| » Opcionet për artikullin |
|
tregim
Beqir ELSHANI
- A do ta shkurtoje dorėn pėr 50 000 dollarė? kėshtu shkruante nė faqen e librit shkollor. Ishte njė pyetje, tė cilėn asnjė lexues nuk e pėrfillte, edhe pse gjatė shfletimit tė librit binte nė sy. Kėtė pyetje Zani e kishte dėgjuar edhe nė filmat vesternė, ku kriminelėt trupin e tyre e bėjnė pazar, para se tė thyejnė bankėn kombėtare.
Zani, e lexoi disa herė me radhė kėtė pyetje, jo vetėm tė ēuditshme, por edhe tė neveritshme, tė cilėn e shprehte me anėn e nėnvizimit tė shpeshtė tė fjalisė. Me tė drejtė parashtronte pyetjen hamletiane tė jesh, apo tė mos jesh, ėshtė ēėshtja sot! Ndonėse ishte njė pyetje qė kėrkonte mendimin e lexuesit, dukej sikur i tėrė libri ishte me tė vetmen fjali nė formė rebusi. Zani u bė kureshtar pėr tė ditur mbi rėndėsinė e fitimit tė parave tė shumta me anėn e shkurtimit radikal tė dorės. Mbase ėshtė fjala pėr dorėn e djathtė! Pse pikėrisht tė djathtėn qė ėshtė dorė aktive e fuqisė dhe jo tė majtėn qė ėshtė pasive, mendonte Zani, i cili dallohej si njė ndėr maturantėt mė tė zotė tė gjimnazit. Iu kujtua pėrshėndetja e zakonshme me dorė tė djathtė, pėrndryshe pėrshėndetje universale nė mbarė botėn. Pėrshėndetja me dorė tė majtė ėshtė fyese, pėrveē invalidėve pa dorėn e djathtė. Pėr njė ēast ngriti kokėn dhe pa se tė gjithė nė klasė shkruanin me dorėn e djathtė, tė rrallė janė ata qė shkruajnė me dorė tė majtė. Njėra dorė lanė tjetrėn, tė dyja lajnė trupin, shkruajnė poetėt, sa poetike po aq edhe e logjikshme qenka kjo
Filozofėt antikė thonė se krahu i majtė paraqet diturinė, kurse e djathta dinamizmin. Prandaj nėse gjymtyra e djathtė mungon, trupi nuk ėshtė mė i shėndoshė. Mirėpo si quhet nė letėrsi, kur njeriu me dorėn e tij prenė gishtin apo veshin, ngjashėm siē veproi piktori impresionist, Van Gogu. Ai nė shenjė zemėrimi ndaj shokut tė tij e preu veshin dhe e humb statusin anatomik. Pra, ky qenka impresionizmi qė ne i themi pėrshtypje nga arti dhe letėrsia. Kur njeriu e shkurton veshin ose gishtin nuk ėshtė vetėm ēėshtje kirurgjike rreth shėrimit tė plagės, por edhe ēėshtje etike, sepse duhet shėruar sėmundjen e tij psikike si pasojė e shqetėsimeve. Piktori impresionist, Van Gogu, pranonte se nga zemėrimi me shokun e tij kishte prerė veshin, kurse njeriu, i cili pėr njė shumė tė hollash e shkurton dorėn, nuk do guxojė tė tregojė shkakun e shkurtimit. Pėrkundrazi do tė thoshte kinse dorėn e ka shkurtuar si pasojė e aksidentit nė komunikacion. Njė student kishte spiunuar shokun e grupit pėr veprimtari atdhetare nė polici, ndaj shoku i tij, nė shenjė qortimi e kishte goditur me shkop nė ballė. Kur e pyetnin tė tjerėt se ē ka nė ballė, studenti nuk thoshte se ka marrė goditjen me shkop pėr shkak tė spiunimit, por thoshte se ka pėsuar aksident nė komunikacion. Prandaj dihet se pas shkurtimit radikal tė dorės, tė gjitha gazetat do tė shkruajnė se si dikush pėr njė grusht dollarėsh e shiti dorėn. Qytetarėt do tė neveriten dhe do tė shprehin mllefin ndaj dukurive psikopatologjike pėr njeriun e sojit primitiv. Shokėt e klasės kishin mbushur faqen e tyre tė hartimit, kurse Zani ende meditonte rreth shkurtimit tė dorės. Zanin e kishte bllokuar ideja e shitjes sė dorės, ngjashėm siē ngujon dėbora makinėn nė rrugė.
- Pse nuk shkruan, koha po ik? - e qortoi arsimtarja.
- Nuk di, ēmė gjeti arsimtare?! Duket se mė ka rėnė damlla! - tha Zani, qė papritur tregoi shqetėsimin.
- Mos tė lutem! Mbase tė ndihmoj unė
Trego, ku ėshtė halli? e pyeti arsimtarja me shqetėsim.
- Halli ėshtė se kjo fjali nė kėtė faqe tė librit mė ra nė sy
Si ndonjė hu midis luadhit mi ka lidhur tė dy kėmbėt, dhe nuk mė lejon tė largohem! - u ankua nxėnėsi.
- Atėherė trego shkakun
- Mė mundon kjo pyetje A do ta shkurtoje dorėn pėr 50 000 dollarė?, prandaj nuk munda ta mbyll kėtė faqe dhe tia kthej shpinėn pa e shkoqitur mirė nė pikėpamje psikologjike dhe anatomike, pse jo edhe sociale. Mendoj se kjo shumė parash nuk ėshtė e vogėl! plotėsoi Zani, duke rrumbullakuar disa herė me laps shifrėn 50 000.
- Kėshtu qenka puna. Atėherė po ta sqaroj me disa shembuj tė etikės.
- Lėre etikėn, arsimtare! Dua tė di se a do tė pranonte ndokush pėr kėtė shumė parash tė shkurtojė dorėn?
- Njė fqinji im, i cili ka humbur dorėn e majtė nė aksidentin rrugor, do tė jepte po kėtė shumė parash po qe se dora do ti kthehej si nė gjendjen e mėparshme, - tha njė nxėnėse nė bankėn e fundit.
- Nuk do tė ishte keq, qė edhe Zani tė takohet me atė invalidin, qė ka humbur dorėn dhe tė mėsojė mbi rėndėsinė e dorės qoftė tė djathtėn, apo tė majtėn. Sepse me tė dy duar njeriu, jo vetėm qė kryen punėt e rėndomta, por edhe mund tė notojė nė ujė, dhe tė mbrohet nga bishat e malit. Prandaj harku me shigjetėn kanė nevojė pėr dy duart e gjahtarit, - sqaroi njė djalosh pikalosh nė fytyrė.
- Mė duket se ėshtė e panevojshme tė diskutohet pėr gjepurat rreth shitjes sė dorės. Nė realitet pyetja ėshtė ironike, askush me mend nė krye nuk do ta bėnte njė gjė tė tillė.
unė as gishtin e vogėl nuk do ta epja, pa lė mė dorėn me tė cilėn krijoj, ushqehem
besa edhe dashuroj, - tha nxėnėsi duke mbėshtetur duart nė gjoks si shenjė e dashurisė. Ky djalosh quhej Astrit, gjendej nė bankėn prapa Zanit. Ndėrkohė qė Astriti po fliste duke luhatur gishtin e vogėl, nė shoqe nė bankė me pikaloshin murmuriti nga tronditja dhe nė shenjė falėnderimi e puthi gishtin e vet tė vogėl. Nuk dihej nėse kėtė e bėnte pėr inat tė Zanit pesimist, apo nė shenjė adhurimi ndaj Astriti kur e pėrmendi fjalėn dashuroj. - Vitin e kaluar isha nė Firencė, - vazhdoi Astriti, - atje pash shtatoren e Davidit tė Mikelangjelos, madhėshtor, i pashėm
asgjė nė trup nuk i mungonte. Jo vetėm kaq, por asnjė shkarravinė prej tatuazhi, siē e ka ky shoku im nė krah, nuk shihej nė trupin e shtatores sė Davidit.
- Ti ma more fjalėn, - iu drejtua arsimtarja Astritit qė ishte nė bankėn prapa Zanit. - Kėtė sqarim rreth bukurisė sė trupit mendoja tė thosha edhe unė, mirėpo derisa ti ke qenė pėrballė Afėrditės dhe Davidit, unė i kam parė nė libėr. Prandaj mendimi yt ėshtė plotėsisht me vend. Legjenda tregon se si njė kryengritės i pashėm ilir nuk kishte pranuar ti gjymtohet trupi i tij as pas vdekjes. Pėr porosinė e fundit tė kryengritėsit ilir ishte habitur edhe perandori romak, - shtoi arsimtarja.
- Mė kėnaqet me legjenda dhe me artin e renesancės. Ju e dini qė kjo shumė parash nuk ėshtė dhe aq e vogėl. Ne jemi maturantė, sė shpejti do tė diplomojmė. Mendoni vallė se pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme na presin vendet e punės nėpėr institucione dhe fabrika? I bindur jam se asnjėri prej klasės sonė nuk do tė mund tė gjej punė, ndoshta dy tre veta, por jo tė gjithė! Po tė shes dorėn sipas kėtij libri, do tė merrja 50.000 dollarė dhe do ti inkasoja nė bankėn e kursimit. Pastaj vetėm me anėn e kamatės do tė siguroja ushqimin dhe kushtet e banimit, - tha Zani, qė skuqej nė fytyrė dhe zėri i dilte mė i rėndė se nė fillim.
Nė mur ishin tė vendosura njė hartė gjeografike, njė skicė anatomike e trupit tė njeriut dhe disa tė tjerė me zogj dhe peshq. Njė nxėnėsi pranė hartės i ra nė sy skica e trupit anatomik, sakaq u ngrit dhe ia grisi dorėn e djathtė. Kur tė gjithė nė klasė e dėgjuan zhurmėn e grisjes panė trupin pa njėrin krah dhe tha: Pa koment!
- Me leje, arsimtare, ika se nuk po mund tė dėgjoj pesimizmin e Zanit! - tha njė nxėnėse me gjysmėhėnėn e kaltėr dhe me flokė tė lėshuara prapa shpine, quhej Teuta. Kjo vajzė ishte e rritur, prandaj pėr hir tė emrit tė Teutės ilire, shokėt e klasės i kishin dhėnė nofkėn princesha e klasės.
- Sa mė pėrket mua, unė do tė studioj, nuk do tė kėrkoj punė, - shtoi njė tjetėr nxėnės qė kokėn e mbėshteti nė tavolinė si shenjė e lodhjes.
- Do studiosh! Ēka do tė bėsh pas pėrfundimit tė studimeve? Vėllai im ėshtė magjistėr i shkencave teknike dhe ende ėshtė i papunė? - ndėrhyri Zani, pas tė cilit e tėrė klasa u zbeh nga shqetėsimi.
- Tė lutem, Zani. qetėsohu! Na vjen keq pėr gjendjen sociale tė familjes sate! - tha arsimtarja, qė tani e kuptonte qėllimin e Zanit. Ishte njė revoltė qė ai shprehte me njė formė tė ēuditshme, ku fajtor do tė dilte libri me pyetjen e neveritshme dhe jo nxėnėsi.
- Pėrse vėllai yt nuk kryen ndonjė kurs sipas nevojave tė entit pėr punėsim? - pyeti Saranda, qė ishte ulur pranė tavolinės sė arsimtares, por qė tė tjerėt shprehėn mospajtim duke ngritur duart. Arsimtarja pa se Saranda bėnte njė pyetje pa vend.
- Zonjushė, vėllai im ėshtė magjistėr i teknikės dhe jo i shkencave shoqėrore, siē ėshtė bandilli yt - iu pėrgjigj Zani bujarisht me duar tė kryqėzuara pėrballė shoqes qė foli.
- Beson se me tė vėrtetė do tė jesh i lumtur me ato para sipas pyetjes ironike qė shkruan nė kėtė libėr. Nėse ti ke humbur besimin tek shteti, patjetėr do tė humbėsh besimin edhe te fitimi i parave pas shitjes sė dorės, - sqaroi arsimtarja duke parashtruar edhe pyetjen.
- Edhe ti po tė ishe nė gjendjen time tė pllakosur do tė veproje si unė, - i tha Zani arsimtares.
- Kurrsesi! Mė ėndje do vdisja se tė mbetem pa dorė, - tha mėsuesja duke shkundur dorėn e djathtė pėrballė Zanit. Ndėrkohė byzylykėt i rrėshqitėn deri te nyja e dorės sė bardhė si bora.
- Atėherė, pėrse njė vajzė pakistaneze pranon tė shes veshkėn e saj pėr njė mijė dollarė nė Danimarkė? Mos do tė thotė se ajo nuk ėshtė mė pak qenie njerėzore se ne?, - pyeti Zani duke mbėshtetur dorėn si shenjė vendimtare nė tavolinėn e tij.
- Nuk them se ajo pakistaneze vepron mirė,
ėshtė akt jonjerėzor. Sa pėr mua, veshkėn do tia jepja birit apo bijės sime, nė rast se u rrezikohet jeta, pėrndryshe as gishtin e vogėl nuk do ta shitja pėr para. Po e zėmė se ti pėr njė shumė parash do tė shkurtosh dorėn, a je i bindur se do ti shpėtosh infektimit, i cili mund ta rrezikojė edhe jetėn. Atėherė vjen pyetja me se do tė ushqehesh dhe do tė veprosh. Pėrveē kėsaj, mungesa e cilėsdo gjymtyrė tė trupit ndryshon personalitetin dhe gjendjen tėnde psikike nė mjedisin shoqėror, lė njollė tė keqe nė brezat e ardhme. Atėherė nuk do tė jesh mė ky Zani i bukur dhe krenar, veti karakteristike pėr tė cilėn dijetarėt thonė: mendja e shėndoshė nė trup tė shėndoshė.
- Unė mė me ėndje do tė thyeja njė bankė se tė jap dorėn, tha njė tjetėr nxėnės, ndėrkohė qė po cingėronte zili i pėrfundimit tė orės mėsimore.
- Zani, tė kesh parasysh edhe njė gjė. Jeta ėshtė njė luftė, dhe njeriu duhet ta fitojė me tė dy duart. Derisa luftėtari me dorėn e majtė mban mburojėn, me tė djathtėn mban shpatėn, qė do tė thotė sulm dhe mbrojtje. Pėr tė ecur pėrpara, njeriu duhet pėrballuar tė gjitha pengesat. Prandaj emri yt Zani, duhet tė jetė emėr i kushtrimit drejt fitores, dhe jo i disfatės, - tha arsimtarja duke futur ditarin nėn krah pastaj me hapa ushtarak doli prej klasės.
Zani mbeti fillikat nė klasė, iu afrua dritares, nė oborr pa njė kumri tė plagosur nė krah. Duke kėrkuar ushqim, kumria me krahun e lėnduar bėnte vragė nė tokė, ajo nuk mund tė fluturonte. Mendoi sikur tė gjithė zogjtė tė thyenin njėrin krah, atėherė qielli do tė mbetej pa zogj, pa banorėt e parė tė planetit tonė. Siē ėshtė bukuria e kalit nė vrapim, ėshtė bukuria e zogut nė fluturim. Doli nė oborr, dhe u mundua tė kapte kumrinė e plagosur, mirėpo ajo ikte. Ndonėse njėrin krah nuk e lėvizte, kumria vraponte shpejtė. Mė nė fund Zani e zuri zogun e plagosur, e mikloi me dorė dhe e pėrqafoi. Pendlat i kishte tė buta si stofi, kurse kthetrat i kishte tė fortė. Me anėn e pėrqafimit kuptoi se krahu i zogut ende ishte i ngrohtė, dhe mund tė shėrohej.
Ti do tė shėrohesh dhe do tė fluturosh me gjithė zogjtė tjerė, foli me vete Zani. Prej ēantės nxori librat dhe me kujdes e vendosi zogun e plagosur.
Interesimin e Zanit pėr shpėtimin e kumrisė e pa edhe arsimtarja e gjuhės nga dritarja e sallės sė arsimtarėve. Pėr njė ēast, arsimtarja u emocionua, pa se kėshilla e saj kishte hasur nė mirėkuptim. Zani ėshtė i menēur, ishte njė mospajtim i tij pėr shkak tė krizės ekonomike, mendoi arsimtarja.
Pastaj Zani shkoi te stacioni i veterinarisė pėr ti dhėnė ndihmėn e parė kumrisė. Nė fillim veterinari ia dezinfektoi plagėn me alkool, e leu me pomadė dhe nė fund krahun ia lidhi me bandazh. Zani i dha njė dhjetėlekėsh pėr ndihmėn e parė, mirėpo veterinari nuk pranoi, duke i thėnė se ėshtė mirėnjohės pėr kujdesin e tij ndaj zogjve.
Kumrisė iu deshtė njė javė tė qėndrojė nė kafaz derisa u shėrua plotėsisht, tė cilėn rregullisht e ushqente motra e vogėl. Njė ditė qershori, Zani kishte marrė maturėn, posa hyri i gėzuar nė shtėpi, prej kafazit nxori kumrinė, e puthi nė kokė dhe nė fund e lėshoi tė fluturojė. Kumria fluturoi me tė dy krahėt e fortė nė qiell. Fluturimin e kumrisė e panė vėllai inxhinier, motra dhe prindėrit e Zanit, ata nuk u besonin syve.
- Derisa qėndronte nė kafaz, ishte kumri, kur fluturoi doli sokol, - tha Zani qė me kėnaqėsi e shikonte kumrinė duke fluturuar derisa u zhduk nė horizont.
Suedi, 2000 |
|