DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» THOT-i BOREAL, ILIRO-SHQIPTAR, I DHA BOTĖS KUMTIN E PARĖ TĖ LIRISĖ DHE TĖ DRITĖS
Postuar mė datėn: 2008-05-22 05:11:29 nga admin4 :: Kategoria: Histori

Shkruan: Ēlirim Hoxha

Libri i Katapanos ėshtė njė shuplakė e fortė shkencore ndaj atyre qė kanė shtrembėruar tė vėrtetat historike tė pellazgo-ilirėve nė shekuj

Ditėt e fundit mė ra nė dorė njė nga kryeveprat shkencore albanologjike, libri i Prof. Xhuzepe Katapano "Thot-i fliste shqip", botime enciklopedike, tė cilin ma rekomandoi i famshmi studiues vlonjate Dr. Bardhosh Gaēe.

Do tė ishte nė interes tė lexuesve pėr tė dhėnė pak informacion mbi profesorin e nderuar tė racės sonė, si dhe zbulimin e tij tė jashtėzakonshėm, i cili ka tė bėjė me etnogjenezėn e pellazgo-ilirėve qysh nė agimin e epokės njerėzore.

Profesor Xhuzepe Katapano ishte dhe mbetet i vetmi albanolog qė studioj nė themel prejardhjen e racės ilire, duke bėrė tė drithėrohen nėpėr dekada shumė shkencėtar qė janė marrė apo merren me studimin e antikitetit. Katapano u nis vet drejt Egjiptit pėr tė parė dhe prekur piramidat, njė nga mrekullitė e botės sė lashtė, dhe u befasua kur ndeshi nė shenja apo hieroglifė tė ēuditshme qė linin hije dyshimi mbi prejardhjen e tyre. Jo pak por mbi 40 vjet iu deshėn profesorit tė nderuar pėr tė bėrė kėtė zbulim tė jashtėzakonshėm, i cili vjen i pėrkthyer nė gjuhėn shqipe me mjeshtėri nga Qemal Velija.

Pėr tė bėrė kėtė zbulim tė jashtėzakonshėm dhe pėr tė vėrtetuar se hieroglifėt e piramidave tė Egjiptit e kishin bazėn tek gjuha ilirishte, Prof. Katapano pėrdori gjatė hulumtimit tė tij tė gjatė, siē shprehet edhe vet, sistemin kritik tė krahasimit shkencor tė rrėnjėve tė shumė gjuhėve tepėr tė lashta, si "ESKUERA" baske (E-SHKUARA do tė thotė, nė shqip, pikėrisht: gjuha e sė shkuarės); shqipes; gjuhėve hitite, hebraike, arabe, aramaike dhe tė tjerave, veēanėrisht tė gjuhės kopte - gjuhės liturgjike tė tė krishterėve tė Egjyptit; si dhe studimet shumėvjeēare tė rendit filozofik, etnografik, mitologjik, historik dhe arkeologjik, natyralist etj. Prof. Katapano hedh poshtė apo pėrmbys traditėn shkencore, qė e paraqet qytetėrimin nilotik si njė fryt kryqėzimesh mes 4 racave. Duke u ndalur tek etimologjia e emrit tė Thot-it Prof. Katapano shpjegon, se emri pėrkon me kuptimin e vet burimor: thot, veta e tretė e tė tashmes dėftore tė foljes shqipe thom, thua, thot'. Thot-i, sipas Prof. Katapanos ėshtė krijuesi i hieroglifėve. Ai e ka ndėrtuar alfabetin hieroglifik fonetik duke pasur si ēelės gjuhėn shqipe. Nė kėtė aspekt zanafilla e ilirishtes zbret nė kohė mjaft mė tė hershme se ato qė Historia ka pėrcaktuar; tė dhėna qė duhet tė rikthehen nė neolitik dhe ndoshta edhe nė kohė tė mėparshme, tė afėrta me origjinėn e qytetėrimit tė Nilit, i cili, sipas rezultateve mė tė kujdesshme tė hulumtimeve tė fundit dhe studimeve tė kryera, fillon me zhdukjen e Atlantidės (rreth 12.000 vjet mė parė); epokė nė tė cilėn duhet tė vendoset pashmangshmėrisht shfaqja e parė e vėrtetuar e Thotit nė Egjypt.

Pikėrisht, kjo e bėnė tė pashmangshme korrigjimin e tė dhėnave historike, korologjike, etnologjike, filologjike, me shumė rėndėsi.

Thot-i fliste shqip

Tė rizbulosh Thotin, kėmbėngul Prof. Katapano, do tė thotė tė zgjerosh kufijtė e shkencės qė, me dashje apo pa dashje, shpien pashmangshmėrisht nė metafizikė; dhe kjo ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr njerėzimin. Sepse, duke rifituar pas shqyrtimit tė ēėshtjes kuptimin e vėrtetė tė jetės , qė ėshtė nė thelb me natyrė shpirtėrore, njeriu do tė jetė nė gjendje tė shijojė sėrish gėzimet e shijes, aromave dhe kundėrmimeve tė papėrlyera, brenda vezullimit tė lavdishėm tė Dritės Fillestare. Filozofia e Thotit, na mėson Prof. Xhuzepe Katapano, ngrihet mbi shtatė parime.

1.Parimi i mendorėsisė (Il Principio del Mentalismo)

"Gjithēka ėshtė shpirtėrore, gjithėsia ėshtė mendore".

.Parimi i Pėrkitshmėrisė (Il Principio della Corrispondenza)

"Ajo qė ėshtė Lart ėshtė si ajo qė ėshtė Poshtė; ajo qė ėshtė Poshtė ėshtė si ajo qė ėshtė Lart".

3.Parimi i Vibrimit (Il Principio di Vibrazione)

"Asgjė nuk ėshtė nė gjendje pushimi; gjithēka lėviz; gjithēka regėtin".

4.Parimi i Polaritetit (Il Principio di Polaritą)

" Gjithēka ėshtė dyshe; ēdo gjė ka dy pole; gjithēka ka dy skaje; e ngjashmja dhe e pangjashmja kanė tė njėjtin kuptim; polet e kundėrt kanė natyrė tė njėjtė, por shkallė tė ndryshme; skajet takohen; tė gjitha tė vėrtetat, nė relativitet, janė gjysmė-tė vėrteta; tė gjithė paradokset mund tė pajtohen".

5.Parimi i Ritmit (Il Principio del Ritmo)

" Gjithēka rrjedh, brenda dhe jashtė; ēdo gjė ka kohėzgjatjen e vet; gjithēka zhvillohet dhe pastaj degradon; lėkundjet e lavjerrėsit shfaqen nė gjithēka; masa e njė lėkundje nė tė djathtė pėrgjason me atė tė lėkundjes nė tė majtė; ritmi ėshtė konstant (i pėrhershėm)".

6.Parimi i shkakut dhe pasojės (Il Principio di Causa e d'Efetto)

" Ēdo shkak ka pasojėn e vet; gjithēka ndodh dhe realizohet nė pėrputhje me ligjin; ka shfaqje tė shumta rastėsie, por asgjė nuk i shpėton Ligjit".

7.Parimi i Gjinisė ( Il Principio del Genere)

" Ka njė gjini nė tė gjitha gjėrat; gjithēka pėrmban qoftė parimin mashkullor qoftė atė femėror; Gjinia shfaqet nė tė gjitha rrafshet; nė botėn Fizike, Qiellore apo Shpirtėrore". Profesor Katapano na mėson, se mbi kėto shtatė parime mbėshtetet e gjithė shkenca moderne. Duke studiuar aktivitetin e tri herė tė madhit Thot (Hermes), Prof. Katapano parashtron, pėrtej zbulimeve gjuhėsore, filologjike, njė tė vėrtetė tė rendit sipėror: Siē tregon edhe vet, ai i heq Thotit maskėn shumėvjeēare tė ibisit dhe i kthen fytyrėn e vėrtetė: fytyrėn boreale tė Ilirit, shėmbėlltyrėn e tij tė njėmendtė tė udhėrrėfyesit mė tė lartė, tė themeluesit tė shkencės sė lashtė, qė pėrfshinte tė gjitha degėt e shkencės moderne, madje edhe tė tjera, ende tė parizbuluara nga kjo e fundit.

Profesor Katapano mendon se, titulli "Thot-i fliste shqip" mund tė zėvendėsohej nga njė tjetėr, i njėvleftshėm por mė i qartė:

-THOT-i BOREAL, ILIRO-SHQIPTAR, I DHA BOTĖS KUMTIN E PARĖ TĖ LIRISĖ DHE TĖ DRITĖS -

Prof. Xhuzepe Katapano, mė i ndritshmi albanolog arbėresh i Italisė, mbajti premtimin qė kishte bėrė pėrpara vėllezėrve tė tij arbėresh, pėr tė bėrė tė njohur publikisht zbulimin e tij tė rendit filologjik, korologjik, etnografik, historik dhe filozofik, fryt i mė shumė se 40 vjetėve studimesh kėmbėngulėse dhe kėrkimesh tė shtjelluara nė tė gjitha drejtimet e dijes. Katapano shqyrtoi me kujdes tė gjitha provat e mbledhura nė 40 vjet kėrkimesh dhe studimi nė drejtime tė ndryshme, nėpėrmjet kodit tė shkencės sė lashtė dhe tė mistershme-tekstet fetare egjyptiane dhe ndėrtoi vizionin e tij, me ndihmėn edhe tė veprės sė kolegut bashkėkohor Xhejms Kashvard "Kontinenti i Humbur", se prania e Ilirishtes nė Egjypt mund tė vendoset deri nė kohėra shumė tė hershme: rreth 12.000 vjet mė parė, duke pėrkuar me zhdukjen e Atlantidės sė pėrshkruar nga Platoni nė dialogėt "Timeu" dhe "Kricia".

Katapano argumenton, se Thoti, tė cilit i atribuohet e gjithė shkenca e lashtė, e cila qė nga Nili u pėrhap plot dritė nė mbarė botėn, pėrshkruar kjo nė mėse 1000 vepra antike dhe bashkėkohore, - ēoi nė Egjypt, nga njė Vend i huaj, njė qytetėrim tė zhvilluar. Sipas studiuesit dhe shkrimtarit tė mrekullueshėm Endrju Tomas (australian), duke u nisur nga titujt qė i janė atribuar Thotit tek "Libri i tė Vdekurve" dhe nė disa mbishkrime faraonike (Kryezot i ardhur nga deti" dhe " Kryezot i dy Tokave"), na lind e drejta tė mendojmė se ai ishte njė Prijės i Atlantidės. Nė fakt, shprehet Katapano, sipas njė legjende tepėr kuptimplotė, Ai i mbarti mbi krahė perėnditė e tjera qė nga ana tjetėr e Liqenit Qa (nga folja shqip qaj, vajtoj). E interpretuar sipas kodit tė shkencės sė fshehtė, kjo legjendė do tė thotė se ka ndodhur njė shpėrngulje e elitės kulturore, nga njė rajon tjetėr i rruzullit pėr nė Egjypt.

Sipas Katapanos, Thoti ėshtė themeluesi i besimit tė DRITĖS dhe shkencės kulte tė mistereve, ėshtė gjithashtu botėrisht i njohur si shpikės i shkrimit.

Pikėrisht, duke studiuar me shumė kujdes kėtė autorėsi tė fundit, Profesor Katapano zbuloi se Thoti Fliste Shqip dhe se, nė hartimin e hieroglifėve tė alfabetit fonetik, ai u mbėshtet gjithherėt nga fjalėt e kėsaj gjuhe.

Pėrfundimet e studimeve tė Profesor Katapanos tė kryera nė tė gjitha drejtimet pėr 40 vjet, konkludojnė se nė tokat e Nilit dhe jo vetėm atje, flitej shqip 12.000 vjet mė parė. Kjo do tė thotė se ILIRISHTJA ėshtė shumė mė e vjetėr se sa besohet zakonisht.

Rreth 70 vjet mė parė albanologut tė shquar Prof. Xhuzepe Katapano iu desh tė shkonte vet nė Egjypt pėr tė parė dhe vizituar nga afėr piramidat e famshme.

Mbas studimeve tė vazhdueshme mbi 40 vjeēare Katapano iu drejtua vėllezėrve tė tij arbėresh, i mahnitur edhe vet nga zbulimi i jashtėzakonshėm qė kishte bėrė:

"Tė dashur miq lexues dhe vėllezėr Arbėreshė, Egjypti i lashtė ėshtė plot me fjalė shqipe, duke filluar nga emri i Kreut tė Shtetit: Faraon, qė do tė thotė "fisi jonė" (fara = farė, soj, fis, prejardhje; onė = e jona), pra njerėzore".

Katapano ishte i vetėdijshėm, se kishte bėrė njė zbulim tė madh. Ai zbuloi, se alfabeti hieroglifik egjiptian u hartua nga Thoti nėpėrmjet kodit shqip. Duke zotėruar dije tė shumta, duke studiuar dhe hulumtuar nė shumė drejtime viteve dhe dekadave, Profesor Katapano mundi tė pėrcaktoi emrat e frymorėve, sendeve dhe koncepteve qė paraqiten nga hieroglifėt e alfabetit egjiptian tė zbuluar nga Shampolioni; dhe provoi nė mėnyrė tė sigurt, se ata emra janė shqip, ashtu siē ishte shqiptar vetė autori i atyre hieroglifėve: THOTI...

Libri i Profesor Katapanos "Thot-i Fliste Shqip" ėshtė njė dokument shkencor me mjaftė vlera pėr etnogjenezėn e popullit tonė ndėr shekujt e historisė njerėzore. Ai dėshmon lashtėsinė e shqiptarėve dhe kontributin e tyre nė zhvillimin e pandalshėm tė historisė botėrore, gjurmėt qė tė parėt tanė lanė nė shumė pjesė tė rruzullit.

Libri i Katapanos ėshtė njė shuplakė e fortė shkencore ndaj tė gjithė atyre historianėve tė huaj, tė cilėt me mjaftė marifet kanė shtrembėruar tė vėrtetat historike tė pellazgo-ilirėve nė shekuj dhe ia kanė atribuuar popujve tė tyre bėmat e heronjve tė kombit tonė tė stėrlashtė.

Pas gjithė kėtyre dokumenteve qė ne kemi sot nė dorė, pas viteve 90 tė Shekullit tė XX dhe dekadės sė parė tė Shekullit tė XXI, mbi etnogjenezėn e popullit tonė, i takon Akademisė sė Shkencave dhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės qė tė hartojnė tekste tė reja tė historisė antike tė shqiptarėve, me qėllim qė nė shkollat tona tė mėsohet e vėrteta e pamohueshme historike e lindjes sė pellazgo-iliro-shqiptarėve, kundrejt shtrembėrimeve dhe falsifikimeve qė historianėt e vendeve fqinje i kanė bėrė historisė nė kurriz tė kombit shqiptar.

Njė nderim i veēantė shkon pėr albanologun e shquar, Prof. Xhuzepe Katapano, i cili me dritėn e sė vėrtetės nė dorė diti tė ēaj nėpėr terin e shekujve, pėr tė ndriēuar ndjeshėm disa prej "mistereve" tė lashtėsisė sonė.

Megjithėse libri, "Thot-i Fliste Shqip" sheh dritėn e botimit nė Shqipėri pas 24 vjetėsh nga botimi i tij nė Itali, ėshtė njė kontribut me vlerė qė Shtėpia Botuese "Botimet Enciklopedike" vė nė dispozicion tė lexuesit shqiptar, tė qarqeve akademike gjithashtu, si njė dokument shkencor qė flet me gjuhėn e fakteve.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-06 16:03:56 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėri-Suedi 0:0 (2008-09-06 14:27:21 nga admin4)
[ Opinione ] NACIONALIZMI CINIK (2008-09-06 14:25:47 nga admin4)
[ Kultura ] Tregim: TRUNGU I SHARTUAR (2008-09-06 08:44:32 nga admin4)
[ Opinione ] Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? (2008-09-06 07:42:11 nga admin4)
[ Kultura ] MĖSUESI (2008-09-06 04:16:20 nga admin4)
[ Kultura ] “KOHA E KOMETES” OSE KOHA E INFERIORITETIT SHQIPTAR (2008-09-06 03:39:10 nga admin4)
[ Kultura ] NERUDA NĖ GJUHĖN TIME (2008-09-06 03:25:20 nga admin4)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] VENDIM I KRYESISĖ QENDRORE – SHAIBK (2008-09-05 15:35:26 nga admin1)
[ Histori ] Marrėveshja antikombėtare e Ahmet Zogut! (2008-09-05 10:27:05 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster