DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» HERBERT VON KARAJAN DIRIGJENT LEGJENDAR
Postuar mė datėn: 2008-05-05 03:52:21 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Me rastin e 100 vjetorit te lindjes.

Shkruan: Sul Gragjevi/ SHBA

4 Maj 2008 - Herbert von Karajan ishte nje nga dirigjentet me te shquar te gjysmes se dyte te Shekullit te 20. Ishte dirigjenti STAR dhe dominues ne artin e muzikes simfonike dhe asaj operistike.
Ishte nje njeri me nje dinamizem te vecante, ate e karakterizonte shkathtesia, teknika dhe eleganca ne dirigjim. Ishte teper autoritar dhe ambicioz per te qene gjithmone ne krye te artit boteror te dirigjimit.


Babai i tij ishte nje klarinetist i nje orkestre te muzikes se dhomes dhe si i till ndikoi shume ne te birin qe ky te behesh nje muzikant i afte dhe i njohur. Karajani lindi ne Salsburg te Austrise ne prill 1908.

Qysh ne moshen 4 vjec meson piano ne nje shkolle muzike ne Salsburg. Me vone studjon ne konservatorin Mozarteum. Nje pedagog i tij Bernard Paumberger, duke pare se Herberti kish prirje per muziken, i jep atij drejtim
mesimi per dirigjim.

Ne kete menyre, regjistrohet ne Akademine e Muzikes ne Viene
per te vazhduar studimet ne dirigjim.Mbasi perfundon shkelqyeshem, Karajanit i jepet mundesia per te dirigjuar nje koncert ne vitin 1928--1929 per here te pare.

Ne vitin1933 merr pjese ne Festivalin e Salsburgut,ndersa ne vitin1935-- 1937 ne Gjermani, ne qytetin Aachem, punon si dirigjent, dhe eshte me i riu. Ne vitet ne vijim dirigjon Filarmonine e Vienes per here te pare.

Duke rritur ambicjet e veta cdo dite, per tu bere nje dirigjent i madh e suprem, ndjeke shfaqet e operave te Verdit, Donizetit dhe te Wagnerit. Vecanrisht ndjek cfaqet e La Scales ne Viene dhe ato te Filarmonise se Njujorkut gjate nje turneu ne theatrot e Europes.

Ne vitet 1938--1943 dirigjon me pasion Berliner Philarmoniker. Vazhdon te punoje edhe me Filarmonine e Vienes. Ne vitin 1957 deri 1964 eshte drejtor artistik i Operas Shtetrore te Vienes dhe i asaj te Festival Salsburg.

Pervec kesaj bashkpunon edhe me orkestren simfonike te Londres me te cilen regjistron shume koncerte simfonike instrumentale. Ne vitin1954 Herbert Von Karajan behet drejtor i pergjithshem i muzikes ne Berlin Philarmoniker ku qendron per 35 vjet.

Ne Berlin, qellimi i Karajanit ishte qe te krijonte nje orkester simfonike klasi. Ai arriti ta ridimensionoje ate duke e rritur numurin e orkestranteve mbi njeqind, qe te gjithe performiste te nivelit virtuoz.

Ne kete menyre Berliner Philarmoniker u ngjit ne majen me te larte te muzikes simfonike boterore. Karajani mban lidhjet me Operan e shtetit Vienes dhe me La Scala te Milanos gjate viteve 60.

Ne vitin 1955 dirigjon Orkestren Simfonike te Njujorkut ndersa ne vitin 1967 Metropolitan Operen . Periudha nga 1955 deri 1982 shenon mbi njeqind koncerte te Berliner Philarmoniker te bera ne Amerike nen drejtimin e Herbert Von Karajanit.

Pervec kesaj shume koncerte beri edhe ne Japoni,Kore dhe Kine. Koncertet e shumta ne Gjermani dhe shume vende te botes e bene Berliner Philarmoniker dhe dirigjentin e saj te famshem me nje reputacion te konsoliduar.

Herbert Von Karajan ka dirigjuar muziken simfonike dhe operistike Beethovenit, te Mozartit,te Wagnerit,te Vivaldit,te Verdit, te Pucinit, te Sibeliusit Shubertit etj.

Ne shume raste drejtoi edhe koncertet e vitit te ri ne Viene. Ai ishte njikohsisht edhe nje njohes i mire i skenes, drames, njihte fort mire kengetaret korin, orkestrantet me teper se cdo dirigjent.Ai ishte autoritar jo vetem ne provat por edhene shfaqet.

Dirigjoi me shume se 50 vjet duke patur nje numur rekord regjistrimesh
me teper se cdo dirigjent tjeter. Karajani ishte dirigjenti Nr 1 jo vetem per Europen por edhe per gjithe boten muzikore.

Ate e dallonte aftesia per te bashkpunuar me te gjithe artistet, gje te cilen nuk e beri asnje tjeter deri sot.Karajani solli ne Berlin, nga Badeni violinisten Anne Sophie Mutter qysh kur ishte vetem 13 vjece per ta vendose ne orkestren simfonike.

Ai ia hapi perspektiven asaj per tu bere nje violiniste e famshme, duke kapur qe ne moshe shume te re majat e virtuozitetit. Jane ekzekutuar shume pjese te nje repertori shume te pasur me Berliner Philarmoniker dhe violinisten Anne-Sophie-Mutter nen dirigjimin e Herbert Von Karajan.Permendim koncertin e Beethovenit per violine e orkester ne D maxhor apo koncertet e Mozartit per violine e orkester Nr. 3 , Nr.4 dhe Nr. 5.

Karajani e quajti violinisten e re nje talent i ri por i madh. Herbert Von Karajan dirigjoi nje numer te madh operash me kengetaret e njohur si
Luciano Pavarotti ,Mirela FreniRenata Tebaldi,Maria Callas,Tito Gobbi etj

Po ashtu, ne repertorin e tij pafund ka dirigjuarkoncertet simfonike me pjese te Beethovenit, Mozartit, Cajkovskit, Brahmsit,,Brucknerit etj. Simfonite e Beethovenit dhe pese koncertet per piano dhe orkester dhe vecanrisht Emperor mbeten pjeset monumentale te repertorit qe dirigjoi dirigjendi i madh. Karajanit i dedikohet zhvillimi i metejshem i teknologjise se re te audios si dhe regjistrimi dixhital.Ai i dha nje rendesi te madhe edhe filmimit te cfaqeve te tija qysh me operan Bohema. Kete praktike e shtriu edhe ne koncertet simfonike, orkestrale.

Herbert Von Karajani legjendar mbetet pergjithmone "dirigjenti i orkestres simfonike te Europes ". Gjate karrieres se tij eshte dekoruar shume here me medalje ari ne Paris, Londer, Athine si dhe nga Unesco. Me 16 korrik ,1989 vdiq ne Salsburg (Anif)

Burime
1.Ludwig Van Beethoven.... Muzikalischer Fuhrer La Gran Musica, 1962 classical collection. Hamburg
2.Oxford concise dictionary of Music , 2007, Michael Kenedy and Jojce Kennedy
3.The Rough Guide to Opera, 2007, Matthew Boyden.
4.The story of Opera, 2006, Rchard Somerset - Ward.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] “ALBANICA” promovon dy vepra me rastin e 130-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (2008-06-08 13:55:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] BE edhe zyrtarisht konfirmon vonesėn e vendosjes sė Misionit EULEX nė Kosovė (2008-05-27 13:20:37 nga admin4)
[ Opinione ] Nėse fillon tė derdhet gjaku, atėherė pėr ēdo gjė do tė jetė shumė vonė! (2008-03-25 08:40:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sekretarja Rajs u bėn thirrje aleatėve evropianė tė mos e vonojnė zgjidhjen e statusit tė Kosovės (2008-01-23 12:16:12 nga admin4)
[ Kultura ] Njė vepėr e rėndėsishme nga Dr. Jur.Johan Georg von Hahn (2007-12-12 15:53:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SKSH: Jeni vonuar (2007-12-06 13:15:03 nga admin4)
[ Intervista ] Ēdo vonesė pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė tragjike (2007-10-27 11:58:40 nga admin4)
[ Opinione ] Vėrejtje e vonuar dhe pėrgjegjėsi e (pa)pranuar e UNMIK-ut (2007-10-18 17:25:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ban Ki Moon tėrheq vėrejtjen per vonesėn rreth statusit (2007-10-03 07:49:31 nga admin4)
[ Opinione ] PSE VONOHEN GJITHMONĖ SHQIPTARĖT? (2007-09-14 06:02:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova promovon investimet ne Forumin e Alpbach-ut (2007-09-01 06:55:25 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster