| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Abdyl Frashėri arkitekt i platformės politike e Ushtarake gjatė Rilindjes Kombėtare Shqiptare |
| Postuar mė datėn: 2007-08-01 18:06:04 nga admin1 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Prof. Izmi ZEKA
Abdyl Frasheri do tė portretizohet nga Kristo Frashėri si Ideolog, organizator, diplomat, aktivist, shkrimtar, orator.
Pa dyshim kjo dhunti mbi bazėn shkencore e historike veē ka marr trajtesėn dhe nė njė mėnyrė ėshtė studiuar nė njė masė tė konsiderueshme sa pėr tė dhėnė fakte pėr personalitetin e madh tė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX.
Trajtesat e shumta tė bėra nė mėnyrė studioze paraqesin Abdyl Frasherin personalitetin i cili shkriu kėrkesat e shqiptarėve nė njė platformė politike e kulturore tė kohės, njė personalitet tė shquar tė rilindjes kombėtare shqiptare.
Nė njė shikim mė tė thellė tė veprimtarisė sė gjithanshme mund tė vijmė nė njė pikė ku Abdyl Frashėri nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX e sidomos gjatė krizės lindore tė vitit 1875 paraqet personifikimin e lėvizjes kombėtare shqiptare, paraqet aspektet politike e diplomatike tė kohės.
|
|
Platforma e Abdyl Frashėrit dhe Kriza Lindore
Sapo filloi luta Ruso - Turke nė maj tė vitit 1877 nė Janinė u formua Komiteti i Janinės me nė krye Abdyl Frahėrin qė u njoh me emrin Komiteti Shqiptarė.
Objektivat ishin tė qarta: organizimin e kryengritjes ēlirimtare dhe dhe pavarsinė kombėtare. Nė pėrbėrje tė tij ishin Mehmed Ali Vrioni, Mustafa Nura Vlora, Mane Tahiri, Myslim Vasja Gjirokastra, Mihal Harito, Mehmet Goroshiani, Vesel Dino tė cilėt pėrfaqėsonin tė gjitha trevat e vilajetit tė Janinės.
Komiteti i Janinės pas organizimit tė tij filloi organizimin edhe nė vilajetet tjera shqiptare. Qėllimi i shtrirjes sė ndikimit tė kėtij organizimi nė bazė tė dokumenteve tani veē tė argumentuar ishte qė tė ketė njė organizimi tė pėrgjithshėm nė tė gjitha vilajetet shqiptare nė luftėn anti osmane pėr tė shpallur lirinė e shqiptarėve.
Qysh nė kohėn e krizės lindore veē Abdyl Frashėri kishte pėrpiluar programin politik pėr lėvizjen kombėtare shqiptare. Ngjarjet e mėvonshme treguan se programi i hartuar nga ai ishte njė doktrinė qė do tė shėrbente edhe mė vonė pėr tė Lėvizjen Kombėtare shqiptare
Shikuar kėtė doktrinė Abdyl Frashėri e mbėshteste mbi tė drejtėn e kombeve pėr liri, pėr paqe, pėr begati, pėr shtet etj. Mbi kėto parime synim i tij ishte ēlirimi i Shqipėrisė nga Perandoria Osmane, mbrojtja e tėrsisė territoriale dhe formimin e shtetit shqiptarė.
Nė kėtė komporacion doktrina e tij lėvizte mbi dy shina pavarėsia politike dhe revolucioni i armatosur.(Kristo Frashėri)
Hyrja e Rusisė cariste nė luftė kundėr Perandorisė Osmane mė 23 prill 1877, u komnceptua arsyeshėm nga Abdyl Frashėri. Edhe pse njė pjesė e madhe e krerėve feudal shpėtimin e shikoni nė mbėshtetje tė Perandorisė Osmane. Qarqet patriotike mendonin se ishte momenti kur shqiptarėt duhet tė shfrytėzonin kėtė situatė dhe tė fillojnė luftėn e armatosur pėr tu ēliruar nga porta e lartė. Nė kėtė situatė e cila ishte e katandisur ēdo pritje tė mėtejme dhe ēdo shmangie apo neutraliteti do tė ishte e dėmshme pėr shqiptarėt.
Duke analizuar mirė rrethanat politike nė Ballkan, raportet e shteteve , shqiptarėt duhej tė pėrdornin diplomacinė pėr tė krijuar aleat pėr tu ēliruar nga osmanėt.
Ishte njohės i mirė edhe i rrethanave ndėrkombėtare, por edhe nė aspektin e brendshėm organizativ e revolucionar.
Pikėrisht gjatė luftės Ruso Turke filluan tė mbahen zgjedhjet nė perandorinė Osmane. Zgjedhjet filluan duke menduar se me ardhjen e dimrit rusėt do tė pėsonin humbje dhe nė njė mėnyrė do tė konsolidohej perandoria duke u konstituuar parlamenti i dytė osman. Nga kėto zgjedhje Vilajetit tė Janinės i takonin 6 deputet, ku ndėr ta u zgjodh edhe Abdyl Frashėri.
Komiteti i Stambollit vazhdimėsi e programit tė Komitetit tė Janinės nė krye me Abdyl Frashėrin
Nga dokumentet e mbetura shihet se shumica e zgjedhur pėr parlamentin e dytė osman ishin tė Komitetit tė Janinės. Qėllimi i Abdyl Frashėrit ishte qė Komitetin e Janinės ta shėndrroj nė njė Komitet gjithėshqiptarė. Pikėrisht nė kėtė kohė nė valėn e luftės Ruse Turke, ai u nisė drejt Stambollit me disa deputet tė parlamentit osman. Duke vlerėsuar se nė Stamboll ishin shumė personalitete tė kohės dhe patriot tė devotshėm mė 18 dhjetor tė vitit 1877 u formua Komiteti Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė Kombėsisė shqiptare. Ky komiteti siē do tė quhej mė vonė Komiteti i Stambollit pėrfaqėsohet nga personalite tė shquara tė Vilajeteve Shqiptare. Kryetar ishte zgjedhur Abdyl Frashėri. Anėtarė tė kėtij Komiteti, ishin Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashėri, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri etj.
Formimi i kėtij Komiteti pati jehonė tė madhe ndėr shqiptarėt, tani edhe mundėsia e pėrfaqėsimit ishte mė e madhe dhe lirisht mund tė flitej dhe pėrfaqėsohet ideja e vetė shqiptarėve nė territoret e okupuar nga perandoria Osmane.
Nė kėtė kohė Abdyl Frashėri kishte pasur shumė takime me pėrfaqėsues grek rreth njė aleance tė mundshme pėr tė luftuar kundėr perandorisė Osmane. Natyrisht se kjo aleancė shihej nga Abdyl Frashėri si interes i dy palėve, e nė veēanti i krijimit tė parakushteve pėr pavarėsimin e Shqipėrisė. Megjithatė pėr shkak tė lajthitjeve tė qeverisė greke bisedimet u ndėrprenė pėr tė dytėn herė me radhė mė 25 dhjetor 1877. Pas ndėrprerjes sė bisedimeve, nė kėtė kohė ushtria ruse po pėrparonte drejtė Stambollit. Nė kėto rrethana ushtria serbe dhe Malazeze duke parė se ushtria turke po dobėsohej e filluan luftėn kundėr ushtrisė turke.
E krijuar nė teren dhe sidomos lufta e ushtrisė serbe dhe malazeze drejt jugut solli frikėn e pushtimit tė trojeve shqiptare dhe copėtimin e vilajeteve tė Kosovės dhe Shkodrės.
Nė kėtė periudhė tė njė situate tė tendosur anėtari i Komitetit tė Stambollit Pashko Vasa i kishte dėrguar njė parashtresė kryeministrit Osman nė tė cilėn kėrkohej qė tė jepej leje pėr tė formuar njė organizatė politiko ushtarake shqiptare, pėr tė mbrojtur trojet amtare nga invazioni serb,malazez dhe Grek.
Abdyl Frashėri mori pjesė nė punimet e parlamentit tė dytė osman nė fund tė dhjetorit tė vitit 1877.
Deputeti i Janinės
Sa ishte deputet nė parlamentin osman Abdyl Frashėri bėri njė jetė tė bujshme parlamentare,duke diskutuar pėr tė gjitha pikat qė kishin rėndėsi. Nė njė seancė parlamentare kishte shtruar pyetjen cili ėshtė shkaku i prapambetjes sė perandorisė osmane i mbarė viseve qė zotėron. tri janė arsyet u pėrgjigj ai e para, padituria, e dyta despotizmi; e treta, paaftėsia e funksionarėve qė ndodhen nė krye tė punėve, tė cilėt merren me argėtime ose me kotsira por aspak me pėrparimin e shtetit dhe tė kombit
Vlerėsimi i Abdyl Frashėit nė parlamenti osman pėr njė sistem arsimor masiv dhe laik nė vend tė rrjetit shkollor tė kufizuar dhe dogmatik, me metoda mėsimore moderne paraqiste pikėpamjet iluministe si njė patriot demokrat revolucionar. Fitorja e Rusisė, Traktati i Shėn Stefanit i cili vendosi nė kurriz tė shqiptarėve, insistimi i fuqive tė shteteve perėndimore pėr tė shpėtuar perandorin Osmane, tani ishte njė sfidė pėr ideologun e lėvizjes kombėtare shqiptarė.
Tani rrethana tė reja tė krijuar, me ambicie tė shteteve tė Ballkanit pėr copėtimin e territoreve shqiptare duhej tė merreshin masa tė tjera. Nė kėto rrethana ideja pėr njė kryengritje antiosmane u hoq nga projektet e Komitetit tė Stambollit. Nė kėtė mėnyrė filloi pėrpunimi i njė programi tė ri politikė i cili siē do tė shihet mė vonė do tė krijoj Lidhjen shqiptare tė Prizreni. Promotori i pėrpilimit tė programit tė lidhjes ishte prapė Abdyl Frashėri.
Nė kėtė rast pozita e shqiptarėve ndryshoi rrėnjėsisht pasi diplomacia Ruse, Shqipėrinė nuk e shihte as si nocion gjeografik e lėrė mė shumė.
Abdyl Frashėri dhe Traktati i Shėn Stefanit
Paqja nė Shėn Stefan ishte akti mė i vrazhdėt ndėrkombėtar qė tronditi themelet e shtetit tė imagjinuar shqiptar .Tė coptuar nė katėr shtete, krijim i kushteve pėr njė asimilim tė plotė por edhe pamundėsia pėr tė krijuar ura lidhse qoftė politike dhe organizative.
Tani shtrohej njė nevojė e ngutshme pėr tė mbrojtur tėrėsinė territoriale pėr tė mos lejuar shkėputjen dhe ndarjen nė katėr shtete siē parashihte Traktati i Shėn Stefanit i 3 marsit 1878.
Nga dokumentet e gjetura thuhet se Abdyl Frashėri shkroi tre artikuj nė tri gjuhė tė ndryshme nė Turqisht, nė Greqisht dhe Frengjisht. Njė nė Stamboll, njė nė Vjenė dhe njė nė Trieshtė, nė adresa tė organeve periodike. Kėta artikuj bartin njė mesazh; qėndrimin e shqiptarėve kundėr Traktatit tė Shėn Stefanit dhe pretendimeve tė shteteve fqinjė.
Ky rilindės shkruante rreth ndarjes sė territoreve shqiptare Letėr nga Janina e cila u botua nė gazetėn e Stambollit Basiret mė 21 prill 1878 me nėnshkrim tė deputetit nga Janina Ky lajm ka mbuluar nė mjerim dhe nė zi tė gjithė shqiptarėt. Megjithatė, ata prapė ngushėllohen duke mos marrė kėtė lajm pėr tė vėrtetė, duke vazhduar Shqiptarėt, tė cilėt nė natyrėn e tyre janė tė lindur me vyrtytin e burrėrisė e tė trimėrisė, nuk i janė nėnshtruar asnjė kombi qysh prej kohrave tė lashta Artikulli Frėngjisht Shqipėria dhe Traktati i Shėn Stefanit u botua mė 26 prill 1878 nė revistėn e pėrjavshme Messager de Vienne (lajmėtari i Vjenės) ku nėnvizohej duke theksuar
Evropa e lirė dhe e qytetėruar nuk duhet tė pajtohet me Traktatin e Shėn Stefanit, sepse ky traktat nuk sjell ēlirimin e popujve tė lindjes por nėnshtrimin e njėrit ndaj tjetrit, nėnshtrimin e kombėsive josllave ndaj kombėsisė sllave, tė popujve tė vegjėl ndaj popujve tė mėdhenj, tė popujve pa mbrojtje ndaj shteteve tė fuqishme, tė banorėve mysliman, ndaj popullsisė krishtere. Ēfarė do tė bėje Evropa, pyeste Abdyli pėr njė komb tė varfėr dhe pa mbrojte, siē ėshtė Shqipėria ?
Artikulli i tretė greqisht u botua me njė vonesė mė 23 maj 1878, nė njė revistė kulturore Kleio qė dilte nė Trieshtė asokohe nėn sundimin e Austro- Hungarisė
Abdyl Frashėri nė kėta tre artikuj nė mėnyrė koncize mundohej qė ti bind se tė drejtat e shqiptarėve janė edhe interes i vetė Ballkanit dhe Evropės. Ai po ashtu edhe mbi tė drejtėn historike argumentonte lashtėsinė shqiptare. Kėto pohime tė Abdylit tė cilat sipas dokumenteve tė mėvonshme shihet se quan peshė dhe patėn ndikim tė madh. Pėr argumentimin e lashtėsisė sė shqiptarėve nuk la pa pėrmendur duke u referuar pohimeve tė Homerit, Herodotit, Hesoidit, Polibit apo Strabonit.
Shikuar nė kohėn qė u bėnė kėto shkrime, mund tė konstatojmė se jehona e tyre pati ndikim tė madh nė qarqet evropiane por edhe tė perandorisė .Pothuajse pėrherė tė parė nė mes tė qendrave kryesisht si tė Stambollit etj flitej pėr ēėshtjen shqiptare, pėr jetėn e tyre, historinė e tyre dhe atė nga njė deputet i parlamenti Osman nga Janina. Platforma e Komitetit tė Stambollit, respektivisht e rilindėsit Abdyl Frashėri filloi tė zė vend tė rėndėsishėm dhe tė jetė njė zė i mirė edhe nė gazetėn prestigjioze nė Stamboll Tercuman-i Sark( interpreti i Lindjes), ku mė 9 qershor 1878 kryeredaktor zgjidhet Sami Frashėri.
Smi Frashėri nė gazetėn qė drejtonte filloi me njė seri shkrimesh duke mbrojtur ēėshtjen shqiptare mbi baza shkencore e historike por edhe politike. Kjo ishte njė kohė kur fillojnė shumė patriot nga vende tė ndryshme si Arbėresh nga Italia apo edhe Greqia tė mbrojnė ēėshtjen shqiptare pėrmes shkrimeve tė ndryshme. Nė njė mėnyrė duke iu kundėrvėnė politikės shoviniste greke e po ashtu edhe penave tė tjera qė Shqipėrinė e shihnin vetėm si nocion gjeografik.
Vlen pėr tu shtruar se nė kėtė periudhė historike shumė penda publicistike evropiane e nė veēanti penda ballkanike (serbe dhe greke) pėr tė justifikuar lakmitė e tyre ata shkruan nė mėnyrėn mė tė vrazhdėt pėr Shqiptarėt. Ata theksonin se nuk shin shqiptarėt pasardhės ilir por turma barbarėsh qė u dyndėn nė Ballkan gjatė shekujve tė parė tė mesjetės sė hershmė.
Sulmet e tyre, shpifjet paraqitnin shqiptarėt si njerėz me tipare tė shėmtuar etj.
Kjo valė e publicistikės ballkanike e nė veēanti Serbe e Greke tė ndihmuar edh nga njė pjesė e penave Evropiane shtronte nevojėn qė patriotėt shqiptar e sidomos Komiteti i Stambollit me nė krye Abdyl Frashėrin tė vepronte me shpejtėsi pėr tė mos lejuar krijimin e njė opinioni edhe ashtu jo tė mirė pėr shqiptarėt por tu kundėrviheshin asaj.
Artikujt e Abdyl Frashėrit konsistonin nė njė pikė: bashkimin e Vilajeteve shqiptare dhe ēlirimin e saj nga perandoria Osmane
Nė kėtė tėrbim te penave ballkanike Abdyl Frashėri fillon tė shkruaj nė gazetėn Messager de Vienne. Botoi gjashtė artikuj. Ai prekte nė esencė ēlirimin e shqiptarėve, lėvizjen kombėtare. Po ashtu me argumente tė fuqishme, duke i vlerėsuar lartė dhe me peshė pikėpamjet e disa historianėve evropian tė kohės pėr autoktonin e shqiptarėve thekson ndėr tė tjera Shqiptarėt e sotėm nuk janė gjė tjetėr veēse ilirėt e kohės antike dhe kėta , nga ana e tyre, nuk janė veēse pasardhėsit e pellazgėve tė kohės parahistorike. Ai vazhdon mė tutje duke i pėrmendur figurat e njohura dhe tė shquara si Aleksndrin e Maqedonisė, Pirron e Epirit dhe Skenderbeun. Nuk le pa pėrmendur edh kapedanė tė tjerė , figura tė rėndėsishme deri nė shekullin XIX tė cilėt lanė gjurmė si nė aspektin politik, ushtarak e segmente tė tjerė e qė kishin peshė nė proceset e kohės.
Kėto punime tė botuara nė njė mėnyrė paraqesin edhe platformėn politike tė Komitetit tė Stambolli. Dhe jo rastėsisht ai tregon zgjidhjen. Tu epen tė drejtat kombeve , ku do tė mbretėroj paqja, nėse nuk bėhet kjo atėherė luftėrat nuk do tė ndalen dhe nuk do tė ketė stabilitet dhe paqe nė Ballkan. Kėrkon nga Evropa qė tė mos lejoj copėtimin e Shqipėrisė sipas interesave Serbe e Malazeze.
Abdyli vlerėsonte drejt ndryshmet qė po ndodhnin nė Evropė.
Duke parė se Anglia, Franca, Italia, Austria mendojnė se Perandoria Osmane ėshtė nė shkatėrrimin e saj, nyjėn kyēe kundėr pansllavizmit rus mund ta luaj vetėm kombi grek, . Abdyli vlerėson se kjo tezė ishte e gabuar, se as kombi grek e shqiptarė nuk mund tė bėjnė gjė vetėm. Njė ide interesante qė ishte njė sugjerim pėr kėto shtete vlen tė pėrmendėt se: ne i kemi parė shpeshherė grekėt tė mashtrohen nga Rusia kurse shqiptarėt asnjėherė. Faktet historike dėshmojnė se nė kėtė mėnyrė, me njė trajtesė shkencore, historike e politike e ka trajtuar Pashko Vasa nė traktatin E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt tė botuar nė frėngjisht dhe gjermanisht mė 1879 nė Paris dhe Berlin.
Abdyl Frashėri kėto ēėshtje i trajtoi mė herėt nė gjasat artikujt nė revistėn Mesager de Vienne nė Vjenė.
Objektivi ishte shumė i qartė i tė gjitha shkrimeve dhe i veprimtarisė politike tė Abdyl Frashėrit nė njėrėn anė tė njoftonte opinioni e gjerė ndėrkombėtar pėr tė drejtat e shqiptarėve dhe nė anėn tjetėr tu tėrhiqte vėrejtjen se territoret shqiptare nuk do tė lejohen tė bėhen pre e pazarllėqeve tė armiqve.
Duke vlerėsuar fuqitė e mėdha tė kohės se duhej tė rishikoheshin vendimet e Traktatit tė Shėn Stefanit, tani pėr Komitetin e Stambollit por edhe pėr Lėvizjen Kombėtare shtroheshin detyra dhe obligime tė reja. Dhe sidomos kur kihej parasysh se pėrgatitej tė takoheshin fuqitė e mėdha nė Berlin dhe tė rishikonin edhe njėherė hartėn ballkanike.
Pozita e shqiptarėve respektivisht Shqipėrisė para Kongresit tė Berlinit ishte tepėr e disvavorshme. Prandaj Abdyl Frashėri u fokusua nė afrimin midis programeve tė rrymės patriotike revolucionare dhe qarqeve patriotike tė moderuara, ku ishin personalitet tė respektueshme dhe me ndikim nė kėtė kohė si Ilaz Pash Dibra, Ali Pashė Gucia, Hasan Pashė Tetova, Avdulla Pashė Dreni, Abedin Pashė Dino, Omer Pashė Vrioni, Selim Beg Bushati etj.
Abdyl Frashėri edhe pse i shihte divergjencat midis rrymave qė ekzistonin, mendonte se ato do tė zgjidheshin me krijimin e Lidhjes Shqiptare, me bashkimin e tyre dhe unifikimin e mendimit politikė e atdhetar.
Ideologu i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
Muaji maj shėnon peticione tė shumta dhe memorandume drejtuar fuqive tė mėdha se shqiptarėt janė tė gatshėm tė mbrojnė territorin e tyre nėse vendoset nė dėm tė tyre. Njė aspekt tjetėr qė kishte marrė pėrmasa tė mėdha ishte edhe ideja e formimit tė Lidhjes shqiptare qė kishte filluar tė shtrihej nė ēdo cep tė tokave shqiptare. Ja seē shkruan konsulli austriak nė Shkodėr, Lipih mė 18 maj 1878, nė informacionet e marrura nga vartėsi i tij nė Prizren, Jelinek: shqiptarėt e Kosovė e gjetėn rrugėn e drejtė kur iu pėrveshėn formimit tė Lidhjes Popullore. Ata deklaruan se nė rastin ekstrem, do tė udhėheqshin nga parimi i mbėshtetjes nė forcat e tyre. Ky parim i dha nxitje tė mėtejshme idesė qė ėshtė bėrė shumė popullore nė Shqipėri Kjo frymė e unitetit pa dallime tė mėdha mbretėronte kudo.
Nė kėtė kohė veē kishin filluar krahinat e ndryshme shqiptare tė qonin njerėzit e tyre pėr nė Kuvendin e Prizrenit. Pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė e Jugut ishin caktuar Abdyl Frashėri i cili pėrfaqėsonte forcat patriotike revolucionare dhe Qazim Konica qė do tė pėrfaqėsonte forcat patriotike tė moderuara. Natyrisht se programi i Komitetit tė Stambollit kishte pėrkrahjen e tė gjitha forcave, andaj edhe Abdyl Frashėri ishte promotori i delegacionit pėr nė Prizren.
Abdyl Frashėri prej Frashėrit nė fillimin e qershorit kishte mbėrritur nė Stamboll pėr tu takuar me anėtarėt e Komitetit tė Stambollit, ku nė tė njėjtėn kohė takoi edhe personalitete tė shumta si Ali Pashė Gucian, Ilaz Pashė Dibrėn, Avdulla Pashė Drenin, Shehė Mustafė Tetovėn, Mustafė Pashė Vlorėn, Zija Prishtinėn, Vejsel Bej Dinon. Takimi me anėtarėt e Komitetit tė Stambollit por edhe me personalitete tė shquara qė jetonin nė Stamboll bėnė qė tė pėrgatitej mirė rreth programit politik i cili do tė paraqitej nė Prizren
Programi ishte shumė i qartė i cili do tė paraqitej nė Prizren dhe nė bazė tė dokumentacionit shihet se pėrmbante tri pika: Nė Prizren tė formohej Lidhja Shqiptare me karakter politik kombėtar; Lidhja tė kundėrshtonte me ēdo mjet vetėm shkėputjen e trojeve shqiptare ; Ajo tė kėrkonte, nė tė njėjtėn kohė, bashkimin e viseve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm.
Delegatėt me nė krye me Abdyl Frashėrin u nisėn nė mėngjesin e 8 qershorit me tren pėr nė Prizren.
Nė mbrėmjen e 9 qershorit Abdyli me delegat tė tjerė mbėrritėn nė Prizren.
Punimet e u hapėn mė 10 qershor , ku merrnin pjesė 110 delegat. Personalitete tė shquara dhe tė njohura nė rrethet shqiptare si: Abdyl Frashėri, Ali bej Gucia, Iljaz pashė Dibra, Hasan pashė Tetova, Ymer Prizreni ( kryetar i komisionit organizator tė Kuvendit ), Abdullah pashė Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, etj.
Nė kėtė kuvend merrnin pjesė pėrfaqėsues tė gjitha vilajeteve nė pėrjashtim tė pėrfaqėsuesve tė vilajetit tė Shkodrės tė cilėt ende nuk e kishin mbledhur kuvendin ndėrkrahinor..Por tė cilėt pėrmes njė telegrami theksonin se sė shpejti do ti dėrgonin delegatėt e vet.
Kuvendi I filloi punimet dhe filluan diskutimet ku Abdyl Frashėri pėrveē tė tjerave theksoi
qėllimi i kėsaj mbledhje sot pėr sot ėshtė tu presim hovin armiqve tė egėr duke lidhur besėn shqiptare dhe duke u betuar qė ti mbrojmė me gjak trojet qė na kanė lėnė gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit tanė.Ai u propozoi qė tė formonin njė Lidhje Shqiptare, njė besėlidhje tė mbarė kombit shqiptarė, njė organizatė tė vetme pėr tė gjitha trojet shqiptare e cila do tė merrte nė dorė fatin e Shqipėrisė(K.F). Nė kėtė kuvend edhe pse kishte zėra pėr krijimin e njė lidhje me karakter islamik, megjithatė u arrit qė tė jetė njė lidhje njė bashkim pa pėrcaktuar karakterin e saj

Pas diskutimeve tė shumta pikėrisht nė kėtė ditė u formua Lidhja e Prizrenit si organizatė politike e ushtarake...Nė kėtė kuvend pėrveē personaliteteve tjera qė u caktuan nė komisione tė ndryshme, Abdyl Frashėri u caktua nė komisionin pėr punė tė jashtme.
Duke pasur parasysh se Kongresi i Berlinit do tė mbahej 3 ditė mė vonė me vendimin e kuvendit Abdyl Frashėri dhe Jani Vreto u nisėn pėr nė Berlin. U takuan me kancelarin gjerman Oto Von Bismarkun dhe me kryeministrin Britanik Lordin Bikonsfild. Ata parashtruan kėrkesat e lidhjes sė Prizrenit, respektimin e tėrėsisė territoriale dhe njohjen e autonomisė sė Shqipėrisė.
Pas kthimit tė Abdyl Frashėrit nga misioni diplomatik filluan diskutime tė ashpra rreth qėndrimeve tė tij nė Berlin. Njė pesė e cila ishte pro sulltanit dhe donin qė lidhjes ti epnin karakter islamik e kritikuan ashpėr Abdyl Frashėrin. Mirėpo me urėtin, diplomacinė, oratorin e Abdylit kėshilli i pėrgjithshėm mė 2 korrik 1878 anuloi KARARNAMENĖ (Akti i Vendimeve) dhe miratoi njė kanun tė ri, dhe kėshtu e shpalli organizatėn si njė Lidhje Shqiptare e cila do tė mbronte te drejtat kombėtare shqiptare. Nė njė mėnyrė platforma e Komitetit tė Stambollit dhe e personaliteteve tė shquara tė kohės gjetėn pėrkrahjen edhe nė Kuvendin e Prizrenit
Duhet theksuar se formimi i Lidhjes sė Prizrenit shėnonte fitoren mė tė madhe tė shekullit XIX. Kjo lidhje mori pėrsipėr tė mbronte ēdo pėllėmbė tė trojeve shqiptare, pa llogaritur nė ēmimin qė mund tė ketė. Edhe pse Abdyl Frashėri nuk u zgjodh kryetar i Kėshillit as komitetit , ai u konsideruar si personaliteti mė i devotshėm, brumi dhe fryma e lidhjes shqiptare tė Prizrenit
Kongresi i Berlinit nuk mori parasysh kėrkesat e shqiptarėve, as tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Edhe pse shumė letra e memorandume drejtuar qeverive qė pėrfaqėsoheshin nė Kongres, megjithatė ēėshtja shqiptare nuk u pa seriozisht nga Kongresi i Berlinit. Dhe nė kėtė kohė Abdyl Frashėrin e kemi nė Dibėr, nė Janinė, e gjithandej trojeve shqiptare pėr tė sensibilizuar Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe pėr tė vazhduar pėrpjekjet pėr tėrėsinė territoriale por edhe pėr autonomin e Shqipėrisė. Kėto dy komponentė ishin tė pandalshme nė misionet e tij kudo qė ishte.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit tani veē hapur kishte shpalosur programin e saj kombėtar. Dhe kėtė mision diplomatik e barte vetė Abdyl Frashėri me shokė.
Vlen tė pėrmendėt edhe Kuvendi i Prevezės mė 11 janar 1879, ku kėtė kuvend e kryesoi Mustafa Nuri Vlora. Por figura qė i dha dimension tė qartė kėtij Kuvendi ishte padyshim Abdyl Frashėri. Kuvendi deklaroi hapur se nuk kundėrshtonte bashkimin e Tesalisė me Greqinė por se do tė kundėrshtonte ēdo lėshim toke nga Epiri. Nė kėtė kuvend merrnin pjesė 400 pėrfaqėsues tė mbarė Shqipėrisė (Ky kuvend u mbajt duke parė gatishmėrinė e Perandorisė Osmane pėr tu ulur me pėrfaqėsuesit Grek pėr tė caktuar kufirin e ri, ku nė kėtė rast shihej si rrezik marrja e njė pjese tė territorit tė Shqipėrisė.)
Abdyl Frashėri edhe pas fillimit tė Konferencės Turko-Greke nė Prevezė mė 6 shkurt 1879, hartoi memorandum dėrguar kancelarive tė mėdha. Ai mė 22 mars 1879 nė memorandum theksonte ndėr tė tjera shqiptarėsinė e viseve epirote nė jug tė lumit kallamas, ku hynte pjesa mė e madhe e Ēamėrisė, tė cilėn i a kishte premtuar Kongresi i Berlinit Greqisė.
Kjo konferencė dėshtoi, por mbeti qė kjo ēėshtje tė kaloi nė duar tė fuqive tė mėdha .
Abdyl Frashėri nė mision diplomatik
Abdyl Frashėri sė bashku me Mehmet Ali Vrionin tani kishin njė mision diplomatik. Ata filluan tė trokasin nė dyert e kancelarive tė fuqive tė kohės tė cilat kishin vendosur nė Kongresin e Berlinit.
Ata u takuan me kryeministrin Italian A. Depretis dhe me sekretarin e pėrgjithshėm tė ministrisė sė jashtme G. Tornieli, po ashtu me ministrin e jashtėm tė Francės Vadingtonin,me lordn Anglez Salisbėri etj. Pas vizitave kėtyre shteteve u nisėn drejt Gjermanisė, kėtu nuk u pritėn nga Bismarku, por as edhe nga ministri i jashtėm Bylov. Ai mori nė dorėzim memorandumin e Lidhjes Shqiptare por nuk pranoi dy delegatėt. Po ashtu edhe nė Vjenė arritėn me kėtė mision, por nuk u pritėn nga Konti Andrashi me motivacion se deri mė tani nuk ka pranuar delegacione tė Rumelisė Lindore. Memorandumin e mori por nuk krijoi mundėsi qė tė bisedohej me pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pas kėtij misioni diplomatik, u kthyen nė Stamboll pėr tė pėrcjellur pėr sė afėrmi konferencėn e ambasadorėve tė fuqive tė mėdha. Nga dokumentet e kohės shihet se konferenca nuk arriti qė tė vendoste diēka apo tė ndryshoj rreth kufirit Turko-Grek, gjė qė mbeti sipas protokollit nr 13 pėr tu zbatuar.
Pas vizitave tė shumta nėpėr Evropė Abdy frashėri tani edhe mė shumė bindej se bashkimi i Vilajeteve nė njė Vilajet Shqiptar ėshtė mbase i domosdoshėm. Ai fillon hapur tė paraqes Stambollit kėrkesat e popullsisė Shqiptare dhe Lidhjes sė Prizrenit pėr krijimin e njė formacioni shtetror shqiptar.
Ėshtė i njohur Kuvendi i Gjirokastrės i 23 korrikut 1880, tė cilin e udhėhoqi Abdyl Frashėri. Edhe njėherė ky kuvend u zotua se nuk do tė njohim vendimet e Kongresit tė Berlinit dhe do tė mbrojmė me armė ēdo pėllėmbė tė tokės sė Shqipėrisė. Nė kėtė vazhdė nė Dibėr u thirr kuvendi i pėrgjithshėm Lidhjes Shqiptare. Ky kuvend u mblodh mė 20 tetor 1880.
Tani kur veē kishin filluar tė zbatoheshin planet djallėzore tė Kongresit tė Berlinit dhe kur kjo bėhej edhe me ndihmėn e perandorisė Osmane, Abdyl Frashėri u nis drejt Dibrės ku ishte I planifikuar tė mblidheshin tė gjithė pėrfaqėsuesit e pjesėve tė Shqipėrisė. Morėn pjesė 300 delegat
Nė kėtė Kuvend tri qenė pikat kyēe: Ēėshtja e mbrojtjes sė Ulqinit, Krijimi i Vilajetit tė Shqipėrisė dhe Formimi i Qeverisė Shqiptare. Nė kėtė kuvend kishte divergjenca midis forcave revolucionare dhe tė moderuar. Tė vetmen pikė qė u pajtuan ishte krijimi i njė vilajeti Shqiptarė qė ishte qėndrim unanim. Dy pikat tjera si mbrojta e Ulqinit dhe krijimi i Qeverisė sė pėrkohshme mbeti pa vendime tė pėrbashkėta. Megjithatė fryma revolucionare nuk ngarendi pėr mbrojtjen e Ulqinit dhe krijimin e Qeverisė sė Pėrkohshme.
Vendimet e kėtij Kuvendi iu dėrguan Stambollit, por ishin tė ndara nė dy propozime
Pas kėtij Kuvendi Abdyl Frashėri nuk u kthye nė Janinė, por u nis drejtė Kosovės.
Forcat e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit tani gjendej nė luftė tė rreptė kundėr forcave tė perandorisė Osmane.
Formimi i Qeverisė sė Pėrkohshme dhe lufta e armatosur kundėr portės sė lartė
Duke u shtruar nevoja e njė organizimi mė tė mirėfilltė, duke qenė nė luftė me perandorinė osmane u thirr Kuvendi i jashtėzakonshėm i Lidhjes Shqiptare, ku u mblodh nė mesin e janarit tė vitit 1881. Kuvendi mori dy vendime me peshė edhe historike, tė cilėt pėrfaqėsonin edhe idetė e tė gjitha trevave shqiptare si Projektin pėr tė krijuar njė Shqipėri tė bashkuar me anė tė kryengritjes sė armatosur dhe pėr ta kthyer Komitetin Kombėtar tė lidhjes sė Prizrenit nė Qeveri tė Pėrkohshme Shqiptare. kryetar i qeverisė zgjidhet Ymer Prizreni, pėr punė tė jashtme Abdyl Frashėri dhe pėr organizimin e ushtrisė Sylejman Vokshi.
Nė kėtė kohė ishte lėshuar fletė arresti pėr Abdyl Frashėrin nga perandoria Osmane. Edhe pas formimit tė qeverisė Abdyl Frashėri do tė jetė nė ēdo pjesė tė territoreve Shqiptare pėr ti dhėnė fuqi veprimeve dhe luftės pėr krijimin e shtetit Shqiptar.
Shih seē shkruan Sami Frashėri nė letrėn qė i dėrgon Jeronim Deradės mė 20 shkurt 1881 punėt qė po bėnė Lidhja e Shqipėrisė nė Gegėri qė prej nj muaji e tėhu mbase nuk i kini dėgjuar,, sepse gazetat e Evropės nuk bėjnė shumė fjalė pėr to, meqenėse nga njėra anė Turqia nuk lė qė ato tė pėrhapen nėpėr botė, nga ana tjetėr, armiqtė tanė, grekė dhe Sllavė, duan ti tregojnė sikur janė tė vogla dhe tė pasakta. Ndonėse ngjarjet ishin tepėr tė rrepta dhe lufta zhvillohej, ajo edhe nga qarqet e ndryshme nuk prezantohej pėr tė mos thėnė fare dhe shihej si aspekt i brendshėm i perandorisė. Ofensiva e rreptė qė u ndėrmor nga porta e lartė tė udhėhequra nga Dervish Pasha kundėr forcave tė Lidhjes sė Prizrenit nė Kosovė e po ashtu edhe nė drejtim tė Shkupit arritėn qė kėtė tė fundit ta fusin menjėherė nė dorė. Pas pushtimit tė Shkupit forcat e Dervish pashės filluan arrestimin e pjesėmarrėsve mė aktiv tė Lidhjes Shqiptare
Thyerja e ushtrive shqiptare nė Slivovė dhe Shtimje qė ndodhi mė 20 prill 1881 , nė njė mėnyrė lėkundi shpresat pėr fitore dhe vullnetin e forcave shqiptare pėr tė shkuar mė tutje. Po ashtu edhe rėnja e Prizrenit mė 22 prill 1881, dhe hyrja e Dervish Pashės rėndoi shumė aspektin politike e ushtarak. Qeveria e Pėrkohshme u bllokua totalisht dhe ishte e izoluar ku forcat e saj filluan tė shkapėrderdhen. Dervish Pasha me tė mbėrrimė nė Prizren shpėrblim dha 50 lira turke flori pėr kokėn e gjallė ose tė vdekur tė Abdyl Frashėrit.
Ideologėt e Lidhjes Shqiptare ndiqeshin kėmba kėmbės, pasi qė Lidhja Shqiptare respektivisht Qeveria e Pėrkohshme veē kishte humbur territoret e ēliruara dhe njerėzit e saj ishin shpėrndarė nė pjesė tė ndryshme.
Arrestimi i Abdyl Frashėrit dhe jeta pas burgut
Abdyl Frashėri arrestohet nė kasollen e lundėrtarit i cili ishte pėrgatitur pėr tė kaluar lumin Shkumbin bashkė me dy bashkėudhtarė. Pėrgjegjėsi i patrullės sė gjandarmėris ishte Jakup Ēaushi tė cilėt e pėrcollėn Abdylin nė burgun e Elbasanit. Prej Elbasanit mė 28 prill 1881 me pranga nė duar e nisėn pėr ta dorėzuar nė Prizren mė 10 maj 1881.
Me burgosjen e Abdylit, e tė Sylejman Vokshit dhe largimit tė Ymer Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit pėrfundimisht u shpartallua. U shpartalluan edhe degėt e saj nė pjesėt e Shqipėrisė respektivisht nė vilajete Shqiptare. Nga disa burime thuhet se gjenerali i egėr Dervish Pasha kishte marrė njė ekspeditė terrori duke burgosur nė Vilajetin e Kosovės 3000 mijė veta, nė Shqipėrinė jugore dhe qendrore 4000 mijė veta. Kėtė e bėnte edhe pėr njė arsye qė te tė gjithė ata qė kanė synime autonomiste tė ndillte frikėn, tė shlyente edhe nė memoriet e tyre idealet pėr pavarėsinė e Shqiptarėve.
Abdyl Frashėri nė bodrumet e kalasė sė Prizrenit ishte i izoluar plotėsisht duke e mbajtur nė pranga.
Shkrimtari Arbėresh, G. Skiroj shkruan se : Dervish Pasha bėri shumėēka pėr tė gjetur njerėz pėr tė dėshmuar kundėr Abdyl Frashėrit kinse i kishte nxitur tė luftonin kundėr Perandorisė Osmane. Njėrin prej dėshmitarėve Abdyli e kishte pyetur Mos vallė erdha tek ju me ushtar apo mos vallė u bleva me para ? Vlen pėr tu theksuar se materialet e procesit gjyqėsor nuk ekzistoj apo nuk janė gjetur deri tani. Abdyli akuzohej se kishte dashur tė pėrmbyste rendin shtetėrorė osman dhe tersin territoriale tė perandorisė. Gjyqi special Abdylin e dėnoi me vdekje. Duke parė popullaritetin, njeriun e respektuar tė Lėvizjes kombėtare dhe duke ndjerė rrezikun nga kryengritjet e Shqiptarėve Porta e lartė dėnimin me vdekje e zbriti nė dėnim tė pėrjetshėm.
Nga dokumentet thuhet se Abdyli qėndroi nė burgun e Prizrenit prej 10 majit 1881 deri mė 31 maj 1884. Kushtet ishin mjaftė tė rėnda. Dhe si rezultat i kėsaj skėterre Abdyli vuante nga sėmundja e mushkėrive dhe e reumės etj.
Mė 31 maj 1884, Abdyl Frashėri u internua me vendim tė kryeministrisė nė Ballikeser, njė qytet i vogėl nė Vilajetin e Marmarės nė Veriperėndim tė Azisė sė Vogėl. Po ashtu me tė u internua edhe e shoqja e tij Ballkėzi. Pas njė viti Abdyli me tė shoqen u transferuan nė Banderma po nė atė vilajet, por me njė gjendje tepėr tė keqėsuar dhe tė rėndė.
Abdyli pas 3 viteve burg dhe 20 muaj internim tė rėndė , u lirua nga porta e lartė. Lirimi nga burgu u bė me kusht qė tė hiqte dorė nga veprimtaria e tij politike e kombėtare dhe tė qėndronte nė Stamboll.
Nė Stamboll mbėrriti nė vitin 1886
Lirimi i Abdyl Frashėrit ishte njė gėzim i madh pėr gjithė shqiptarėt e brenda e jashtė Shqipėrisė
Abdyli pėr asnjė moment nuk e ndali punėn dhe aktivitetin kombėtar, nė shtėpin e tij hynin e dilnin personalitete tė ndryshme tė kohės, duke biseduar gjithėherė pėr rrugzgjidhjen e popullit shqiptarė.
Edhe pse nė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe nė pėrkujdesje tė vėllezėrve tė tij tė Naimit dhe Samiut ai nuk heshti .E filloi prapė betejėn nė planin ndėrkombėtar, duke hartuar njė seri memorandumesh drejtuar personaliteteve evropiane. Deri mė sot nė bazė tė arkivave janė gjetur vetėm 3 sosh. Memorandumin tė cilin ia dėrgoi Franēesko Krispit, Kryeministrit tė Italisė e kishte nėnshkruar dhe pėrpiluar sė bashku me Mehmed Ali Vrionin Ne nuk dyshojmė se shkėlqesia juaj ka aq dashuri dhe afeksion pėr mėmėdheun e stėrgjyshėrve tuaj sa edhe pėr Italinė; si rrjedhim, gjendja dhe interesat e Shqipėrisė , dėshirat dhe ndjenjat e kombit Shqiptarė nuk duhet tė jenė tė panjohura pėr ju.Shqipėria ndodhet para jetės ose vdekjes sė saj, para ringjalljes ose copėtimit tė saj. Pėr tė vazhduar Si rrjedhim, Shqipėria meriton pavarėsinė mė shumė se ēdo komb tjetėr i Ballkanit Ata i kėrkonin Kryeministrit tė Italisė tė mos harronte gjakun prej nga rrjedh qė ishte edhe atdhe i tij (A.Krispi ishte arbėresh i Italisė)..
Memorandumi i fundit i Abdyl Frashėrit drejtur F Krispit ėshtė pėrgatitur 2 vite para vdekjes mė 1890
Abdyl Frashėri edhe njėherė ia rikujton Kryeministrit se Ēėshtja e Lindjes nuk do tė mund tė zgjidhet kurrė nė qoftėse Evropa nuk merr parasysh fatin e Shqipėrisė, e cila zė njė vend me shumė rėndėsi nė Gadishullin Balkanik
Nga tėrė aktivitetin qė bėri Abdyli pas burgut, shkrimet qė i bėri flasin qartė se ideologun e gjysmės sė dytė tė shekullit XIX nuk e kishin thyer as prangat e Prizrenit, as internimi por as sėmundja qė e gėrryente dalėngadalė.
Aktiviteti i tij, diskutimet me personalitete tė ndryshme, shkrimet e tij paraqesin konsekuencėn qė prej fillimit tė jetės revolucionare kombėtare e deri nė fund tė jetės. Katėr janė kupolat e veprimtarisė
Ēlirimi i Shqipėrisė nga zgjedha e huaj, mbrojtja e tėrėsisė tokėsore tė atdheut, zhvillimi i kulturės patriotike shqiptare dhe nxjerrja e vendit nga prapambetja shekullore.
Samiu shkruante, sėmundja,vuajtjet dhe pėsimet qė pati, ia ligėshtuan aq tepėr trupin sa ideologun rilindės e ngėrtheu shumė shpejtė pleqėria e parakohshme. Vdiq mė 23 tetor1892.
Kur Abdyl Frashėri ishte arrestuar i dėrmuar nga fyerjet i lodhur me xhandarė nė rrugėt e Manastirit u takua ballė pėr ballė me njė konsull tė huaj (me tė cilin para disa viteve kishte pasur debat rreth Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit). Konsulli kur e kishte parė me pranga nė duar kishte buzėqeshur me ironi dhe i kishte thėnė me cinizėm ; Ēfarė bėre me idetė tuaja ? Por Abdyli Frashėri, si kurdoherė krenar, i u pėrgjigj si mund ti thuash bujkut ēfarė bėre kur mbjell farėn nė arė ? Sot fara nuk duket por do tė mbijė. Nė mos ne , do tė korrin brezat e ardhshėm. Shqipėria do tė bėhet!(K.Frashėri).
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|