| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SA ĖSHTĖ E PAVARUR SHQIPĖRIA? |
| Postuar mė datėn: 2008-09-01 17:38:11 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
***AVNI RRUSTEMI: Ėshtė detyrė patriotike pėr tė shpėtuar politikisht nga robėria e tė huajve. Gjithashtu, ėshtė detyrė patriotike tė mos hyjmė nė ndonjė zgjedhė ekonomike. Qė tė dyja kėto zgjedha, politike dhe ekonomike, nė njė greminė na shpien. (Shih: Avni Rrustemi, Kasat e kursimit dhe Banka Kombėtare, gazeta Dajti,nr.24.11.05.1924).
*** Pa ekonomi, nuk ka as politikė, sepse kjo varet dhe ndėrtohet mbi bazėn ekonomike. Kėto dy koncepte janė tė kushtėzuara reciprokisht, kėshtu qė nuk mund tė ekzistojnė pa njėra-tjetrėn.
*** Habit fakti se brenda 20 viteve (1990-2008) ekonomia dhe tregtia e Shqipėrisė kryesisht mbijetojnė nė saje tė importit tė mallrave dhe tė prodhimeve tė ndryshme nga Greqia,nga Rusia, nga Bullgaria, nga Mali i Zi dhe nga Maqedonia. Ne te vertete pothuajse te gjitha mallrat ruse, pra tregtia me Rusine e biznesit shqiptar behet ndermjet Greqise, Bullgarise, Maqedonise. Duhet te evidentoj faktin se karburanti qe perdoret ne Shqiperi, 80 per qind eshte prodhim rus. Kurse 50 per qind e grurit gjithashtu eshte rus. Mendoj se ka shkaqe objektive pse nuk ka tregti direkte, nevojat e Shqiperise jane shume te vogla. (Shih: Koha Jonė, mė 30 gusht 2008).
Kėtė realitet tė hidhur dhe absurd, e dėshmojnė edhe kėto tė dhėna mė tė freskėta statistikore tė Serbisė, e cila vetėm nė vitin 2007, vlera e kėmbimit tė mallrave tė saj me Shqipėrinė ka shėnuar suficit nė shumėn mbi 90 e 100 milionė euro, gjė qė kjo ėshtė njė ngritje e lartė nė krahasim me vitin 2000, kur kjo shumė ishte vetėm 200.000 mijė dollarė.(B92,18.04.2008).
Ky realitet i boshtit tė varėsisė dhe i ndėrvarėsisė ekonomiko-tregtare i Shqipėrisė me vendet fqinje sllave dhe me Rusinė, dėshmon se politika dhe diplomacia e Shqipėrisė ende nuk i plotėson kushtet pėr tė aderuar as nė NATO, e as nė BE- sepse sistemi ekonomik dhe tregtar i saj ėshtė i lidhur ngusht dhe, ėdshtė i varur drjetėrdrejt nga sistemi i ekonomisė dhe i tregut ruso-grek-bullgar-serb-maqedon.
|
|
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Me pėrfundimin e luftės sė ftohtė (1948-1989) midis kampit tė Lindjes (BRSS) dhe tė Perėndimit (SHBA)nė perėndimin e shekullit XX, me ērast erdhi nė shprehje rikomponimi i sistemit shtetėror ndėrkombėtar-kalimi nga sistemi bipolar nė atė unipolar, nuk mund tė dėshmojmė me fakte se, nė njėzet vitet e shkuara(1989-2008), shtetet e varfėra dhe tė shfrytėzuara tė kampit socialist tė Evropės Lindore (nėn tutelėn e Bashkimit Sovjetik) kanė bėrė ndonjė hap tė konsiderueshėm pėrparimi nė ndėrtimin, nė zhvillimin dhe nė pėrparimin e sistemit ekonomik pėr tė ndryshuar gjendjen e mjerueshme ekonomike nga e kaluara e hidhur e sistemit politik totalitarist me ekonomi kontraktuese.
Nė kėtė drejtim, sikur edhe shumė vende tė tjera tė varfėra tė Evropės Lindore dhe Juglindore, ashtu edhe Shqipėria (si shteti mė i varfėr nė Evropė) ka ushqyerė shpresa tė mėdha se periudha transitore (1990-2008), do ti sjellė ringjallje, zhvillim dhe pėrparim ekonomik, politik, demokratik, mirėqenie dhe siguri tė gjithmbarshme tė saj. Mirėpo, fatkeqėsisht, praktika 20-vjeēare provoi tė kundėrtėn: varėsinė ekonomike dhe politike nga shtetet ballkanike (Greqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Turqia, Mali i Zi etj.).
Njė status i tillė i varėsisė sė Shqipėrisė nga vendet e theksura, nga Rusia, si dhe nga vendet e tjera ballkanike dhe tė BE-sė, provon defaktorizimin e plotė tė politikės shqiptare nė Ballkan, qė para sė gjithash, ėshtė pasojė e varėsisė ekonomike dhe tregtare tė Shqipėrisė, sepse, qe 20 vjet nuk ka siguruar kurrfarė baze tė superstrukturės dhe tė infrastrukturės sė prodhimit tė mallrave vendore pėr pėrmbushjen e kėrkesave tė nevojshme tė popullsisė, si dhe pėr kėmbimin ndėrshtetėror tė eksportit me importin e mallrave tė huaja.
-Deklarativisht e integruar me Amerikėn dhe me Evropėn, kurse praktikisht e lidhur dhe e varur me Rusinė, me Greqinė, me Bullgarinė, me Serbinė dhe me Maqedoninė?!
Kėtė konstatim tonin, nė mėnyrė ilustrative e provon ky vlerėsim i ambasadorit rus nė Tiranė, Aleksander Lvoviq Prishchepov, bėrė pėrmes njė interviste me gazetarin Edison Kurani tė gazetės Koha Jonė tė Tiranės, ku, ndėr tė tjera, thuhet: Ne te vertete pothuajse te gjitha mallrat ruse, pra tregtia me Rusine e biznesit shqiptar behet ndermjet Greqise, Bullgarise, Maqedonise. Duhet te evidentoj faktin se karburanti qe perdoret ne Shqiperi, 80 per qind eshte prodhim rus. Kurse 50 per qind e grurit gjithashtu eshte rus. Mendoj se ka shkaqe objektive pse nuk ka tregti direkte, nevojat e Shqiperise jane shume te vogla. (Shih: Koha Jonė, mė 30 gusht 2008).
Konsumimi 80% i karburantit dhe i grurit 50% rus, tė blerė nga tregtia stėrshitėse e Bullgarisė, e Maqedonisė dhe e Greqisė, ėshtė argument i parrėzueshėm se, nė ēfarė stadi zhvillimor ndodhet ekonomia dhe tregtia e Shqipėrisė sė reformuar dhe tė demokratizuar gjatė pothuajse 20 viteve tė shkuara tė periudhės sė transicionit(1990-2008).
Me kėtė filozofi ekonomiko-tregtare greko-bullgare-maqedone, ruse dhe serbe, Shqipėria nuk ka gjasė tė hyjė nė Bashkimin Evropian (BE) derisa nuk ka tė ndėrtuar as tė zhvilluar kurrfarė sistemi ekonomik dhe tregtar nacional dhe shtetėror tė vetin, tė mbėshtetur nė logjikėn dhe nė pragmatizmin e filozofisė sė ekonomisė dhe tė tregtisė evroperėndimore, e cila ėshtė i vetmi garant pozitiv pėr tė dalė nga varfėria e trashėguar e sistemit evro-lindor socialist, e jo kursesi nė logjikėn e tregtisė dhe tė ekonomisė stėrshitėse dhe stėrblerėse anarkike tė matrapazėve grekė, bullgarė, rusė,maqedonė dhe serbė, sepse kjo formė bashkėpunimi ekonomiko-tregtar tė kaltėr me amalgamėn e theksuar sllave nuk pėrbėn kurrfarė ligji ekonomik, por mė tepėr ka karakter tė politikės ekonomike dhe tė sistemit politik tė shteteve tė theksuara, sepse pėrmes ndėrmjetėsimit tė tillė ekonomiko-tregtar ato sigurojnė kryeprofitin dhe privilegjet e tjera pėr interesat e biznesit tė tyre ekonomik, tregtar dhe politik.
Prandaj, me kėtė status ekzistues ekonomiko-tregtar tė Shqipėrisė sė varur dhe tė kushtėzuar ekonomikisht nga Rusia, Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, pranimi i Shqipėrisė nė BE, vetėm se, do tė krijonte edhe njė problem mė shumė ekonomiko-social dhe politik pėr BE-nė, asgjė mė shumė, as mė pak.
Thjesht, me kėtė status tė varur ekonomik dhe tregtar nga vendet e theksuara tė frontit ortodoks me nė krye Rusinė, Shqipėria nuk ka gjasė tė hyjė nė Bashkimin Evropian (BE) derisa nuk ka tė ndėrtuar as tė zhvilluar kurrfarė sistemi ekonomik dhe tregtar nacional dhe shtetėror. Si e tillė,vetėm se, do tė krijonte edhe njė problem mė shumė ekonomiko-social dhe politik pėr BE-nė, asgjė mė shumė, as mė pak.
Ky grafik i sistemit tė dėshtuar, tė varur dhe tė ndėrvarur ekonomiko-tregtar i Shqipėrisė provon se, ajo hėpėrhė nuk ėshtė kurrfarė faktori respektabėl as me peshė politike rajonale nė Ballkan,sepse ėshtė e kushtėzuar nga ndihmat ekonomike dhe tregtare tė shteteve fqinje dhe tė Rusisė.
Pėr mė tepėr, kjo lloj lidhjeje dhe varėsie ekonomike dhe tregtare e Shqipėrisė me vendet fqinje sllave dhe me Rusinė, praktikisht dėshmon vazhdimėsinė e miqėsisė sė vjetėr me shtetet kolonialiste sllave fqinje me nė krye piemontin e tyre-Rusi, kurse teorikisht dhe deklarativisht orientimin pro-perėndimor.
Derisa nė kokat e qarqeve drejtuese politike autokratike, anarkike, despotike dhe burokratike shqiptare nuk flaket bashkėpunimi i njėanshėm, dinakėria, dashuria dhe nostalgjia filoruse-sllave, Shqipėria nuk mund tė ketė vizion e as orientim tė qartė politik, ekonomik dhe demokratik me bazė tė mirėfilltė evro-perėndimore.
____________
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|