| » Opcionet për artikullin |
|
Qeveria amerikane ka rėnė dakord tė ofrojė njė kredi emergjence prej 85 miliardė dollarėsh pėr tė shpėtuar nga falimentimi firmėn mė tė madhe tė sigurimeve, American International Group.
Banka Qendrore e autorizoi akordimin e kredisė mbrėmė, me mbėshtetjen e Departamentit tė Thesarit. Banka Qendrore tha se kishte arritur nė pėrfundimin se njė dėshtim i pakontrolluar i kėsaj firme do tė acaronte edhe mė tej tregjet e tronditura financiare.
Ai tha se qeveria amerikane do tė marrė pėrsipėr kontrollin e 79 presje 9 pėr qind tė aksioneve tė gjigandit tė sigurimeve.
Firma American International Group, ose AIG ishte nė prag tė falimentimit si rezultat i humbjeve kolosale nė tregun e shtėpive. Nė fillim tė javės kriza nė tregun e kredive bėri qė banka e fuqishme e investimeve, Lehman Brothers, tė paraqiste dokumentacionin pėr falimentim. Nėse qeveria nuk do tė ishte angazhuar nė ndihmė tė firmės AIG, edhe ajo do tė ishte detyruar tė ndiqte tė njėjtin shembull.
Bankat Qendrore nė Evropė, Azi dhe Shtetet e Bashkuara derdhėn dje miliarda dollarė nė tregjet financiare nė pėrpjekje pėr tė mos lejuar keqėsimin e krizės financiare.
Zėri i Amerikės |
|