DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ultranacionalisti serb Vojislav Sheshel ne gjyqin e Hages
Postuar mė datėn: 2007-11-19 09:49:17 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Kozeta Zylo

Krimineli Vojislav Sheshel, nje nga ultranacionalistet dhe gangsteret e Serbise demonstron ne gjyqin e Hages, me 8 Nentor 2007, se eshte krenar qe mbron ideologjine e tij.
Ne fakt nuk eshte ēudi qe bota ka nxjerre dhe do te vazhdoje te nxjerre, kuēedra te tilla qe vrasin, dhunojne dhe ushtrojne me tere forcen e tyre per te lene mijra njerez ne mjerim, pa toke, pa strehe, pa identitet.
Kete perbindesh te popullit shqiptar, Kosova dhe gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen nuk do ta harrojne kurre, krimet dhe gjakun e popullsise se pafajshme kosovare, qe ende eshte e pathare ne token tone meme.
Ai paraqitej shpesh ne popull me kobure ne brez dhe pistoleten te drejtuar ne shenjester per te vrare dhe sjelle eren e gjakut te kufomave ne Paralamentin e tij, pra nje lider serb qe ka mbjelle vetem tmerr dhe terror ne Ballkan.
Pikerisht nen keto akuza ai u arrestua para 5 vjetesh dhe u ēua ne gjyqin e Hages, per krime lufte kunder njerezimit dhe genocit kunder popullit te pafajshem te Kosoves.
Ai me kryeneēesine e tij shprehej qarte dhe dhunshem se eshte gati te jape jeten e tij per historine e Serbise, e cila sipas tij eshte fallsifikuar nga shqiptaret dhe Bota.
Ne fakt ai e ka shume mire te qarte se historia serbe nuk eshte fallsifikuar, por duke shfrytezuar ndarjen pa te drejte te kufijve ne vitin 1913 nga fuqite e medha Europiane, dhe njekohesisht ndjenjat ultranacionaliste qe jane te trasheguara nga geni serb e ne mos dhe ne Ballkan, mbron me zjarr token e Kosoves, qe nuk ju perket atyre, por popullit shqiptar autokton.
Dihet historikisht dhe me fakte qe sllavet e Jugut jane te ardhur ne Ballkan midis shekujve 5-6 dhe aty gjeten fiset Ilire, gjeten paraardhesit e shqitpareve kosovare te sotem.


Une jam krenar per ideologjine time dhe do ta mbaj koken lart si Sadam Huseini perpara litarit

Ne fjalimin e tij ne gjyqin e Hages ai tha, se jam i lumtur qe une po vuaj denimin per mbrojtjen e ideologjise sime.
Une jam shume krenar dhe do ta mbaj koken lart ashtu sic e mbajti Sadam Huseini perpara litarit.
Une do te vdes por do te vulos ideologjine time, une kam jetuar boll, pra une do te jem i pavdekshem.
Ai eshte ne moshen 54 vjeē dhe ka 5 vjet qe ndodhet per krime te renda kunder njerezimit.
Ai edhe pse ndodhet ne burg ka nje ndikim absolut ne Partine e tij Radikale te Serbise, si nje nga partite fashiste ne bote, nje parti moter e Sllobodan Miloshevicit.
Mjaft Parlamentare ne Serbi akoma mbajne foton e tij ne gjoks duke derdhur lot dhe duke demonstruar qe mbajtja e tij ne gjyq eshte komplet e padrejte.
Ai po lufton egersisht per nje Serbi te madhe. Deklaratat e tij kane qene per perfshirjen e Kosoves dhe te Metohise ne nje shtet unik serb.
Kosova sipas sipas Z. Sheshel i perket vetem Serbise dhe kjo nuk ka pse te zgjidhet nga padrejtesite e Komuniteti Nderkombetar.
Sidoqofte gjyqi per te ka shkuar shume ngadale, pasi vjet ai u fut ne greve urie per 28 dite rresht.
Ai pretendon se nuk i jane perkethyer ne anglisht dy librat e tij si: Ideologjia e Nacionalizmit Serb” dhe Kryerja e krimit te Romes Katolike per krijimin e shtetit Kroat, ku ai i perdor si evidence per te kundershtuar akuzen e rende per genocid kunder njerezimit...
Ai pohoi gjithashtu se gjuha e vertete e Serbise eshte Stokavian, rrenja e dialektit per gjuhet e Sllaveve te Jugut dhe pikerisht ketu e ka nismen dhe shkendijen Nacionalizmi tek une dhe tek Partia Radikale qe na mbeshtet.
Shpesh me nje arrogance qe eshte ne natyren e tij dhe ne menyre krejt harbute, nga i akuzuar u kthye ne akuzues duke denoncuar Kombet e Bashkuara, gjyqin e Hages, se ato jane vegla te njera-tjetres dhe po marrin pjese ne fallsifikimin e historise.
Gjithashtu ai deklaroi se fati i historise nuk me lejoi te vi prape ne fuqi, por nqs do te vija, cdo gje do te ishte ndryshe.
E ndersa shikoja kete monster te njerezimit qe fliste pa iu dridhur qerpiku ne gjyqin e Hages, me vete i lutesha Zotit:
Ruajna Zot nga keta perbindesha qe mund te perfundojme ne kthetrat e tyre, vetem per nje sekonde, dhe Bota te behet hi nga Radikalet serbe, si Shesheli, apo dhe nga Sllobodanet e rinj, qe botes po i shtohen dhe me shume.

Nėntor, 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Fetnete Ramosaj: Krimet serbe nė Kosovė (I) (2008-11-20 09:26:40 nga admin4)
[ Opinione ] ALTERNATIVA POLITIKE EULEX-IT-2- SERBOMADH- REFERENDUMI (2008-11-14 15:56:22 nga admin1)
[ Opinione ] PRISHTINA,TĖ MOS E PRANOJĖ EULEX-IN SERBOMADH NUMĖR 2, PAVARĖSISHT NGA VENDIMI I SOTĖM OSE I NESRĖM I OKB-SĖ ! (2008-11-12 19:48:03 nga admin1)
[ Opinione ] SI U BĖ BAN KI MUNI NĖNPUNĖS I SĖRBISĖ?‏ (2008-11-12 19:03:22 nga admin1)
[ Opinione ] KUJDES! FILLOI NGA PUNA INXHINIERINGU ETNIK SERBOMADH NĖ SHKODĖR, ASHTU SIKURSE DIKUR NĖ KOSOVĖ (1989-1999)! (2008-11-09 06:35:02 nga admin1)
[ Opinione ] SHTRIGA PLAKĖ – EVROPĖ, PO PAJTOHET ME DJALLIN SERB!! (2008-11-09 06:28:51 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Bruksel pranon tė ketė pranuar kushtet e Serbisė pėr misionin EULEX (2008-11-08 17:25:30 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Brukseli nuk konfirmon marrėveshjen me Serbinė (2008-11-07 16:36:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BE pranon kushtet e Serbisė pėr misionin EULEX nė Kosovė (2008-11-07 11:04:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kisha serbe kėrkon varre historike nė Shqipėri (2008-11-02 05:51:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pavarėsia e Kosovės shuan nacionalizmin agresiv serb (2008-10-29 16:18:26 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster