| » Opcionet për artikullin |
|
Investitori miliarder, George Soros, deklaroi dje para Kongresit Amerikan, se njė flluskė po fryhet nė bursat ndėrkombėtare dhe se nafta e ēmimet e mallrave tė tjera nuk duhet tė jenė njė aset i ligjshėm pėr investitorėt institucionalė.
Ai deklaroi para njė Komiteti tė Kongresit se rritja e ēmimeve tė naftės janė rezultat i disa ndryshimeve strukturore, por aftėsia e institucioneve financiare pėr tė investuar nė tregjet futures, e ka ekzagjeruar ēmimin, duke krijuar njė flluskė nė tregun e naftės.
Unė e shoh blerjen e mallrave nė bursa, qė po ndodh nė ditėt tona, si shenjat e para tė njė krize tė ngjashme me portofolet e sigurimeve, qė solli rėnien e madhe tė bursave nė vitin 1987,- deklaroi Soros.
Nė tė dyja rastet, institucionet po peshojnė nė njėrėn anė tė tregut dhe ata kanė peshė tė mjaftueshme pėr ta ēbalancuar atė. Nėse tendenca ndryshon dhe institucionet- si grup- vendosin tė dalin nga tregu, siē bėnė nė vitin 1987, do tė ketė njė kolaps.
Komentet e Sorosit, i cili drejton njė fond investimesh prej 17 miliardė dollarėsh, duket se do tė hapin debat mbi rolin e spekulantėve - pėrfshirė fondet e investimeve dhe ato tė pensioneve nė rritjen e kostos sė energjisė dhe ushqimeve. Vetė Fondi i Sorosit refuzoi tė deklaronte se ēfarė pozicioni po mbante nė treg aktualisht.
Qeveritė dhe zyrtarė tė tjerė mendojnė se rritja e ēmimeve ėshtė kryesisht pasojė e kėrkesė-ofertės tė kombinuar me zhvlerėsimin e dollarit. Megjithatė, disa politikanė besojnė se njė mur parash ka hyrė nė tregjet e mallrave dhe ėshtė bėrė njė faktor kyē. Kongresi Amerikan ka hapur hetime mbi kėtė ēėshtje.
Sorosi deklaroi gjithashtu, se kolapsi nė tregun e naftės nuk ėshtė shumė pranė. Megjithatė, ai tha se ėshtė mirė qė tė diskurajohen investimet nė tregjet e mallrave, si mėnyrė pėr tė shmangur krizėn.
|
|