| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Patrick Moore: DASHURIA E VERBĖR SERBE NDAJ RUSISĖ |
| Postuar mė datėn: 2008-02-03 04:19:42 nga admin2 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Patrick Moore, analist i Radios Evropa e Lirė
R.E.L: Vendosmėria e Beogradit pėr tė refuzuar pavarėsinė e Kosovės dhe Misionin e Bashkimit Evropian duket tė ketė mbėshtetje tė gjėrė nė gjithė spektrin politik nė Serbi. "Nė vend tė hapjesė sė dyerve drejt Bashkimit Evropian, fitorja e Tadiēit do tė siguroj vazhdimėsinė pak a shumė tė tė njejtit obstukcionizėm", ka vlerėsuar kėtė javė "Wall Strit Journal". A pajtoheni me kėtė vlerėsim?
PATRICK MOORE : Po. Dallimi ndėrmjet Tadiēit dhe Koshtunicės rreth Kosovės ka tė bėjė mė shumė me stilin se sa pėrmbajtjen. Tadiēi kishte vizituar serbėt e Kosovės gjatė mandatit tė tij tė parė dhe atyre u kishte dhuruar flamuj dhe premtimin se "Kosova ėshtė Serbi". Kėtė nuk e ka bėrė madje as Millosheviqi. Tė enjten Tadiē sėrish shkoi nė Kosovė ku u deklarua kundėr pavarėsisė. Nė disa aspekte fitorja eventuale e Nikoliqit do t'i bėjė gjėrat mė tė qarta. Zatėn deri mė tash Nikoliqi botėS i ka dėshmuar pamjen nacionalite tė Serbisė, ndėrsa Tadiēi ka pasur njė qėndrim mė tė butė. Nėse Nikoliqi fiton, ai bashk me Koshtunicėn, do tė bėjnė duetin i cili botės do t'i tregoj qartė se kush ėshtė Serbia.
R.E.L: Disa thonė se politika e Bashkimit Evropian nuk dėshiron tė ballafaqohet me realitetin nė Serbi dhe duket se pėr Brukselin mė e rėndėsishme ėshtė ruajtja e iluzionit se Beogradi ėshtė duke lėvizur drejt standardeve evropiane...
PATRICK MOORE : BE-ja shpesh vepron e bazuar mbi iluzionet dhe kjo nuk ėshtė asgjė e re. Shumė ekspertė thonė se BE-ja vepron mbi bazat voluntariste me shpresėn se fantazia do tė bėhet realitet. Megjithate duhet thėnė se nė mesin e tyre ka shumė tė tillė qė vėrtetė dėshirojnė lėvizjen e Serbisė nga shekulli XIX nė shekullin XXI. Shpresoj tė kenė fat.
R.E.L: Kryeministri Koshtunica e ka bėrė tė qartė se marrėveshjen me Gazpromin e ka bėrė pėr qėllime gjeopolitike dhe jo pėr shkaqe ekonomike...Ēfarė do tė thotė kjo?
PATRICK MOORE : Njė nga mbresat e mia gjatė njė qėndimi nė Sarajevė konsiston nė njohurinė pėr dashurinė e verbėr tė serbėve ndaj rusėve. Rrjedhimisht, kjo politikė e Koshtunicės nuk mė befason. Koshtunica ėshtė njė nacionalist i sinqertė dhe jo si Millosheviqi qė nacionalizmin e ka shfrytėzuar pėr qėllime tė veta. Por, tė dytė tregojnė frikė nga Perendimi dhe moderniteti. Pėr tė dytė Rusia ėshtė partner i dėshirur kundėr botės qė ata nuk e duan dhe nuk e kuptojn. Pėr mė shumė tash Koshtunica gėzon mbėshtetjen e Moskės rreth Kosovės, njė ēėshtje qė ka zemruar jo vetėm Shtetet e Bashkuara dhe Britaninė e Madhe, por edhe miqėt e tyre nė Berlin dhe Romė. Koshtunica po synon tė dėshmoj forcėn diplomatike dhe kėtė po e artikulon pėrmes marrėveshjes me Gazpromin.
R.E.L: Disa analistė pohojnė se Perendimi nė vazhdimėsi ka gabuar nė interpretimin e synimeve tė vėrteta tė Rusisė lidhur me Kosovėn. Rrjedhimisht, si do tė veprojė Putini nėse Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve tė Bashkimit Evropian njohin pavarėsinė e Kosovės...
PATRICK MOORE : Ai do tė bėjė zhurmė tė madhe, por nuk besoj se do tė guxoj tė shkoj mė largė. Putini do t'u bėjė obstruksion pėrpjekjeve tė Kosovės pėr anėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare, por kjo nuk do tė zgjatė shumė. Por, ai nuk do tė mund tė ndikoj nė raportet e Kosovės me NATO-n dhe BE-nė dhe kjo ėshtė mė e rėndėsishmja. Disa thonė se Perendimi nuk duhet tė ashpėrsoj shumė raportet me Moskėn, por jo edhe tė tėrhiqet pėrballė obstrukcionizmit tė Rusisė. Vendosmėria nė marrėdhėnjet me Moskėn kanė ndihmuar presidentin Regan dhe kryeministren Thaqer pėr tė rrėnuar komunizmin. Vendosmėria ndaj Moskės duhet edhe sot.
Intervistoi: Melazim KOCI
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|