryeministrit (2008-06-07 08:28:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ėshtė sulmuar me armė zjarri shtėpia e kryeministrit Hashim Thaēi, nė Prishtinė (2008-06-07 03:30:05 nga admin4)
[ Intervista ] Flet ish-kryeministri i Kosovės dhe kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj (2008-04-23 09:50:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Zv. kryeministri Kuēi i vlerėson si normale kritikat e Haradinajt (2008-04-06 11:22:33 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Organizata “Ēohu” padit kryeministrin Thaēi (2008-04-06 09:57:36 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Haga shpall te pafajshem ish kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj (2008-04-03 14:59:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Hage, neser vendimi per ish kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj (2008-04-02 11:49:50 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kryeministri Koshtunica: NATO krijoi Kosoven shtet te vetin (2008-03-25 05:15:24 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster